Home / Tag Archives: realizuar

Tag Archives: realizuar

Çmimet e UEFA-s, Modric mposht Cristiano Ronaldon

Luka Modric mposht Cristiano Ronaldon në garën për lojtarin më të mirë të UEFA-s për vitin 2018. Mesfushori i Los Blancos fitoi garën treshe me Salah dhe Ronaldon duke i hequr mundësinë yllit portugez për të fituar këtë çmim prestigjoz për herë të 4-t në karrierë. Cermonia e ndarjes së çmimeve të UEFA-s në Montecarlo me rastin e hedhjes së shortit të edicionit 2018-2019 të UEFA Champions League nisi me nderimin e legjendës angleze David Beckham i cili fitoi çmimin e karrierës. Portieri më i mirë u zgjodh Keylor Navas i Realit të Madridit, i cili fitoi betejën me Buffon dhe Allison.Mbrojtësi më i mirë me meritë u zgjodh kapiteni i Realit, Sergio Ramos, çmimi i mesfushorit më të mirë shkoi për Luka Modric ndërsa ai i sulmuesit më të mirë për Cristiano Ronaldon. Leo Messi dhe Mohamed Salah ishin rivalët e portugezit të Realit i cili gjithsesi me Championsin e tretë radhazi të fituar nga Los Blancos dhe me 15 golat e realizuar në këtë edicion të Champions League nuk mund të kishte rivalë..

Lexone

Dështoi në merkato, Manchester United kërkon drejtor sportiv

Jose Mourinho nuk mbeti aspak i kënaqur me merkaton e realizuar nga Manchester United këtë verë, që i vuri në dispozicion vetëm dy futbollistë të rinj, shumë pak për një skuadër që synon trofe.Gjithsesi tashmë merkato është mbyllur dhe portugezi do të duhet të kënaqet me organikën në dispozicion dhe të tentojë të marrë më të mirën.Nga ana tjetër, klubi anglez është vënë në lëvizje për të afruar një Drejtor Sportiv, që të mbulojë merkaton e skuadrës dhe të punojë për të përforcuar organikën.Emrat që janë vënë në shënjestër, janë Mario Monchi i Romës, Fabio Paratichi i Juventusit dhe ish portieri i “djajve të kuq”, Edwin Van der Sar, që aktualisht mbulon të njëjtin pozicion te Ajaxi.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Xhesika Polo rikthehet me “Vetëm një fjalë”

Këngëtarja e famshme shqiptare, Xhesika Polo, prej vitesh është mjaft aktive në tregun muzikor shqiptar.Ajo numëron disa këngë mjaft të bukura në repertorin e saj dhe së fundmi, ka realizuar edhe projektin e saj më të ri muzikor, “Vetëm një fjalë”.Kjo këngë flet për dikë i cili bie në dashuri, por në fund zhgënjehet nga personi që dashuron.“Është një fabul klishe, sepse ndonjëherë njeriu duhet të bëj gjëra klishe”, u shpreh Xhesika.The post Xhesika Polo rikthehet me “Vetëm një fjalë” appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Hapet shkolla e drejtorëve të spitaleve

Drejtuesit e spitaleve publike në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen një kursi intensiv për menaxhim spitalor.Shkolla e drejtorëve nis sot dhe do të vijojë për 5 javë me radhë gjatë fundjavave, ku drejtuesit e spitaleve do të trajnohen për t’u bërë menaxherë më të aftë për mirëadministrimin e burimeve financiare dhe njerëzore.Lektorë të njohur dhe profesionistë të fushës vendas dhe të huaj do të drejtojnë këto kurse intensive.Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kursi do të nisë që nga konceptet bazë të menaxhimit “shkolla e drejtorëve”, për të vijuar me menaxhimin e burimeve njerëzore, që nga punësimi por edhe motivimi i duhur i stafit. Një komponent i rëndësishëm do të jetë edhe ai i komunikimit publik dhe menaxhimi i krizave.Shkolla e drejtorëve është realizuar me iniciativën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me mbështetjen e projektit “Shëndet për të Gjithë”.

Lexone

Perez mendon për Conten si pasues i Zidane

Vendimi i Zinedine Zidane për t’u larguar nga Reali, pas triumfit për herë të tretë radhazi në Champions League, duket se ka kapur të papërgatitur presidentin Florentino Perez.Ky i fundit nuk po arrin ende të gjejë një pasues për francezin, ndonëse ka kontaktuar disa trajnerë të njohur në Europë, si Allegri, Nagelsmann, Pochettino, etj.Emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i ish trajnerit të Italisë dhe Chelseat, Antonio Conte, i cili sapo është larguar nga stoli i skuadrës londineze.Mediat italiane dhe spanjolle raportojnë se mes palëve është realizuar një kontakt paraprak, për të testuar gatishmërinë e Contes për t’u ulur në stolin e Realit.Gjithsesi në ditët në vijim do të mësohet më shumë në lidhje me pasuesin e Zidane në stolin kampionëve të Europës, një çështje kyçe për t’u zgjidhur, para se të fillojë puna në merkato.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Fëmijëri e vështirë dhe vëllezërit në burg, historia e marokenit që pritet të mahnitë në Botëror

