Home / Tag Archives: publikoi

Tag Archives: publikoi

“O jeta të lutem…”, Oriola Marashi i kërkon Noizyt publikisht të mos e publikoj videon

Pasi publikoi pasditen e sotme hiti më të ri “Luje dhe pak” ku u pa në shoqërinë e vajzës së Sabianit, Keisit, Noizy duket se këtë pasdite po e kalon më një tjetër bukuroshe të OTR. Sa herë që Noizy dhe modelja Oriola Marashi janë bashkë ka momente plot ‘gallatë’. Këtë herë Noizy ka ndarë një video në Insatatory ku duket dhe Oriola e cila i ka duart e zënë me dy gota uji.Ndërkohë dëgjohet teksa i lutet Noizyt mos t’a nxjerrë në video me flokët e shpupuritura. Noizy i ka nxjerrë në pah edhe dhëmbët e saj katarosh, një defekt i saj për të cilin shpesh është përfolur por rrallë herë është shoqëruar me pamje. Gjatë videos Noizy i jep një shuplakë në flokët e saj. Video është mbyllur me të qeshura pafund.The post “O jeta të lutem…”, Oriola Marashi i kërkon Noizyt publikisht të mos e publikoj videon appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Lajm i keq për të gjitha çiftet: Snapchat sjell opsionin e ri, privatësia juaj tashmë u ‘thye’

Snapchat, një nga rrjetet sociale më të përdorura, ka përditësuar aplikacionin e saj.Para disa kohësh, ajo publikoi Snap Maps, një opsion nëpërmjet të cilit një përdorues mund të shikojë lokacionin e miqve të tij.Tanimë, me përditësimin e ri, ju mund të ndani vendndodhjen tuaj edhe në Chat. E vetmja gjë që duhet të bëni është të mbani dorën mbi emrin e një miku dhe do ju jepen dy mundësi: “Kërkoni vendndodhjen” dhe “Dërgo vendndodhjen time”.Nëpërmjet këtij opsioni, vendi ku ju ndodheni do të jetë më i lehtë për t’u gjurmuar. Mos vallë ky opsion do të sjellë ‘konflikte’ midis çifteve xhelozë? Mbetet për t’u parë…The post Lajm i keq për të gjitha çiftet: Snapchat sjell opsionin e ri, privatësia juaj tashmë u ‘thye’ appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Audio-përgjimi, Balla dhe Braçe takim me ministrin Xhafaj

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputeti Erion Braçe zhvilluan një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Raportohet se takimi mes tyre zgjati disa minuta dhe u zhvillua në zyrën e ministrit.Nuk dihet ende se çfarë u diskutua në takimin e zhvilluar.Takimi vjen pas akuzave të shumta të Partistë Demokratike në drejtim të ministrit dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. PD dje publikoi edhe një audio-përgjim të vëllait të ministrit.Sot prokuroria mori në selinë e PD-së audio-përgjimin e Agron Xhafajt.15 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ish Presidenti Nishani për vëllain e ministrit Xhafaj: E keqja ka depërtuar thellë

Ish- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përfshihet në debatin për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.Sipas tij skandali po pason skandalin dhe se e keqja ka depërtuar thellë në qeveri.“Skandali pason skandalin.Mediat qeveritare po tentojnë ta devijojnë faktin e trafikut narkotik prej vëllait të Ministrit të Brendshëm në diskursin shterpë se kush ka dhënë leje që të regjistrohet trafikanti.E keqja ka depërtuar shumë thellë”, shkruan Nishani.Sot Partia Demokratike publikoi një material audio në të cilin pretendohet se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj flet me një trafikant droge për të bërë një rrugë drejt Italisë.Pritet që prokuroria të marrë nën hetim këtë material, ndërsa opozita kërkon dorëhëqjen e ministrit.

Lexone

FOTOT: Rihanna zbulon kofshën e saj seksi për fansat

Rihanna duket se i është futur fuqishëm biznesit.Këngëtarja e talentuar po promovon linjën e saj të të brendshmeve dhe ka vendosur që reklamën e tyre ta bëjë vetë.Ajo publikoi “Savage X Fenty” në Instagram, ku në dy foto kishte nxjerrë në pah kofshën.(TemA)

Lexone

MOZZIKI asnjë këngë në youtube, sherri me ish-menaxherin e tij vazhdon…

Pasi Mozzik prishi marrëdhëniet me On Records në fillim të këtij viti, këta të fundit nuk ngurruan dhe ia hoqën të gjitha këngët reperit në youtube.Projektet që reperi nga Ferizaj i kishte në kanalin e lartpërmendur kanë pasur mbi 10 milionë e më shumë klikime.Ish-menaxhmenti nuk ndaloi dhe vazhdoi njësoj.Mozzik rreth një muaji më parë publikoi “Madam” të punuar me producentë në Zvicër. Kjo këngë mblodhi miliona shikime dhe në pikën më kulminante, u fshi nga youtube.Tani reperi postoi një pjesë të shkurtër të “Madam” në youtube dhe shkroi: “Tu jetu si ‘HITMAKER’ pa as 1 kong n’youtube”.Megjithatë, Mozzik po vazhdon të mbajë koncerte dhe ka paralajmëruar projektin e radhës.TU JETU HALA SI ”HITMAKER“ pa as 1 kong n‘youtube #MADAM #MOZZIKA post shared by MOZZIK (@mozzik) on May 6, 2018 at 4:58am PDTThe post MOZZIKI asnjë këngë në youtube, sherri me ish-menaxherin e tij vazhdon… appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Instagram & WhatsApp prezantojnë opsionin e ri, a e kanë kopjuar nga Snapchat?

Ditën e sotme, Mark Zuckerberg ka prezantuar disa prej risive në platformat sociale si Facebook, Instagram dhe WhatsApp.Ai është ndalur tek dy aplikacionet më të përdorura, Instagram dhe WhatsApp, ku ka bërë të ditur lançimin e opsionit “Video Chat”, nëpërmjet të cilit përdoruesit e app-ve, mund të komunikojnë me shumë shokë njëkohësisht.Por, vetëm pak ditë më parë, Snapchat publikoi të njëjtin opsion, që të lejon të komunikosh në video me më shumë se 32 shokë së bashku, duke sjellë një ‘revolucion’ të vërtetë.A është kjo thjesht një rastësi?The post Instagram & WhatsApp prezantojnë opsionin e ri, a e kanë kopjuar nga Snapchat? appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

FOTOT: Humbi këmbët në aksident, por vajza ngjit plotë 2744 shkallë

Mandy Horvath humbi të dy këmbët pas një aksidenti.Katër vjet më vonë ngjiti plot 2744 shkallë në Manitou Incline në Kolorado, shkruan tgcomKëto shkallë janë mbiquajtur edhe “Graali i shenjtë i kardios” dhe përdoret edhe nga atletët për t’u stërvitur.Horvath publikoi sipërmarrjen e saj në Instagram për të treguar se nuk ka gjëra të pamundura.Aksidenti ishte një përplasje me një tren, gjatë natës së një të shtune, tek rikthehej në shtëpi pas një mbrëmjeje argëtimi.Horvath ishte konfuze, mendohet të ketë qenë nën efektin e një prej drogave.Vetëm manovrimi i shpejtë i makinistit të trenit arriti të evitonte tragjedinë, por këmbët e gruas tashmë, humbën për gjithmonë.“Manitou Incline” është e lartë 610 metra dhe përbëhet nga më shumë se 2700 shkallë, bërë nga mbetjet e një ish hekurudhe.Në disa vende arrin edhe pjerrësinë prej 68%, përveç pjesëve ku shkallët nuk janë praktike për askënd.Horvath nuk ka bërë asnjë parapërgatitje dhe mbërriti në majë të shkallëve vetëm me fo..

Lexone

Një panel i Kongresit konstaton se Trump nuk ka bashkëpunuar me Rusinë

Komiteti i Inteligjencës i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA publikoi të premten raportin përfundimtar mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale më 2016, duke konstatuar se fushata e presidentit Donald Trump nuk ka bashkëpunuar me Rusinë.Raporti prej 250 faqesh është kapitulli i fundit i hetimeve nga Komiteti i Inteligjencës, i cili kontrollohet nga republikanët.Anëtarët demokratë të Komitetit e kanë kritikuar për kohë të gjatë procesin e udhëhequr nga republikanët, duke thënë se homologët e tyre bëjnë përpjekje të mbrojnë Trumpin dhe të minojnë integritetin e komunitetit të inteligjencës në SHBA.Republikanët kanë thënë se agjencitë e zbulimit në SHBA janë bërë shumë të politizuara.Komiteti i Inteligjencës është një nga tre panelet e Kongresit që po hetojnë ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.Trump e mohon vazhdimisht se ka pasur bashkëpunim të fshehtë me Rusinë, ndërsa hetimet i quan “gjueti shtrigash”.28 prill 2018 (gazeta-Shqip.com..

Lexone

Jay Z sulmohet nga motra e Beyonce (video)

Ai ka 99 probleme dhe Solange Knowles është një prej tyre! Motra e këngëtares së njohur Beyonce, Solange, ka goditur fizikisht kunatin e saj, Jay Z. Sajti i njohur për publikimin e skandaleve, TMZ, publikoi një video që tregon Jay, Solange dhe Beyonce që hyjnë në ashensor në një parti pas Met Gala. Menjëherë pasi dyert mbyllen, Solange e godet dhunshëm Jay. Motra e saj thjesht rri duke parë sherrin mes këtyre të dyve. Ngjarja është kapur nga kamera e ashensorit.

Lexone