Home / Tag Archives: publikun

Tag Archives: publikun

Vin Veli rikthehet në spanjisht me “Te Amo”

Vin Veli, është mjaft i njohur për publikun shqiptar, për talentin e tij të padiskutueshëm në muzikë, ku njihet si një prej Dj më të mirë në Shqipëri.Tashmë, ai ka sjellë edhe projektin e tij më të ri muzikor, “Te Amo”, një këngë e cila ka një klip mjaft tërheqës dhe fiks për sezonin veror.Spanjisht dhe mjaft ekzotik, ndiqeni më poshtë projektin e ri muzikor të Vin Veli.The post Vin Veli rikthehet në spanjisht me “Te Amo” appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

“Top Awards”, Ledri hyn në “top 3” me bashkëpunimin me Butën

Ledri dhe Buta kanë bashkuar sërish fuqitë për të sjellë një tjetër projekt muzikor, për të cilin duket se suksesi është i garantuar.“Mbi Re” titullohej bashkëpunimi i parë i dyshes së talentuar, i publikuar rreth 10 muaj më parë. Kjo këngë rezultoi tepër e pëlqyer për publikun shqiptar dhe nisur nga kjo, dy reperat vendosën të sillnin një tjetër projekt muzikor së bashku. “Mbi Re” vazhdon ende të jetë në “The Top List” për plot 44 javë, ku për këtë javë pozicionohet në vendin e 32-të.“Merri Merri” mban titulli bashkëpunimi i dytë i Ledrit dhe Butës, i cili ka tre javë që është bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.Ndërkohë që javën e parë renditej në vendin e 25-të, një javë më vonë, falë mbështetjes së fansave, “Merri Merri” u ngjit me 22 pozicione, duke zënë vendin e 13-të. Kjo javë ka rezultuar akoma më e suksesshme për dy artistës, pasi këngë është ngjitur me 10 pozicione, duke u pozicionuar tek tre këngët më të dëgjuara të javës...

Lexone

VIDEO: Spoti i Argjentinës për Botërorin është një perlë, dialog mallëngjyes i Ruxherit me publikun

Tek Argjentina kanë zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për ta motivuar ekipin kombëtar për t’i shkuar deri në fund Botërorit të Rusisë.Spoti i realizuar para Botërorit është mjaft i veçantë dhe mallëngjyes.Ish-mbrojtësi i njohur i Argjentinës, Oskar Ruxheri, aktualisht trajner, është protagonisti kryesor i spotit para Botërorit për argjentinasit.Në fushë, me një ombrellë në dorë, pasi bie shi, kampioni i botës në vitin 1986, interpreton një dialog plot emocione me publikun në shkallët e stadiumit.I gjithë qëllimi është për të shtyrë Lionel Mesin me shokë për të fituar trofeun e Kupës së Botës. Për të mos u humbur…

Lexone

“Komedia që shkon për dreq” ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar

Shfaqja teatrale ”Komedia që shkon për dreq” me regjinë e Driada Dervishi do shfaqet për artdashësit kryeqytetas në skenën e Teatrit Kombëtar.Kjo komedi vjen pas një suksesi në rrugëtimin e saj në teatrot e Korçës dhe Durrësit.Bëhet fjalë për një shfaqje brenda shfaqjes, ku në qendër të së cilës janë një trup akorësh amatoreskë të cilët marrin përsipër që të sjellin një vepër teatrale shumë të rëndësishme, një kafshatë që për ta nuk mund të kapërdihet dhe aq lehtë dhe pa dyshim ajo përfundon në një dështim.Kjo shfaqje bën bashkë emra të mëdhenj aktorësh si Bujar Asqeriu, Olta Daku, Romir Zalla, Gentian Zenelaj, Sokol Angjeli, Donald Shehu si dhe riktheu në skenën e teatrit, Monika Lubonjën.Në Teatrin Kombëtar shfaqja do të vijë për publikun në datat 31 maj dhe 1,2,3 qershor, ora 20:00.The post “Komedia që shkon për dreq” ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Pas 14 viteve në televizion, zonja Tefta heq dorë nga ekrani për këtë arsye

Për plot 14 vite me rradhë, ekrani shqiptar u pushtua nga emisionet e gatimit të Tefta Panagoja, e cila njihet për publikun thjesht si “Zonja Tefta”.E tashmë, pas kaq shumë vitesh, ajo ka lajmëruar se do të largohet nga ekrani.“Kam 70 vite mbi kurriz. 14 vite me këtë emision, me shumë pasion, me shumë përkushtim, me shumë mirënjohje për të gjithë ata që më kanë ndjekur. Vjen momenti kur duhet të lësh stafetën. Duhet të jem nën kujdesin e bebit që vjen së shpejti”, ka rrëfyer ajo gjatë emisionit “Rreze dielli”.Nesër do të jetë dalja e fundit e Zonjës Tefta në ekran, e cila është kthyer në kuzhinieren më të famshme në Shqipëri.The post Pas 14 viteve në televizion, zonja Tefta heq dorë nga ekrani për këtë arsye appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Xhensila dhe Bes Kallaku zihen me çiftin e njohur shqiptar? Detaji që i nxorri zbuluar

Prej një kohe të gjatë, ekzistonte një miqësi e ngushtë midis dy çifteve Besi-Xhensila dhe Kristian-Drilona.Në fotot e Besit, por edhe të Kristianit, nuk mungonin komentet e njëri-tjetrit, të cilët e cilësonin veten si ‘vëllezër’ dhe e njëjta miqësi shihej edhe midis Xhensilës e Drilonës.Mirëpo, mesa duket këto dy çifte nuk kanë më një marrëdhënie miqësore si më parë. Me një kërkim të lehtë, rezulton se ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe ka kaluar disa kohë që kur ata janë parë së bashku në publik.Pavarësisht këtyre detajeve, fotot që ata kanë hedhur me njëri-tjetrin në Instagram nuk janë fshirë akoma.Drilona dhe Kristiani u njohën për publikun shqiptar nga dasma përrallore që bëri shumë bujë në Tiranë, si edhe për faktin se Drilona ka në pronësi “Altar”, dyqanin që mban dizenjot e Valdrin Sahitit dhe që më përpara e kishte Elvana Gjata.The post Xhensila dhe Bes Kallaku zihen me çiftin e njohur shqiptar? Detaji që i nxorri zbuluar appeared first on Zonë E Lir..

Lexone

I jepet lamtumira e fundit aktorit të “Ertugrul”, kolegët e tij shpërthejnë në lot

Aktori i njohur turk, Arda Oziri, është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit, pas aksidentit tragjik që i mori jetën mesnatën e së dielës. Ai ishte i njohur për publikun nga roli i tij si Goktug në serialin “Ertugrul”.Në ceremoninë mortore të aktorit 39 vjeçar, që u mbajt në Izmir të Turqisë, ishin të pranishëm të afërm dhe miq të tij, si edhe aktorët e njohur Burak Altay e Riza Kocaoglu.Ky i fundit ishte shoku i ngushtë i të ndjerit, ku mbajti edhe disa fjalë në nder të Ozirit.Oziri “Ishte më i shpejti ndër ne. Tani e provoi edhe këtë”, u shpreh ai, ndërkohë që nëna e aktorit dhe e motra e tij mezi qëndronin në këmbë gjatë ceremonisë mortore.Ndërsa Cengiz Çolak rrëfeu momentet e fundit të aktorit pak para se të ndaheshin përgjithmonë.“Mbrëmë ai ishte me mua për të parë finalen e Ligës së Kampionëve. Kaluam një mbrëmje të këndshme, qeshëm shumë. I thashë, “mos shko në këtë orë, rri këtu”, por doli rreth orës 3:00 te mëngjesit. Ai u aksidentua. Kam humbur një mik të..

Lexone

Amfiteatri tek Liqeni i Tiranës hapet së shpejti: Falas apo me pagesë?

Amfiteatri tek Liqeni i Tiranës është investimi më i ri në kryeqytet për botën e artit, i cili do të hapet për publikun më 30 maj dhe ka një kapacitet prej 1500 vendesh.Të ftuar në studio për të folur mbi këtë amfiteatër kanë qenë Arjan Sukniqi dhe Blendi Gonxhe, si edhe aktori e regjisori Laert Vasili, i cili do të mbajë në këtë amfiteatër, teatrin muzikal “Këngë dashurie me korba”.Në lidhje me këtë vepër, Blendi Gonxhe është shprehur se ata kanë shndërruar amfiteatrin që ishte ndërtuar që prej 1974, i cili ishte punuar me materiale të dobëta dhe kishte thyerje, rrëzime, duke dalë kështu jashtë përdorimit “Ne nuk e rindërtuam amfiteatrin, e bëmë nga e para atë”, u shpreh ai.“Mund edhe të mos ishte amfiteatër se duhet të jetë krejtësisht rrumbullak që të jetë e tillë, por ka rëndësi që njerëzit e lidhnin me këtë emër dhe ndaj e mbajtëm emrin si amfiteatri i Tiranës”, u shpreh Gonxhe.Sipas Arjan Sukniqit, i gjithë amfiteatri i ri ka pasur një buxhet shpenzimi prej 400 mijë dolla..

Lexone

Anri Sala i bashkohet sot festivalit tek “Reja”, ja surprizat që rezervohen për publikun në mbrëmje

Programi i së Martës në Festivalin e Resë nis në orën 20:00 me Danc Teatër nga Kompania CUBE (Austri), me artistët Christian Ubl, Fabienne Gras dhe Laurie Fouvet. Pjesa “Unë jam nga Austria si Wolfi”, është një solo performancë (vallëzim tre pjesësh) që reflekton jetën personale të artistit, me nota humori. Si një emigrant edhe si kërcimtar, ai sjell atdheun e tij- Austrinë, vendlindjen e tij-Vjenën, kulturën dhe trashëgiminë kulturore, duke i vendosur si një paralele ashtu edhe në konflikt me njëri- tjetrin.Nata do të marrë një drejtim krejtësisht të ri, por jo më pak interesant.Të gjithë do të mblidhen për praktikat e lashta të meditimit nga Bhakti Marga dhe thirrjet shëruese Om. E harruar në kohë, kjo teknikë e lashtë na ndihmon të kthejmë energjinë negative në pozitive, të mbështesim mirëqenien tonë emocionale, mendore dhe fizike dhe kultivojmë më shumë gëzim, dashuri dhe paqe në botë.Ndërkohë sot në mbrëmje, artisti shqiptar me famë botërore, Anri Sala, do i bashkohet Festiv..

Lexone

VIDEO/ “Thirrjet nacionaliste kundër shqiptarëve”, reagon këngëtari grek: Unë ju dua shumë, ja e vërteta e deklaratave diskriminuese

Këngëtari grek Notis Sfakianakis, ka reaguar lidhur me deklaratat për bojkot nga një grup aktivistësh të cilët i kanë konsideruar tepër fyese qëndrimet e artistit ndaj shqiptarëve.Sfakianakis thotë se nuk ka bërë asnjë deklaratë diskriminuese ndaj shqiptarëve, por përkundrazi ai e do shumë vendin.Ndërkohë, gjykon se mediat kanë spekuluar nga intervistat që ka dhënë.“Nuk i kam thënë kurrë këto fjalë. Mediat më kanë manipuluar. Dhe diçka tjetër, fakti që këtu jemi në ILIRI kjo i thotë të gjitha.Ta ftojmë publikun së bashku në Pallatin e Kongreseve të enjten…Ju dua shumë, ju pres në Pallatin e Kongreseve”, tha ai në shqip.(TemA)

Lexone