Home / Tag Archives: probleme (page 4)

Tag Archives: probleme

Ja si ta përdorni aloe verën për të hequr kallot në këmbë

Bashkë me verën vijnë edhe një sërë shqetësimesh, si depilimi, probleme me flokët, fytyrën apo edhe këmbët. Vera mund të konsiderohet ndryshe si sezoni i lëkurës së qëruar dhe këmbëve të plasaritura.Të gjithë ata që mbathin sandale e dinë se sa e bezdisshme dhe e pakëndshme është të kesh kallo në këmbë. Por, si gjithmonë, kemi një zgjidhje edhe për këtë problem.Më poshtë do të gjeni një kurë fantastike me aloe vera për të eliminuar kallot në këmbë.I zhytni këmbët në ujë të ngrohtë dhe i pastroni me anë të një stufe për të hequr qelizat e vdekura. Pasi t’i thani me një peshqir aplikoni një shtresë të hollë të xhelit aloe vera në këmbë. Vishni çorape dhe shkoni të flini Në mëngjes i lani këmbët me ujë të vakët. Përsëriteni këtë trajtim çdo natë për 4-5 ditë për të parë rezultate.Si funksionon: Aloe Vera përmban vitaminat A (beta-karotene), C dhe E. Ajo ka veti antioksiduese, antiinflamatore dhe antiseptike.

Lexone

Prokurori i “Tahirit” në sitën e Vettingut, nuk ka probleme me pasurinë

Dritan Prençi, një nga prokurorët e Krimeve të Rënda që gjykon çështjen “Tahiri” i nënshtrohet sot procesit të vettingut.Seanca dëgjimore ndaj tij në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka nisur dhe trupa gjykuese përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.Në deklaratat e tij të pasurisë, Prençi nuk ka për të deklaruar shumë, veçse të ardhurat nga puna e tij si prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pagën e bashkëshortes.Relatorja e çështjes ka lexuar raportin për prokurorin Prençi, ku thuhet se ai zotëron një apartament prej 71,4 m2, të cilin e ka blerë në vitin 2008 dhe që ka vlerë 31 mijë e 200 euro. Sipas ILDKPI ky apartament është likuiduar një pjesë me kredi dhe 936 mijë lekë të kredisë janë ende pa shlyer.Gjithashtu Prençi ka deklaruar në pronësi edhe një automjet që e ka blerë për 2,000 euro. Këto janë pasuritë e paluajtshme të prokurorit, ndërsa aktualisht ka edhe një kredi tjetër me interes 3%, në shumën 2,596,000 euro me një afat prej ..

Lexone

Shenjat e frikshme të mpiksjes së gjakut, që duhet t’i dini PATJETËR

Përshtati në shqip: Blertina KokaMpiksja është një grumbullim i qelizave dhe proteinave në gjak. Ajo ndihmon në ngadalësimin e gjakderdhjes pas plagosjes. Zakonisht shpërbëhet pas shërimit. Nëse jo, ose nëse formohet kur nuk duhet, mund të bllokojë enët e gjakut.Çfarë problemesh mund të shkaktojë?Mpiksja e gjakut mund të çojë në probleme serioze, deri në vdekje. Nëse shfaqet në arterie, mund të shkaktojë atak në zemër ose goditje në tru. Nëse shfaqet në venë, mund të ndieni dhimbje dhe ënjtje. Një mpiksje e thellë në trup quhet tromboza e venës së thellë. Ndërsa në mushkëri është embolizmi pulmonar. Të dyja këto janë gjendje të rënda shëndetësore.Zbuloni simptomat që paralajmërojnë për mpiksje gjaku, faktorët që ju rrezikojnë dhe si ta parandaloni. Shfletoni galerinë…

Lexone

Putin vizitë në Austri: Rusia nuk synon të ndajë BE-në

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk po përpiqet të ndajë Bashkimin Evropian. Vërejtjet e tij erdhën përpara një vizite në Austri, në atë që do të jetë udhëtimi i tij i parë në një vend të Evropës Perëndimore pas gati një viti.Ai i tha stacionit mediatik ORF të Austrisë se donte një BE të “bashkuar dhe të begatë”, duke e quajtur bllokun partnerin më të rëndësishëm tregtar dhe ekonomik të Rusisë. Putin gjithashtu ka hedhur poshtë lidhjet e raportuara midis partisë së tij dhe Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë në Austri.Putin do të takojë sot presidentin austriak Alexander Van der Bellen dhe kancelarin Sebastian Kurz, si dhe udhëheqësit e biznesit.“Sa më shumë probleme në zemër të BE-së, aq më shumë rreziqe dhe probleme ka për ne. Ne duhet të ndërtojmë bashkëpunimin me BE-në. Nuk kemi asnjë qëllim që të ndajmë ndonjë gjë apo dikë në BE”, tha Putin.Sanksionet e BE-së, të vendosura kundër Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe mbështetjes p..

Lexone

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Sitit, akuza të forta ndaj Guardiolas: Është hakmarrës dhe racist me afrikanët

Duke folur për edicionin e ri të France Football, Yaya Toure ka bërë akuza të rënda drejt trajnerit të Manchester City-t, Pep Guardiola.Gjatë intervistës, Toure ka kërkuar të prishë mitin e Pep Guardiola-s. Ai beson se e ka bërë të vuajë duke e turpëruar.“Dukej sikur ai ishte xheloz, pasi më shihte si rival… sikur po i merrja qendrën e vëmendjes.Ai më ka trajtuar shumë keq. Me të vërtetë mendoni se do të ishte sjellë kështu me Iniesta-n?Në një pikë kam pyetur veten mos është për shkak të ngjyrës së lëkurës.Nuk jam i pari, edhe lojtarë të tjerë të Barça-s e kanë bërë këtë pyetje.Mbase ne afrikanët nuk trajtohemi njësoj nga njerëz të caktuar.Kur sheh se ai ka pasur probleme me lojtarët afrikanë kudo që ka qenë, krijoj dyshimet e mia.Ai është shumë inteligjent për t’u kapur. Ai nuk do ta pranonte kurrë.Por premtoj se ditën që ai do të fusë në fushë pesë afrikanë, do t’i dërgoj një tortë.Përveç kësaj, Pep kërkon të dominojë dhe të ketë lojtarë që i binden duke i puthu..

Lexone

Gjykata Europiane gjobit Rumaninë, Lituanin për ngritje të burgjeve të CIA-s

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e ka gjetur Rumaninë dhe Lituaninë fajtore për shkelje të ndalimit europian të torturave për ngritjen e një burgu sekret të CIA-s kur torturoheshin të dyshuarit për terrorizëm.Nga Ana Maria LucaGjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në një vendim të enjten tha se Rumania dhe Lituania kishin shkelur ndalimin europian të torturës dhe i urdhëruan ata të paguajnë 100,000 euro dëmshpërblim për secilin prej dy të dyshuarve për terrorizëm që u ndaluan dhe torturuan në burgjet e CIA-s në këto vende.Gjykata e Strasburgut vendosi se Rumania kishte ngritur një burg të fshehtë të CIA-s nën emrin e koduar Detention Site Black midis shtatorit 2003 dhe nëntorit 2005 dhe i bëri thirrje asaj të sjellë të gjithë zyrtarët përgjegjës para drejtësisë sa më shpejt që është e mundur.Rasti kundër Rumanisë u paraqit në vitin 2012 nga Abd Al Rahim Husseyn Muhammed Al Nashiri, i cili përballet me dënimin me vdekje në SHBA për rolin e tij të dyshuar në bombar..

Lexone

Prokurorja Anila Leka kalon “klasën”, pret rikonfirmimin pas vetingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka ka burime të ligjshme për pasurinë e saj si dhe konfirmoi përshtatshmërinë e figurës. Vendimi jepet më 6 qershor.Nga Lindita Çela, BIRNNë seancën dëgjimore të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, relatorja e çështjes, Firdes Shuli deklaroi se hetimi për prokuroren Anila Leka nuk ka zbuluar probleme me pasurinë si dhe ka konstatuar përshtatshmërinë e figurës.Komisioni i Pavarur i Kualifikimit paralajmëroi të hënën “dritën jeshile” për konfirmimin e prokurores së Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka, pasi hetimi administrativ nuk ka konstatuar probleme në asnjërin prej kritereve të rivlerësimit.“Referuar të dhënave të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe hetimit të kryer, rezulton se pasuria e subjektit Anila Leka është krijuar me burime të ligjshme. Po ashtu nuk rezulton të jetë në kushtet e konfliktit të interesit,” tha Shuli në seancë.Sipas Ko..

