Home / Tag Archives: prokurorise (page 5)

Tag Archives: prokurorise

Grabiti farmacinë në qendër tregtare, pranga 17-vjeçarit në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur grabitjen e ndodhur në një farmacie. Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar 17 vjeçarin me iniciale R.N. si autorin e grabitjes.I riu vodhi xhiron ditore të subjektit duke kërcënuar me thikë punonjësen e farmacisë, 27-vjeçaren me iniciale A.R.“Menjëherë pasi ky shtetas është larguar nga vendi i ngjarjes me sasinë e vjedhur të lekëve është njoftuar policia dhe falë reagimit të shpejt dhe në kohë rekord të shërbimeve të policisë është bërë kapja e këtij shtetasi rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes”, sqaron policia.Materialet do t’i referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit R. N., për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Çudia e rradhës: 17 vjeçari ngel në klasë, vjedh regjistrat e shkollës por e pëson keq

Gjërat nuk kanë shkuar sipas planifikimeve për një nxënës të shkollës së mesme në Bilisht.17 vjeçari nga po ky qytet, ka ngelur në klasë dhe ka vjedhur regjistrat e maturës për të shmangur penalizimin e tij.Bilisht Kjo ngjarje ka ndodhur gjatë natës, por 17 vjeçari me inicialet K. Ç është pikasur nga policia dhe specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll kanë filluar proçedimin penal në gjendje të lirë ndaj tij.Njoftimi i policisë:Më datë 31.05.2018, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit: K.Ç, 17 vjeç, banues në Bilisht.Pasi shtetasi i mësipërm, dyshohet të jetë autor i vjedhjes së regjistrave të maturës së shkollës së mesme në Bilisht, ngjarje e ndodhur gjatë natës, të cilët më pas iu gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale këtij të fundit.Nga veprimet hetimore të kryera shtetasi K.Ç rezulton ngelës në këtë vit shkollor. Materialet i kaluan P..

Lexone

Kapet në Shijak 53-vjeçari i dënuar për përdhunim në Itali

Policia e Durrësit ka arrestuar një 55-vjeçar më qëllim ekstradimin e tij në Itali. Shtetasi Eqerem Dervishi, banues në Maminas, është dënuar në Itali për veprën penale “Përdhunim” me pesë vite burg.Gjykata e Santa Maria Capua Vetere, Itali e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Përdhunim” parashikuar në nenet 110,81/2 dhe 609 i Kodit Penal Italian.Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Gruaja e marrë peng në Liezh: Nuk më vrau sepse jam myslimane

Pastruesja e shkollës e marrë peng nga vrasësi i Liezhit, nuk është qëlluar për vdekje për shkak se ishte e besimit mysliman. Këtë fakt e ka pranuar vetë gruaja, e cila ka rrëfyer për mediat belge: “Më tha që nuk do të bëj asgjë të keqe, vetëm sa të merrej me ata që ishin jashtë (policinë)”. Mësohet se gruaja, në vend që të largohej, ka mbyllur dyert e shkollës, duke u gjendur përballë Benjamin Herman.Prokuroria federale ka konfirmuar po ashtu se “killeri” ka ulëritur disa herë “Allah Akbar”. Në fillim në rrugë, pasi kishte sulmuar dhe vrarë dy policet femra dhe në rastin e dytë teksa dilte nga shkolla dhe kishte marrë peng gruan. Ndërkohë, të mërkurën në mbrëmje ISIS ka marrë përsipër sulmin. “Vrasësi “ishte një ushtar i Shtetit Islamik”, – lexohet në një mesazh të agjencisë Amaq të cituar nga “Site”.“Ngjarja është kualifikuar si vrasje terroriste de tentativë vrasje terroriste”, – ka shpjeguar zëdhënësi i prokurorisë, Eric Van Der Sypt. Ndërkohë, një ditë para tragjedisë, “killer..

Lexone

Kapet me 20 doza heroinë, në pranga 46-vjeçari në Vlorë

Një 46-vjeçar është arrestuar sot në Vlorë, pasi është kapur në flagrancë duke trafikuar drogëra të forta të llojit heroinë.Mësohet se atij i janë kapur 20 doza heroinë dhe një peshore elektronike.Strukturat Policore të Seksionit Kundër Narkotikëve në D.V.P.Vlorë, në kuadër të një procedimi penal proaktiv dhe të ndjekur me metoda speciale për goditjen e rasteve të drogërave të forta (heroinë), kanë finalizuar operacionin e koduar “Laica”, ku si rezultat është arrestuar shtetasi :Aleksandër.K., 46 vjeç, banues në Vlorë. Në banesën e këtij shtetasi, policia ka sekuestruar 20 doza lëndë narkotike të llojit Heroinë, si dhe një peshore elektronike.Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim, shitja e narkotikëve”.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Arrestohet 28-vjeçari me armë, drogë e dylbi në makinë, shoku i tij i ikën policisë

Një 28 vjecar është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin ku ai udhëtonte u u gjet armë e dylbi ndërsa në shtëpinë e tij u sekuestruan rreth 41 kg kanabis.Policia e Vlorës bën të ditur se është finalizuar operacioni “Autostrada”, në aksin rrugë Vlorë-Fier, afër Novoselës. Në mjetin tip “Peugeot” ku Malaj udhëtonte me E. K., 37 vjeç, u gjet arma e zjarrit me 6 fishekë dhe një palë dylbi. E. K u shpall në kërkim pasi ka dalë nga mjeti dhe është larguar duke përfituar nga errësira.Policia gjeti dhe sasinë e drogës në shtëpinë e Malajt, duke sekuestruar dhe dy mjetet, BMË dhe Peugeot ku u kap i riu.Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Prodhim shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.30 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Transportonin ilegalisht 7 klandestinë sirianë, 2 të arrestuar në Fier

Dy persona kanë rënë në pranga në Fier, pasi transportonin shtatë sirianë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri.Në makinën e 25-vjeçarit Mikel Hoxha, nga Tirana ishin katër sirianë dhe u kapën në lagjen “1 Maji” të Fierit. Ndërkohë në lagjen “Sheq i Madh” u gjetën tre sirianë në mjetin e Xhuljan Bullari, 22 vjeç, po nga Tirana.Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri”.30 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Tentoi të kalojë 4 pakistanezë drejt Malit të Zi, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 41-vjeçar me akuzën e trafikut të klandestinëve. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Gim Lashaj, banues në lagjen Skenderbeg.“Arrestimi i këtij shtetasi u bë në vendin e quajtur Vukpalaj, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, në rrugën automobilistike Bajze-Hani i Hotit, me automjetin tip Mercedes, me targe AA733GD duke transportuar në drejtim të Malit të Zi, 4 shtetas pakistanez”, bën me dije policia.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Dhenia Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.29 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vetëvarja e 47-vjeçarit në Shkodër, pezullohen tre efektivë policie

Tre efektivë policie, nga të cilët njeri shefi i komisariat të policisë së Vaut të Dejës janë pezulluar nga detyra pas ngjarjes së rëndë të dy ditëve më parë, ku 47-vjeçari Ardian Kallami i dha fund jetës vetëm disa orë pasi ishte liruar nga ky komisariat.Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu janë pezulluar nga detyra P .Ç., Shef i Komisariatit të Vaut të Dejës dhe punonjësit Z.D dhe P. Zh., me detyra SPZ (Specialist policor i zonës).Më herët, ministri i Brendshëm, Fatrmitr Xhafaj kishte urdhëruar Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që në bashkëpunim me Prokurorinë të nisë një proces verifikimi dhe hetimi. Pas verifikimeve paraprake ndaj punonjësve të Policisë të dyshuar si të implikuar me përgjegjësi, Ministri i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm shqyrtimin e çështjes me prioritet dhe marrjen e masave përkatëse deri në hetimin e plotë të ngjarjes nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.Materialet përkatëse janë referuar..

Lexone

Vlorë, dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet 35-vjeçari

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë: Dritan.R.35- vjeç, banues në Vlorë.Arrestimi i tij u bë i mundur pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij J.R., 32- vjeçe. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tij për veprën penale ”Dhuna në familje”.“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: Dritan.R., 35 vjeç, banues në Vlorë. U krye arrestimi i shtetasit të mësipërm pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetasen J.R., 32 vjeçe. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tij për veprën penale ”Dhuna në familje””, – thuhet në njoftimin e policisë.29 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone