Home / Tag Archives: protestes

Tag Archives: protestes

Plas sherri mes deputetëve në komision: Legen, lëngaraq, halabak, rrugaç

Kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi ka dëshmuar në Komisionin e Medias në lidhje dhunën që u ushtrua ndaj tij, gjatë protestës së 26 majit.Ndërkohë që kryeredaktori i Rilindjes Demokratike Blendi Kasmi po dëshmonte në komision pati përplasje e debate të forta mes deputetit socialist Fidel Ylli e demokratit Luçjano Boçi.Fidel Ylli: Ju vratë 4 veta në bulevard futët në burg gazetarë, ca i larguat në azil dhe vini tani me një gazetar anëtar partie që bën viktimën këtu. Ky gazetar është viktimë jo gazetar i medias së lirë.Lciano Boçi: Mbylle gojënFidel Ylli: Ik ore lëngaraq, u bëri tiLuçiano Boçi: Langaraq je tiAlbana Vokshi: QetësiLuçiano Boçi: Mbylle gojënFidel Ylli: Gojën mbylle ti…katër vrasje qeveria jote, katër, katërLuçiano Boçi: I vetmi që është gëzuar me ato katër vrasje ka qënë Edi Rama, legenFidel Ylli: Legen je ti, lëngaraq, halabak, je rrugaç, kryerrugaç dhe ordinerLuçiano Boçi: Rrugaç je ti që ju pret fjalën kolegëve këtu, që nuk re..

Lexone

Do rinisë taksa në “Rrugën e Kombit”, përgatitet pagesa e re javën e ardhshme

Në “Rrugën e Kombit” prej disa javësh vijon puna për të ndërtuar dhe zgjeruar zonën ku do të rinisë të paguhet taksa e kalimit.Përveç “toll”-eve që ishin ndërtuar më parë dhe që u dëmtuan rëndë nga protesta e banorëve të Kukësit, koncesionari po zgjeron zonën e kalimit me pagesë, në mënyrë që brenda një kohe më të shkurtër të trajtohen më shumë mjete.Sipas Top Channel javën që vjen qeveria do të paraqesë formën e re të pagesës së taksës së kalimit në rrugë, e cila do të ketë lehtësi veçanërisht për banorët e zonës dhe për përdoruesit e shpeshtë të rrugës.Pas protestës së dhunshme, qeveria nisi bisedimet si me koncesionarin, ashtu edhe me banorët për të gjetur një zgjidhje. Detajet e formës së re ende nuk janë bërë të ditura, por ato do të mësohen shpejt, kur kalimi në “Rrugën e Kombit” të rinisë me pagesë.

Lexone

Fidel Ylli nxjerr fotot e protestës së 21 janarit me Ben Blushin: Aty u vranë njerëz dhe u qëllua me plumb një gazetar…

Fidel Ylli, që ka debatuar me Albana Vokshin në Komisionin e Medias për goditjen e Bledi Kasmit, ka nxjerrë disa foto nga demonstrate e 21 janarit.Ai kujton se në atë protestë u vranë katër qytetarë dhe u plagos me armë gazetari i ABC Neës, Fatos Mahmutaj, që ishte duke raportuar.Ndryshe nga Bledi Kasmi, që u godit pasi u përlesh me policët.(TemA)

Lexone

VIDEO/ “Gia ta lefta ta Kaneis ola”, Erion Braçe tallet me Mediun: Aman Fatmir, ajo kënga ishte…

Kreu i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe ka ironizuar deputetin Fatmir Mediu dhe pjesëmarrjen e tij në një festë fill pas protestës së opozitës.Braçe i ka kujtuar shfaqjen në darkën zyrtare të thirrur nga presidenti, ku kryerepublikani u argëtua duke kërcyer disa këngë greke radhazi.Një ndër to ishte edhe hiti i njohur “Gia ta lefta ta Kaneis ola” që përkthehet “Për para i bëj të gjitha”.Ky detaj nuk i ka shpëtuar deputetit socialist, i cili duke qeshur ja ka kujtuar “shfrenimin” në atë mbrëmje. (TemA)

Lexone

Pëllumb Kulla: Më e neveritshme akoma është të mos dish as të shtiresh

Publicisti dhe shkrimtari Pellumb Kulla ka reaguar ashper rreth hipokrizise se drejtuesve te opozites pas protestes se djeshme, kur vallzonin ne Hotel Plaza.Ja cfare shkruan:“Askujt nuk ia merrte mendja.Mengjesi kaloi me ngrysjen e zemëruar, kurse kur dita u ngrys në “Mëngjesin e Lutjeve” ia kthyen me të lutur!Shtirja njerëzore është e neveritshme. Por më e neveritshme akoma është të mos dish as të shtiresh. Vallë nuk dijnë këta njerëz të shtiren të edukuar (siç nuk janë!), të shtiren si të revoltuar (siç nuk janë!)?! Nuk arrijnë ta zgjasin dot edhe ca orë më shumë hipokrizinë?! Nuk dijnë të fshehin përbuzjen ndaj të zhgënjyerve?!Gjëndja është dëshpëruese…”

Lexone

“Pak hije për doktorin”, Braçe tallet me deputetin e PD: Ai rasti kur e ke mallkuar çadrën

Deputeti socialiste Erjon Braçe ka ironizuar një gjest të deputetit Bardh Spahia gjatë protestës së sotme.Demokrati është shfaqur duke u kujdesur për ish-liderin e demokratëve Sali Berisha për të mos i vrarë sytë dielli.Spahia, është përpjekur t’i bëjë pak hile me mjete rethanore. Ky veprim duket se ka tërhequr vëmendjen e kreut të Komisionit të Ekonomisë i cili ndër të tjera shkruan:“O pike e zeze! O pike e zeze!Ai rasti kur e ke mallkuar cadren duke e shpallur pistolete e ke frike se te arrestojne;Por edhe; Ai rasti kur shkon me jelek ne mitingun tend dhe plas nga vapa!Servilizmi apo lejfenizmi nuk hyn ketu,se mos ngaterroheni!!” nënvizon Braçe. (TemA)

Lexone

FOTOT: Tirana blindohet, pas paralajmërimeve nga opozita për dhunë

Tirana është blinduar sot nga policia, në pritje të nisjes së protestës së opozitës.Masat e sigurisë së marra nga policia janë maksimale.Kjo, duke u nisur dhe nga deklaratat e disa drejtuesve të opozitës, që kanë thënë se nuk mbajnë përgjegjësi se çfarë do të bëjnë protestuesit.(TemA)

Lexone

Gazeta e PD-së: Rama sot do të fshihet në tunelet e Skraparit

Gazetare “Rilindja Demokratike”, organ zyrtar i PD-së, shkruan se Edi Rama ka shkuar në tunelet e Skraparit për t’u fshehur nga furia e protestuesve demokratë dhe lsëistë.“Ishte paralajmëruar se Rama do të kërkonte strehim në Berat ditën e shtunë nga frika e protestës, por edhe Berati i është dukur afër.Rama do të shkojë më larg dhe do të fshihet në tunelet e Skraparit”, shkruan “RD”.Rama ndodhet që prej ditës së djeshme në Qarkun e Beratit, në kuadër të turit të llogaridhënies.Por sipas “RD”-së, ai ka shkuar atje për t’u fshehur nga frika e protestës.(TemA)

Lexone

Djali i Sali Lushajt dënohet nga gjykata tre ditë para protestës së opozitës

Djali i Sali Lushajt, i njohur ndryshe me emrin e artit Stresi ka sërish probleme me drejtësinë.Arkimed Lushaj është dënuar me 70 mijë lekë gjobë nga Gjykata Penale për akuzën e fyerjes dhe shpifjes ndaj aktorit të njohur Leonard Bombaj.“Stresi” nd=shkohet për një gjarje të ndodhur në mars të vitit 2017, gjatë një aktiviteti për provat e librit ‘Gines’.Kujtojmë se në këtë aktivitet, reperi i ka hedhur aktorit Bombaj një kovë me ujë dhe i ka thënë “pedofil”.Lushaj njihet si një ndër përkrahësit më të mëdhenj të kryedemokratit Lulzim Basha dhe është aktiv në protestat e organizuara kundër kanabizimit të vendit si dhe vendosjen e shtetit ligjor. (TemA)

Lexone