Home / Tag Archives: prinderve

Tag Archives: prinderve

Edmond Islamaj kalon me sukses vettingun: Përgjegjshmëria shpërblehet

Ishte i pari nga Gjykata e Lartë që doli para trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Edmond Islamaj ja doli të rikonfimohej në detyrë, duke kaluar me sukses në “sitën” e vettingut.Gjyqtari Islamaj ishte i pranishëm në seancën e KPK-së, ku ju komunikua vendimi nga relatorja e çështjes dhe në një fjalë të shkurtër për mediat tha se, “përgjegjshmëria shpërblehet”.Kujtojmë se për Islamajn ILDKPI ka nënvizuar në raport se ka deklarim të saktë të pasurisë dhe ka qenë bashkëpunues. ILDKPI thotë se nuk ka fshehje pasurie dhe as konflikte.Në raport thuhet gjithashtu se apartamenti 81.5 m2 që ka në posedim gjyqtari Islamaj, nuk është i tij, por i prindërve, të cilët ja kanë dhuruar.Trupa gjykuese e këtij subjekti rivlerësimi përbëhej nga Suela Zhegu, Pamela Qirko dhe Genta Tafa (Bungo).

Lexone

Vali Corleone në psikiatri (Foto)

Vali Corleone është një nga personazhet publike më të komentuara, kjo edhe për shkak të figurës kontroverse që ai përçon tek njerëzit.Në mars të këtij viti, Vali u arrestua nga policia për kanosja dhe ngacmim të prindërve, ku u dërgua në psikiatri.Ai qëndroi plot 30 ditë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike dhe Gjykata i caktoi atij masë të detyrueshme të vizitave në Qendrën e shëndetit Mendor në Gjilan.Megjithatë, duket se tashmë Vali i është rikthyer jetës normale… të paktën kështu mendohej nga postimet e tij të shpeshta në Instagram.Por ka qenë vet Corleone i cili ka deklaruar se i kishin vjedhur Instagramin për një kohë të gjatë.“Ka qenë i hakuar, nëse keni pëlqime dhe komente në profilet tuaja nuk kemi qenë ne”, ka shkruar ai. Ndërkaq, në foton mëposhtë mund të vihet re qartazi ndryshimi drastik që ka bërë Corleone në pamjen e tij.The post Vali Corleone në psikiatri (Foto) appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

FOTOT/ Tritan Kalo këshilla prindërve: Kujdes, këto janë shenjat kur ju duhet të shqetësoheni për shëndetin e tyre

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë disa këshilla për prindërit.Përmes një postimi në rrjetet sociale ai sjell disa shembuj dhe sqarimin përkatës mbi shenjat e fruthit.Ndër të tjera ai shkruan:“Rikujtesë…Në këto javët e fundit shpresoj se kolegët dhe prindërit duhet të kenë bërë KUJDES, se jo çdo ekzantemë e paraprire ose jo nga një syndrome febrile pseudo-gripale ka qënë dhe është FRUTH…Dy fotot e para janë të rasteve tipike me fruth, POR ekzantemat e fotove tre dhe katër, ku ekzantemat vërehen edhe në duar e këmbë NUKU kanë të bëjnë fare me fruthin, por me Hand-Foot and Mouth Disease (HFMD), ndërsa tre fotot e fundit kanë te bëjnë me Mononukleozën infeksioze, e paraprirë nga syndromë pseudo-gripale, POR më shpesh nga një tonsilit dhe të vijuar me një ekzantemë morbiliforme, e cila “ashpërsohet” edhe me shumë nëse të sëmurit i përshkruajmë Amoksicilinë ose Ampicilinë…MOS u bezdisni nga kjo rikujtesë, POR vetëm këtë javë unë jam ndeshur me shumë raste të konfonduara për F..

Lexone

Pse fluturimet sot janë më të ngadalta nga se ishin 20 vjet më parë?

Fluturimet nuk janë siç ishin dikur dhe nëse keni dyshime se po shpenzoni më shumë kohë në fluturimet tuaja nga sa shpenzonit dikur keni plotësisht të drejtë.Udhëtimet ajrore janë ngadalësuar këto dekadat e fundit për një arsye fare të thjeshtë, ngadalësimi i shpejtësisë ju kursen para.“Çështja kryesore është ekonomia e karburantit. Shkuarja më shpejt merr më shumë lëndë djegëse për milje pasagjerësh”, tha profesori i Aeronautikës dhe Astronautikës Mark Drela, shkruan Scan.Sipas Drelës, ndërtuesit e aeroplanëve të sotëm në të vërtetë favorizojnë një avion më të vogël, më të lehtë dhe më ngadaltë që rrit efikasitetin e karburantit me shpejtësi më të ngadaltë.Këto ditë shumë pilotë përdorin planifikuesit e rrugëve të fluturimit për të përcaktuar rrugën më efikase të karburantit.Pra, fatkeqësisht, fluturimi juaj nga një pikë në tjetrën do të jetë pak më i gjatë se i prindërve tuaj.

