Home / Tag Archives: publikuar (page 30)

Tag Archives: publikuar

Përgjimi misterioz, 3 zyrtarët e PD japin llogari sot te Krimet e Rënda

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të marrë sot në pyetje tre zyrtarët e PD, dy deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji si dhe ekspertin për çështjetl ligjore, Gazmend Bardhi lidhur me përgjimin ambiental të publikuar prej tyre 4 ditë më parë për Agron Xhafajn dhe dhe që ngriti dyshime të mëdha lidhur me autenticitetin e tij.Tre opozitarët janë thirrur për t’u paraqitur para Prokurorisë së Krimeve në orën 10:30 të ditës së sotme. Ata do pyeten lidhur me publikimin e përgjimit ku nga PD pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bisedon me një trafikant droge për transportimin e një ngarkese me kanabis drejt Italisë i cilësuar si bashkëpunëtori X.Agron Xhafaj kallëzoi për shpifje të hënën në mbrëmje Alibeajn, Salianjin dhe Bardhin pranë Prokurorisë së Tiranës, duke theksuar se sajuan këtë material në mënyrë të paskrupullt.Në kallëzimin e bërë në Prokurori, Xhafaj thotë se zëri që dëgjohet në audio nuk është i tij.Kur kanë kaluar katër ditë n..

Lexone

Dhëndërri i Berishës poston foton e Xhafajt student me Enverin, qytetari i përgjigjet me fotot e vjehrrit Sali me fëmijët e diktatorit Hoxha

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha ka publikuar foton e famshme të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj me Enver Hoxhën, shumë vite më parë kur ai ishte djalë i ri.Abi Malltezi thotë se Xhafaj tani “ka ndërruar diktatorin me kartelet”, duke risjellë këtë foto që demokratët e përdorin shpesh për ta sulmuar, dhe të cilën Xhafaj e ka sqaruar disa herë se në ç’kontekst është realizuar.Por një komentues, mik në profilin e tij në Facebook, foton e Sali Berishës në kohën kur ishte sekretar partie. Berisha duket në një varkë, teksa shëtit në liqen me djemtë e diktatorit Enver Hoxha.Ja çfarë shkruan Malltezi:40 vjet qe po i shkul krahun. Hetuesi i komunizmit vete-viktimizohet dhe te flet per moral.“E duam Shqiperine si gjith Evropa!” kerkuam ne 1990 por hetuesi mbeti po aty ku ishte, dhe vec ka nderruar diktatorin me nje te korruptuar me karteleJa si i përgjigjet komentuesi:Gjej ndryshimin si ministri kumunist aktual dhe nje ish komunist qe sot perfaqson P..

Lexone

PD këmbëngul: Agron Xhafaj është drejtues i trafikut të drogës nën mbrojtjen e të vëllait. Iku në Itali të fshihet

Partia Demokratike reagoi përmes Enkelejd Alibeajt pas deklaratës së Fatmir Xhafajt, i cili më herët akuzoi opozitën se po e shantazhon për interesa kriminale të lidhura me sistemin e kalbur të drejtësisë.Si fillim Alibeaj hoqi një paralelizëm mes rastit “Xhafaj” dhe atij “Tahiri”, ashtu siç kishte bërë më herët edhe Lulzim Basha përmes rrjeteve sociale.“Kushdo që ka parë sot Fatmir Xhafajn të bëjë viktimën e një komploti, i është kujtuar Saimir Tahiri që derdhte lot krokodili në të njëjtën natë që kërcënoi Edi Ramën se burgosja e tij ishte baraz rënien e qeverisë dhe Edi Ramën në burg!”, u shpreh ai.Megjithatë, edhe për opozitën dy rastet nuk janë krejtësisht të ngjashëm.“Fatmir Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur sa të Saimir Tahirit për Edi Ramën, por ai njësoj si Tahiri, paralajmëroi Ramën se largimi i tij do ta thotë rënie e qeverisë!”, thotë deputet demokrat.“Për të bërë këtë kërcënim për Ramën, Ministri i Brendshëm akuzoi opozitën se po bashkëpunon me djallin p..

Lexone

Sali Berisha shton dyshimet! Tregon se kush ia dha PD-së përgjimin e vëllait të Fatmir Xhafës?

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në faqen e tij një meme, e cila të le të dyshosh se PD-së audio-përgjimin e vëllait të Fatmir Xhafës ia ka servirur ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili prej disa ditësh është nën masën e sigurisë arrest shtëpie.‘Kali im i dashur, i dogji Xhafës dosja e Gonit. S’ka parë gjë akoma…”, thuhet në këtë meme e bërë virale në rrjet.Pra, në një farë mënyre Berisha, lë të kuptohet se Saimir Tahiri është ai që ka nxjerr dosjen me përgjime të Agron Xhafës.Një ditë më parë në emisionin ‘Studio e Hapur’, pyetjes së gazetarit Arian Çani se kush e ka nxjerr përgjimin, Berisha refuzoi ti përgjigjej, ai nuk tregoi se kush e kishte kryer përgjimin, duke thënë se nëse e bënte publike mund të vinte në rrezik jetë njerëzish, pra të personave të përfshirë në këtë ngjarje./zoneelire.alThe post Sali Berisha shton dyshimet! Tregon se kush ia dha PD-së përgjimin e vëllait të Fatmir Xhafës? appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Historia e 19-vjeçares shqiptare që vrau foshnjen dhe e hodhi në plehra në Greqi

Foto të pacensuaruara të fytyrës së vajzës 19-vjeçare shqiptare të arrestuar se varu foshnjën e vet të porsalindur janë publikuar nga mediat greke, e bashkë me to edhe një pjesë të dëshmisë së saj, dhënë pas arrestimit. Vajza, e quajtur Hara u arrestua bashkë me nënë e saj 54-vjeçare, pasi hetuesit grekë zbardhën vrasjen e një foshnjeje të sapolindur, e cila është gjetur e mbytur në kazanin e plehrave në një lagje të Athinës, 3 muaj më parë. Të dyja janë me nënshtetësi greke dhe origjinë nga Shqipëria.Në dëshminë e saj, raporton “Espresso”, Hara 19-vjeçare ka zbuluar se ka pasur disa partnerë seksualë me të cilët ka kryer marrëdhënie pa masa mbrojtëse. Gjithashtu, ka zbuluar se një rast ka abortuar në spitalin Alexandra në Athinë, pasi partneri ishte i dhunshëm ndaj saj. Rast ky, sipas dëshmisë së vajzës i ndodhur rreth dy ditë më parë.Sipas dëshmisë që ka dhënë 19-vjeçarja, ajo kishte kuptuar se kishte ngelur shtatzënë pas lidhjes së fundit që ka pasur me një djalë grek të quajtur..

Lexone

Pas takimit kokë më kokë me Ramën, Xhafaj deklaratë urgjente në 18:30

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj duket se i ka shpëtuar stuhisë, të paktën përkohësisht të ngritur kundër tij nga opozita që mendohej se do të pasohej me një dorëheqje të mundshme, të diktuar sigurisht nga kreu i qeverisë.Pas mbledhjes së grupit të PS, ku hodhi poshtë të gjitha akuzat ndaj ministrit të tij të brendshëm, të cilin siç tha nuk kishin ndërmend ta dorëzonin siç bënë me Tahirin, Rama ka zhvilluar një takim kokë me kokë me Xhafajn në ambientet e Kryeministrisë.Takimi Rama-Xhafaj zgjati rreth 45 minuta dhe ministri nuk u prononcua për mediat pas daljes nga Kryeministria.Qëndrimin e tij për çështjen ku është implikuar i vëllai Agron Xhafaj dhe audio-përgjimin e publikuar nga opozita, ministri i Brendshëm do ta bëjë publikpërpara gazetarëve në një deklaratë rreth orës 18:30.Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit të PS, Rama tha se e kishte verifikuar në një agjenci të huaj për autenticitetin e videopërgjimit të servirur nga opozita dhe kishte rezultuar një mashtrim.1..

Lexone

Përgjimi, Basha: Rama emëroi Donika Prelën për të shpëtuar Fatmir Xhafajn

Vonoi, por nuk harroi! Lulzim Basha me një postim të gjatë në Facebook i është kundërpërgjigjur ashpër kryeministrit Edi Rama për çka tha paraditen e sotme në mbledhjen e Grupit të PS, ku sipas Bashës konfirmoi lidhjen e krimit me qeverinë e tij dhe faktin se nuk i shet dot narkotrafikantët sepse ata i garantojnë pushtetin.Por më tepër sesa për të konfirmuar autencitetin e audio-përgjimit të publikuar nga partia e tij, Basha ia thotë qartë Ramës se “kërcënimi me burg i opozitës që denoncoi skandalin “Xhafaj” është skandaloz, tipik për udhëheqësit autokratë dhe të inkriminuar”.“Ne as nuk jemi trembur dhe as nuk tërhiqemi nga sulmet e një kryeministri që kërcënon me burg opozitën, por jo kriminelët dhe trafikantët e drogës! Në emër të Partisë Demokratike, i siguroj shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë se ne do ta vazhdojmë edhe më fuqishëm betejën me krimin e organizuar dhe do të përballemi me të njëjtën forcë me qeverinë që punon për krimin e organizuar dhe jo për qytetarët e nder..

Lexone

VIDEO: Balena 25 metra spektakël në ujërat e Sardenjës

Fotografi i njohur Daniele Macis, ka publikuar tre ekzemplarë balenash që notojnë të pa shqetësuar në ujërat e Cala Gonone, në Sardenjë.Pak metra nga brigjet lindore të ishullit, kafshët nënujore kanë dhuruar momente fantastike për pushtuesit.Sipas dëshmitarëve, ato arrinin në një gjatësi deri në 25 metra dhe peshojnë 80 tonelata.(TemA)

Lexone

Rama u tregoi burgun, 3 zyrtarët e PD nesër në Prokurori për audio-përgjimin

Kryeministri Edi Rama ishte i qartë në thirrjen për Prokurorinë dhënë sot gjatë sqarimit të çështjes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj lidhur me audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike.“Në këtë sfidë, Prokuroria dhe Gjykata duhet t’i japin provën e të vërtetës. Të provojnë shkencërisht autenticitetin e audio-përgjimit. Kush e organizoi këtë lojë të neveritshme për të çoroditur dynjanë, përmes një mashtrimi të tillë dhe për të goditur Shqipërinë, duhet të paguajë për këtë lloj mashtrimi, që përcakton dënimin me burg”, u shpreh me tone të larta kryeministri.E teksa kanë kaluar vetëm pak orë nga kjo deklaratë e Ramës, Prokuroria ka bërë lëvizjen e saj, duke dërguar një letër-kërkesë për të dëshmuar nesër në orën 10:30 tre demokratë, të cilët prej ditësh kanë publikuar fakte që tregojnë sipas selisë blu mbështetjen e Fatmir Xhafës për të vëllain trafikant droge.Deputetët Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, por edhe eksperti i drejtësisë pranë PD-së Gazmend Bardhi d..

Lexone

Akuzat e opozitës? Xhafaj paralajmëron konferencë urgjente për shtyp

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar konferencë urgjente për shtyp.Në një kohë kur opozita protestoi përpara godinës, Xhafaj njoftoi se do të dalë sot në një konferencë për shtyp.Ka qenë zyra e shtypit ajo që njoftuar faktin.“Sot ne ora 18:30, ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj do te mbaje nje konference per media ne sallen e MB.Ju ftoj te merrni pjese!”, shkruan zyra e shtypi.Ndërkohë, nga ana tjetër prokuroria ka vendosur të thërrasë për të dëshmuar tre demokratët: Deputetit Ervin Salianji, Enkelejd Alibeajt dhe ekspertit të drejtësisë pranë PD-së Gazment Bardhit.Ligjvënësit do të përgjigjen mbi përgjimin e publikuar prej tyre ku pretendojnë se është vëllai i ministrit.

Lexone