Home / Tag Archives: probleme (page 10)

Tag Archives: probleme

SHBA paralajmëron stafin në Kinë: Kujdes nga tingujt e pazakontë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka kërkuar nga stafi diplomatik në Kinë, që të lajmërojnë çdo zë jo normal që mund të dëgjojnë, apo nëse kanë probleme me shikim.Këto paralajmërime kanë ardhur pasi një punëtor i tyre së fundi ka shfaqur shenja të mistershme.SHBA ka bërë të ditur se kohët e fundit stafi i tyre në Kubë kanë vajtur nga simptoma të ngjashme, pas sulmeve sonike.Armët sonike përfshijnë disa lloje të armëve që përdorin zërin për të lënduar, gjymtuar apo vrarë kundërshtarin.Disa prej këtyre armëve janë në përdorim të kufizuar nga forcat ushtarake.Marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-ve janë acaruar së fundi, me kërcënimin e një lufte tregtare.Megjithatë, SHBA nuk e ka akuzuar Kinën se qëndron pas këtyre çështjeve.Zëdhënësja e ambasadës, Jinnie Lee, tha se punonjësi pësoi një “shumëllojshmëri të simptomave fizike” në fund të 2017-s dhe prill të 2018-s, gjatë kohës që punonte në konsullatën amerikane në qytetin e Guangzhou.Punonjësi u dërgua përsëri në SHBA dhe më 18 m..

Lexone

Bastisja e prokurorisë/ U vodhën materiale tek zyra e prokurori që hetonte zyrtarët…

Dalin detajet e para nga bastisja gjate nates e Prokurorise se Durres. Gazetari i “Panorama” raporton se zyra e grabitur eshte ajo e prokurorit Afrim Shehu, prokuror i Task Forces.Nuk ka te dhena konkrete se cfare i eshte vjedhur prokurorit Shehu ne zyren e tij, pasi keto do te dalin pas bilancit te dokumenteve qe ai ka pasur ne zyre.Shehu heton te gjithe zyrtaret qe kane probleme dhe gjithe sa lidhet me abuzimit dhe te korrupsionin e pushtetareve.

Lexone

Historia e pabesueshme e 28-vjeçarit shqiptar, që duket si 13 vjeç

Xhanin Feka është 28-vjeç, por duket vetëm si 13. Ai është rritur me problemet e talasemisë, mungesa e gjakut ka bërë që Xhanini të këtë probleme serioze me zhvillimin e trupit.Peripecitë e tij nuk kanë të sosur, përveç sëmundjes i duhet të punojë pasi kempi i invaliditeti prej 103 mijë lekësh të vjetra nuk i mbulon shpenzimet e sëmundjes dhe të familjes.“Në moshën 3-vjeçare prindërit e mi e kuptuan që unë kisha sëmundjen e talasemisë. Kam 25 vite që vuaj nga kjo sëmundje, gjithë problemi jonë është mungesa e gjakut gjë e cila ka ndikuar negativisht tek ne. Prandaj duhet një apel për të gjithë njerëzit në Shqipëri që të dhurojnë sa më shumë gjak”, thotë Xhanin Feka.Çfarë pasojash serioze ka sjell për shëndetin tënd mungesa e gjakut?“Pasoja kryesore është në mosformimin e trupit tim. Se unë vërtetë jam 28 vjeç, por fiziku im nuk e tregon moshën. Jam si 13-14 vjeç, por gjë e cila nuk më ka penguar të jem optimist për jetën”.Por si reagojnë njerëzit për moshën e Xhaninit?“Kur ..

Lexone

VIDEO: Vajza nuk e lëshon nga puthja në buzë të riun, policët i hedhin piper për ta ndarë

Ky është momenti dramatike kur e dashur i kafshon gjuhën djalit të ri dhe nuk e lëshon.Djali 23-vjeçar u pa duke qarë me zë të lartë dhe duke rrjedhur gjak nga gjuha.Është dashur ndërhyrja e policisë që vajza ta lëshonte djalin.Mësohet se kjo ishte puthja e fundit midis çiftit pasi djali e kishte lënë vajzë pasi ajo kishte probleme mendore.Ngjarja ndodhi në Kinën lindore. (TemA)

Lexone

Djali i Sali Lushajt dënohet nga gjykata tre ditë para protestës së opozitës

Djali i Sali Lushajt, i njohur ndryshe me emrin e artit Stresi ka sërish probleme me drejtësinë.Arkimed Lushaj është dënuar me 70 mijë lekë gjobë nga Gjykata Penale për akuzën e fyerjes dhe shpifjes ndaj aktorit të njohur Leonard Bombaj.“Stresi” nd=shkohet për një gjarje të ndodhur në mars të vitit 2017, gjatë një aktiviteti për provat e librit ‘Gines’.Kujtojmë se në këtë aktivitet, reperi i ka hedhur aktorit Bombaj një kovë me ujë dhe i ka thënë “pedofil”.Lushaj njihet si një ndër përkrahësit më të mëdhenj të kryedemokratit Lulzim Basha dhe është aktiv në protestat e organizuara kundër kanabizimit të vendit si dhe vendosjen e shtetit ligjor. (TemA)

Lexone

Argjentina pa portierin titullar, Romero jashtë Botërorit

Argjentina humbet një nga tre portierët e listës përfundimtare pak më shumë se tri javë nga starti i Botërorit. Sergio Romero, pjesë e Manchester United, ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju që nuk e lejon të udhëtojë me pjesën tjetër të përfaqësueses së Argjentinës drejt Rusisë.Federata Argjentinase e Futbollit nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se “Romero ka probleme në gju e për rrjedhojë do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Në ditët në vazhdim stafi teknik i Argjentinës do të bëjë publik emrin e portierit që do ta zëvendësojë.”Romero, që te Manchester United ka rolin e portierit të dytë, pritej që të ishte titullari i portës së Argjentinës në Botëror, pasi e kishte fituar konkurrencën me Wilfredo Caballero. Më dëmtimin e tij do të jetë pikërisht portieri i Chelsea-t zgjedhje e parë për Jorge Sampaolin.23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Barnat e rimbursueshme, Vasili: Rama u hoqi qytetarëve të drejtën e jetës

Ndryshimet në listën e barnave të rimbursueshme qëndrojnë në thelb të akuzës së re që kreu i Grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka ngritur mëngjesin e sotëm për kryeministrin Edi Rama.Sipas Vasilit, “lista e barnave ka mjaft probleme dhe absurditete qe bien ne kurriz te qytetareve”. Vasili thotë se kryeministri portal nuk e sheh listën e barnave dhe pavarësisht se i është drejtuar publikisht, Rama vijon turpin e madh që me listën e barnave t’iu heqë të drejtën e jetës qytetarëve të pamundur.“I jam drejtuar publikisht kryeministrit portal, qe t’i zgjidhe dhe te lere propaganden me shendetin sepse problemet ishin kritike per pacientet me këtë liste. Pergjigjet e tija dhe e te tijve kane budallalleqe kolosale nga ato qe vetem ky kryeministër mund t’i thote. Ky llafazan ambulant tall dhe perqesh cdo hall te njerezv, por lista e barnave e kaloi cdo kufi sepse dora e kryeministrit u hoqi edhe te drejten e jetes qytetareve duke u hequr barnat nga lista apo duke u vene kufizime çnje..

Lexone

Dhimbjet e shpinës, shkaqet dhe si t’i qetësojmë

Bisedoi: Emanuel SmakaDhimbjet e shpinës mbeten një problem mjaft i përhapur në vendin tonë tek grupmosha të ndryshme, kjo edhe për shkak të stilit të jetesës. Vlera Lekaj, mjeke familje pranë Qendrës Shëndetësore Nr. 8 në Tiranë tregon për gazetën “Shëndet+” se përballet çdo ditë me pacientë me dhimbje të shpinës për shkak të punës apo aktivitetit të sforcuar fizik. “Nëse dhimbjet e vogla të shpinës nuk trajtohen në kohë, shton ajo, problemi mund të rritet duke dëmtuar nervin shiatik”.Doktoreshë, cilat janë moshat më të prekura nga dhimbjet e shpinës? Nga se shkaktohen ato?Grupmoshat më të prekura nga dhimbjet e shpinës janë 30-50 vjeç. Pra, të këtyre moshave janë kryesisht pjesa më e madhe e individëve që kërkojnë shërbim shëndetësor për shkak të dhimbjeve. Po e fillojmë me dhimbjet e shpinës, pasi nervi shiatik vjen si pasojë e tyre.Ka 2 lloje të dhimbjeve të shpinës, ato janë akute dhe kronike. Dhimbjet akute janë ato që duan një kohë dhe rikthehen sërish në gjendje fillest..

Lexone

Varicet, ndikimi i çorapes në përmirësim

Dr. Alban Malaj, kirurg vaskular“Venat varikoze janë patologji e venave, nuk është acarim. Siç quhen në gjuhën popullore varicet, ato konsistojnë në zgjerimin jonormal të venave, e cila kthehet në insufiçente, pra nuk funksionon siç duhet, zgjerohet dhe duke ndodhur kjo gjaku që kalon përmes tyre lëviz shumë ngadalë ose qëndron plotësisht pa lëvizur”, thotë specialisti i kirurgjisë vaskulare dhe endovaskulare Alban Malaj. Mënyra e jetesës, punët që bëjmë, pesha e trupit e shumë faktorë të tjerë shton mjeku, ndikojnë në krijimin e variçeve të këmbëve.Z. Malaj dëshiroj t’iu pyes për venat varikoze (variçet). Shumë flitet për to, por në shumë raste pak e dimë se sa të rrezikshme mund të jenë? Mund të më thoni se çfarë janë?Kjo rrezikon trombozën, sepse duke mos lëvizur, gjaku mpikset. Sa i përket kapilarëve, ata janë vena shumë të vogla milimetrike, të cilat përfshihen në sistemin e patologjisë së venave varikoze (variçeve). Duke qenë milimetrike, ato janë shenjat e para të një prob..

Lexone

Cilat janë çrregullimet mendore nga të cilat vuajnë të famshmit

Viteve të fundit çdo herë e më shumë ka raste që persona të famshëm janë deklaruar lidhur me shëndetin mendor. Tanimë janë deklaruar shumë të famshëm që kanë probleme me shëndetin mendor, apo çrregullimi bipolar.Catherine Zeta Jones është njëra ndër të famshmet që ka vuajtur nga ky lloj çrregullimi apo edhe këngëtarja e famshme Demi Lovato.Para një kohe shumë të shkurtër ka qenë edhe këngëtarja me famë botërore Maria Carey që e ka pranuar se vuan nga ky çrregullim. Me këtë sëmundje këngëtarja e famshme ka pranuar se është diagnostikuar në vitin 2001, por se e ka mbajtur të fshehtë sepse ka pasur frikë se ky fakt do ia rrënojë karrierën.Një prej këngëtarëve më të famshme të të gjitha kohërave, me hite të panumërta, dhe me më shumë se 2000milionë kopje të shitura, Carey ka kaluar shumë prej viteve të saj duke vuajtur në heshtje.“Deri më tani unë kam jetuar në mohim konstant vetës time për këtë sëmundje, dhe kam jetuar nën frikën se dikush do më zbuloj” ka thënë ajo.“Ka qenë shu..

Lexone