Home / Tag Archives: probleme (page 20)

Tag Archives: probleme

Fiks Fare/Shteti u lidh pensionin dy jetimeve, 7 mije lekë të vjetra në muaj

Redinela Hyka 25 vjeç, është një nënë kryefamiljare e cila ka të ardhura mujore vetëm 7 mijë lekë të vjetra , si pension për dy vajzat e saj jetime. Fëmijët e moshës 6 dhe 2 vjeç, përfitojnë vetëm nga 3500 lekë të vjetra pension, pasi babai i tyre ndërroi jetë rreth një vit më parë.Znj. Hyka jeton në shtëpinë e vjehrrit në Kamëz. Shtëpia dy katëshe, në proces legalizimi, ka probleme me lagështinë. Gjë e cila ndikon tek shëndeti i vajzës dy vjeçare që tashmë vuan nga alergjia. Për ironi, tashmë familjes i është hequr edhe ndihma ekonomike, pasi siç i kanë thënë nuk i plotëson pikët. Kryesisht për shkak se familja prej 3 anëtarësh është strehuar në një shtëpi dy katëshe.“Para 1 viti e gjysme burri im ndërroi jetë nga një hemoragji cerebrale. Pak pasi ndodhi menduam të bënim diçka për vajzat dhe shkuam në bashki fillimisht. Na thanë se japim ndihmë ekonomike për jetimët, por ti nuk mund të marrësh pasi je me leje lindje. Deri sa të mbarojë leja nuk mund të marrësh. Shkuam tek sigurime..

Lexone

Seksimboli italian, Monica Bellucci akuzohet për fshehje pasurie

Aktorja e njohur dhe seks simboli italian, Monica Bellucci ka përfunduar në akuzë në Francë për probleme fiskale. Sipas disa mediave zvicerane, aktorja italiane nuk ka deklaruar dy llogari dhe një siguri pasurie në Zvicër.Autoritetet zvicerane konstatojnë se Bellucci ka një kompani në Ishujt Virxhin, e cila kujdeset për paratë e saj në Konfederatë. Thesari francez ka kërkuar një lexim letre në Bernë, e cila është vënë në dispozicion.53-vjeçarja është tashmë zyrtarisht nën hetim për deklarimin e rremë në zyrën e taksave franceze të një banese në Britani, kur ajo ishte ende e martuar me aktorin Vincent Cassel. Qëndrimi në Channel, sipas francezëve është fiktiv, sepse aktorja gjatë periudhës së hetimeve, që është midis 2011 dhe 2013, ka jetuar në Paris.1 of 104 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shqipëri-Greqi, shumë pranë marrëveshjes së re

Shqipëria dhe Greqia kanë bërë një progres të madh dhe ndodhen shumë pranë një marrëveshjeje të përbashkët për problematikën midis dy vendeve që ato ndajnë. Këtë kanë deklaruar ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias, në Ministerialin e Selanikut, i treti prej vitit 2016 që mbahet në qytetin verior të Greqisë.“Mendoj se jemi përballë një situate të favorshme, ku ekzistojnë të gjitha mundësitë që Shqipëria dhe Greqia të shkojnë drejt një marrëveshjeje të re, që do të jetë e mirë dhe mbi të gjitha një marrëveshje e zbatueshme për të dyja vendet”, u shpreh ministri Bushati.“Jam shumë i gëzuar që në fillim të qershorit do të mbyllim këtë paketë të madhe çështjesh që kishim me Shqipërinë dhe që përmban probleme të viteve 40, 60 apo 70 viteve më parë”, tha Kotzias.Në një intervistë për televizionin shtetëror të Greqisë, Bushati ka deklaruar se të dyja palët po punojnë për një marrëveshje në lidhje me Zonën Ekonomike Ekskluzive, më të mirë dhe..

