Home / Tag Archives: qeverise

Tag Archives: qeverise

Të shtunën opozita proteston para Kryeministrisë, Rama dëgjesa në Berat

Kryeministri Rama pritet të mos jetë të shtunën në Tiranë gjatë protestës së opozitës. Top Channel mësoi se të premten dhe të shtunën kreu i Qeverisë do të transferohet në Qarkun e Beratit, në kuadër të takimeve për llogaridhënien para qytetarëve. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Qeverisë si dhe konfirmohet nga burime lokale në Berat, ku institucionet vendore janë njoftuar për prezencën dhe takimet e Kryeministrit ditën e shtunë. Kjo nuk përjashton gjithsesi që Rama të ndryshojë mendje dhe të kthehet të shtunën në Tiranë, por deri mbrëmjen e sotme burimet konfirmojnë se axhenda e Kryeministri parashikon aktivitete në Berat. 24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Fakte tronditëse të torturave britanike në Qipro

Përshkrime të hollësishme të torturave që ushtarët britanikë kanë kryer ndaj guerrilëve qipriotë të organizatës nacionaliste EOKA në vitet 1955-1959 kanë dalë në dritë. Gazeta “Metro” e Londrës përmend praktikat e pretenduara të torturës, që tashmë posedohen nga gjykatat britanike. EOKA u themelua në vitet 1950, për t’i dhënë fund statusit të Qipros si një koloni britanike, duke synuar arritjen e bashkimit të ishullit me Greqinë. Udhëheqja e AKEL në atë kohë, parti e madhe komuniste e ishullit, kundërshtoi veprimet ushtarake EOKA-së, që evokonin një “qasje gandiste” të mosbindjes civile, të tilla si greva dhe demonstrata të punëtorëve. AKEL ishte përfshirë në organizimin e plebishit e vitit 1950, ku shumica e grekëve qipriotë votuan për bashkim me Greqinë. Ndër torturat që përmenden janë përdhunimi i një studenteje, grushtat dhe shkelmat, kërcënimet për t’u prerë me dhunë organet, vendosja e një kovë metalike mbi kokën e viktimës dhe goditja me çekan, fikja e një cigare në anusin ..

Lexone

“Babalja 2 dhe 3”, Manja flet për përgjimet dhe protestën: PD rikthehet në vendin e krimit

Ulsi Manja deklaron se mazhoranca nuk tronditet nga publikimi i audio-përgjimeve pa fakte nga Partia Demokratike. Kreu i Komisionit të Ligjeve e konsideron materialin si sajese duke nënvizuar se është një akt pabesia ndaj rrugës së integrimit të Shqipërisë drejt BE-së. I ftuar në “News24’, Manja komentoi edhe protestën e thirrur nga opozita duke theksuar se është rikthim në vendin e krimit. “Nëse opozita ka video si ajo e javës së kaluar, pa fakte, nuk besoj se i trembet kush. Por protesta e opozitës e thirrur në 26 maj, të shtunën në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ është rikthim i PD në vendin e krimit. Jo për t’i bërë presion qeverisë për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, por për t’i bërë ballë hapjes së negociatave. Unë personalisht nëse opozita ka hall pushtetin, do të pajtohesha me këtë thënie; akt pabesie. Ata inspirohen nga faktorë të jashtëm që janë dashakeq ndaj Shqipërisë. Ndaj përveç akt pabesisë, do e quaja e tradhti. Një pjesë e opozitës kam frikë se punon k..

Lexone

“Bosnja duhet të ketë kujdes nga ‘Sulltani’ i Turqisë”

Me gjithë fjalët e tij të sheqerosura, presidenti turk Rexhep Taip Erdoan është më tepër pengesë sesa aleat i dobishëm i vendit, i cili shansin më të mirë për të mbijetuar e ka brenda NATO-s dhe BE-së. Nga Jasmin Mujanoviç Tubimi pompoz elektoral i presidentit turk Rexhep Taip Erdoan në Sarajevë të dielen, ishte një shfaqje e menaxhuar me kujdes, e llogaritur për të qenë e frytshme si për Erdoanin ashtu edhe për mikpritësin e tij, anëtarin boshnjak të presidencës tri-partiake të Bosnjës, Bakir Izetbegoviq. Për Erdoanin, ende të lënduar ngase Gjermania dhe Austria ia prenë krahët në mënyrë të turpshme, kjo vizitë qe një mundësi për të demonstruar forcën dhe vendosmërinë e politikës së tij të jashtme, sidomos në Ballkan dhe Kaukaz, ku BE dhe SHBA kanë ende njëfarë interesi strategjik dhe të cilat Ankaraja mund t’i baltosë. Madje duke e modeluar veten si «Sulltan» i kohëve të fundit, duke ndërmendur lidhjet e vjetra Osmane mes këtyre rajoneve, që veç rastësi nuk mund të quhet. Për I..

Lexone

Ruajtja e paktit bërthamor, kushti i Iranit: Europa të blejë naftën tonë

Irani ka parashtruar kërkesën kryesore për Evropën, nëse liderët e unionit duan që të mbajnë në funksion marrëveshje bërthamore të firmosur në vitin 2015, nga e cila u tërhoqën më 12 maj SHBA-të. “Evropa duhet të blejë naftën tonë”, ka deklaruar kreu i Lartë i Iranit, Ajatollah Khamenei. Evropa sipas tij duhet të kompensojë çdo efekt të pafavorshëm të tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore në ekonominë e saj dhe të mos kërkojë të përfshijë programin e raketave balistike dhe politikën rajonale në marrëveshje. Në një fjalim para zyrtarëve të qeverisë, Khamenei renditi një sërë kërkesash që Franca, Britania dhe Gjermania duhet të përmbushin nëse nuk duan ta shohin Iranin të rifillojë programin e tij bërthamor. Ndërsa vendet evropiane që janë pjesë e marrëveshjes historike kanë kritikuar daljen e SHBA dhe u zotuan të qëndrojnë në marrëveshje, Khamenei argumentoi se fjalët nuk ishin të mjaftueshme dhe se Evropa duhet të denoncojë zyrtarisht vendimin e SHBA në OKB. “Gjatë dy viteve..

Lexone

Integrimi në BE, Ruçi takim me deputetin e Bundestagut: Çelja e negociatave vendimi më i drejtë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi u takua me deputetin e Bundestagut gjerman Florian Hahn, zëdhënës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të politikave europiane. Në takim merrnin pjesë edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Susanne Schütz. Gjatë takimit Kryetari i Kuvendit Ruçi falenderoi deputetin Hahn për mbështetjen e qeverisë dhe Bundestagut të Gjermanisë, posaçërisht Kancerales Merkel për Shqipërinë dhe progresin e vendit tonë drejt integrimit europian. “Ne i jemi thellësisht mirënjohës Kancelares Merkel për vizionin e saj largpamës dhe mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë, por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, edhe si nismëtare e Procesit të Berlinit. Rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian në muajin qershor ishte një vlerësim për arritjet e Shqipërisë në plotësimin e pesë prioriteteve si edhe standarteve të tje..

Lexone

Basha mesazh për protestën: Ta largojmë krimin në pushtet! (VIDEO)

Mbeten edhe tre ditë nga protesta e së shtunës, por opozita e ka të qartë misionin e saj dhe ai si duket është bindja e sa më shumë shqiptarëve se motivi për të dalë në shesh është rrëzimi i qeverisë së lidhur me krimin që po i zhyt në varfëri dhe i ofron drogën si alternativë mbijetese. Vetë kreu i PD, Lulzim Basha thirrjen kryesore e bëri në seancën parlamentare të ditës së sotme, por nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook, u kujton sërish qytetarëve se 26 Maji është momenti i duhur për të marrë në dorë fatet e tyre. “Nuk ka të ardhme me krimin në pushtet. Është ne dorën tonë t’i ndalojmë! #26maj”! Është ky mesazhi me të cilin kryedemokrati shoqëron videon, ku shihen bashkë fytyrat e deputetëve të larguar prej ligjit të dekriminalizimit, Saimir Tahirit, por edhe ministrave të kabinetit qeveritar dhe vetë kreut të ekzekutivit Edi Rama. #26maj Nuk ka të ardhme me krimin në pushtet. Është ne dorën tonë t'i ndalojmë! #26maj Gepostet von Lulzim Basha am Donnerstag, 24. Mai..

Lexone

“Babalja”, Basha thirrje shqiptarëve: Rama po na la pa punë dhe të varfër

Pas deklaratës së “Babales” se ka qenë i lidhur me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për trafikun e drogës, opozita e vendit i ka bërë thirrje shqiptarëve që të ngrihen në protestë. Krydemokrati Lulzim Basha thotë se shefi i qeverisë Edi Rama po e lë papunë dhe të varfër atë dhe shqiptarët. Gjatë seancës së sotme parlamentare ai theksoi gjithashtu se nuk do të ketë integrim europian duke ftuar shqiptarët që të reagojnë masivisht. (TemA)

Lexone

Protesta, morali politik dhe vota e lirë qëndrojnë bashkë

Nga Artur Rroshi Të protestosh për moralin politik disa njerëzve dhe qeverisë ju duket jashtë logjike. Në fakt në fokusin tim morali politik e ka origjinën tek zgjedhjet e lira,tek vota e lirë. Që të kemi zgjedhje të lira duhet më parë të kemi një sistem zgjedhor që garanton një garë të lirë për të gjitha partitë politike përfshirë ato që krijohen rishtas. Kur kemi një kod zgjedhor të tillë vota e lirë e qytetarëve drejtohet tek kandidati apo partia politike që ka reputacion më të lartë në komunitet,pra prevalon morali politik i përfaqësuesve të partive politike. Pra zgjedhjet e lira,vota e lire vendos një raport thelbësor morali midis qytetarit që ka votuar dhe politikanit që ka marrë votën. Kur politikani prish raportin moral me qytetarin bie nga sistemi politik sepse nuk votohet më dhe ruajtja e këtij raporti i intereson edhe partise politike sepse humbet një mandat. Pse qeveria sot nuk kujdeset për këtë raport moral me qytetarin ? Sepse sot kemi një sistem bipolar autokratik..

Lexone

Protesta, Kryemadhi: Jemi peng i qytetarëve, bëjmë ç’ka do kërkojnë ata!

“Ne jemi organizatorët, por tashmë jemi peng i qytetarëve dhe do të bëjmë atë që ata do kërkojnë në protestë ditën e shtunë.” Ky ishte komenti i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi për protestën që do të mbahet pas tre ditësh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke lënë të hapur çdo skenar të mundshëm, në një kohë që qëllimi është rrëzimi i qeverisë së krimit. Ndëprerja e seancës shtyu që të fliste për mediat kur opozita i la ambientet e Kuvendit dhe Kryemadhi theksoi se “kjo mazhorancë ka frikë nga qytetarët, pasi edhe sot tregoi se nuk ka më shpresë, e nuk ka më asnjë të ardhme me grupin kriminal që ka uzurpuar dhe rrëmbyer institucionet”. “Nuk ka shpresë me këtë monstër që me lidhjen me drogën ka masakruar shqiptarët psikologjikisht dhe ekonomikisht. E vetmja zgjidhje është jo vetëm dalja në rrugë, por përmbysja e çdo segmenti kriminal. T’i tregojmë Edi Ramës se ka ngelur vetëm, se është një tellall i dalë boje. Ai është i vetëm edhe përballë drejtësisë që do ia bëjnë shqiptarët dh..

Lexone