Home / Tag Archives: prokurorise (page 3)

Tag Archives: prokurorise

Sherr me thikë, i riu plagos shokun e tij dhe një 20 vjeçar në Kuçovë

handcuffs Një i ri është arrestuar në qytetin e Kuçovës, pasi ka plagosur me thikë një bashkëmoshatar dhe shokun e tij.I arrestuari është Llazar Ziu, 20 vjeç banues në fshatin Tapi. Sipas policisë ai ka goditur me thikë shtetasin me iniciale E.K.Por gjatë grindjes Ziu ka goditur edhe shokun e tij R.B, 17 vjeç.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, ”Kanosja”, ”Prishja e qetësisë publike”, ”Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Në kërkim të gjyqtarëve; S’ka konsensus për magjistratët

Mungesa e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka bllokuar Shkollën e Magjistraturës pasi koha e dispozitave kalimtare ka mbaruar dhe askush nuk mund të emërojë magjistratët që përfundojnë studimet në qershor, ndërkohë që Shkolla e ka të pamundur edhe të nisë konkurset e reja në vjeshtë.Për të zgjidhur ngërçin, mazhoranca nuk ka gjetur rrugë tjetër veç ndryshimit të ligjit, duke ia lënë emërimet në dorë Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.“Ajo që ne po bëjmë është diçka teknike, thjeshtë dispozitat kalimtare te ligjit po i shtyjmë në kohë”, tha Klotilda Ferhati.Deputeti i LSI-së Nasip Naço ishte i vetmi opozitar në Komisionin e Ligjeve. Si ish-ministër i Drejtësisë, ai e quajti të papranueshme që të rikthehet në lojë KLD, për emërimet e magjistratëve.“13 studentë magjistratë do të shkojnë të kërkojnë votën tek anëtarët e KLD. Do t’i mësoni që ditën e parë me ryshfetin. Do t’i mësoni që ditën e parë të j..

Lexone

Prokurorja Anila Leka kalon “klasën”, pret rikonfirmimin pas vetingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka ka burime të ligjshme për pasurinë e saj si dhe konfirmoi përshtatshmërinë e figurës. Vendimi jepet më 6 qershor.Nga Lindita Çela, BIRNNë seancën dëgjimore të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, relatorja e çështjes, Firdes Shuli deklaroi se hetimi për prokuroren Anila Leka nuk ka zbuluar probleme me pasurinë si dhe ka konstatuar përshtatshmërinë e figurës.Komisioni i Pavarur i Kualifikimit paralajmëroi të hënën “dritën jeshile” për konfirmimin e prokurores së Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka, pasi hetimi administrativ nuk ka konstatuar probleme në asnjërin prej kritereve të rivlerësimit.“Referuar të dhënave të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe hetimit të kryer, rezulton se pasuria e subjektit Anila Leka është krijuar me burime të ligjshme. Po ashtu nuk rezulton të jetë në kushtet e konfliktit të interesit,” tha Shuli në seancë.Sipas Ko..

Lexone

Zvarritet gjyqi i Roshit, Gjykata: Ku e shkroi letrën ish-kryebashkiaku?

Prej më shumë se një muaji, gjykata e Tiranës ende nuk ka vendosur nëse do të pranojë kërkesën për gjykim ndaj ish kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshit.Ai i akuzohet për falsifikim të dokumenteve, akuze e cila ka të bëjë me formularin e dekriminalizimit, ku Roshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penale. Por nga verifikimi i prokurorisë rezultoi se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.Përveç mungesave të palëve në proces dhe problemet me njoftimin, një tjetër shkak për zvarritjen e këtij procesi paraprak, ishte dilema se kush gjykatë ishte kompetente për të gjykuar Roshin, ajo e Kavajës apo gjykata e Tiranës.Për këtë arsye, gjykata i kërkoi prokurorisë që të specifikonte nëse Roshi e kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit në Kavajë, apo në Tiranë. Sipas verifikimeve të prokurorisë rezultoi se Elvis Roshi e kishte plotësuar formularin në Tiranë dhe për rrjedhojë vepra penale e falsifikimit është konsu..

Lexone

Godet me sende të forta kunatën, pranga 47-vjeçarit në Gramsh

Një grua në Gramsh ka mbetur e lënduar, si pasojë e goditjeve të pësuara nga burri i motrës.Ngjarja ka ndodhur gjatë kësaj të diele, ku nën akuzë është vënë Guri Buzani, 47 vjeç, banues në fshatin Bërsnik, njësia administrative Kodovjat.Buzani akuzohet se për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta kunatën e tij, motrën e gruas, H.L., 51 vjeçe, banuese në fshatin Bërsnik.Shtetasi i lartëpërmendur për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta kunatën e tij (motrën e gruas), shtetasen H.L.,51 vjeçe, banuese në fshatin Bërsnik”, sqaroi policia.Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në Familje”.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Plagos fqinjin në qafë, arrestohet 58-vjeçarin në Peqin

Një sherr mes fqinjëve në Peqin ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Karthnek të Peqinit, ku policia është sinjalizuar se ka një konflikt mes dy fqinjëve, deri në përdorimin e mjeteve prerëse. Efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.Osman Tabaku, 58 vjeç, banues në fshatin Karthnek, u arrestua në kushtet e flagrancës pasi kishte goditur me mjete prerëse fqinjin e tij shtetasin M.T., 62 vjeç, duke i shkaktuar plagë në qafë.I plagosuri u dërgua në spitalin e Elbasani, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që hetimet janë në vijim.Sakaq për veprime të mëtejshme, në ngarkim të Tabakut materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje”.3 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ish-Kryeprokurori në arrati, Adriatik Llalla i lë “prangat” në dorë kreut të Krimeve të Rënda Donika Prela

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla do të përballet me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, këtë javë.Me 6 qershor do të vendoset nëse Llalla, do t’i nënshtrohet procesit të Vettingut apo jo.Kolegji i Posaçëm i Apelimit rinisi, javën që po lëmë pas, shqyrtimin e ankimimit të Komisionerit Publik.Ky i fundit e kishte quajtur të padrejtë vendimin e marrë nga KPK për ndërprerjen e vettingut ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.Ish kreu i akuzës nuk ishte i pranishëm në seancë por ai kishte paraqitur një prokurë te lëshuar në 28 maj nga Turqia.CNA.al ka kontaktuar me avokatin e ish kryeprokurorit Sokol Hazizaj, për të mësuar se çfarë po ndodh me Llallën, ku gjendet dhe se a do të pranojë të ballafaqohet më drejtësinë.Avokati Hazizaj, sapo ka mësuar se për ç farë jemi të interesuar, është shprehur me nervozizëm “Nuk mund të flas, ai është klienti im”.Risjellim në vëmendje, se në seancën e KPA –së, komisionieri Florian Ballhysa tha se ish kryeprokurori nuk kishte ndjekur rrugën e du..

Lexone

Asgjësohen 2 mijë e 80 bimë kanabis në Krujë, 3 në pranga (EMRAT)

Foto ilustruese Shefi i Sigurisë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, paralajmëroi ditën e djeshme arrestime në zonën e Krujës për kultivimin e kanabisit dhe rezultati është bërë i ditur sot nga uniformat blu, pasi janë arrestuar 3 persona dhe janë asgjësuar 2080 bimë hashashi.Operacioni “Krasta 2” ka çuar në pranga shtetasit:-Ferdjan Zalla 33 vjeç, banues në Krujë;-Mondi Zalla 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë;-Arben Babasi 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë.Arrestimet janë bërë pas një hetimi proaktiv disa mujor, në një operacion të përbashkët midis Komisariatit të Policisë Krujë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, Forcave Operacionale dhe FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.Sh. 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.“Shtetasit e mësipërm, dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë (për të cilët vazhdon hetimi), në vendin e q..

Lexone

Kërkohej për plagosje, arrestohet 32 vjeçari në Durrës

Foto ilustruese Akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, 32-vjeçari i rrezikshëm që policia e Durrësit ka arritur të ndalojë paraditen e sotme.Sipas uniformave blu, për Gjergj Shkozën, Gjykata e Durrësit kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë.Mësohet se Shkoza më datë 4 dhjetor të 2017-ës në lagjen Nr. 18 Durrës ka plagosur me pistoletë shtetasin M.P.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.3 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Dhunon të moshuarin, pranga 33-vjeçarit në Vlorë (EMRI)

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës. Uniformat blu sqarojnë se i arrestuari D. Shahaj ka dhunuar me mjete të forta një të moshuar në lagjen “Lef Sallata”.“Për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht duke përdorur sende të forta shtetasin V.Gj., 60 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.3 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone