Home / Tag Archives: protesta

Tag Archives: protesta

Sërish protesta “masive”? Basha paralajmëron Ramën: Pas përgjigjes për përgjimin e “Babales” të pret një surprizë e madhe

Lulzim Basha është shprehur se janë të bindur se përgjigjja e audiopërgjimit do të dalë e manipuluar, pasi sipas tij PS ka bërë gati një plan ku do ta shpallin përgjimin e pavërtetë.Kryedemokrati parashikon se socialistët do të gjejnë një aktor për të mohuar zërin e Agron Xhafës.“Audiopërgjimi është i paracaktuar nga Edi Rama se është i rremë. Aty ku e kanë çuar e ashtu si e kanë bërë, do ta shpallin të pavërtetë.Ne kemi gjithë informacion se pas përcaktimit politik sesi duhet të dalë audiopërgjigme, do ta nxjerrin se është i manipuluar, do gjejnë edhe një aktor dhe do thonë që është ky ai që flet me babalen dhe jo Agroni.Pas këtij skenari, do ketë një suprizë të madhe. Është surprizë sepse vjen andej nga se pret.Pasi ta shpallin të pavlefësh vlerëimin, pasi ta gjejnë dhe aktorin… i pret surpriza e madhe sapo të nxjerrin këtë skenar.”, u shpreh ai.(TemA)

Lexone

Elbasan, Rama pritet me protesta nga demokratët

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga demokratët sot në Elbasan. Ata pretendojnë se policia e shtetit ka ndërhyrë për të larguar protestuesit duke u marrë pankartat, duke u kërkuar të tërhiqen.Burime nga PD thonë se demokratët nuk janë tërhequr dhe turi i Ramës në Elbasan nuk do të jetë i qetë. Ata protestojnë me pankarta ku e cilësojnë Ramën Pasha të Drogës.2 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Berisha “verbohet” nga Lulzim Basha, por fjalimi i tij është i mekur

Protesta e thirrur nga Lulzim Basha, ka rezultuar një dështim.I vetmi që është “verbuar” nga Basha, ka qenë Sali Berisha.Por jo nga fjalimi i tij, që ishte i mekur, por nga dielli.Berisha është fotografuar duke mbajtur duart para dhe madje mbante dhe kapele, për t’u mbrojtur nga dielli.Basha ndërkohë kishte pajisur protestuesit me flamuj të shumtë gjermanë, për të treguar se ka mbështetjen e Gjermanisë.(TemA)

Lexone

VIDEO/ “Jemi me qindra mijëra në shesh”, dalin pamjet me dron: Ja sa njerëz kishte kur fliste Basha

Teksa kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se sot janë mbledhur qindra mijëra qytetarë për të protestuar, tjetër gjë thonë pamjet me dron.Gjatë fjalës së krydemokratit Lulzim Basha, është publikuar panoramimi i sheshit ku duket se thirrjes i janë përgjigjur pak qytetarë.Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, protesta nuk kishte masivitetin e premtuar. (TemA)

Lexone

FOTOT: Përqafime, shtërngim duarsh dhe buzëqeshje, ja ç’nuk u pa sot në Kuvend

Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga protesta e paralajmëruar nga opozita, Kuvendi sërish nuk ka mundur të viojë normalisht punimet.Përtej përplasjeve brenda sallës, duket se deputetët kanë qenë të qeshur gjatë ditës ku kanë shkëmbyer çaste dashamirëse me njëri-tjetrin.Më poshtë do të mund të shihni disa prej momenteve nën objektivin e fotografit Agim Rama. (TemA)

Lexone

Në Shqipëri festohet, ja ç’bënë në botë punëtorët dhe aktivistët për “Një Maj”

Punëtorët dhe aktivistët në botë shënuan Një Majin me protesta, duke kërkuar nga qeveritë e tyre t’i adresojnë çështjet e punëtorëve.Dita Ndërkombëtare e Punës është festë publike në shumë vende.Mijëra njerëz protestuan në rrugët e Athinës, duke kërkuar vende të reja pune dhe më shumë të drejta për punëtorët.Sistemi i metrosë dhe autobusët në kryeqytetin grek operuan në orare të reduktuara.Në më shumë se 70 qytete të Spanjës u protesta po ashtu, me kërkesat për barazi gjinore dhe rroga e pensione më të larta.Në Turqi, policia arrestoi dhjetëra protestues që bënë përpjekje të marshojnë drejt Sheshit Taksim të Stambollit.Autoritetet turke i ndaluan protestat në këtë shesh, duke u thirrur në shqetësime për sigurinë.Protesta ka pasur edhe në Rusi, Ukrainë, Kore të Jugut, Indonezi dhe vende të tjera.(rel)

Lexone