Home / Tag Archives: realitet

Tag Archives: realitet

FOTOT: Si në filma, i dënuari gërmon një tunel 230 metra të gjatë për tu arratisur nga burgu

Arratisja nga burgu është diçka që të burgosurit e mendojnë orë e çast.Dhe diçka të tillë pothuajse e ka bërë realitet një i burgosur në burgun Boa Vista, në Brazilin verior.Judson Cunha Evangelista, 26 vjeç, kishte kaluar muaj të tërë duke gërmuar një tunel nën tualetin e qelisë së tij.Ai kishte arritur të gërmonte një tunel prej 230 metrash të gjatë që të nxirrte përtej murit rrethues të burgut.Por në tentativë për tu arratisur ai u mbyt në tunel pasi besohet se ka pësuar një mungesë akute të oksigjenit, dhe pavarësisht se u kthye në qelinë e tij, 26 vjeçari vdiq. (TemA)

Lexone

FOTOT: I moshuari shpenzon 220 mijë dollarë për një ëndërr… të jetojë në një avion

Bruce Campbell po jeton ëndrrën e tij pas daljes në pension, atë të jetuarit në një avion të tërin për vete, në mes të pyllit.Ish-inxhinieri 68-vjeçar jeton në një hapësirë të çuditshme në bordin e një Boeing 727-200 të cilin e zhvendosi nga Greqia në parcelën e tij prej 10 hektarësh jashtë Portlandit në Oregon.Dhe për këtë ëndërr që tashmë e bëri realitet Bruce Campbell iu desh të shpenzojë 220 mijë dollarë.68-vjeçari nuk është martuar asnjëherë dhe nuk ka fëmijë.“Nuk do të martohem asnjëherë dhe nuk do të kem fëmijë.Unë tani jam 68 dhe tashmë është shumë vonë, por edhe më parë nuk kam dashur të martohem e të kem fëmijë.Më pëlqen romanca, dashuria dhe të shijoj jetën aq sa civilizimi më lejon.Për mua martesa është si pengmarrje.”- thotë Campbell. (TemA)

Lexone

FOTOT: “Shtëpi përrallash” në pemë

A keni menduar ndonjëherë që të jetoni në një shtëpi luksoze të ndërtuar në pemë?Epo ja që kjo është realitet tashmë.Në Angli gjendet një shtëpi super luksoze e ndërtuar në pemë.Imazhet e jashtme tregojnë dizajnin e bukur të kësaj prone unike, të parën e këtij lloji në Britani të Madhe.Brenda saj do të gjeni një vaskë prej barki, një krevat dopia si dhe një stufë për t’i bërë ballë temperaturave të ulëta.Gjithashtu kjo shtëpi të ofron një pamje mbreslënëse. (TemA)

Lexone