Home / Tag Archives: prokurorise

Tag Archives: prokurorise

Kontrolle në të gjithë Tiranën, 5 të arrestuar për drogë, policia jep detajet

Policia e shtetit ka zhvilluar kontrolle të shumta në zona të ndryshme të Kryeqytetit në vijim të luftës kundër drogës.Nga ky operacion janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas, 1 tjetër procedohet në gjëndje të lirë, si dhe sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe Heroinë.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ditën e djeshme kanë ushtruar kontrolle të shumta në zona të ndryshme të kryeqytetit, ku gjatë kontrolleve të ushtruara kanë arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasit :– Fation Kalemaj, 36 vjeç, banues në Vlorë (pasi tek Dogana gjatë kontrollit fizik të ushtruar i’u gjetën e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë, 5 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe 2 celularë)– Artil Shalari, 40 vjeç banues në Tiranë dhe Zymer Jerina, 37 vjeç banu..

Lexone

Vrasja në Vlorë, “arrest me burg” për autorin e dyshuar

Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest me burg njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit Vasil Dervishaj, ngjarje e ndodhur të hënën e 4 qershorit.28-vjeçari A. Çaushaj u ndalua një ditë më parë pas urdhrit të Prokurorisë së Vlorës, ndërsa sot është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”, sikurse edhe njëri prej dy personave që ndihmuan në vrasjen e Dervishajt, Amarildo Grembi.Ndërkohë, i dyshuari tjetër si person që ndihmoi në vrasje, Nekid Arapi është lënë në “arrest shtëpie” me mbikëqyrje elektronike. Vendimet janë dhënë nga gjyqtarja Elona Mihali.Mbi 28-vjeçarin Çaushaj rëndojnë akuzat për “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”. Gjatë hetimeve janë sekuestruar një automjet Audi, një palë targa italiane që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së krimit, një xhup dhe një kapuç. Policia po përpiqet ende për ndalimin e autorit tjetër të dyshuar të kësaj ngjarjeje.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com..

Lexone

Basha i rikthehet “Babales”: Kemi informacione se audio-përgjimi do të vlerësohet jo autentik, të largohet Xhafaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se si në bazë të informacioneve që ai kishte Fatmir Xhafaj ka paracaktuar rezultatin final të hetimit për të vëllain që audio-përgjimi i dëshmitarit x do të vlerësohet jo autentik.Në një konferencë për shtyp në përfundim të seancës parlamentare Basha tha se Prokuroria e Tiranës me urdhër nga lart veproi gjatë natës për regjistrimin e kallëzimit penal të Agron Xhafajt duke e quajtur një skenar kriminal me urdhër të Ramës e Xhafajt.Basha tha se pa u larguar Xhafaj si ministër i Brendshëm, nuk mund të ketë hetim të paanshëm për vëllain e tij si trafikant droge.Më tej kreu i PD tha se Prokuroria nisi çështjen për trafik droge ndaj Agron Xhafës vetëm pasi ai u largua nga Shqipëria.“Prokuroria Rama-Xhafaj-Marku vuri në dispozicion të Agron Xhafës në mes të natës prokurorët. Organi i prokurorisë veproi pa asnjë ndryshim sipas skenarit kriminal të hartuar nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.Prokuroria Rama-Xhafaj-Marku lejoi largimin n..

Lexone

Arrestohet një prej autorëve të vrasjes së biznesmenit në Vlorë

Biznesmeni nga Vlora, Vasil Dervishaj, u vra tre ditë më parë dhe sot, policia ka vënë në pranga një prej autorëve të kësaj ngjarje.Sipas të dhënave zyrtare, strukturat Policore të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë Vlorë, kanë bërë zbatimin e Urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ndalimin e shtetasit me iniciale A.C., 28 vjeç, banues në Vlorë.Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 1 automjet tip “Audi” me targa AA830RA, dhe 1 palë targa të tjera (italiane) AH63435, (që dyshohet se janë përdorur në momentin e kryerjes së krimit), – 1 xhup dhe 1 kapuç.Ndërkaq. policia vijon punën për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër të kësaj ngjarje. Një ditë më parë policia arrestoi dy bashkëpunëtorët që ndihmuan dy autorët e vrasjes të largoheshin pas krimit Nekid Arapi, 21 vjeç dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, të dy banues në Vlorë.Po dje u shpallën në kërkim dy autorët e dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit, ..

Lexone

Vrasja e biznesmenit 29-vjeçar, Policia e Vlorës ndalon autorin e parë të dyshuar

Policia e Vlorës ka mundur të ndalojë një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit, Vasil Dervishaj, orët e vona të së hënës së 4 qershorit.Pas zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të dy bashkëpunëtorëve dhe dy autorëve të dyshuar, policia ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë së Vlorës për ndalimin e 28-vjeçarit me banim në Vlorë, A.C.Ai akuzohet për “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.Gjatë hetimeve janë sekuestruar një automjet Audi, një palë targa italiane që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së krimit, një xhup dhe një kapuç.Tashmë policia i ka fokusuar përpjekjet për ndalimin e autorit tjetër të dyshuar të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që materialet për autorin e parë të dyshuar i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës.

Lexone

Arta Marku risjell në Tiranë prokurorin Anton Martini, i besohen dosjet e ‘nxehta’

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku vijon ndryshimet në kuadër të riorganizimit të prokurorive.Report TV shkruan se Marku ka vendosur që të rikthejë në Tiranë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, prokurorin Anton Martini.Ky i fundit ishte drejtues i Prokurorisë së Shkodrës prej 6 muajsh, ndërsa tashmë vendin e tij do ta zerë prokurori Ylli Pjetërnikaj, i cili më parë ka mbajtur detyrën e ndihmësit ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme.Nesër pritet që të bëhet prezantimi i prokurorit Pjetërnikaj në Shkodër.Ndërsa Anton Martinit tek Krimet e Rënda, do i besohet një strukturë dhe dosje të rëndësishme hetimore.Pak kohë më parë kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku shkarkoi nga detyra e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmatajn dhe në vendin e tij emëroi Donika Prelën.Ndërkohë që vijon riorganizimi te Krimet e Rënda me strukturat e reja që do të ngrihen.

Lexone

Rihapet dosja e mbyllur nga Basha: Auditim “Rrugës së Kombit”, KLSH do verifikojë koston e ndërtimit dhe mirëmbajtjes

Kontrolli i Lartë i Shtetit vijon të ketë si shqetësim ndjekjen e kallëzimeve penale nga Prokuroria.Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë kreu i këtij institucioni u shpreh se janë në proçes gjyqësor me prokurorinë për pushimin e 21 çështjeve.Ndërkohë, kreu i Komisionit të Ekonomisë i kërkoi KLSH që të auditojë shpenzimet e bëra për ndërtimin e “Rrugës së Kombit”, auditim qe do te risjelle rihapjen e dosjes se shpenzimeve dhe abuzimeve te kesaj rruge prej 230 milione euro, te mbyllur me procedure nga ish- ministri i Transporteve Lulzim Basha.Erjon Braçe theksoi se auditi i KLSH ka nxjerr në pah një sërë shkeljesh gjatë privatizimit të hotel Dajtit.Prokuroria nuk ndjek kallëzimet e bëra në prokurori për shkelje dhe dëme ekonomike nga Kontrolli i Lartë i shtetit.Leskaj: Janë 21 procese gjyqësore penale në të cilat kemi kundërshtuar vendimin e prokurorisë për pushimin e çështjes. Jemi në procese gjyqësore në të cilat jemi palë e tretë.Por pavarësisht këtij shqetësimi, Kuv..

Lexone

Rihapet dosja e mbyllur nga Basha: Auditim Rrugës së Kombit, KLSH do verifikojë koston e ndërtimit dhe mirëmbajtjes

Kontrolli i Lartë i Shtetit vijon të ketë si shqetësim ndjekjen e kallëzimeve penale nga prokuroria.Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë kreu i këtij institucioni u shpreh se janë në proçes gjyqësor me prokurorinë për pushimin e 21 çështjeve.Ndërkohë kreu i Komisionit të Ekonomisë i kërkoi KLSH që të auditojë shpenzimet e bëra për ndërtimin e Rrugës së Kombit, auditim qe do te risjelle rihapjen e dosjes se shpenzimeve dhe abuzimeve te kesaj rruge prej 230 milione euro, te mbyllur me procedure nga ish ministri i Transporteve Lulzim Basha..Erjon Braçe theksoi se auditi i KLSH ka nxjerr në pah një sërë shkeljesh gjatë privatizimit të hotel Dajtit.Prokuroria nuk ndjek kallëzimet e bëra në prokurori për shkelje dhe dëme ekonomike nga Kontrolli i Lartë i shtetit.Leskaj: Janë 21 procese gjyqësore penale në të cilat kemi kundërshtuar vendimin e prokurorisë për pushimin e çështjes. Jemi në procese gjyqësore në të cilat jemi palë e tretë.Por pavarësisht këtij shqetësimi, Kuvend..

Lexone

‘Skifteri’ pogradecar kapet duke vjedhur banesën e emigrantit në Fier (EMRI)

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 42-vjeçar, i cili tentoi të vidhte një banesë.“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit: Lefter Meruko, 42 vjeç, banues në Pogradec. (I dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”)”, njofton policia.Sipas Bluve të Fierit denoncimi për vjedhje është bërë nga një qytetar në fshatin Peshtan, i cili ka parë grabitësin pogradecar teksa hynte në banesën e shtetasit J.Gj, 46 vjeç, aktualisht me banim në Greqi.Pas njoftimit të marë nga Salla Operative, patrulla e policisë ka shkuar në vendngjarje duke e kapur në ambientet e brendshme të banesës 42-vjeçarin Meruko. Dyshohet se autori ka kryer edhe disa vjedhje të tjera banesash për dokumentimin ligjor të të cilave po punohet.Po punohet intensivisht për dokumentimin ligjor të gjithë veprimtarisë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativ..

Lexone

Zbardhet vrasja e 29-vjeçarit në Vlorë, në kërkim dy autorët (EMRAT)

Policia e Vlorës ka zbardhur plotësisht ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Pavarësia”, ku u ekzekutua me armë biznesmeni 29 vjeçar, Vasil Dervishaj.Blutë e Vlorës kanë identifikuar autorët e vrasjes, për të cilën thonë se ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta.Janë shpallur në kërkim dy autorët, të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjen e 29-vjeçarit. Ata janë:-E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;-A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.Në vijim të veprimeve hetimore policia ka arrestuar edhe dy të rinj nga Vlora, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes. Ata janë:-Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,-Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë.Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:–një armë zjarri kallashnikov model 56, me një krëhër me fishekë.– një gëzhojë armë zjarri, model 9 mm,– një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar.– një automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se jan..

Lexone