Home / Tag Archives: qelizave

Tag Archives: qelizave

Shenjat e frikshme të mpiksjes së gjakut, që duhet t’i dini PATJETËR

Përshtati në shqip: Blertina KokaMpiksja është një grumbullim i qelizave dhe proteinave në gjak. Ajo ndihmon në ngadalësimin e gjakderdhjes pas plagosjes. Zakonisht shpërbëhet pas shërimit. Nëse jo, ose nëse formohet kur nuk duhet, mund të bllokojë enët e gjakut.Çfarë problemesh mund të shkaktojë?Mpiksja e gjakut mund të çojë në probleme serioze, deri në vdekje. Nëse shfaqet në arterie, mund të shkaktojë atak në zemër ose goditje në tru. Nëse shfaqet në venë, mund të ndieni dhimbje dhe ënjtje. Një mpiksje e thellë në trup quhet tromboza e venës së thellë. Ndërsa në mushkëri është embolizmi pulmonar. Të dyja këto janë gjendje të rënda shëndetësore.Zbuloni simptomat që paralajmërojnë për mpiksje gjaku, faktorët që ju rrezikojnë dhe si ta parandaloni. Shfletoni galerinë…

Lexone

Një shpresë për shërimin e kancerit të gjirit, pacientja me metastaza shërohet plotësisht falë imunoterapisë

Një grua e sëmurë me kancer të gjirit në fazë të avancuar është shëruar plotësisht falë terapisë me qeliza imunitare të vetë pacientes.Limfocitet T të gruas kanë arritur të eliminojnë plotësisht tumorin dhe metastazat, duke ofruar një shans për kurë atje ku terapitë tradicionale kanë dështuar.Terapia është ndjekur nga Steven Rosenberg i Institutit Nacinal të Shëndetit në Bethesda, Maryland, dhe rezultatet janë publikuar në revistën “Nature Medicine”.Pacientja në fjalë nuk ka shenja të tumorit prej 2 vitesh.Kjo është hera e parë që imunoterapia e qelizave T aplikohet me sukses në kancerin e gjirit në fazë të avancuar.Janë dy strategjitë më efikase të luftimit të kancerit përmes imunoterapisë.Njëra bazohet në përdorimin e qelizave imunitare të pacientit direkt në trupin e tij nëpërmjet ilaçeve, ndërsa tjetra në përdorimin direkt të këtyre qelizave.Në rastin e dytë, limfocitet T të pacientit izolohen nga gjaku apo nga tumori dhe më pas onkologët seleksionojnë vetëm qelizat m..

Lexone

Një shpresë e re për të sëmurët me kancer të trurit

Një vaksinë që mund të zgjasë jetën e personave të diagnostikuar me kancer të trurit duket premtuese.Pacientët me glioblastoma, të cilët morën pjesë në studim, jetuan dyfish më shumë se ata që u ishin nënshtruar trajtimeve standarde.Vaksina funksionon në bazë të qelizave imunitare, të cilat sulmojnë kancerin.Trajtimet standarde për glioblastomën, një nga format më agresive të kancerit të trurit, janë kryesisht operacionet për heqjen e tumorit, të cilat ndiqen nga radioterapia dhe kemioterapia.Sëmundja është ndër më të vështirat për t’u trajtuar dhe pacientët jetojnë vetëm 15-17 muaj pas operacionit.Vaksina DCVax është ende në fazat eksperimentale, por rezultatet duken premtuese. 232 pacientë janë trajtuar deri tani me të.Kjo vaksinë fuksionon në bazë të qelizave imunitare, të njohura si qelizat dendritike.Ato merren nga trupi i pacientit dhe kombinohen me një kampion të tumorit.Kur vaksina injektohet në trupin e pacientit, sistemi imunitar i kundërpërgjigjet kancerit...

Lexone

Studimi më i fundit: Viagra dhe vaksina ndaj gripit mund të trajtojnë kancerin

Një kombinim i viagrës dhe vaksinës për gripin mund të trajtojë kancerin, sugjeron një studim i ri. Kjo përzierje e ilaçeve mund të nxisë sistemin imunitar të sulmojë qelizat tumorale të mbetura pas operacionit për heqjen e masës tumorale.Pasi e testuan trajtimin tek minjtë me kancer të mushkërisë, hulumtuesit shkencorë kanadezë vunë re një rënie me 90% të përhapjes së sëmundjes.Trajtimi do të testohet tani tek 24 pacientë me kancer të mëlçisë dhe mund t’i hapë rrugë aprovimit të tij për t’u përdorur gjerësisht tek pacientët me kancer.Normalisht, qelizat imunitare të quajtura qelizat vrasëse natyrale luajnë rol në zhdukjen e qelizave kancerogjene metastatike. Por, operacioni shkakton një tjetër lloj të qelizës imunitare, e quajtur qeliza shtypëse e nxjerrë nga mieloidi, që bllokon qelizat vrasëse natyrale. Shkencëtarët nga Universiteti Ottawa, me drejtuese dr. Rebecca Auer, kanë zbuluar se ilaçet për disfunksionin erektim bllokojnë këto qeliza shtypëse, duke lejuar qelizat vrasës..

