Home / Tag Archives: prishtinen

Tag Archives: prishtinen

Vuajtje për Prishtinën, por gara për titull mbetet e hapur

Drita e Prishtina vazhdojnë “gjuetinë” në garën për titull dhe nuk bëjnë më gabime, ndaj duket qartë se po shkohet drejt finales së madhe, që do të luhet më 19 maj dhe ku Drita do të ketë nevojë vetëm për një pikë, për të fituar titullin, sepse ka 3 pikë avantazh këtë moment.Sot Drita mundi 3-0 Lirinë, me 3 gola në pjesën e dytë të sfidës së luajtur në Gjilan.Ndërkaq, Prishtina e Mirel Josës vuajti pa fund ndaj Gjilanit, duke fituar 2-1 me përmbysje, me gola në minutat 80 e 89 nga Baftiu e Kalid.

Lexone

Çfarë dueli në Kosovë, drejt finales Drita-Prishtina!

Në Superligën e Kosovës u luajt sot për javën e 29-të dhe natyrisht vëmendja është e gjitha të gara për titull, me Dritën dhe Prishtinën që po shkojnë drejt një finaleje të madhe në javën e fundit.Drita fitoi sot 3-1 ndaj Feronikelit, në një ndeshje dramatike. Ndonëse pa objektiva, Feronikeli luajti mirë dhe shënoi në pjesën e parë, ndërsa përmbysja erdhi në pjesën e dytë por dy gola u shënuan në minutat 89 e 90, i avantazhit me penallti. Humbja e parë për Sulejman Starovën në Kosovë, ndërsa Drita mban 3 pikë pas Prishtinën e vendit të dytë, që sot fitoi 3-2 në shtëpi ndaj Llapit, me 3 gola të shënuar që në gjysmë orën e parë të ndeshjes.Tashmë duket se do të jetë java e fundit vendimtare, kur Drita të presë Prishtinën, në një finale të madhe.

Lexone