Lexone

Shënohet rasti i tretë i sulmit të qenve, 28-vjeçarja nga Bulqiza përfundon në spital. Dhe Tirana probleme, bashkia: Vaksinim e sterilizim

Në vetëm dy ditë ka shkuar në tre numri i personave që kanë rënë pre e sulmeve të qenve të rrugës.Pas rastit fatal të shënuar në Elbasan, ku një 58-vjeçar humbi jetën si pasojë e kafshimit të qenve dhe atij te “Myslym Shyri” në Tiranë ku një i ri përfundoi në spital, dje është shënuar një tjetër rast i rëndë i sulmit të qenve.Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Bulqizës, ku si pasojë e sulmit të qenve të rrugës, një 28-vjeçare ka pësuar dëmtime të rënda. Mediat kanë raportuar se 28-vjeçarja është transportuar për në spital, ku dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.E njëjta problematikë shfaqet tashmë edhe në Tiranë, ku qentë e rrugës janë bërë problem për shumë qytetarë.Pranë Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit në një vit janë referuar mbi 1 mijë raste të kafshimit të qenve të rrugës, ndërkohë që prej 2 vitesh Bashkia e Tiranës ka nisur një projekt për vaksinimin dhe sterilizimin e tyre.

Lexone

Kukësi, Pakult: Duhet të bëjmë maksimumin ndaj Lushnjes, nëse dikush kërkon të largohet

Kukësi i tij është në një formë shumë të mirë dhe trajneri Peter Pakult nuk ka si të mos jhetë i kënaqur. Përpara është ndeshja me Lushnjën, që duket e fituar në letër, por trajneri austriak është shumë serioz në atë që kërkon nga të tijtë.Në konferencën e zakonshme të shtypit, ai ka folur para pak minutash për tema të ndryshme, mes tyre edhe për merkaton:“Kaloi një javë nga ndeshja e kaluar dhe jemi të kënaqur që arritëm të fitonim në Korçë. Kemi disa probleme në ekip me lojtarët, por pa marrë parasysh si janë gjërat, duhet të marrim pikët nesër. Na mungojnë Kale dhe Alla me kartonë.Kemi pasur një bisedë me ekipin, pasi dihet sa të vështira janë këto ndeshje si me Lushnjën. Çdo ekip që ka luajtur me Lushnjën, ka fituar me vështirësi dhe nesër duhet të bëjmë maksimumin për të marrë më të mirën. Mendoj se edhe ata që kam në stol do të jenë të gatshëm të japin më të mirën, pasi e kanë bërë deri tani.11 pikë ndaj Skënderbeut? Unë e kam uruar Skënderbeun. Edhe pse në futboll ndodhi..

Lexone

Këto janë shtetet ku ka më shumë gra se burra

Raporti i gjinisë, apo raporti gjinor, është një term demografik që i referohet raportit të meshkujve me femrat në një popullsi.Në atë vend ku burra ka më shumë se gra, mund të lindin probleme të tilla si vrasje dhe dhunë.Kur gratë janë më shumë se burrat, ka gjasa të ndikojë ekonominë e një kombi. Një numër i madh i grave të pamartuara përkeqësojnë mosbalancimin gjinor për shkak të lindjeve të ulëta.Sipas raportit të publikuar nga ëorldatlas, numri i burrave është pak më i madh se numri i grave në botë. Megjithatë, janë disa vende ku gratë i tejkalojnë burrat. Më poshtë e keni listën.The post Këto janë shtetet ku ka më shumë gra se burra appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Kotzias: Shqipëria dhe Maqedonia të anëtarësohen në BE

Ndryshimet që kanë ndodhur në botë na çojnë në përfundimin se duhet të intensifikojmë dhe thellojmë bashkëpunimin tonë në rajonin e Europës Juglindore, deklaroi sot ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në fjalimin e hapjes së Takimit III Ministerial të shefave të diplomacive të Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, që po zhvillohet në Selanik.Duke iu referuar katër vendeve që marrin pjesë në takim, Kotzias theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit për dy qëllime, që Shqipëria dhe Maqedonia të anëtarësoheshin në BE dhe që të përgatiteshin për bashkëpunimin e tyre brenda unionit.Ai shprehu kënaqësinë që kjo iniciativë, që kishte filluar dy vite e gjysmë më parë në Greqi, ishte shndërruar në një institucion dhe që ishte zgjeruar me pjesëmarrjen edhe të ministrave të tjerë, përveç atyre të katër vendeve.“Kjo iniciativë është shndërruar në një bazë të përbashkët për bashkekzistencën tonë, ku ne mund të shkëmbejmë pikëpamje ndershmërisht, drejtpërdrejt dhe të sinqerta, ..