Lexone

Maskë me domate për pastrimin e fytyrës

Acidet natyrale, antioksiduesit, vitaminat dhe mineralet e gjendura tek domatet përmbajnë veti të mira pastruese që ndihmojnë në heqjen e grimit, papastërtive, qelizave të vdekura të lëkurës dhe neutralizimin e pjesëve të yndyrshme të fytyrës.Po ju prezantojmë një maskë efektive për rrudhat , me produkte qe gjenden në kuzhinën tuaj. Këtë herë maskën mund ta përgatisni me domate.Ju duhet një domate mesatare, të cilën duhet ta vendosni të ziejë për maksimumi 5 minuta. Më pas hiqni lëkurë dhe tulin bëjeni pure duke i shtuar edhe 2 lugë çaji me mjaltë dhe 1 lugë çaji me lëng limoni. Gjithë masën përhapeni në lëkurë dhe mbajeni për 15 minuta. Domatet janë të pasura me vitamina dhe lëndë si hekur, zink dhe antioksidues. Ato mund të përdoren edhe për trajtimin e problemeve me aknet, poret e zmadhuara dhe yndyrën e tepërt.Ç’prisni për ta provuar?

Lexone

Thinjat, jo vetëm shenjë plakje…

Nëse mendoni se ju janë thinjur flokët si pasojë e stresit në punë, familje ose i një marrëdhënie në çift, mund të keni të drejtë. Shkencëtarët kanë zbuluar se stresi realisht mund t’ju shkaktojë thinje të parakohshme të flokëve.Më parë është thënë se thinja e parakohshme është një proces i paevitueshëm gjenetik që trashëgohet në familje. Por, shkencëtarët kanë zbuluar se kur trupi është i stresuar – si pasojë e një sëmundjeje të rëndë ose nga ngjarje të tjera tronditëse – ka një efekt të dyfishtë.Shkencëtarët kanë zbuluar se një molekulë e përfshirë në pigmentimin e flokëve gjithashtu kontrollon gjene të caktuara të sistemit imunutar.Studimi, i kryer tek minjtë dhe i publikuar tek revista PLOS Biology, tregon se kur trupi është nën atak, qelizat prodhojnë sinjale kimike të quajtura interferone.Ato rrisin masat mbrojtëse ndaj viruseve, por nga ana tjetër kanë si efekt anësor zhdukjen e qelizave që prodhojnë pigmentin e flokëve.Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Lexone

Trutë, jashtë trupit? Po, tani mund të ndodhë

Një kërkim shkencor i udhëhequr nga neuroshkencëtari Nenad Sestan nga universiteti i Jeillit u prezantua në 28 mars në një takim të institutit të shëndetit. Ky takim kishte për objektiv trajtimin e disa etikave të lidhura me avancimet e fundit në shkencën e trurit. Në këtë takim Sestan shpjegoi se kishin marrë në studim 100 -200 tru të derrit nga një thertore dhe se ata përdorën pompa, ngrohëse dhe gjak artificial për të rivendosur kthimin e oksigjenit. Shkencëtari deklaroi se nuk kishte prova reale të një aktiviteti elektrik tek kafsha.Ekipi i tij nuk u përpoq të rivendoste aktivitetin elektrik. Ajo që zbuluan ishte një fraksion domethënës të qelizave që silleshin sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Mijëra qeliza mbeteshin gjallë dhe të shëndetshme dhe mund të realizonin një aktivitet normal për 36 orë. Sistemi quhet BrainEX dhe ekipi beson se qasja mund të aplikohet në shumë specie të ndryshme jo vetëm tek derrat. Aplikimi direkt i këtij kërkimi është aftësia për të studiuar trurin në ..

Lexone

Këto janë shenjat që tregojnë se keni mungesë hekuri në gjak

Rreth 9% e grave vuajnë nga mungesa e hekurit dhe për më tepër nuk janë as në dijeni. Hekuri është një mineral që merr pjesë në shumë funksione metabolike ndaj niveli i ulët i tij mund të shoqërohet me jo pak probleme shëndetësore.Lodhje kronikeTrupi e përdor hekurin për të krijuar homoglobinën, substancën e gjendur tek qelizat e kuqe të oksigjenit që transmetojnë oksigjenin. Është mungesa e hekurit ajo që na bën të ndihemi të lodhur, pasi qelizat nuk furnizohen me gjak.Kjo gjendje është gjithashtu shkaku i mospërqëndrimit dhe mungesës së dëshirës për të bërë gjëra.Lëkurë e zbehtëKjo është gjithashtu një shenjë e një numri të ulët të qelizave të kuqe të gjakut.

Lexone

Talasemia – Kuriozitete dhe këshilla

Kuriozitete dhe këshilla insertet nga emisioni “Pasditja ime” e bardhë Përgatiti dhe lexoi tekstin: Klajd Gorica Montazhi: Endri Talasemia Talasemia si fjalë e ka prejardhjen nga grekët, të cilët kur u kthyen nga deti thirrën thalasis që do të thotë det. Pasi kjo sëmundje ishte e zakonshme në mesdhe. Njihet …

Lexone