Pak muaj më parë, kur Hakim Ziyech u nominua si lojtari më i mirë për Ajaxin në sezonin 2017-18, trajneri i tij, Erik Ten Tag e cilësoi si: “Artist të futbollit”, ndërsa shtoi: “Dëshiroj që të qëndrojë me ne”.Ziyech, 25 vjeç, lindur në Holandë, por ka zgjedhur të përfaqësojë origjinën e tij, Marokun dhe do të luajë tashmë në Botëror.Gjatë sezonit të shkuar, luajti 34 ndeshje me Ajaxin dhe shënoi 9 gola, ndërsa me Marokun ka zhvilluar 15 ndeshje dhe ka realizuar 8 gola.FËMIJËRIA- Nuk ka qenë një fëmijëri e lehtë për Ziyech. Babai i tij ndërroi jetë kur mesfushori maroken ishte 10 vjeç. Dy vëllezërit e tij kanë kryer dënim me burg. Por, Ziyech kishte një talent të bekuar për futboll.E nisi te të rinjtë e Heerenveen, klub me të cilin debutoi në Eredivisie në sezonin 2012-2013.Kaloi te Twente dhe më pas te Ajax. Tashmë kërkohet nga Roma në Itali, ndërsa është shprehur se: “Kërkoj sfida të reja”.Verdhekuqtë duhet të nxitojnë nëse duan ta blejnë, sepse Ziyech mund të zhvillojë nj..

Lexone

Historike: Dhjetë gra saudite pajisen për herë të parë me… patentë

Arabia Saudite u ka lëshuar grave patenta për drejtim të makinave për herë të parë në disa dekada, vetëm disa ditë pasi është larguar ndalesa shtetërore për këtë gjë.Dhjetë gra kanë zëvendësuar këtë dokument me patentat e huaja në disa qytete saudite.Sipas ligjeve të këtij shteti, gratë duhet të kërkojnë leje nga burrat e tyre për shumicën e vendimeve dhe veprimeve, duke përfshirë edhe ndalimin e drejtimit të automjetit.Më herët familjeve u është dashur të angazhojnë shofer privat për të bartur gratë nga një lokacion në tjetrin.Mirëpo grupet për të drejtat e njeriut në Mbretëri kanë bërë fushatë me vite për t’iu siguruar grave këtë të drejtë, derisa disa prej tyre janë burgosur për shkak të sfidimit të këtij rregulli.Ministria saudite për Informim ka thënë se pritshmëritë janë që javën e ardhshme edhe 2,000 gra të tjera t’i shtohen personave që kanë të drejtë të ngasin makinën në Mbretëri.Sipas ministrisë dhjetë gratë që tashmë kanë fituar patentat e tyre “kanë bërë histori..

Lexone

VIDEO: Spoti i Argjentinës për Botërorin është një perlë, dialog mallëngjyes i Ruxherit me publikun

Tek Argjentina kanë zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për ta motivuar ekipin kombëtar për t’i shkuar deri në fund Botërorit të Rusisë.Spoti i realizuar para Botërorit është mjaft i veçantë dhe mallëngjyes.Ish-mbrojtësi i njohur i Argjentinës, Oskar Ruxheri, aktualisht trajner, është protagonisti kryesor i spotit para Botërorit për argjentinasit.Në fushë, me një ombrellë në dorë, pasi bie shi, kampioni i botës në vitin 1986, interpreton një dialog plot emocione me publikun në shkallët e stadiumit.I gjithë qëllimi është për të shtyrë Lionel Mesin me shokë për të fituar trofeun e Kupës së Botës. Për të mos u humbur…

Lexone

Shpenzoi 400 mijë euro për t’u dukur si kukulla Barbie, si ju duket rezultati final?

Një grua ka shpenzuar plot 400 mijë euro për t’i ngjarë kukullës së famshme Barbie dhe tashmë, në moshën 44 vjeçare, ajo ja ka arritur qëllimit të saj.BOOM Always Fight for your GoalsYour HappinessYour DreamsMake it happenShock EveryoneI am Super Proud to be featured as a PLAYBOY PLAYMATE on the prestigious covers of Playboy#thankyou#playboy#fbf#beyou#beautiful#gorgeous#fit#sexy#bunny#covergirl#glamour#model#nude#hot#iamabunny#magazine#playmate#fitgirl#body#photoshoot#brucecolero#canada#love#happyme#friday#vibes#weekend#fun#loveyouA post shared by NANNETTE HAMMOND (@nannette_hammond) on Jun 1, 2018 at 3:04pm PDTNannette Hammond ka realizuar më në fund ëndrrën që të ishte në kopertinën e revistës “Playboy” dhe pas 40 vitesh jetesë, asetet e saj të modifikuara, ia realizuan diçka të tillë.Flexin’ my favorite MuscleMy SMILE #smile#sunday#weekendfun#gorgeous#sunkissed#fit#fierce#boss#babe#blonde#playboy#playmate#barbie#happy#sundayfunday#cincinnati#mycity#xoxo#lovemylife#beyou#be..

Lexone

Fred, blerja e parë e Manchester United

Manchester United çel merkaton tashmë me goditjen e parë prej miliona euroshe të realizuar. Djajtë e Kuq hapën arkat duke shpenzuar plot 60 milionë euro për lojtarin e Shakthar Donetsk, brazilianin Fred. Mesfushori 25-vjeçar ka mbërritur në Angli në qëndrën sportive të Djajve të Kuq për të kryer të gjitha vizitat mjekësore. Në këtë mënyrë tekniku portugez Mourinho e nisi merkaton verore me blerjen klasike, të shtrenjtë dhe me kualitet.Klubi anglez pritet të konfirmojë në mënyrë zyrtare lajmin e transferimit të parë që do të vijë mënjeherë pas përgjigjeve të analizave, një procedurë rutinore. Mesfushori i lindur ne Belo Horizonte është njëherazi pjesë e formacionit të kombëtares braziliane në Botërorin e Rusisë. Fred ka qënë pjesë e klubit ukrahinas të Shaktharit që nga viti 2013 dhe me energjinë e tij Mourinho ka nisur kështu projektin e përforcimit të skuadrës për sezonin e ri, në të cilin United do të tentojë të vijë me një tjetër dimension.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone