Home / Tag Archives: probleme (page 30)

Tag Archives: probleme

1/3 e vdekjeve të parakohshme mund të parandalohen nëse heqim dorë nga ky ushqim

Të paktën 1/3 e vdekjeve të parakohshme mund të parandalohen nëse njerëzit në të gjithë botën e kufizojnë konsumimin e mishit, ka zbuluar një studim i ri.Një studim nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar se afro 1 milionë amerikanë mund të shpëtohen çdo vit nëse njerëzit e kufizojnë mishin nga dieta. Për vite me radhë ekspertët janë përpjekur të zbulojnë dietat më të shëndetshme që mund të ndiqen. Shkencëtarët nga Universiteti i Harvardit thonë se rezultatet e fundit sugjerojnë se njerëzit po i nënvlerësojnë shumë përfitimet e një diete me bazë bimore.Studime të ndryshme kanë treguar se një dietë mesdhetare mund të lidhet me një rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve kronike, sepse, duke i krahasuar me personat që e konsumojnë mishin, vegjetarianët priren të marrin më pak yndyra të ngopura dhe kolesterol, që lidhen me sëmundjet e zemrës dhe probleme të tjera.Dieta vegjetariane është gjithashtu e pasur më elemente mbrojtëse, si vitaminat C dhe E, fibrat dietike, acidi foli..

Lexone

Pakult: Urime Skënderbeut, por nuk shkojmë për festë

Kukësi viziton Skënderbeun të dielën dhe është sfidë e veçantë për gjithë Korçën, sepse titulli mund të festohet që këtë fundjavë dhe mbi të gjitha kundër rivalit që sipas korçarëve u vodhi titullin sezoni e shkuar, në ndeshjen e famshme ku arbitër ishte Enea Jorgji, në fund të sezonit.Trajneri i Kukësit, Peter Pakult, ka folur sot në konferencën e zakonshme për shtyp para sfidës së fundjavës, duke u ndalur te ndeshja, por edhe te formacioni, si dhe krahasimi i dy yjeve të sulmit, Soue e Guri.“Duam të shtyjmë festën e Skënderbeut, edhe pse e ka merituar plotësisht këtë sezon. Na duhen ende disa pikë dhe shpresoj t’i marrim. Të dielën nuk do shkojmë në Korçë për t’i uruar titullin Skënderbeut, por për t’i shtyrë festën. Duhet të rikthehemi te loja që kemi bërë në muajt e parë të vitit, me shumë pasime. E uroj Dajën për titullin, sepse nuk do ta humbasin, por nuk shkojmë në Korçë për të marrë pjesë në festën e tyre.Dëmtimet – “Kemi pasur mungesa si Shameti dhe Dzaria, që kishte pro..

Lexone

Mëlçia e dhjamosur, shkaqet dhe faktorët e riskut

Blertina KokaMëlçia e dhjamosur është grumbullimi i yndyrave në qelizat e mëlçisë. Abuzimi me alkoolin çon në grumbullimin e shumtë të yndyrave brenda qelizave të mëlçisë, duke vështirësuar funksionimin e këtij organi jetik. Por, mund të prekeni nga sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë edhe nëse nuk keni pirë shumë alkool.Dhjamosja e mëlçisë nga alkooliAbuzimi me alkoolin mund të çojë në shfaqen e kësaj sëmundjeje. Fillimisht kjo sëmundje nuk shfaq simptoma, por, me zmadhimin e mëlçisë, pacientët fillojnë të ndiejnë dhimbje dhe parehati në anën e djathtë të sipërme të abdomenit. Kjo sëmundje mund të parandalohet dhe përmirësohet nëse hiqni dorë nga alkooli. Nëse vazhdoni të pini, ajo mund të shkaktojë probleme serioze, si:Hepatit alkoolik – mund të shkaktojë ethe, të përziera, të vjella, dhimbje barkut dhe verdhëz (zverdhje të lëkurës dhe syve).Cirroza alkoolike – është faza e fundit e dëmtimit të mëlçisë nga përdorimi i alkoolit. Karakterizohet nga dëmtimi i rëndë i qelizave të ..

