Home / Tag Archives: publikuar (page 11)

Tag Archives: publikuar

Ermal Meta mbërrin në Tiranë, sot koncerti në sheshin “Skënderbej”

Sikurse pati premtuar, Ermal Meta do të mbajë sot një koncert në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Ai ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku zhvilloi edhe një takim special me Kryebashkiakun Veliaj dhe stafin e ambasadës italiane në tarracën e gjelbër të Bashkisë, ku ofrohet një pamje spektakolare e sheshit të transformuar, e xhamisë së vjetër, por edhe e Sahatit të Tiranës.Ka qenë vetë kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ai që ka publikuar në twitter fotot me artistin Ermal Meta që na bëri të gjithë ne shqiptarëve krenar në Sanremo dhe në Eurovizion. “Mbërriti jo vetëm një artist i shkëlqyer, por djali i rrallë @MetaErmal. Sot do shihni e dëgjoni më shumë për historinë e tij frymëzuese që me gjasë do prekë e do të inkurajojë pafund të rinj shqiptarë! Në darkë ju presim të gjithëve në @SheshiSkenderbe për festën madhështore”, shkruan Veliaj në twitter.Koncerti i Ermal Metës mbrëmjen e sotme pritet me shumë interes, pasi shqiptarët e ..

Lexone

INDEKSI: Ku është më vështirë të jetojnë fëmijët? Ja si renditet Shqipëria në rajon

Në Shqipëri, 5.1 % e fëmijëve të moshës 5-17 vjeç kanë punuar, gjatë viteve 2012-2017. Ndërkohë, në po të njëjtën periudhë 23 % e fëmijëve 0-4 vjeç janë të kequshqyer dhe të uritur, 13.5 % e nën 5 vjeç është norma e vdekshmërisë foshnjore për 1000 lindje, 6.5 % e vajzave të mitura martohen, 21.8 % prej tyre bëjnë një fëmijë dhe 1.4 % është norma vrasjes së fëmijëve nga 0-18 vjeç, për 100 mijë të tillë.Këto statistika, të përpunuara nga raporti më i fundit “Save the children’, hulumtim i organizatës me po të njëjtin emër, nxjerr në dritë vështirësitë e të jetuarit dhe të qenit një fëmijë në vendin tonë.Sipas renditjes globale prej 175 shteteve për 2018, Shqipëria renditet e 77-ta, e fundit në rajon; e parafundit në Europë, ku ndodhet Moldavia.Konflikti, varfëria dhe diskriminimi po kërcënojnë fëmijërinë në të gjithë botën.Sipas Raportit të dytë “Fundi i fëmijërisë” të publikuar nga organizata Save the Children, më shumë se gjysma e fëmijëve në mbarë botën, 1.2 miliardë në total,..

Lexone

I konfiskojnë 58 mijë dollarë që kishte me vete, shqiptari në betejë me SHBA

64-vjeçari Rustem Kazazi, po udhëtonte për në Shqipëri, me 58,000 dollarë në çantë. Shqiptari që jetonte prej vitesh në Cleveland, në SHBA ka hedhur në gjyq donagën se i kanë shkelur të drejtat e tij kushtetuese.Kazazit i morën paratë pas një kontrolli trupor, oficerët e doganave dhe kufirit, në aeroport, ku ai donte të nisej për Shqipëri.Sipas Kazazit, autoritetet doganore ia kanë marrë paratë pa asnjë arsye dhe pa ia sqaruar mirë çështjen. Ai thotë se nëse dyshohet për trafikant apo spastrues parash, atëhere shteti duhet ta padisë si të tillë.Historia e Kazazit ka bërë shumë bujë në SHBA, ku mjaft artikuj janë publikuar për të.Në një shkrim të ‘Washington Post’ thuhet që, Agjentët doganorë kanë sekuestruar paratë nëpërmjet një procesi të njohur si konfiskimi i pasurive civile, një teknikë e zbatimit të ligjit që lejon autoritetet të marrin para në dorë dhe prona nga njerëz që nuk janë dënuar kurrë apo madje as janë akuzuar për një krim.Praktika është e përhapur në nivel fed..

Lexone

Hendeku gjinor në Shqipëri, femrat paguhen mesatarisht 10.5% më pak sesa meshkujt

Nuk ka rëndësi sa e aftë mund të jesh, apo sa shkolla ke mbaruar. Nëse je femër në Shqipëri je e destinuar që të paguhesh më pak sesa meshkujt, në pothuajse të gjithë sektorët dhe të gjitha profesionet.Sipas të dhënave të INSTAT, të përditësuara për vitin 2017, hendeku gjinor në Shqipëri është mesatarisht 10.5%, që nënkupton që femrat përgjithësisht paguhen 10.5% më pak sesa meshkujt.Sektori ku ekziston diskriminimi më i madh është ai i sektori financiar dhe bankar, që është edhe më i paguari në Shqipëri.Meshkujt në banka e sigurime të cilët në fakt mbizotërojnë në postet drejtuese, paguhen mesatarisht 116 mijë lekë në muaj, ndërsa femrat 95 mijë lekë, ose 20.6 mijë lekë më pak.Një tjetër diferencë e lartë është në aktivitetin “Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi”, ku meshkujt paguhen me 49,301 lekë dhe femrat me 31,916 lekë, (me një diferencë rreth 17 mijë lekë), por ky është një sektor me punë të rëndë dhe i profilizuar kryesisht për meshkuj.Edhe në ak..

Lexone

Mjekësia në ‘alarm’ për deklaratat e Berishës: Nikolla u kërkon kartat e identitetit prindërve, do bien në duart e mafies për t’u marrë pasuritë dhe votën

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i kursen sulmet për ministren e Arsimit Lindita Nikolla.Ai ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon ministren se po detyron prindërit që të dorëzojnë të dhënat personale.Ndërkohë, vete Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që mos të dorëzojnë kartat e identitetit, pasi sipas tij ato mund të bien në duart e mafies shtetërore qe do te fuse duart ne pasurite e tyre te patundshme dhe tek vota.Deklarata keto me mungese te forte ekuilibri dhe qe vertet mund te kene vene ne “alarm” mjekesine.Sakaq, qytetari shkruan se prindërve të disa fëmijëve në Korçë u është kërkuar fotokopja e kartave, me pretendimin se duheshin për një ekskursion.Postimi i ish kryeministritNdrikull Vila vazhdon mbledhjen e detyruar te kartave te identitetit te prinderve!Te dashur miq, duke ju bere thirrje qytetareve te mos dorezojne ne duart e mafies shteterore kartat e identitetit pasi ato mund te perdoren nga kjo m..

Lexone

Analisti i “përvishet” aleatit të Bashës: Nëse s’do kishte dalë “Babalja”, si do sillej opozita?

Analisti Arjan Vasjari, i ftuar në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në Vizion Plus, ka shënjestruar opozitën, lidhur me audio-përgjimin e publikuar, në të cilin pretendohet që një ndër ta të jetë edhe vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.Duke iu drejtuar kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, Vasjari shtroi pyetjen: Nëse në skenë nuk do të kishte dalë “Babalja” si do të sillej opozita.Sipas Shehit, opozita këtë çështje e ka të shkallëzuar, ndërsa paralajmëroi për skandale të tjera.Arjan Vasjari: Nëse në skenë nuk do të kishte dalë “Babalja” si do sillej opozita?Unë them se përgjegjësia mund të jetë e përgjithshme, por faji është individual.Unë për të shmangur çdo lloj përplasje po e quaj audiopërgjimin autentik, por them se opozita nuk ka për qëllim ta dënojë moralisht Xhafajn, por kërkon ta shpallë fajtor dhe për këtë po shfrytëzon rastin.Sepse unë nuk e di si do sillej opozita nëse do kishte një vëlla të tillë.Dashamir Shehi: As unë nuk e d..

Lexone

Analisti vë me ‘shpatulla pas murit’ aleatin e Bashës: Nëse nuk do kishte dalë “Babalja” si do sillej opozita?

