Home / Tag Archives: raportojne

Tag Archives: raportojne

Fotot më të bukura të Angelina Jolie me 6 fëmijët e saj

Angelina Jolie festoi dje 43-vjetorin e lindjes. 6 fëmijët e saj ia kanë bërë më të bukur këtë përvjetor dhe sigurisht ia kanë mbushur jetën plot.Mediat e huaja raportojnë se ylli ka festuar dje me fëmijët duke i argëtuar ata në një park lojërash.Maddox 16 vjeç, Pax 14 vjeç, Zahara 13 vjeç, Shiloh 12 vjeç, Viviene 9 vjeç dhe Knox 9 vjeç kanë gjetur te Jolie një nënë të mrekullueshme, që I do më shumë se çdo gjë në botë.1 of 135 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Chelsea heq dorë nga Sarri, tani favorit është Blanc

Mediat angleze raportojnë se ka pasur një ndryshim rrënjësor përsa i përket përzgjedhjes së trajnerit të ri të Chelseat, duke bërë që tashmë në pole të kalojë Laurent Blanc.Ndonëse dukej thuajse e kryer marrëveshja me Maurizio Sarrin, duket se në fund Abramovich ka vendosur të mos paguajë 8 milionë eurot e kërkuara nga Napoli për kartonin e italianit.Pikërisht për këtë arsye, manjati rus ka hedhur sytë nga trajneri francez, që ka pasur një eksperiencë pozitive edhe me PSG-në dhe për më tepër, vjen pas një periudhe pauze të karrierës së tij dhe kërkon të marrë revansh.Muarizio Sarri ishte në fakt preferenca e parë e drejtuesve të Chelseat, por duhen paguar 8 milionë euro te Napoli, për të marrë kartonin e tij, ndaj edhe ka ndodhur ky ndryshim plani.3 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO: Djali hero shpëton një fëmijë pasi po binte nga kati i 4-tët, Macron i jep nënshtetësinë franceze

Ky është momenti i pabesueshëm kur një person kalon 4 kate të një ndërtese duke u ngjitur thjesht me duart e tij për të shpëtuar një vogëlush 4 vjeçar i cili ishte i varur ne një ballkon në Paris.4-vjeçari është filmuar derisa ishte i varur në ballkon jashtë apartamentit të tij në Rue Marx-Dormoy të shtunën pasdite, pasi që me sa duket ishte lënë në shtëpi vetëm përderisa babai i tij ishte jashtë apartamentit.Ai shpëtoi fale Mamoudou Gassama, i cili për më pak se 30 sekonda arriti tek fëmija, duke u ngjitur për ballkoni deri në katin e katërt aty ku ishte edhe fëmija.I pyetur se pse ai rrezikoi edhe veten për ta shpëtuar djalin, Gassam për Le Parisien tha: “E bëra thjeshtë sepse ai është një fëmijë”.Pas përpjekjes së ngritjes së tij, të inkurajuar nga një turmë e publikut që ishin aty, Gassama, 22 vjeçari arriti të kape djalin shëndosh e mirë.Gjithashtu, siç raportojnë mediat, i riu u nderua për veprim e tij të guximshëm nga presidenti francez Emmanuel Macron i cili e ka ftua..

Lexone

FOTO/ Presioni i SHBA, Koreja e Veriut mban premtimin, hedh në erë vendin e testimeve bërthamore

Koreja e Veriut çmontoi qendrën e provave bërthamore, duke shpërthyer eksplozivë dhe duke rrëzuar hyrjet e saj përpara ekipeve televizive ndërkombëtare.“Hipëm mbi mal dhe pamë detonimin nga rreth 500 metra larg pasi numëruan deri më tre,” raportojnë korrespondentët ndërkombëtarë.“Shpërthimi ishte aq i madh sa ndjehej kudo. Pluhur i madh erdhi drejt nesh dhe po ashtu mundëm të ndjenim nxehtësinë,” thanë ata.Ky gjest kishte si qëllim përforcimin e premtimit të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un për të ndaluar testet bërthamore para samitit me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që pritet të mbahet më 12 qershor në Singapor.Me gjithë dëshirën e Koresë së Veriut për të mbyllur vendin, ende vazhdon një luftë fjalësh mes Penianit dhe Uashingtonit, me të dyja palët që kërcënojnë shtyrjen ose anulimin e takimit. (TemA)

Lexone

Kendall Jenner aksidentohet me makinë

Mediat e huaja raportojnë se Kendall Jenner është përfshirë në një aksident automobilistik gjatë qëndrimit të saj në Kanë për Festivalin e Filmit.Modelja ishte duke e ngarë vetë makinën kur u aksidentua. Si pasojë e aksidentit, ajo nuk mori pjesë në “Fashion for Relief”, të organizuar nga Naomi Campbell.Fatmirësisht, Kendall Jenner nuk është lënduar nga aksidenti.19 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Itali, vritet me armë zjarri 22-vjeçari italian; kapet autori

Një shqiptar është vrarë gjatë natës me armë zjarri nga një italian, 44 vjeç. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Sinaluga, provincë e Sienës.Mediat italiane raportojnë se nuk dihet arsyeja e këtij krimi ndaj 22-vjeçarit shqiptar. Autori, ka qëlluar edhe ndaj forcave të rendit para se të arrestohej.10 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Zbulohen detaje të tjera mbi vdekjen e 18-vjeçares (Video)

Tmerr dhe panik në shkollën e mesme “Jani Minga” në Vlorë. Maturantja Gerta kasaj, 18 vjeç, nuk është ndjerë mirë gjatë ditës dhe është shoqëruar për në spital, por ka ndërruar jetë rrugës.Dyshimet e para flasin për një vdekje për shkaqe natyrale, pasi e reja, vuante nga epilepsia, thanë mjekët. Mediat lokale raportojnë se vajza ishte jetime dhe jetonte me gjyshen.Ndërkohë qe policia ka nisur hetimet, por nuk ka nxjerrë akoma një informacion.

Lexone

FOTOT: Sherr me thika tek Presidenca, policia “blindon” zonën

Përpara institucionit të Presidencës ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku dy persona janë përleshur me thika.Dëshitarët okularë raportojnë se sherri ka ardhur pas një konflikti banal mes tyre i cili degjeneroi me përdorimin e armëve të ftohta.Mësohet se personat e plagosur po marrin ndihmën e parë mjekësore.Ndërkohë, policia ka rethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (TemA)

Lexone

Siri, rrëzohet helikopteri rus, vdesin 2 pilotë

Mediat ruse raportojnë se një helikopter i ushtrisë ruse është rrëzuar në Sirinë lindore dhe për pasojë 2 pilotët kanë humbur jetën.Ministria sqaron se një helikopter i tipit Ka-52, gjatë një fluturimi rutinë është rrëzuar dhe dy trupat e pilotëve janë gjetur pas kërkimeve. Po ashtu thuhet se problemet teknike mund të kenë shkaktuar këtë aksident.Kjo është hera e dytë gjatë këtij muaji që pilotët rusë humbin jetën gjatë fluturimit mbi Siri.Më 3 maj, një avion luftarak rus i tipit Su-30SM, u rrëzua në Siri vetëm pak kohë pasi ishte ngritur për fluturim, duke lënë të vdekur të gjithë anëtarët e bordit.8 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Poloni, zhduken 7 minatorë pas një tërmeti të fortë

Shtatë minatorë janë zhdukur pas një tërmeti të fortë në Poloninë jugore, në rajonin e Silesia.Mediat raportojnë se tërmeti u ndje në minierën e qymyrit Zofiowka, 900 metra e thellë. Përveç shtatë minatorëve, gjurmët e të cilëve janë zhduku, të gjithë punëtorët e tjerë janë shpëtuar, sipas Zyrës polake të minierave.5 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone