Home / Tag Archives: qendrore

Tag Archives: qendrore

“Starbucks” do të hapë dyqanin e parë në Serbi

Beogradi do të ketë së shpejti dyqanin e parë “Starbucks”.AmRest Holdings SE, operatori më i madh i restoranteve në Europën Qendrore, ka zbuluar planet për hapjen e një kafeneje të stilit amerikan në kryeqytetin e Serbisë brenda këtij viti.“Starbucks” nuk është hyrje e re në Europën Lindore.Në vitin 2016, në Sllovaki u hap dyqani i parë, ndërsa sot Bratislava numëron katër të tilla.Po ashtu, në vitin 2008 në Pragë u hap “Starbucks” i parë.Tashmë zinxhiri i dyqaneve “Starbucks” operon në 7 vende: Poloni, Gjermani, Republika Çeke, Sllovaki, Hungari, Rumani dhe Bullgari, ku në total janë hapur 300 dyqane.(TemA TV)

Lexone

Gol, asnjë festë dhe paraqitje e shkëlqyer, por Hames nervozon tifozët

Hames Rodrigez ishte një ndër figurat qendrore të sfidës së djeshme mes Realit e Bajernit. Kolumbiani shkëlqeu, ishte ndër më të mirët në fushë, por pati edhe momente kur krijoi debate mes tifozëve.Mesfushori 26-vjeçar deklaroi para ndeshjes së nuk do të festonte në rast se shënonte dhe ashtu bëri, duke ngritur duart e duke kërkuar falje.Veprim që ka tërbuar jo pak tifozë të Bajernit, por Hames shpjegoi: “Kam qenë tre vite në Madrid, jam ndier shumë mirë dhe me lumturuar duartrokitjet e tifozëve të Realit”.I huazuar nga Reali, Hames nervozoi tifozët edhe në fundi e takimit, kur nxori topin jashtë për shkak se Asensio ishte i dëmtuar, por arbitri kishte bërë shenjë që loja të vazhdonte. “Idiotllëk, dukej qartë që Reali mundohej të vononte lojën”, “Po të ishte Hames i shtrirë në tokë Reali nuk do e ndalte lojën”, komentonin tifozët në rrjetet sociale.Megjithatë, Hames luajti një ndeshje shumë të mirë, dha 76 pasime, mbi 82% të sakta, si pak lojtarë në fushë, ndërsa në fund ndjeu ..

Lexone

Nuk arritën objektivat, Rama shkarkon 2 drejtorë rajonalë të punësimit

Objektivin që deri më 31 dhjetor 2018 të realizojë 25 mijë punësime, Kryeministri Edi Rama e bëri me dije gjatë Asamblesë së PS ditën e shtunë, prej nga premtoi se do të ketë shkarkime për këdo nga zyrtarët lokalë e qendrorë që nuk punojnë drejt këtij objektivi.Dhe kështu ka ndodhur. Gjatë mbledhjes më dyer të mbyllura të zhvilluara në kryeministri, Rama ka njoftuar shkarkimin ne dy zyrtarëve, konkretisht drejtorin Rajonal të Punësimit në Elbasan, Oltion Kukunja dhe atë të Delvinës, Skënder Qilimi për performancë të dobët dhe mospërmbushje të objektivave të vendosura nga kreu i qeverisë.Burime pranë kryeministrisë bëjnë me dije se Kukunja ka punësuar përmes zyrave vetëm 65 persona që nga 110 që ishte objektivi i punësimit për muajin prill, me 45 punësime me pak se objektivi. Ndërsa drejtori i Punësimit në Delvinë ishte me vetëm tre punësime nën objektiv, por Rama nuk e ka falur, duke e shkarkuar nga detyra.30 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Basha pret në radhë, për të votuar vetveten

FOTOLAJM/ Basha pret në radhë, për të votuar vetveten

Luzim Basha si një prej 2 kandidatëve për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, të cilin e ka ngrirë, është shfaqur në selinë qendrore të partisë duke mbajtur radhë, për të votuar vetveten. Basha ka votuar rreth një orë pas rivalit të tij, Eduard Selami. Ndërkohë në radhë, siç duken …

Lexone