Analisti Arjan Vasjari, i ftuar në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla në Vizion Plus, ka shënjestruar opozitën, lidhur me audio-përgjimin e publikuar, në të cilin pretendohet që një ndër ta të jetë edhe vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.Duke iu drejtuar kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, Vasjari shtroi pyetjen: Nëse në skenë nuk do të kishte dalë “Babalja” si do të sillej opozita.Sipas Shehit, opozita këtë çështje e ka të shkallëzuar, ndërsa paralajmëroi për skandale të tjera.Arjan Vasjari: Nëse në skenë nuk do të kishte dalë “Babalja” si do sillej opozita?Unë them se përgjegjësia mund të jetë e përgjithshme, por faji është individual.Unë për të shmangur çdo lloj përplasje po e quaj audiopërgjimin autentik, por them se opozita nuk ka për qëllim ta dënojë moralisht Xhafajn, por kërkon ta shpallë fajtor dhe për këtë po shfrytëzon rastin.Sepse unë nuk e di si do sillej opozita nëse do kishte një vëlla të tillë.Dashamir Shehi: As unë nuk e d..

Lexone

Gazetarja “thumbon” deputetin e video-skandalit pervers Salianji: Mos fol për vlonjatët, ata ta venë nofkën direkt ty

Deputeti i video-skandalit, erotik, pervers e banal të publikuar para disa muajsh nga media, Ervin Salianji, ishte i ftuar në studion e emisionit ABC News në rubrikën “Mbërmja” me gazetaren Mirela Milori.Salianji foli për situatën politike aktuale në vend, ndërsa u ndal tek publikimi i audio-përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.Ai u shpreh se prova më e fortë që tregoi përgjimi ishte kanabizimi i vendit dhe se në Vlorë në 3 vende që shkoi dëshmitari X, vlonjatët ishin të gatshëm t’i siguronin drogë, ndërsa “i futi në një thes” të gjithë qytetarët e Vlorës.Kjo ka nxitur gazetaren Milori që ta paralajmërojë Salianjin për këtë dhe njëherësh ta thumbojë atë duke i kujtuar në mënyrë indirekt video-skandalin e publikuar.“Mos fol për vlonjatët, se nëse të dëgjon ndonjë vlonjat, janë të aftë të ta vënë një nofkë në moment. Lëri vlonjatët”, – tha ndër të tjera gazetarja Milori.

Lexone

Negociatat e Shqipërisë, “godet” Grida Duma: S’është e vështirë të bësh gjënë e duhur, por mos ta bësh kur e di që duhet bërë…

Deputetja e Partise Demokratike, Grida Duma ne nje fjalim sot ne Kuvendin e Shqiperise, ka folur per audiopergjimin e publikuar per vellane e ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj, ne te cilin PD pretendon se eshte zeri i tij dhe ben pazare droge.Grida Duma ka akuzuar qeverine teksa shprehet se “te presim provat, të presim prokurorinë, ndërsa logjika na tregon qartë që provat po përdoren jo për të zbuluar por për të mbuluar të vërtetën.Kur e kanë logjikën kundër, të parët që përbetohen për të vërtetën janë gënjeshtarët”.Teksa duke folur per hapjen e negociatave te Shqiperise, nje vendim qe pritet te merret nga BE ne fund te qershorit, deputetja dha nje mesazh per opoziten: “Opozita e sotme ka detyrën e vështirë të bëjë gjënë e duhur.Por ka një vështirësi më të madhe se kjo, të mos bësh gjënë e duhur kur di që duhet bërë. Ju them me bindje që nuk është e vështirë të bësh gjënë e duhur, është shumë e vështrirë mos ta bësh nëse e di që është e duhura’.

Lexone

Trump ndalon importin e makinave luksoze nga Gjermania: Nuk do të shihet asnjë Mercedez në Fifth Avenue

Lufta ekonomike dhe tregëtare e presidentit amerikan Donald Trump ka kapur nivele të tjera me publikimin e një raporti që bën me dije se SHBA ka ndërmend të ndalojë importin e makinave luksoze nga Gjermania.Rrjeti CNBC ka publikuar një material sipas të cilit Trump ka ndërmend të ndalojë importin e makinave luksoze gjermane dhe se këtë gjë ia ka theksuar në takim edhe presidentit francez, Emmanuel Macron, të cilit thuhet se i është shprehur se:“Ndalimi do të vijojë deri sa në Fifth Avenue në New York të mos shihe më Mercedez”.Sipas “The Hill” ky veprim i Trump pason urdhërin e tij për sekretarin për Tregtinë, Wilbur Ross, për hetimin e tarifave të makinave dhe faktit nëse importi i makinave përbvën apo jo kërcënim për sigurinë kombëtare.

Lexone