Home / Tag Archives: probleme (page 3)

Tag Archives: probleme

“Lista e zezë” e ndërtuesve, Artan Lame: Hoqëm 122 subjekte, ka kohë edhe për 134 të tjerët

Vetëm një javë pasi kreu i ALUIZNI-t, Arta Lame, njoftoi “listën e zezë” të 236 subjekteve ndërtuese me probleme në procesin e legalizimit të pallateve, me shkelje në lejen e ndërtimit apo të braktisur nga ndërtuesit, dje me një njoftim të dytë ky institucion solli një listë të re të korrigjuar me ndërtuesit problematikë.Artan Lame i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, sqaroi se ka pasur reagime të subjekteve por edhe gabime nga ana e institucionit.Artan Lame: Nëse qeveria vendimin për legalizimin e pallateve të braktisura apo pallateve me shkelje e ka marrë në janar të 2017, ne na thonë në maj të 2018 se nuk e kemi marrë seriozisht këtë histori.Kështu e shtymë dhe me një javë dorëzimin e listës paraprake. Pati nga ata që u përfshinë gabimisht. Gabon me firma që kanë ndërrruar 3-4 emra, ti e di se është kjo firmë. Në fakt ajo është mbyllur dhe me atë emër është një firmë tjetër dhe vjen dhe thotë pse me ke nxjerrë emrin.Historira të këtij lloji. Ishin 9 subjekte, madje ..

Lexone

Shtohen rastet me ankth tek shqiptarët, mjekët: Shkak edhe temperatura e larta

Emanuel SmakaTemperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm edhe numrin e pacientëve që shfaqin probleme të shëndetit mendor, kryesisht gjendje të ankthit. Kjo është reflektuar me kërkesa të shtuara për vizita mjekësore. Arjana Rreli, mjeke psikiatre pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Tiranë, tregon se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes rritjes së temperaturave dhe numrit të pacientëve.“Gjatë verës ne përballemi me rreth 30 pacientë në ditë që kërkojnë shërbim mjekësor, ndërkohë që në ditë të zakonshme, gjatë stinëve të tjera, numri mesatar varion nga 15 deri në 20 pacientë. Rritja e temperaturave sigurisht e ka agravuar situatën. Grupmosha më e prekur nga probleme të ankthit është nga 20 deri në 45 vjeç, ndërsa gjinia femërore përbën numrin më të lartë të pacientëve”, shpjegon mjekja Rreli.“Një rritje e tillë është vërejtur gjatë stinës së nxehtë sidomos 3 vitet e fundit”, thotë mjekja. Sipas saj, truri gjendet i papërgatitur përballë temperaturave shumë të larta, ndërsa jep kë..

Lexone

Feston 129 vjetorin, gruaja më e vjetër në botë: Jetëgjatësia, ndëshkim nga Zoti

Një grua ruse, e konsideruar si personi më i vjetër në botë, ka festuar ditëlindjen e saj të 129-të, por do të donte të vdiste më e re. Koku Istambulova thotë se nuk ka kaluar asnjë ditë të lumtur në jetën e saj dhe nuk e ka idenë si ka mundur të jetojë aq gjatë, duke jetuar më gjatë se edhe fëmijët. Pasaporta e saj shkruan se ajo ka lindur në 1 qershor 1889.Ndryshe nga njëqindvjeçarët e tjerë që si sekret jetëgjatësie konsiderojnë ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin fizik, Koku thotë se ka qenë vullneti i Zotit që ajo ka jetuar aq gjatë.“Është vullneti i Zotit, unë nuk kam bërë asgjë. Kam dëgjuar që njerëzit që jetojnë gjatë janë marrë me sport dhe kanë ngrënë ushqime të shëndetshme, por unë nuk kam bërë asgjë nga këto. Unë thjesht kam bërë punë të rënda, jam lodhur nga jeta. Jetëgjatësia nuk është dhuratë e Zotit për mua, është ndëshkim”, shprehet 129-vjeçarja, e cila ka nisur të ketë shumë probleme me shikimin.Gjatë jetës së saj, Koku ka humbur shumë fëmijë, përfshirë një..

Lexone

Edicioni 2018-2019, UEFA rrit shpërblimet, ja sa fitojnë ekipet shqiptare

550 milionë euro shpërblime për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në edicionin 2018-2019 në Europa League.Ky është buxheti i UEFA-s për kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube në Europë, një shumë ndjeshëm më e lartë se ato të akorduara në ediconet e kaluara. Çdo skuadër pjesëmarrëse në fazën e grupeve do të shpërblehet me 2.92 milionë euro.Fituesit e çdo grupi do të marrin një bunus prej 1 milion eurosh, ndërsa të kualifikuarat si të dytat e çdo grupi 500 mijë euro secila. Çdo fitore në fazën e grupeve vlen 570 mijë euro, ndërsa barazimi 190 mijë euro.Risia e këtij edicioni lidhet me shumën prej 84 milionë eurosh në total që do t’u shpërndahet skuadrave të mëdha me probleme financiare, në bazë të paraqitjeve në 10 vitet e fundit. Vlera 1 e koeficientit është 71 430 euro, pra skuadra më e dobët më ranglistë do të marrë këtë shumë.Kjo do të thotë se skuadra me koeficientin më të lartë, e para nga 48 skuadrat pjesëmarrëse në fazën e grupeve, do të përfitojë 3.42 milionë eu..

Lexone

UEFA rrit shpërblimet për Europa League, ja sa fitojnë ekipet shqiptare

550 milionë euro shpërblime për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në edicionin 2018-2019 në Europa League. Ky është buxheti i UEFA-s për kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube në Europë, një shumë ndjeshëm më e lartë se ato të akorduara në ediconet e kaluara. Çdo skuadër pjesëmarrëse në fazën e grupeve do të shpërblehet me 2.92 milionë euro. Fituesit e çdo grupi do të marrin një bunus prej 1 milion eurosh, ndërsa të kualifikuarat si të dytat e çdo grupi 500 mijë euro secila. Çdo fitore në fazën e grupeve vlen 570 mijë euro, ndërsa barazimi 190 mijë euro.Risia e këtij edicioni lidhet me shumën prej 84 milionë eurosh në total që do t’u shpërndahet skuadrave të mëdha me probleme financiare, në bazë të paraqitjeve në 10 vitet e fundit. Vlera 1 e koeficientit është 71 430 euro, pra skuadra më e dobët më ranglistë do të marrë këtë shumë. Kjo do të thotë se skuadra me koeficientin më të lartë, e para nga 48 skuadrat pjesëmarrëse në fazën e grupeve, do të përfitojë 3.42 milionë euro...

Lexone

E rëndë/ 8 vjeçari kafshohet nga Pitbulli tek “Pazari i Ri”

Një fëmijë 8 vjeç është kafshuar nga një qen i racës “Pitbull” duke marrë plagë në këmbë, teksa po luante në sheshin e Pazarit të Ri bashkë me fëmijë të tjerë.Babai i djalit, Marius Spahia, rrëfeu për News 24 se fëmija i tij është traumatizuar nga sulmi i qenit, pa maskë mbrojtëse.Ai tregon se djalin e dërgoi në Spitalin Ushtarak dhe tani do të bëjë vaksina të kushtueshme.“Ishim tek Pazari i Ri duke luajtur, padashje djali i afrohet qenit, i cili ia kthen me një egërsi të madhe. Qeni ishte i lidhur por nuk kishte maskë mbrojtëse. Djali im bërtiste, policia nuk ishte fare, e çuam direkt në Spital Ushtarak. Djali ka bërë disa vaksina dhe pret të bëjë dhe vaksina të tjera të kushtueshme. Qentë duhet të kenë maskat e veta,” – tha i ati.Marius Spahia tregon se i zoti i qenit qëndroi tërësisht indiferent ndaj kësaj ngjarje të rëndë.“Falje nuk kërkoi, as nuk u indinjua të vinte. Si duket pronarët kanë vetë probleme, as nuk e pa se çfarë kishte fëmija im”.Vete 8-vjecari e kujton i ..

Lexone

Voltana Ademi: Vllazninë e rrëzuan futbollistët dhe trajneri, jo bashkia. S’do hyja unë të luaja futboll…

Pas një statusi më parë në Facebook, kryebashkiakja i Shkodrës, Voltana Ademi, ka folur më gjerë në lidhje me rënien e Vllaznisë nga Superiorja. Një ngjarje sportive, e përjetuar si dramë në kryeqendrën e veriut.Në një dalje publike në një televizion lokal ( “Tonight” në “Star Plus TV”, Ademi iu ka bërë këtë analizë shkaqeve që e dërguan skuadrën kuqeblu një kategori më poshtë, tek inferiorët:“6 javë para se mbaronte kampionati nuk kishte mobilizim të duhur për ta mbërritur mbijetesën në Superiore.Kur nuk mungojnë kushtet, ti mundesh, kur je i aftë, ti mund ta arrish.Kam verifikuar se kishte probleme që lidheshin me mobilizimin dhe angazhimin e gjithsecilit.Kam bërë një takim me mediat dhe lojtarët për atë që ka lidhje me përgjegjësinë.Jam përpjekur që të siguroj të gjitha kushtet, që edhe mendja ime të mos thoshte se mungon kjo gjë.Administrata e bashkisë nuk luan futboll.Luajnë ata që kanë marrë përsipër të luajnë.Askush nuk priste dhe nuk donte që të kishte nj..

Lexone

Agjenti i Yaya Toure parashikon “mallkimin afrikan” për Pep Guardiola-n

Dmitri Seluk, agjenti i Yaya Toure, ka parashikuar se një “mallkim afrikan” do ta ndalojë trajnerin e Manchester City-t Pep Guardiola për të fituar Champions League.Deklaratat vijnë pas komenteve të ish-mesfushorit të City-t Yaya Toure, i cili është shprehur për France Football se Guardiola shpeshherë ka probleme me lojtarët afrikanë.Shluk dhe Guardiola njihen si armiq prej vitesh tashmë, që kur lojtari nga Bregu i Fildishtë ishte te Barcelona.Të martën, Seluk është shprehur për Sport24 se Guardiola është një njeri i pavlerë përpara se të bënte parashikimin:“Mënyra se si ai është sjellë kundrejt Toure, një legjendë e klubit, duke gjetur pretekste nga më të ndryshmet për të mos e aktivizuar… Ai ka vendosur gjithë Afrikën kundër tij shumë tifozë afrikanë i kanë kthyer shpinën City-t.“Dhe jam i sigurt se shumë njerëz që merren me magji të zezë nuk do ta lejojnë Guardiola-n të fitojë Champions League në të ardhmen. Do të jetë si një mallkim afrikan për Guardiola-n.“Koha do të t..

Lexone

“Kontratë vdekjeje”: Shqiptarët plagosin në burg bosin e mafias greke

Yiannis Skafturos, njeriu i cili sipas policisë, ishte “dora e djathtë” e Vassilis Stefanakos, një prej emrave më të lakuar të botës së krimit në Greqi i ekzekutuar në janar, u plagos me thikë në burgun e Korydallos.Sipas raportimeve të medieve greke, një shqiptar, i njohur si ekzekutor me pagesë dhe dy bashkatdhetarë të tij, akuzohen se kanë sulmuar me thikë Yiannis Skafturos, pak pas kthimit të tij nga një spital, ku ishte transferuar për probleme shëndetësore.Raportimet e medieve helene e lidhin atentatin me një “kontratë vdekjeje”:Një nga shqiptarët i dyshuar si autori i sulmit të sotëm në burg, është kontraktuar nga Vassilis Stefanakos për të vrarë një tjetër baron të mafies për 30.000 euro, raporton Lapsi.al.Atentati u realizua po në një burg disa vite më parë, por shënjestra arriti të mbijetonte.Pas kësaj, ka pasur mosmarrëveshje për pagesën mes palës porositëse të atij atentati dhe shqiptarit.“Duket se çmimi i mosmarrëveshjes u pagua me sulmin e sotëm”, raportojnë m..

Lexone

Pitbulli i kafshon të birin tek Pazari i Ri, flet i ati: Të dalim me armë për fëmijët, i zoti i kafshës kishte hallin e qenit

Një fëmijë 8 vjeç është kafshuar nga një qen i racës “Pitbull”, duke marrë plagë në këmbë.Djali ishte duke luajtur në sheshin e Pazarit të Ri bashkë me fëmijë të tjerë, kur është sulmuar nga qeni i egërsuar pa maske mbrojtese .Babai i djalit Marius Spahia rrefen per News 24 se fëmija i tij është tramatizuar.“Ishim tek Pazari i Ri duke luajtur, padashje djali i afrohet qenit, i cili ia kthen me një egërsi të madhe. Qeni ishte i lidhur por nuk kishte maskë mbrojtëse. Djali im bërtiste, policia nuk ishte fare, e çuam direkt në Spital Ushtarak. Djali ka bërë disa vaksina dhe pret të bëjë dhe vaksina të tjera të kushtueshme. Qentë duhet të kenë maskat e veta,” tha i ati.I zoti i qenit jo vetëm nuk ka kërkuar falje sipas babait , as nuk ka dhënë ndihmë, por ka qëndruar indiferent.“Falje nuk kërkoi, as nuk u indinjua të vinte. Si duket pronarët kanë vetë probleme, as nuk e pa se çfarë kishte fëmija im”.Vete 8 vjecari e kujton i friksuar momentin kur u sulmua papritur nga qeni.“P..

Lexone