Home / Tag Archives: raporton

Tag Archives: raporton

Facebook gabon sërish, publikon postimet e 14 milionë përdoruesve

Facebook theksoi se kishte publikuar gabimisht mesazhet e postuara nga 14 milionë përdorues gjatë katër ditëve në muajin maj, gabimi i fundit për rrjetin social që shton polemikat për përdorimin e të dhënave të anëtarëve të saj.“Së fundi ne kemi vënë re një gabim informatik që sugjeron automatikisht publikimin e mesazheve të krijuar nga disa persona”, theksoi Erin Egan, e ngarkuar me çështjen e privatësisë tek Facebook.Ky gabim ndodhi ndërkohë që grupi po punonte për një mënyrë të re për shpërndarjen e disa elementëve të profilit të përdoruesve, si fotot, raporton ata.Ky gabim ka prekur rrjetin nga 18 maji deri më 27 maj dhe Facebook ka arritur të korrigjojë gabimin që prej 22 majit, por i janë dashur pesë ditë shtesë për t’i bërë të gjitha mesazhet private, domethënë të aksesueshme vetëm për miqtë.“Ne e kemi zgjidhur këtë problem dhe kemi filluar të paralajmërojmë të gjithë personat e prekur dhe t’u kërkojmë të verifikojnë të gjitha mesazhet që kanë postuar gjatë kësaj periudh..

Lexone

Burri me dashnoren bëjnë plan për ta vrarë dhe të fitojnë 250.000 euro, por…

Në gjykatën rajonale të Hamburgut ka nisur procesi gjyqësor ndaj një 39-vjeçari dhe dashnores së tij të të njëjtës moshë, te cilet akuzohen për veprën penale “tentativë për vrasje”.I pandehuri akuzohet se ka dashur të vrasë bashkëshorten e tij, për të arkëtuar fitimin nga sigurimi jetësor në një shumë prej 250.000 eurosh.Që në fillim të vitit të kaluar, ai ishte zhytur në vështirësi financiare, ndërsa bashkëshortësia po zbehej, thotë Prokuroria gjermane në Hamburg, raporton Albinfo.ch.Pas dy përpjekjeve të dështuara që të angazhojë një vrasës, dashnorja e tij ishte shprehur e gatshme të kryejë aktin.Sipas akt-akuzës, më 29 nëntor të vitit të kaluar ajo ishte fshehur në shtëpinë e çiftit.Pasi në mëngjes burri ka shkuar në punë, ajo është futur e maskuar në dhomën e fjetjes dhe ka tentuar ta vrasë me thikë bashkëshorten e tij, atëbotë 34-vjeçare.Shtetasja gjermane me prejardhje nga Maqedonia, ka arritur të arratiset në ballkon dhe të kërkojë ndihmë, ndërsa sulmuesja është lar..

Lexone

Barcelona shënjestron Salah, mund të jetë egjiptiani supergoditja!

Mohamad Salah mund të jetë përfocimi kryesor i Barcelonës në merkaton e verës. Sipas të përditshmes spanjolle “AS” klubi katalanas e konsideorn egjiptianin si alternativën kyresore nëse negociatat për afrimin e Antoine Griezmann nuk do të shkonin në mënyrën e duhur.“AS” raporton se sulmuesi i është ofruar drejtuesve blaugrana, më konkretisht pjestarë të zyrës që menaxhon të drejtat e 25-vjeçarit kanë dhënë të gjithë gatishmërine tyre për të mbyllur me sukses bisedimet që tashmë kanë nisur. Madje mësohet se gjatë periudhës së fundit ka pasur takime të shpeshta mes zyrtarëve të Barcelonës dhe disa prej njerëzve të besueshëm të lojtarit.Pa diskutim që nuk do të jetë një rrugë pa pengesa, pasi përveç akordit me futbollistin duhet gjetur marrëveshja me Liverpoolin. Të kuqtë nuk ulen në bisedime nëse në tryezë nuk janë të paktën 100 milionë euro, megjithatë nuk e konsiderojnë të pashitshëm egjiptianin, aq sa e kanë menduar edhe zëvendësuesin e tij që është Nabil Fekir i Lionit.Mohamed ..

Lexone

Shëngjin, dy të plagosur si pasojë e rënies së një masivi gurësh (FOTO)

Një masiv gurësh ka rënë në rrugë, në hyrje të qytetit të Shëngjinit, duke plagosur dy persona.Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur Kenadha, orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.Nga rrëzimi i gurëve janë plagosur dy persona, por që janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa një qytetar na raporton për një autobus të dëmtuar.1 of 3Pal Paci shoferi i autobusit ka thënë për mediat se po transportonte punëtorë për në fabrikën e peshkut.“Ranë gurë dhe njerëzit u traumatizuan. Kam 20 vite shofer dhe kurrë s’kisha parë diçka të tillë”, është shprehur ai.Në vendngjarje kanë shkuar forca policie, edhe për të menaxhuar trafikun.

Lexone

Zbret sot afër 124 lekëve: 5 arsye pse euro po shkon drejt fundosjes

Monedha e përbashkët nuk ka të ndalur në rënien që ka nisur në tregun e brendshëm.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.17 lekë, duke shënuar një rënie të fortë me 0.71 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.Kjo rënie vjen pas nënçmimit me 0.54 lekë të ditës së mëparshme, duke humbur 1.25 lekë në vetëm dy ditë.Ky është një tjetër rekord i 10 viteve të fundit, ku euro po tregtohet në nivelin më të ulët që nga janari 2009.Për shkak të luhatjeve të mëdha, agjencitë e këmbimit valutor kanë rritur dhe marzhin e tregtimit të shitblerjeve.Monedha e përbashkët ka qenë në rënie ditën e fundit edhe pse në bursa ajo ka fituar pikë ndaj dollarit, duke u ngjitur në 1.17 USD, nga 1.15 që arriti pak ditë më parë, duke shënuar nivelin më të ulët në tre vjet. në tregun e brendshëm ra dhe dollari me 0.3 lekë (106.16 lekë) dhe të gjitha monedhat e tjera, të cilat u tërhoqën nga nënçmimi i euros, që është monedha e huaj bazë ë tregun e brendshëm.Arsyet e rëni..

Lexone

Tensionet SHBA-Turqi, Pompeo pret në Uashington Cavusoglu

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ritheksuan përkushtimin e tyre ndaj trajtimit të shqetësimeve të përbashkëta, përfshirë terrorizmin.Ata u takuan të hënën në Uashington, ku biseduan për të zgjidhur tensionet dy palëshe mes dy vendeve aleate të NATO-s.Pas takimit, zoti Pompeo dhe zoti Cavosoglu dolën me një deklaratë të përbashkët, ku thonin se kishin shkëmbyer pikëmajet e tyre lidhur me çështje dypalëshe dhe rajonale” dhe ritheksuan vendosmërinë e përbashkët për të luftuar terrorizmin e të gjitha formave, raporton VOA.Nga çështjet kryesore të bisedimeve ishte mbështetja e Uashingtonit për forcta milicore kurde YPG në Siri, në luftën kundër grupit Shteti Islamik.Ankaraja e cilëson YPG-në një organizatë terroriste, për lidhje me organizatorët e kryengritjes kurde në Turqi.Qyteti sirian Manbixh, kontrolli i të cilit ju mor Shtetit Islamik, kryesisht nga forcat e milicisë YPG, ka qenë epiqendra e tensioneve mes SHBA dhe Turqisë.Ankara..