Lexone

VIDEO: Pagëzim apo dhunin?! Peshkopi grek përplas tre herë foshnjën në vaskën me ujë të bekuar

Ky është momenti tronditës kur një peshkop ortodoks, teksa kryen ritualin e pagëzimit të një fëmije e përplas atë tre herë duke e zhytur në ujin e bekuar.Në pamjet filmike do të shikoni se si peshkopi grek fut tre herë në ujë foshnjën e porsalindur dhe më pas ja jep prindërve që nuk duken plotësisht.Besohet se videoja është filmuar në Ayia Napa, Qipro, në një kishë ortodokse greke.Pamjet filmike janë përhapur gjerësisht në rrjetet sociale dhe kanë shkaktuar irritimin e mijëra njerëzve. (TemA)

Lexone

VIDEO: Pagëzim apo dhunin? Peshkopi grek përplas tre herë foshnjën në vaskën me ujë të bekuar

Ky është momenti tronditës kur një peshkop ortodoks teksa kryen ritualin e pagëzimit të një fëmije e përplas atë tre herë duke e zhytur në ujin e bekuar.Në pamjet filmike do të shikoni se si peshkopi grek fut tre herë në ujë foshnjën e porsalindur dhe më pas ja jep prindërve që nuk duken plotësisht.Besohet se videoja është filmuar në Ayia Napa, Qipro, në një kishë ortodokse greke.Pamjet filmike janë përhapur gjerësisht në rrjete sociale dhe kanë shkaktuar irritimin e mijëra njerëzve. (TemA)

Lexone

Vettingu për Manonja Xhaxhon, KPK: Gjyqtarja, figurë e pastër

Manjola Xhaxho Vettingu ka hyrë në fazën intensive të procesit me një tjetër gjyqtare që do të kalojë sot në “sitën” e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.Relatorja Xhensila Përe tha se nga deklarimi i pasurisë në ILDKPI, Xhaxho nuk ka fshehje të pasurisë dhe ka burime të ligjshme. Por nga hetimi i thelluar i KPK-së, rezultoi mungesa e deklaratës së pasurisë për vitin 2006, por për këtë gjyqtarja e argumenton se ka qenë me studime, gjë që për komisioneren rezulton e vërtetë.Xhaxho jeton me prindërit, dhe shtëpia ku banon u është dhënë prindërve në vitin 2011, ndërkohë që rezulton se ajo nuk ka pasuri tjetër.Përsa i përket kontrollit të figurës ajo rezulton e përshtatshme. Për Xhaxhon ka pasur vetëm dy ankesa, por për të cilat nuk ka shkelje nga gjyqtarja. Deri më sot ajo nuk ka asnjë masë disiplinore.Vetë Xhaxho tha se nuk ka asnjë kundërshtim me gjetjet e KPK dhe se kërkon konfirmimin në detyrë. Ndërkohë që vendimi do të jepet më 14 maj në orën 09.30.Kujtojmë se emri i gjy..

Lexone

FOTOT/ Mrekullia: Djali zgjohet nga koma pak pasi doktorët fikën aparaturat që e mbanin në jetë

Trenton McKinley, 13 vjeç, nga Alabama, ishte aq afër vdekjes pas traumës së trurit pasi u rrëzua nga një makinë dhe rimorkio e goditi kokën.Doktorët i thanë prindërve se ai nuk kishte më jetë dhe se organet e tij ishin të përshtatshme për 5 fëmijë të tjerë të cilët kishin nevojë për transplant.Një ditë pasi ishte vendosur t’i hiqnin tubat të cilat e mbanin në jetë, Trenton shfaqi shenja të ndërgjegjësimit.E Trenton tani thotë se shkoi në qiell para se të kthehej në Tokë.“Unë isha në një fushë të hapur duke ecur drejt”, ka thënë Trenton. “Nuk ka shpjegim tjetër përveç Perëndisë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër. Edhe mjekët e kanë thënë këtë”.Jennifer Nicole Reindl ka një shpjegim të thjeshtë për rimëkëmbjen e djalit të saj derisa gjendej buzë vdekjes, për shkak të lëndimeve të rënda të trurit.“Është një mrekulli”, u ka thënë Reindl medieve amerikane, duke treguar besimin e saj se dora e Perëndisë është prapa gjithë kësaj. (TemA)

Lexone

E dhimbshme/ Letra prekëse e partneres së Avicii dedikuar atij: Po pres të më thonë që kjo është një shaka… më dhemb zemra”

Më 20 prill, një prej Dj më të famshëm në të gjithë botën, Avicii i dha fund jetës së tij. “Një vetëvrasje tragjike” ishte deklarata zyrtare e prindërve të tij, e cila zbardhi edhe misterin pas vdekjes së tij.Por, ndoshta ju nuk e dinit që Avicii ishte në një marrëdhënie me modelen çeke Tereza kaçerova. Ajo ka vendosur ditën e djeshme që të reagojë mbi ndarjen nga jeta të Dj pas disa ditësh heshtje.Tereza i ka dedikuar Tim Bergling (Avicii) një letër të gjatë, ku i shpreh të gjitha fjalët që nuk do të ketë rastin t’ia thotë më. Në këtë letër shumë prekëse, ajo tregon edhe marrëdhënien e shkëlqyer midis djalit të saj nga martesa e saj e mëparshme, Lucas me Timin.Part 1/2A post shared by Tereza Kačerová (@terezakacerova) on Apr 26, 2018 at 7:35pm PDTLexojeni një pjesë të kësaj letre që do t’ju sjelli lotë në sy, më poshtë:“I dashur Tim,I kam kaluar ditët e fundit duke pritur që të më zgjojnë dhe të më thonë se kjo ishte një gënjeshtër e sëmurë, një gabim i tmerrshëm. Mendo..

Lexone

U frikësua nga paralajmërimi i mësueses, i mituri hidhet nga dritarja

Një i mitur është hedhur nga kati i dytë i shtëpisë së tij pasi kishte marrë vërejtje nga mësuesja kujdestare. Nxënësi i klasës së shtatë fillore në shkollën ‘Bekim Sylka’, në komunën e Rahovecit, Kosovë, aktualisht është në gjendje kritike për jetën.Sipas Gazetës Express, mësuesja e kishte gjetur të miturin me një shishe nargjilë në klasë dhe kishte kërkuar që ky i fundit të sillte njëri prej prindërve në shkollë. I frikësuar, djali është hedhur nga dritarja e shtëpisë.

Lexone