Home / Tag Archives: prokurorise (page 10)

Tag Archives: prokurorise

Bastiset gjatë natës Prokuroria Durrës, vidhen materiale të prokurorëve. Ngjarjen e denoncoi pastruesja…

Bastisje gjatë natës në Prokurorinë e Durrësit. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë gjatë natës në zyrat e prokurorëve dhe kanë marrë prej andej materiale të ndryshme, raporton “Panorama”.Nuk ka ende detaje për materialet që kanë mundur të vidhen, ndërkohë që policia ka nisur menjëherë hetimin për zbardhjen e grabitjes dhe identifikimin e autorëve.Eshte urdheruar qe te mos hyje askush brenda pasi prish vendin e proves. Pas kesaj, njoftohet se do te behet inventari per te pare se cfare saktesisht kane synuar grabitesit.Ndërkohë po keqyren kamerat e sigurisë dhe po merren shenjat e gishterinjve për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.Vjedhja eshte konstatuar nga pastruesja, e cila ka gjetur qe ne oret e para te mengjesit kur nisi punen, dyert e demtuara te prokurorise.Kujtojmë se kjo është herë e dytë në një hark kohor të shkurtër që ndodh diçka e tillë në këtë qytet, pasi pak më parë u vodh posta sekrete e prokurorisë.

Lexone

Bastisja e prokurorisë/ U vodhën materiale tek zyra e prokurori që hetonte zyrtarët…

Dalin detajet e para nga bastisja gjate nates e Prokurorise se Durres. Gazetari i “Panorama” raporton se zyra e grabitur eshte ajo e prokurorit Afrim Shehu, prokuror i Task Forces.Nuk ka te dhena konkrete se cfare i eshte vjedhur prokurorit Shehu ne zyren e tij, pasi keto do te dalin pas bilancit te dokumenteve qe ai ka pasur ne zyre.Shehu heton te gjithe zyrtaret qe kane probleme dhe gjithe sa lidhet me abuzimit dhe te korrupsionin e pushtetareve.

Lexone

Në gjurmët e “bisedës Babale-Xhafaj”, kamerat e sigurisë s’kanë filmuar asnjë takim…

Hetuesit e Krimeve të Rënda nuk kanë mundur të gjejnë pamje filmike të takimit të pretenduar mes Albert Veliut dhe vëllait të ministrit të Brendshëm në një lokal në Vlorë.Ndërkohë, përgjimi origjinal i publikuar nga PD ndodhet tashme në duart e prokurorisë, e cila pritet ta çojë për ekspertim jashtë vendit.Pamjet filmike të kamerave të sigurisë të lokaleve, ku pretendohet të kenë qëndruar Albert Veliu, “Bashkëpunëtori X” i audio-përgjimit të publikuar nga Partia Demokratike nuk i kanë ardhur në ndihmë hetimit.Burime pranë grupit hetimor bënë me dije për AbcNews se nga verifikimi paraprak ka rezultuar se nuk ka pamje të ditës kur pretendohet të jetë realizuar përgjimi i bisedës mes “Babales” dhe Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm.Ndërkohë prej pasdites të së martës, Prokuroria për Krimet e Rënda zotëron materialin origjinal të përgjimit, si edhe mjetin me të cilin është realizuar përgjimi.Ato u dorëzuan në prokurori nga ana e gazetarit, Jetmir Olldashi, autori i in..

Lexone

DETAJET/ Zbulohen fakte të reja nga vrasja e Oliver Ivanoviçit: Kush i ndali kamerat e sigurisë 12 ditë para ekzekutimit?

Kanë kaluar 5 muaj nga vrasja e Oliveri Ivanoviqit, ish-liderit të SDP-së në Kosovë, ende nuk është zbardhur si rast nga autoritetet kosovare, madje agjencia serbe e lajmeve ‘Beta’ thuhet se në njëra nga kamerat e vendosura në zyrat e SDP-së nuk kanë regjistruar asgjë në kohën kur është vrarë Ivanoviç.Nga zyra e Prokurorisë në Prishtinë ka folur Ksenija Bozoviq, ai ka thënë se kamerat e vendosura në zyrat e partisë, nuk kanë regjistruar asgjë në kohën kur është vrarë Oliver Ivanoviq, pasi në atë kohë ato nuk kanë qenë duke punuar.Agjencia serbe e lajmeve ‘Beta’, ata raportuan se njëra nga kamerat e vendosura në zyrat e SDP-së, ka punuar rreth 10 minuta pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, megjithatë ka regjistruar vetëm makinën e ambulancës që ka ardhur dhe asgjë tjetër.“Nga burimet brenda KFOR-it dhe Prokurorisë, kam mësuar se kamera e cila ishte e vendosur në pjesën e përparme të zyrës së Oliver Ivanoviqit nuk kishte punuar prej 12 ditësh nga data 4 janar. Por më pas ato kamera is..

Lexone

Tentoi t’i fusë celular vëllait në burgun e Bënçës

Një person u arrestua nga policia e Tepelenës, pasi ka tentuar të fusë celular në burgun e Bënçës.Në pranga ka përfunduar Dritan Rrapa 33 vjeç, banues në Gjirokastër.Ai u ndalua në kushtet e flagrancës gjatë kësaj të marte, gjatë kontrollit.Arrestimi i tij u bë pasi u kap në burgun e Bënçës në Tepelenë teksa fuste një telefon celular për vëllanë e tij të dënuar, Gëzim Rrapa 35 vjeç.Në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës.23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Saimir Tahiri kërkesë për heqjen e “arrestit shtëpiak”, ja kur do zhvillohet seanca

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është drejtuar Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda në të cilën kërkon heqjen e “arrestit shtëpiak”.Mësohet se seanca do zhvillohet në datën 28 maj.Gjykata e Shkallës së Parë vendosi dy javë më parë të lënë në arrest shtëpia ish-ministrin i brendshmëm Saimir Tahiri.Sipas prokurorisë ka dyshime se ish-ministri i Brendshëm ka takuar në një hotel në Korfus Artan Habilajn, vëllain e Moisi Habilajt i arrestuar në Itali si kreu i grupit kriminal të trafikut të kanabisit.Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet si bashkëpunëtor në trafikun e drogës me grupin “Habilaj”. (TemA)

Lexone

Kapet me pistoletë në një lokal, në pranga 35-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas për armëmbajtje pa leje, një tjetër shpallet në kërkim, si dhe 3 shtetas të tjerë procedohen në gjendje të lirë.Më datë 22.05.2018 shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, në bashkëpunim me forcën e operacioneve speciale dhe kërkimit, në kuadër të operacionit policor “Befasia”, arrestuan shtetasin :– Gentjan Kërcyku, 35 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”)Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në zonën e “Ali Demit” iu gjet një armë zjarri e llojit pistoletë me një krehër me 11 fishekë.Ndërkohë u shpall në kërkim shtetasi:– A. V., 53 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Transportim dhe tregtim i mallrave që janë kontrabandë), pasi ky shtetas i kishte dhënë armën e zjarrit dhe krehrin me 11 fishekë, shtetasit Gentjan Kërcyku.Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mëposhtëm, të cilët ishin prezent gja..

Lexone

Audio-përgjimi “Babale”, Prokuroria sekuestron kamerat e sigurisë së lokaleve në Vlorë, policia vihet në kërkim të “Ermalit”

Pas marrjes së dëshmive të tre zyrtarëve të Partisë Demokratike, Albert Veliut, Agron Xhafajt dhe gazetarit Jetmir Olldashi, puna e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çështjen “Xhafaj” fokusohet në Vlorë.Në qytetin bregdetar, sipas audiopërgjimit, janë bërë bisedat e pretenduara mes Albert Veliut e Agron Xhafajt.Gjithashtu po në Vlorë, gazetari dhe Veliu kanë takuar disa persona, të cilëve u kanë kërkuar të blejnë kanabis.Në bazë të këtyre të dhënave, dy oficerë të Krimeve kanë qenë në Vlorë, në përpjekje për të identifikuar personat e përmendur në audio-përgjim dhe dëshmi, me qëllim për t’i marrë në pyetje, pasi deponimet e tyre konsiderohen të rëndësishme për hetimin.Grupi hetimor do të verifikojë edhe disa kamera sigurie të disa lokaleve në Vlorë, ku gazetari Olldashi dhe Veliu pretendojnë se kanë qëndruar.Mes tyre është edhe lokali ku pretendohet se është bërë përgjimi.Një tjetër veprim që po kryhet nga Prokuroria dhe është edhe verifikimi i të gjithë efektivët e poli..

Lexone

Padi mësueses në policinë e Belshit, nëna e 10-vjeçarit: Më rrahu djalin

Një mësuese e shkollës 9-vjeçare në fshatin Kajan të Belshit është kallëzuar në polici nga nëna e një fëmije.Sipas burimeve policore, nëna pretendon se djali i saj 10 vjeç është dhunuar nga mësuesja kujdestare e klasës por nuk jepen detaje mbi arsyen.“Më datë 21.05.2018, ka bërë kallëzim shtetasja M. H, banuese në Kajan bashkia Belsh, se djali i saj K. B., 10 vjeç, në ambientet e shkollës 9 vjeçare te fshatit Kajan, është dhunuar fizikisht nga mësuesja kujdestare e klasës shtetasja E. D, banuese në Elbasan. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për vlerësim”, njofton policia e Elbasanit.22 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Balla bën deklaratën e fortë: Pas 613 kg kokainë të kapur në Durrës fshihen zyrtarë të lartë të PD, prisni ditët në vijim

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi e se pas 613 kg kokainë të kapur në Durrës fshihen zyrtarë të lartë të PD, dhe se ditët në vijim do të dalin detaje të reja.Duke folur para gazetarëve Balla tha i bërë thirrje Prokurorisë, që të hetojë dhe zbardhë sa më shpejt historinë e akuzave të opozitës për Agron Xhafajn.Më tej ai deklaroi se “ne e dimë mirë që Basha në këtë aventurë të rrezikshme me Babalen është futur nga Berisha dhe gripat e tij për një arsye që ka të bëjë me 613 kg kokainë”.“Luli thotë e ka Babalja, ky thotë e ka gazetari dhe gazetari thotë se përgjegjësin e ka PD.Autorësia e përgjimit të ngelet jetim në prehrin e Saliut dhe me këtë histori Saliu po na del me tre djem, Shkëlzenin, Lulin dhe Babalen.Basha është i futur në një aventurë Don Kishoteske nga vetë Saliu për një përgjim, i cili duket ditën për diell që është një kasetë e stisur e një bisede që nuk ka ndodhur kurrë mes Babales dhe vëllait të ministrit.Ne e dimë që Basha në këtë aventu..

Lexone