Home / Tag Archives: prokurorise (page 4)

Tag Archives: prokurorise

Të dehur dhe pa patentë, arrestohen 3 shoferë në Berat

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, nga Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve:1-Abasnor Mato, 28 vjeç banues në lagjen ‘Barikadë’, Berat, pasi u kap nga shërbimet e policisë rrugore, duke drejtuar mjetin tip Volkswagen, në gjendje të dehur në masën 0,81mg/l.2 -Suljan Qamo, 23 vjeç, banues në fshatin Bogovë, Skrapar, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip Volksëagen, i pa pajisur me leje drejtimi.3-Ajet Sani, 20 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat, pasi u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar automjetin tip Fiat, i pa pajisur me leje drejtimi.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Drejtimi mjetit në mënyrë të pa rregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.3 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

EURALIUS: Drejtësia varet tanimë nga Vettingu. Ngritja e institucioneve, jashtë afatit

Misioni i Bashkimit Europian në Tiranë, EURALIUS, publikoi një raport mbi projektin “Konsolidimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri”, që përfshin periudhën nga vera e kaluar deri në shkurtin e këtij viti.Raporti thekson se gjatë reformës në drejtësi, periudha kalimtare nga institucionet e vjetra tek ngritja e institucioneve të reja është zgjeruar dukshëm përtej afateve kohore të caktuara me ndryshimet në Kushtetutë. Për shkak të vonesave në zbatimin e reformës së drejtësisë, KLGJ, dhe KLD ende nuk janë reformuar.“Themelimi i institucioneve të reja drejtuese të drejtësisë varet nga rivlerësimet e kandidatëve të gjykatësve dhe prokurorëve” – thuhet në raport.Misioni EURALIUS theksoi në raport se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka ndëshkuar gjyqtarët, të cilët sipas Ministrisë së Drejtësisë, u përfshirë në veprime të paligjshme dhe as nuk mori masa disiplinore ndaj tyre, edhe pse e ka detyrim ligjor.KLD lejoi një vonesë të madhe për masat disiplinore të kërkuara nga Ministria ..

Lexone

Blendi Kasmi meritonte një “shpullë”, por jo t’i çahej koka

Nga Bashkim Kopliku*Kryeredaktorit të gazetës RD, z. Kasmi, a i kanë çarë kokën me gur shokët e vet në protestën para Ministrisë së P.B., datë 26.05.2018, apo ia ka çarë me shkop policia?Kemi ndjekur diskutimet për çarjen e kokës së Blendit, që kur ai me një këmishë tërë gjak këmbëngulte nga spitali, se kishte qenë policia që i kishte çarë kokën me rrezik vdekjeje, me goditje shkopi policor, variant ky që e përsëriti në mediat më të ndryshme, me dhjetëra herë.Nga ana tjetër, kemi parë video, shkrime e deklarata, që këmbëngulin se atij i kanë rënë me gur të vetët, protestuesit.Pavarësisht se kush është z. Blendi Kasmi, e vërteta duhet të dalë qartë dhe zyrtarisht.Duhet që Prokuroria të zbatojë ligjin ekzistues, të shpejtojë të gjejë të vërtetën, pra të fillojë hetim kryesisht, pa pritur kallëzim nga dikush.Shoqëria jonë shqiptare, nëse vërtetë do të hyjë në BE, duhet të lërë mentalitetin e lënies së gjërave pa iu zgjidhur e vërteta kurrë.E nëse Prokuroria, rezulton se nuk ..

Lexone

Kukës, sekuestrohen armë dhe kokainë, në pranga 2 persona

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Drini 2”. Policia Kukës në bashkëpunim me FNSH Shkodër, finalizuan me sukses operacion policor të koduar “DRINI 2”, me arrestimin në flagrancë të shtetasve:-Hasan Spahiu, 24 vjeç, banues në Kukës, (person në kërkim nga DVP Lezhë.)-Urim Uka, 23 vjeç, banues në fshatin Kalisë, Kukës.Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se në vendin e quajtur “Zona Industriale”, Kukës, në banesën e shtetasit N.D ( i cili vuan dënimin në Kosovë për veprën penale “Trafik Narkotikësh”) strehohen persona në kërkim, mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua, zhvillua dhe u finalizua me sukses operacioni “Drini 2”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve të lartëpërmendur.Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesë, këtyre shtetasve ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri, një armë gjahu, 2 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, si dhe 18 ..

Lexone

Vlorë, sekuestrohen armë, municione luftarake dhe drogë

Policia e Vlorës ka sekuestruar armë, municione luftarake dhe drogë në stanin e një 35-vjeçari, të cilin e ka shpallur në kërkim. Policia njofton se kanë sekuestruar 4 automatikë dhe 246 kg kanabis në stanin e shtetasit A. N., ndërsa vijon puna intensive për kapjen e këtij të fundit.Në stanin e shtetasit A.N. janë sekuestruar: 4 armë zjarri tip automatik; 4 krehëra model 56; 210 fishekë model 56; 246 kg kanabis.Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.N., 35 vjeç, banues në Kuç, si dhe po punohet për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe ”Mbajtja pa leje e prodhimi armëve shpërthyese dhe municionit”.2 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Tiranë/ Pacienti i bën presion dentistes: “Të kam ty lakuriq me të dashurin, do foton apo…”

Një dentiste në Tiranë është përndjekur seksualisht nga pacienti i saj, i cili prej disa kohësh e ka ngacmuar atë.Shtetasi me inicialet V.Sh, 42 vjeç nga Skrapari, është identifikuar nga prokuroria dhe është marrë pak ditë më parë i pandehur nga prokurori i çështjes, Ervin Karanxha, i cili ka ngritur ndaj tij akuzën e “Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”.Sipas dosjes së referuar në gjykatën e Tiranës, V.SH, nëpërmjet sms ka ngacmuar seksualisht dentisten, tek e cila kishte shkuar për të rregulluar dhëmbët e tij dhe vetë vajzës së tij të mitur. Por burime pranë prokurorisë thanë se nga verifikimi i telefonit të të pandehurit, ka rezultuar se ai ka ngacmuar seksualisht dhe pesë femra të tjera njëkohësisht, por për shkak se ato nuk kanë depozituar kallëzim penal në prokurori, hetimi për këto raste nuk është kryer.Mësohet se V.Sh, përdorte një numër telefonik të rregjistruar në emër të gruas së tij, me të cilin ngacmonte në orare të ndryshme femrat. Një nga kallëzueset, ..

Lexone

“Të kam ty lakuriq dhe zogun tënd duke u puthur me të, a do fotografinë apo videon”/ Zbardhen mesazhet e 42-vjeçarit nga Tirana, ngacmonte dentisten dhe 4 femra të tjera

Një dentiste në Tiranë është kthyer në shenjestrën e sulmit seksual të një personi të identifikuar tashmë nga Prokuroria e Tiranës.Një 42-vjeçar nga Skrapari është autori i ngacmimit seksual dhe përndjekjes së një dentisteje me inicialet D.B. Shtetasi V.Sh, pak ditë më parë është marrë i pandehur nga prokurori i çështjes Ervin Karanxha, i cili ka ngritur akuzën e “Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”.Sipas dosjes së referuar në Gjykatën e Tiranës, V.SH, nëpërmjet sms ka ngacmuar seksualisht dentisten, tek e cila kishte shkuar për të rregulluar dhëmbët e tij dhe vetë vajzës së tij të mitur.Por burime pranë Prokurorisë thanë për Shqiptarja.com, se nga verifikimi i telefonit të të pandehurit,ka rezultuar se ai ka ngacmuar seksualisht dhe pesë femra të tjera njëkohësisht, por për shkak se ato nuk kanë depozituar kallëzim penal në Prokurori, hetimi për këto raste nuk është kryer.Mësohet se V.Sh, përdorte një numër telefonik të rregjistruar në emër të gruas së tij, me të ..

Lexone

Kukës, 30-vjeçari tenton të vrasë të dashurin e gruas

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka tentuar të vrasë të dashurin e bashkëshortes së tij 23 vjeçare.Në pranga përfundoi Dorian Idrizaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili për motive xhelozie tentoi të vriste të riun K.K, me një armë zjarri automatike.Falë njoftimit në kohë të policisë dhe reagimit të shpejtë të shërbimeve të policisë, me ndihmën edhe të banorëve të pallatit është bërë neutralizimi i shtetasit Dorian Idrizaj si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit.Nga të shtënat në ajër nuk ka asnjë person të lënduar. Në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor u sekuestrua arma e zjarrit tip automatik, 19 fishekë, si dhe 9 gëzhoja.Gjithashtu, ndaj Idrizaj, u referuan materialet edhe për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, pasi dyshohet se në Kosovë, keqtrajtonte dhe shfrytëzonte për prostitucion në lokale nate bashkëshorten e tij, shtetasen E.A.Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi e mbajtj..

Lexone

Tiranasi tenton të vrasë me automatik dashnorin e gruas, vetë e shfrytëzonte për prostitucion

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka tentuar të vrasë të dashurin e bashkëshortes së tij, një 23- vjeçar.Në pranga përfundoi Dorian Idrizaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili për motive xhelozie tentoi të vriste të riun K.K, me një armë zjarri automatike, ndërkohë që vetë e shfrytëzonte për prostitucion bashkëshorten.“Arrestimi i tij u bë pasi, shtetasi Dorian Idrizaj ka shkuar në banesën e shtetasit K.K, në lagjen Nr.1, Kukës, ku prej disa ditësh shtetasi K.K bashkëjetonte me shtetasen E.A, (bashkëshortja e shtetasit Dorian Idrizaj), dhe pas një konfikti verbal mes të dyve, shtetasi Dorian Idrizaj për motive xhelozie ka kanosur dhe tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin K.K”, sqaron policia.Falë ndërhyrjes së policisë dhe me ndihmën edhe të banorëve të pallatit është bërë neutralizimi i shtetasit Dorian Idrizaj si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit.Nga të shtënat në ajër nuk ka asnjë person të lënduar.Në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor u sekues..

Lexone

Drejtësia e “mbytur” nga dosjet

Prokuroria dhe Gjykata e Tiranës, ndonëse janë çdo ditë në punë dhe vendosin për të proceduar apo dënuar shtetas të ndryshëm, cilësia e punës së tyre është vënë seriozisht në dyshim.Ky dyshim vjen pikë së pari nga volumi tej çdo logjike jo vetëm juridike, por edhe aritmetike. Mjafton të thuash që një prokuror i Prokurorisë së Tiranës është i detyruar që të hetojë minimalisht 350 çështje në vit, ose më shumë se një çështje në ditë, për të kuptuar se sa mundësi kanë përfaqësuesit e akuzës për një hetim të mirëfilltë dhe cilësor.Për rrjedhojë, e njëjta situatë është edhe në Gjykatën e Tiranës.Gjyqtari Artan Gjermeni thotë: “Do të isha i lumtur që të gjykoja 7-8 çështje në ditë, por në realitet gjykoj mbi 10 çështje dhe nga këto duhet të marr 7-8 vendime”.Por, si përkthehen këto shifra për një jurist dhe kush është produktiviteti i kësaj ngarkese që kanë prokurorët dhe gjyqtarët e Tiranës?Konstitucionalisti Çlirim Gjata shpjegon: “Kjo lloj ngarkese e pajustifikueshme dhe absurde ..

Lexone