Lexone

Tronditet ekonomia turke, inflacioni arrin në 12% pak ditë përpara zgjedhjeve

Inflacioni në Turqi ka regjistruar një rritje të fortë duke arritur 12,15 % pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciale dhe ato parlamentare, sipas të dhënave zyrtare.Sipas Institutit turk të Statistikave, çmimet e konsumit kanë prekur nivelin maksimal që nga nëntori, si pasojë e rënies së monedhës lokale, lirës, raporton ata.Në muajin prill, inflacioni arriti në 10,85% dhe analistët prisnin një rritje në muajin maj.Rritja vjetore më e lartë u regjistrua në sektorin e transporteve, 20,2%.Kostot për arredimet dhe shtëpitë u rritën me 16,87 %, ndërsa hoteleria dhe restorantet u rritën me 12,51% .Turqit do të thirren për të votuar më 24 qershor dhe do votojnë njëherësh edhe presidentin edhe parlamentin.

Lexone

”Sunday Times”: ”Apokalips” mallrash pas Brexit

Qyteti i Londrës po përgatitet të kalojë në kaos, pasi më 29 mars 2019 Britania e Madhe do të dalë nga BE-ja, sipas gjasave, pa një marrëveshje të mundshme.Sipas një ”skenari apokaliptik’’ të krijuar nga funksionarë të qeverisë për ministrin e Brexit David Davis, brenda dy javësh do të ketë mungesa të theksuara ilaçesh,karburantesh dhe ushqimesh, thekson gazeta ”Sunday Times”, raporton ata.Qeveria po merr të gjitha masat për këtë emergjencë dhe parashikon një rënie të fluksit të mallrave në portin e Doverit, që ditën e parë të Brexit.Muajin e kaluar, funksionarë të ministrisë së Davis, bashkë me kolegët e shëndetësisë dhe trasporteve kanë përgatitur tri skenarë për një Brexit pa marrëveshje.I pari reflekton një situatë të quajtur ”mit”, i dyti një situatë ”serioze” dhe i treti ”apokalips”.Në skenarin e dytë, sipas së përjavshmes, porti i Doverit do të zbrazet që ditën e parë.Supermarketet e Skocisë dhe Cornovaglias do të mbarojnë ushqimet në disa ditë dhe spitalet do të mba..

Lexone

“Bild” e konfirmon: Manuel Neuer do të jetë në Botëror

Lajm i rëndësishëm për tifozët e Gjermanisë 10 ditë para startit të Botërorit. Portieri Manuel Neuer do të jetë në Rusi, pasi i ka kaluar me sukses edhe testin e fundit mjekësor një ditë pas humbjes 1-2 me Austrinë.Sikurse raporton prestigjiozja “Bild”, stafi mjekësor i Gjermanisë i ka bërë një kontroll të imtësishëm portierit 32-vjeçar dhe nuk ka konstatuar ndonjë problem shqetësues në këmbën e majtë, aty ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale shumë kohë më parë. Mbetet vetëm konfirmimi zyrtar nga Joakim Low, por tashmë është fakt që kampionët në fuqi të botës do të nisin fushatën e mbrojtjes së titullit me Neuer në organikë.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kina paralajmëron SHBA-në: Nuk zbatojmë marrëveshje tregtare nëse vendosni tarifa

Kina ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se cdo marrëveshje tregtare e arritur mes dy palëve nuk do të jetë e vlefshme, nëse Uashingtoni vendos tarifa dhe masa të tjera.Këto deklarata janë bërë të ditura për publikun nga agjencia e lajmeve Xinhua, pas përfundimit të një rrethi bisedimesh mes dy vendeve në Pekin.Në deklaratë nuk është përmendur arritja e ndonjë marrëveshje në takimin e sekretarit amerikan për Tregti, Wilbur Ross dhe zëvendëskryeministrit kinez, Liu He.Deklaratat u janë referuar bisedimeve të zhvilluara muajin e kaluar në Uashington, në të cilat Pekini është pajtuar për “konsensus” tregtar, që të rritet dukshëm blerja e produkteve dhe mallrave amerikane në tregun kinez, raporton REL.Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur disa herë suficitin tregtar të Kinës me SHBA-në, si dhe ka insistuar në ndryshime rrënjësore në marrëdhëniet tregtare mes dy fuqive botërore.Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar me vënien e tarifave në vlerë 50 miliardë dollarëve ndaj p..

Lexone