Home / Tag Archives: provincen

Tag Archives: provincen

VIDEO/ Pas Parisit, një tjetër “Spider-man” shfaqet në Kinë: Shpëton fëmijën në katin e pestë

Pas “Spider-man” të Parisit, një tjetër është shfaqur në Kinë.Një ushtar në pension u ngjit përmes ballkoneve në katin e pestë të një pallati për të shpëtuar një djalë të vogël.Zhang Xin është ngjitur në një ndërtesë banimi, deri në katin e pestë, për të arritur dy vjeçarin, i cili ishte mbërthyer në mes të dritareve.Siç bëhet e ditur, foshnja ishte lënë në shtëpinë e tij pa mbikëqyrje nga gjyshja e tij.“Unë kam shërbyer në ushtri dhe stërvitur në provincën Henan për dy vjet.Instinkti im më tha se duhej ta shpëtoja djalin”, ka thënë Zhang.Zhang Xin është krahasuar me emigrantin heroik, i cili u ngjit në pesë kate për të shpëtuar një fëmijë në Paris, më pak se dy javë më parë. (TemA)

Lexone

Sulm kamikaz në Afganistan, vdesin dy ushtarë

Një kamikaz hodhi veten në erë në një makinë të gjendur pranë një baze ushtarake në provincën jugore afgane të Helmandit, duke vrarë dy ushtarë.Televizioni Tolo nga Kabuli e raportoi ngjarjen e rëndë. I njëjti stacion njofton se në fund të mëngjesit në Jalalabad City, kryeqyteti i krahinës lindore të Nasngarhar, ndodhi një shpërthim i dyfishtë që nuk kishte shkaktuar viktima.27 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Tmerr në Kanada, shpërthim me bombë në një restorant, 15 të plagosur

Pesëmbëdhjetë njerëz u plagosën nga një shpërthim në provincën Ontario të Kanadasë.Autoritetet thanë se dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në restorant dhe kanë shpërthyer një pajisje të improvizuar përpara se të largoheshin.Pesëmbëdhjetë veta janë dërguar në spital, tre nga ta në gjendje kritike, tha Shërbimi Rajonal Mjekësor.Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.Ai ndodh një muaj pasi një shofer ka paërplasur furgonin për një turmë njerëzish në Toronto, duke vrarë 10 veta.

Lexone

Korrupsion e pastrim parash, 21 të arrestuar në Itali

Njëzet e një persona u arrestuan në Monza të Italisë nga policia financiare në bazë të një urdhër-arresti të gjykatësit hetues të Lombardisë për konspiracion fiskal, mashtrim financiar, transferim mashtrues të aseteve, pastrim parash dhe korrupsion.Në mesin e të arrestuarve janë ish-gjyqtar dhe dy avokatë. Arrestimet erdhën pas hetimeve të gjata, që lidhen me denoncimin nga një qytetar në provincën e Monzas dhe Brianzas. Ai kishte denoncuar parregullsi të dyshuara në kryerjen e disa veprave publike dhe zyrtarët publikë u raportua se kishin marrë ryshfet.Policia financiare e Monzas çmontoi kështu një grup kompanish kriminale në lidhje me një kontraktor ndërtimi nga Kalabria, Giuseppe Malaspina, i cili jeton në Brianza. Kalabrezi është i akuzuar ndër të tjera, për lëshimin e faturave për transaksione joekzistuese për një shumë prej rreth 95 milionë euro, me ndërprerje të kapitalit për një vlerë prej 234 milionë euro.21 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO: Bie nga kati i pestë i pallatit, burri hero shpëton fëmijën 2 vjeç

Një burrë në Kinë është konsideruar hero pasi ka shpëtuar nga vdekja një foshnje që ra nga kati i pestë.Burri, dikur ushtarak arriti ta kapte djalin 2 vjeçar teksa qëndronte në ballkonin e tij 3 kate më poshtë.Banorët shihnin të tmerruar ngjarjen madje disa filmuan me celular.Incidenti ndodhi në provincën Shandog në Kinë. (TemA)

Lexone

VIDEO: Tentoi të bënte një selfie me ariun, e pëson keq taksisti

Ky është momenti i frikshëm kur një taksist është sulmohet nga një ari gjigant, pasi kishte ndaluar makinën që të bënte një selfie me kafshën.Prabhu Bhatara po i dërgonte disa klientë në shtëpi të cilët i kishte marrë me veturë nga një ceremoni martesore në provincën Odisha në Indi, kur rastësisht pa një ari në skaj të rrugës.Më pas Bhatara iu afrua ariut duke tentuar të bëj selfie me të.Por, në një moment ariu e kap dhe e përplas për tokë, dhe më pas e kafshon.Mediat lokale raportojnë se ariu po mundohej të pinte ujë nga një pus që ishte afër, kur Bhatara iu afrua.Ai nxori telefonin dhe duke dashur të shkrep një foto rrëshqiti dhe përfundoi tek “territori” i ariut.Kalimtarët e rastit e kanë filmuar momentin kur burri mundohet të shpëtojë nga dhëmbët e mprehtë.(TemA)

Lexone

“Një vajzë vjen çdo natë në varreza dhe qan, pastaj zhduket”. Banorët tmerrohen, e pabesueshme ajo që po ndodh

Banorët në provincën qendrore Anatoliane të Çorumit në Turqi kanë qenë të zënë në panik dhe me zemër në dorë për ditë të tëra pasi një thashethem qarkulloi dhe më pas u pa nga sytë e tyre se një vajzë misterioze vinte dhe qante në varreza.Më 29 prill, dëshmitarët raportuan se kishin parë një vajzë adoleshente duke qarë dhe duke folur me vete në një nga varret e zonës.Ditën tjetër, punëtorët e varrezave e gjetën vajzën aty, por ajo u zhduk.Ata menduan të linin një shënim në varr ku shkruanin se mund ta ndihmonin. Ata gjithashtu njoftuan policinë për imazhin fantazëm.Vajza thuhet se vazhdoi të vinte në varrin e njëjtë për të qarë për dy ditët e ardhshme, e çdo herë që vinin njerëz, ajo zhduke.Policia tha se vajza ishte e veshur me të zeza dhe mbante këpucë të kuqe dhe qante në varrin e një gruaje që vdiq në vitin 1982.Vajza thuhet se dukej rreth 15 vjeç.Policia po vazhdo hetimet me qëllim që të zbulojë për cfarë behet fjale.

Lexone

11 vjeçari kishte dhimbje fyti dhe të vjella, ja çfarë i gjejnë mjekët në laring

Një fëmijë 11-vjeçar, i cili vazhdimisht ankohej se kishte dhimbje fyti, të vjella dhe shpesh herë gjendje të fikëti zbuloi se kishte në laring një shushunjë 7 cm të gjatë.Ngjarja ka ndodhu në provincën Sichuan, në Kinë, ku pas shqetësimeve të vazhdueshme të të miturit, mjekët përmes radiografisë zbuluan surprizën e pakëndshme. Por si kishte përfunduar shushunja në fytin e 11-vjeçarit?Vogëlushi Xiaobo Chien, teksa kthehej nga shkolla një pasdite, i etur, mendoi të pinte ujë në një kovë të gjetur në rrugë.Në atë kovë gjendeshin larva të shushunjës, e cila pasi përfundoi në fytin e vogëlushit u rrit deri në përmasat 7 cm, duke i shkaktuar shqetësime shëndetësore si të vjella e gjendje të fikëti.

Lexone

Kinezi hap daljen e emergjencës në avion për t’u… freskuar

Një burrë në Kinë duhet të paguajë 11 mijëdollarë gjobë, pasi hapi daljen e emergjencës në avionin me të cilin udhëtonte.Burri i identifikuar si Chen po udhëtonte nga ishulli i Hainanit, por ndjeu vapë në avion dhe vendosi të hapte një dritare për të marrë ajër.Incidenti ndodhi ndërsa avioni po ngrihej nga aeroporti i Mianyang-ut në provincën Sichuan, kur burri ngriti dorën dhe tërhoqi dorezën e derës së emergjencës.Pjesa e brendshme e derës ra dhe menjëherë u aktivizua alarmi për ulje. 25-vjeçari tha se nuk e dinte se ajo ishte një dalje emergjence.Ekuipazhi tha se shpjegimet për sigurinë gjatë fluturimit ishin bërë para se avioni të ngrihej.Chen u mbajt në paraburgim për 15 ditë për zhvendosje të paautorizuar të pajisjeve të avionit. Atij i duhet të paguajë 70 mijë juan për të mbuluar dëmet. (TemA TV)

Lexone

VIDEO/ Momenti dramatik: Gruaja me motor përplaset me traun, bie mbi shinat e trenit

Ky është momenti dramatik kur motoçikliste grua u përplaset me traun që ndalonte qarkullim pasi aty pas pak çaste do të kalonte treni.Videoja e incidentit tregon përplasjen e saj drejt e me pengesën, duke goditur atë kokën e saj dhe më pas rrëzohet tek shinat e trenit.Fatmirësisht asaj i vjen në ndihmë një person tjetër dhe e tërheq atë nga shinat bashkë me motorin duke i shpëtuar sajt jetën.Gruaja u përplas pasi nuk e pa traun e kuq dhe të bardhë me ndriçues, i cili ishte vendosur për të bllokuar mjetet nga kalimi i linjës hekurudhore në provincën Chumphon, Tajlandë. (TemA)

Lexone