Lexone

U pezullua se shkelmoi lojtarin, arbitri francez zgjidhet më i miri i vitit!

Histori e çuditshme dhe komike në disa aspekte ajo që vjen nga Franca, ku Toni Shapron është zgjedhur arbitri më i mirë i sezonit që po mbyllet. Për ata që nuk e njohin, bëhet fjalë për arbitrin që në janar u bë protagonist i një gjesti absurd në ndeshjen Nantë-PSG (0-1): I shtyrë dhe i rrëzuar pa dashje nga mbrojtësi i Nants Diego Karlos, Shapron reagoi në mënyrë instiktive duke goditur me shkelm futbollistin, të cilit i dha karton të kuq më pas, mes habisë dhe protestave pa fund të viktimës. Më pas Shapron e kuptoi gafën dhe i kërkoi falje Diego Karlosit, duke e përshkruar veprimin e tij si një “gjest i papërshtatshëm”.Gjithsesi, Shapron u pezullua për tre muaj dhe pas apelit dënimi shkoi në 6 muaj, që nënkuptonte mbylljen e sezonit, por edhe të karrierës, sepse 46-vjeçari kishte lajmëruar verën e shkuar se do të mbyllte karrierën në fund të sezonit aktual.Tani arbitrat e Ligës 1 dhe 2 kanë shfaqur hapur mbështetjen për kolegun e tyre, duke e zgjedhur më të mirin e sezonit, me 31..

Lexone

Si të largosh kapsllëkun, fryrjen dhe gazrat brenda 1 minute sipas teknikës kineze

A e dini? Akupresura është një metodë e lashtë kineze që përdoret për trajtimin e mjaft sëmundjeve. Në veçanti, akupresura është përdorur për shekuj me radhë në trajtimin e gazrave, kapsllëkut dhe fryrjes. Procedura është e thjeshtë dhe lehtësimi është i garantuar pas vetëm një minute.Ja teknika e akupresurës:Fillimisht, gjeni një pikë presioni e cila është rreth dy gishtërinj gjerësi nën kërthizën tuaj.Nëse e keni vendosur pikën poshtë kërthizës tuaj, me gishtërinjtë tuaj, masazhoni butësisht masën e presionit. Fërkoni këtë vend me lëvizje rrethore për një minutë. Me masazhimin e kësaj pike presioni, menjëherë do të ndjeni lehtësim nga gazrat, kapsllëku apo fryrja.Ky masazh gjithashtu ndihmon për të hequr qafe dhimbjen e barkut dhe të shpinës.Akupresura rekomandohet shumë për personat me probleme të vazhdueshme të tretjes, pasi është një procedurë e thjeshtë që bëhet pa pasur nevojë për ndihmën e dikujt.

Lexone

Mjekët: “Mos provoni asgjë tjetër”, ja 2 shërimet BIO për arteriet e bllokuara

Nivelet e larta të kolestrerolit dhe një dietë jo e shëndetshme është receta perfekte për të shkatërruar trupin tuaj.Nëse doni të ulni rreziqet nga ataku kardiak, atëherë duhet të siguroheni që ti mbani arteriet tuaja të hapura.Sa më pak pllaka të jenë të ndërtuara te arteriet tuaja aq më mirë është. Duke marrë ilaçe ekziston gjithmonë rreziku që të prekeni nga efektet e tyre anësore.Por ne kemi përgatitur për ju sot, një recetë e cila do t’ju ndihmojë që ti mbani arteriet e zhbllokuara.Përbërësit:1 filxhan lëng limoni1 filxhan xhinxher i copëzuar1 filxhan hudhër1 filxhan uthull mollePërbërja:Zieni të gjithë përbërësit, përveç uthullës së mollës në ngrohje të ulët për rreth gjysmë ore. Hiqeni përzierjen nga nxehtësia dhe kulloheni atë.Lëreni të qetësohet pak.Sapo të ftohet, shtoni 3 gota mjaltë dhe uthullën e mollës dhe përzieni. Hidhni përzierjen në një enë prej xhami dhe vendoseni në frigorifer.Përdorimi:Ngrohni pak ujë në sobë (sigurohuni që nuk është e n..

Lexone