Home / Tag Archives: qeverine

Tag Archives: qeverine

Ilir Demalia tregon sherrin: Tentova të godas me karrige Fidel Yllin, por erdhi Tom Doshi dhe pasi më gjuajti, më vuri pistoletën në kokë

Ilir Demalia deklaroi dy ditë më parë, se vite më parë kishte pasur një sherr me Tom Doshin dhe fidel Yllin.Sot ai ka sqaruar këtë sherr për Panorama, duke dhënë versionin e tij.“Ishte korriku i vitit 1995 dhe unë kisha shkuar në Tiranë, nga New York-u për botimin e librit “Drejt Perëndimit”, një libërth shënimesh si fletore për ngjarjet e janar-korrikut 1990, që më pas u botua i plotë si refleksione, dëshmi, ngjarje në 2015-n me titullin “Guri fundit i dominosë” i ribotuar në 2017.Në faqen 11 të librit, unë shkruaja: “Në këtë kohë Gramozi (Pashko) ishte nga ata “kurajozë” që kishte dhënë intervista te “Zëri Amerikës” në një kohë që dëgjimi i këtij stacioni ishte ilegal. Të ketë pasur visto nga lart?!…Fidel Ylli kishte qenë badigard i Gramozit, kur ky ishte zv/ kryeministër në qeverinë e stabilitetit dhe më pas ishte badigard i Kryeministrit Aleksandër Meksi deri në vitin 1993 kur Meksi e largoi…Fideli kishte hapur një kafe në këtë kohë që quhej “Bar West” në qoshe të “Parkut..

Lexone

A po organizon Ben Blushi një “bërthamë anti-kryeministër” ne Top Channel?

Ditët e fundit, Ben Blushi është duke bërë përpjekje për të afruar në TCH disa emra të njohur nga televizionet e tjera.Pas lajmeve se është bërë një ofertë për Blendi Fevziun, ditën e sotme është publikuar në media dhe një takim me disa gazetarë të tjerë që njihen për sulmet e vazhdueshme që bëjnë ndaj kryeministrit.Sipas portalit ‘Pamfleti’, ish-kreu i LIBRA-s dhe njëri ndër kritikët më të fortë të Edi Ramës, tashmë në krye të një prej televizioneve më të rëndësishme të vendit, ka vendosur të mbledhë në këtë TV një “bërthamë” anti-kryeministër, në përpjekje për t’i rikthyer shkëlqimin këtij televizioni.Nga takimet që ai ka pasur me personazhe të botës së medias, ka vënë theksin se një media e fortë është një përgjigje e mirë, për të kundërshtuar qeverinë dhe sidomos kryeministrin Edi Rama.Sipas të njëjtit portal pak ditë më parë, Blushi ka mbledhur në një lokal në Surrel, Blendi Fevziun, drejtuesin e Klan Plus, Armand Shkullaku dhe analistin Andi Bushati, ku ka marrë dhe mirat..

Lexone

Siri, vriten 4 ushtarë rusë

Ministria e Mbrojtjes në Rusi tha se 4 ushtarë rusë u vranë në Sirinë Lindore nga militantë. “Katër ushtarë rusë u vranë nga militantët në Republikën Arabe Siriane”, njofton ministria. Në njoftim u tha se shkëmbimi me armë zjarri ndodhi kur disa grupe të terroristëve sulmuan qeverinë siriane gjatë natës.Dy këshilltarë u vranë gjatë sulmit ndërsa 5 pjesëtarë tjerë të stafit u plagosën, dy nga të cilët ndërruan jetë nga plagët.Rusia ka zhvilluar një sërë sulmesh në Siri që nga viti 2015, për të ndihmuar përfundimin e luftës civile në favor të presidentit sirian Bashar al-Assad.Zyrtarisht, Rusia ka humbur rreth 90 vetë nga personeli ushtarak i vendosur në Siri, gjatë luftës civile në këtë shtet.27 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Emri i Maqedonisë, grekët paralajmërojnë protesta në Athinë më 6 qershor

Në më shumë qytete në Greqi janë paralajmëruar protesta për më 6 qershor, kundër bisedimeve për çështjen e emrit. Organizatorët e protestave janë të njejtët që organizuan protesta në Selanik dhe Athinë, por kësaj radhe nuk do të protestohen në këto dy qytete por në disa tjera, të cilat ende nuk janë bërë të ditura, shkruan Nezavisen.Organizatorët e protestave thonë se duan të rikujtojnë qeverinë që populli grek është kundër çdo lëshimi për emrin e Maqedonisë, dhe kërkojnë që të respektohet dëshira e popullit.Siç njoftuan sot, tani më janë në kontakt me qeverisjen lokale të vendeve ku do të mbahen protesta dhe është kërkuar mbështetje nga ana e tyre.Ndërkaq, mijëra grekë në janë protestuan në Selanik dhe në shkurt në Athinë me mesazhin “Maqedonia është greke” duke kundërshtuar kështu negociatat për gjetjen e kompromisit për çështjen e emrit.

Lexone

Harxhi ironizon Bashën: Po tani që e hoqëm Xhafën e rrëzuam qeverinë!

Ish-zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike Edith Harxhi ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha pas protestës së sotme.Përmes një statusi në Tëitter Harxhi e cilëson si shumë zhgënjyes Bashën e fjalimin e tij, ku kryedemokrati sipas Harxhit nuk e përmend asnjëherë Ramën, ndërsa e pyet atë në mënyrë ironike se çfarë do të bëjë tani që Xhafën e largoi e qeverinë e rrëzoi, siç kishte pretenduar të bënte me këtë protestë.“Po tani qe e“hoqem” Xhafen dhe “rrezuam” qeverine cfar do bejme? Xhiro neper Tirane! Si nuk e permende nje here Edi Ramen me emer ne fjalimin tend epik? Ti perfundimisht nuk zhgenjen me askend as veten tende. Perfundimisht establishment! Ne kazan je edhe ti,por do rrokulliset shpejt”, shkruan Harxhi.26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Edit harxhi ironizon Bashën: Po tani që e hoqëm Xhafën e rrëzuam qeverinë, çfarë do bëjmë?

Ish-zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike Edith Harxhi ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha pas protestës së sotme.Përmes një statusi në Tëitter Harxhi e cilëson si shumë zhgënjyes Bashën e fjalimin e tij, ku kryedemokrati sipas Harxhit nuk e përmend asnjëherë Ramën, ndërsa e pyet atë në mënyrë ironike se çfarë do të bëjë tani që Xhafën e largoi e qeverinë e rrëzoi, siç kishte pretenduar të bënte me këtë protestë.“Po tani qe e“hoqem” Xhafen dhe “rrezuam” qeverine cfar do bejme? Xhiro neper Tirane! Si nuk e permende nje here Edi Ramen me emer ne fjalimin tend epik? Ti perfundimisht nuk zhgenjen me askend as veten tende. Perfundimisht establishment! Ne kazan je edhe ti,por do rrokulliset shpejt”, shkruan Harxhi.26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Rama ndërpret qytetarin që po e krahasonte me Skënderbeun: Lere se për atë kemi Elisën

Kryeministri Edi Rama ka qenë në qytetin e Kuçovës, në kuadër të turit të llogaridhënies.“Nuk jemi të imunizuar nga grabitqarët dhe parazitët në nivelet nga më të ndryshme të administratës. Ka dhe në nivele të larta të administratës.Sigurisht është një beteje që nuk fitohet në 6 muaj, por është betejë fitohet bashkë me qytetarët. Me një aplikacion e ke qeverinë në xhep”, tha Rama, që më pas ka dëgjuar ankesat nga qytetarët.Qytetari: U bënë katër që ke thënë ata që nuk dalin dot nga dera do dalin nga dritarja, por ata nuk po ikin nga zyrat tuaja zoti kryeministër.Nuk më kanë zgjidhur problemin, nuk kam pronën time, të lutem ndërhy.Jetë shëndet dhe liri, se Skënderbeu ka thënë që lirinë…Rama: Për Skënderbeun kemi Elisën. Mos na ço tek Skënderbeu se e ka Elisa Spiropali atë punë.