Lexone

Banorët e Vlorës në protestë: Dritan Leli dhe Edi Rama na gënjyen

1 of 2Mbledhja e sotme e këshillit bashkiak të Vlorës nuk ka qenë e qetë, për aq kohë sa ka zgjatur.Mësohet se kanë qenë banorët e Orikumit dhe lagjes “Kushtrimi” në Vlorë, të cilët kanë qenë të pranishëm në mbledhje dhe kanë shprehur revoltën e tyre për shërbimet e munguara dhe problematikat me çështjen e pronave.Protesta e banorëve ka bërë që mbledhja e Këshillit Bashkiak të ndërpritet. Ata e kanë shpjeguar motivin e protestës së tyre, duke u shprehur se Bashkia Vlorë dhe kryeministri Edi Rama i kanë lënë në baltë.28 familje të lagjes “Kushtrimi” kanë kërkuar dëmshpërblimin e premtuar nga pushteti lokal dhe qendror për banesat e prekura nga ndërtimi i rrugës Transballkanike dhe autostradës Levan – Vlorë.Banorët e Orikumit gjithashtu kanë konstatuar se kanë probleme të shumta me ujin e pijshëm dhe dritat, të cilat duan t’i kenë 24 orë pa ndërprerje, pasi përndryshe do të shkatërrohen ekonomia e tyre familjare, që duhet thënë se mbahet gjallë nga sezoni turistik.Këshilltarë..

Lexone

 E kam filluar cigaren që 14 vjeç, rrezikohem nga ndonjë sëmundje e rëndë?

Përshëndetje! E kam filluar cigaren që 14 vjeç dhe tani që jam 27 e kam shpeshtuar aq shumë sa ndonjëherë konsumoj dhe 3 paketa në ditë. Nuk kam ndonjë shqetësim shëndetësor, por jam pak nënpeshë. A ka mundësi të më shfaqet ndonjë sëmundje e rëndë më vonë?Përgjigjet Elona Hila, mjeke pneumologe në Spitalin Universitar të Traumës.Në fakt mundësia për shfaqje të sëmundjeve në lidhje me duhanpirjen e rëndë është e madhe, duke marrë parasysh që duhani lidhet direkt me sëmundje të rënda si SPOK (sëmundje pulmonare obstruktive kronike), me kancerin pulmonar, me rrisk të rritur për episode kardiake, për probleme gastrike etj. Duhet ta mendojë seriozisht lënien e duhanit dhe të kryejë kontrolle që në këtë moshë. Fatkeqësisht, sëmundshmëria shfaqet në çdo moshë, dhe në çdo rast ka dhe faktorë të tjerë personale, familjare dhe ambientale që luajnë rol së bashku me duhanpirjen.

Lexone

Çambërlein mbyll sezonin, rrezikon dhe Botërorin!

Probleme për Liverpulin, veçanërisht në mesfushë. Me Adam Lallanën të dëmtuar, Emre Xhan gjithashtu, Klop ka humbur dhe shërbimet e mesfushorit Aleks Okslejd-Çambërlein. Ai është detyruar të lërë fushën e lojës kundër Romës pas vetëm 18 minutash lojë si pasojë e një dëmtimi në gju. Sinjalet e para janë vërtet negative. Këtë e ka përmendur dhe trajneri Jurgen Klop pas ndeshjes.“Nuk mund të flas me siguri, por dëmtimi i tij duket mjaft serioz. Ky është një lajm i keq për ne. Tani kemi probleme në mesfushë, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm në takimet e ardhshme”- ka thënë tekniku gjerman. Çambërlein ka lënë fushën e lojës me paterica dhe sipas të gjitha gjasave ai e ka mbyllur sezonin. Tani problemi qëndron nëse ai do të arrijë të riaftësohet në kohë për kampionatin botëror në Rusi.