Lexone

Surpriza, para dhe shumë dashuri! Zbuloni çfarë ka rezervuar horoskopi për ju këtë javë, këto janë shenjat më me fat!

Ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë. Sipas tij këto janë disa nga gjërat kryesore që do i ndodhin çdo shenje.Dashi Dashuria: planetët ju nxisin të rizbuloni vlerën e reflektimit dhe të shtyheni drejt drejtimeve më të qëndrueshme dhe lineare. Siç vënë në dukje yjet për këtë javë, beqarët do të projektohen drejt marrëdhënieve të qëndrueshme. Do të jeni më të qetë dhe do të arrini gjithçka në kohë rekord, karakteristikë e shenjës suaj. Edhe të dashuruarit, do të gëzojnë momente të qetësisë dhe relaksimit, që do t’i hapin rrugën projekteve të përbashkëta. Kush po kalon nëpër një fazë kritike të marrëdhënies, megjithatë, në fund, do të vendosë për të hedhur armët e tyre. Dhe armëpushimi i nënshkruar do të jetë romantik dhe i pasionuar!Puna: Të pajisur me energji të shkëlqyeshme psikofizike, do të jeni të zellshëm në zyrë. Zgjidhini problemet dhe pengesat shpejt. Më në fund mund të metabolizoni një humbje që ju kushton shumë në terma emocionalë. Kujdes ndaj marrëv..

Lexone

Studimi: Më shumë se dy fëmijë dëmtojnë shëndetin e nënës

Shumë prindër mund të jenë dakord me thënien se fëmijët shtojnë stresin si dhe anasjelltas ta heqin atë. Dhe këtë e mbështet edhe shkenca. Sipas një studimi të kryer nga Cambridge University, më shumë se dy fëmijë mund të dëmtojnë shëndetin e nënës.Sa më shumë fëmijë, aq më i madh rreziku që nëna të preket nga ishemitë, infarkti apo probleme të tjera të zemrës.Studimi gjeti se gratë që kishin pesë ose më shumë fëmijë, kishin 40% më shumë rrezik për sëmundje të rënda të zemrës në 30 vitet e ardhshme, krahasuar me gratë që kishin vetëm 2 fëmijë.Studiuesit thonë se shtatzënia dhe lindja i shkaktojnë tendosje zemrës, ndërsa më pas rritja e fëmijëve shton stresin dhe i pengon gratë të kujdesen siç duhet për veten.Konkluzionet janë arritur pasi janë analizuar të dhënat e 8000 grave amerikane të moshës 45-64 vjeç. (TemA TV)

Lexone

Gjermani, agjenti plagos një person në Katedralen e Berlinit (Foto)

Katedralja e Berlinit është izoluar, pasi një agjent i policisë gjermane ka qëlluar me armë zjarri ndaj një personi, “i cili po shkaktonte probleme” në shesh, duke u plagosur në këmbë.Rreth orës 16:00, policia ka ndërhyrë për shkak të një personi të dhunshëm dhe në vijimësi, një agjent ka përdorur armën e tij të shërbimit”, – ka thënë një zëdhënës i policisë gjermane.Policia ka ftuar qytetarët “të shmangim çdo spekulim” mbi arsyet e vërteta të dhunës nga ana e personit të plagosur.1 of 10epa06782853 Policemen block the area of the Berliner Cathedral (Berliner Dom) in Berlin, Germany, 03 June 2018. According to a police spokeswoman, a man was shot at the Berlin Cathedral, the circumstances of the incident remained unclear. EPA/HAYOUNG JEONepa06782854 Policemen block the area of the Berliner Cathedral (Berliner Dom) in Berlin, Germany, 03 June 2018. According to a police spokeswoman, a man was shot at the Berlin Cathedral, the circumstances of the incident remained unclear. ..

Lexone