Lexone

Grigja shpjegon ngatërresën e Lulit për muajin e mitingut!

Ka bërë shumë përshtypje fakti që Luli bëri thrrje publike që qytetarët të mblidhen të gjtihë në shesh më 26 Qershor. Pas pak dikush e kujtoi dhe tha: Më falni, më 26 maj. Kjo ka shtuar dyshimet për aftësinë e Lulit për të mbajtur mend numrat. Por Grigja u përpoq të shpjegonte rrethanat se si ndodhi kjo.“Ne ishim mbledhur bashkë në zyrë: Unë Luli Salianusi, Paloka dhe Muli.-Eh si vajti kjo punë tha Luli. Më 26 qershor do ishim në pushtet. Kaloi një vit pa u kuptuar.-Eh tha Paloka. Thke çi bën, qeveri e drogës.-Unë mendoj se kemi kohë,- tha Muli, deri më 26 qershor e rrëzojmë. Babalja tha “më jepni 2 milion lek se kam gjetur një tjetër me zërin fiks si Gonia”.-26 Qershori do ishte kthesa jonë e madhe,- psherëtiu Luli. Nuk duhet t’ia falim kurrë Ramës këtë tradhëti.-Unë të jap fjalën se këtë muaj do kapim Taulant Ballën,- tha Salianusi. E kam vënë re që shkon çdo javë në Librazhd. Do ketë ndonjë pisllëk, por do ta ndjek. Këta policët që i kemi vënë nga pas, e kanë filmuar një..

Lexone

“Babalja 2”, Flamur Noka premtim para protestës “madhështore”: Do publikojmë një përgjim të ri

Flamur Noka pretendon se ka një përgjim tjetër kompromentues për qeverinë ku pritet të zbulohet çështja “Babalja 2”.Deputeti demokrat sot në mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat garantoi se kjo do të vijë shumë shpejt dhe me gjasa para protestës së thirrur nga opozita.“Së shpejti do të publikojmë një përgjim të ri”, mësohet të ketë thënë deputeti i PD pa dhënë detaje.Ndërkohë pavarësisht dorëzimit të vëllait të Fatmir Xhafajt te drejtësia italiane, demokratët mbeten të pakënaqur.“Së shpejti një përgjim i ri që provon se Agron Xhafaj vijonte trafikun e drogës, gjatë kohës që vëllai i tij ka qenë ministër i Brendshëm. Largimi i Agron Xhafajt në Itali ishte një lëvizje dinake për t’u hedhur hi syve njerëzve.” tha Noka.(TemA)

Lexone

Shqiptarja që punon për qeverinë e Kanadasë

Shpresa Lloshaj është emri shqiptares që punon në qeverinë e Kandasë. Lloshaj punon si këshilltare për politikat e pronësisë intelektuale në Kanada , ndërsa së fundmi vjen në Kosovë për të punuar mbi një projekt për periudhën e luftës.Gjatë një interviste për emisionin “Jeta në Kosovë”, ajo ka treguar se po punon për një dokumentar lidhur me gratë gjatë luftës në Kosovë.“Filmi dokumentar flet për përvojat dhe rolin e gruas gjatë luftës në Kosovë sepse kur kam filluar një bisedë me gratë e kam parë që ata nuk kanë qenë viktima sikur u paraqiten dhe nuk janë pjesë e narracionit të luftës tashmë”, ka thënë Loshaj.Më tej Shpresa Lloshaj ka treguar, se ka bërë një hulumtim shkencor mbi komunitetin ndërkombëtar dhe Kosovën.

Lexone