Lexone

Teuta harron Vlorën, me përforcime ndaj Kamzës

Një disfatë në Vlorë nuk është fundi i botës, duke parë edhe mungesat e shumta, por natyrisht trajneri Begeja do të bëjë shumë ndryshime në fundjavëTeuta shkoi në Vlorë duke e ditur që me mungesat që kishte do të haste probleme, por forma e dy muajve të fundit i jepte shpresa të mëdha për pikë, aq më shumë që Flamurtari ishte në moment mjaft të vështirë. Megjithatë, në fund erdhi një humbje e hidhur, mbi të gjitha për mënyrën si shkoi ndeshja, sepse ishte Teuta që shënoi e para dhe zakonisht durrsakët nuk bëjnë aq shumë gabime në mbrojtje, si ndodhi në pjesën e parë në Vlorë. Peng mbetet edhe penallti e humbur nga Dediç, ashtu si rasti i pastër i tij në minutat e fundit të ndeshjes, por trajneri Begeja ka analizuar me kujdes gabimet që u panë në aspektin mbrojtës dhe jo rastësisht bëri ndryshime që në pushimin e ndeshjes në Vlorë, duke rregulluar jo pak gjëra, edhe pse nuk erdhën më gola.KAMZA – Teuta ka nisur dje stërvitjen për të përgatitur sfidën e fundjavës ndaj Kamzës dhe e gj..

Lexone

Takimi me Macron, Trump: Irani probleme nëse rinis programin bërthamor

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron kanë arritur mes tyre akordin për një marrëveshje të rimodeluar për programin bërthamor të Iranit. Pas bisedimeve në SHBA, Trump, i cili është skeptik për marrëveshjen që u arrit në vitin 2015, e vendosi theksin tek “realizimi i një marrëveshje shumë më të madhe, ndoshta,”.Ndërkohë Macron tha se një pakt i ri duhet të mbulojë programin e raketave balistike të Iranit dhe rolin e tij në Lindjen e Mesme, por vetë Irani paralajmëroi për “pasoja të rënda” nëse SHBA-të tërhiqen nga marrëveshja.Në vitin 2015, Irani pranoi të mbylli programin bërthamor në këmbim të një lehtësimi të sanksioneve ekonomike ndaj tyre, por Presidenti amerikan po kërcënon të refuzojë një zgjatje të paktit bërthamor të epokës së Obamës të arritur mes Teheranit dhe fuqive botërore me afat përfundimtar 12 majin.Macron dhe Merkel kanë lobuar fort që Trump të vazhdojë marrëveshjen, duke thënë se nuk ka alternativë më të mirë, por pas takimit ..

Lexone

Problemet në faqen e Facebook shkaktojnë panik te përdoruesit

Rreth 1.28 miliard përdorues të Facebook kanë përjetuar një gjendje paniku kur faqja pati probleme për 15-60 minuta. Mesazhi “Na vjen keq, diçka nuk shkon”, është shfaqur kur përdoruesit janë përpjekur të hynë në profilet e tyre. Shumë persona filluan të hapin llogari në rrjete të tjera sociale si Twitter, me mendimin që do t’i kthehen Facebook kur ky të mbarojë me problemet. Një zëdhënës i Facebook u shpreh se problemet janë rregulluar. “Përjetuam një problem që ua ndaloi njerëzve të postonin në Facebook për një periudhë të shkurtër kohore,” tha ai. Tani problemi është i zgjidhur dhe Facebook është 100 % në rregull. 802 milion njerëz hyjnë çdo ditë në profilet e tyre në Facebook.19 qershor 2014 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Whatsapp në kaos, bllokohet shërbimi i aplikacionit

Mos u shqetësoni, telefoni juaj celular nuk është çmendur. Përdoruesit e WhatsApp në të gjithë botën kanë probleme me aplikacionin në shërbimin e bisedës.Porblemi ka filluar rreth orës 7:10 mëngjesin e së premtes dhe përdoruesit e tij nuk dërgojnë dot mesazhe tek miqtë e tyre.WhatsApp është një nga shërbimet më të përdorura të bisedave në botëKompania ende nuk ka dalë në një deklaratë për të shpeguar shkakun e ndërprerjes së shërbimit.3 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Lexone