Home / Tag Archives: presidenti (page 5)

Tag Archives: presidenti

Telefonata e “tmerrshme” Macron-Trump

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump, kanë pasur një bisedë të tensionuar telefonike, gjatë të cilës Macron e ka kritikuar shefin e Shtëpisë së Bardhë për politikat që po ndjek, raporton CNN.Biseda është zhvilluar të enjten e kaluar, e njëjta ditë kur SHBA-të njoftuan vendosjen e tarifave për aluminin dhe çelikun që importohen nga Bashkimi Europian, Meksika dhe Kanadaja.“Shkoi shumë keq. Ishte e tmerrshme”, i ka thënë një burim CNN-it në lidhje me bisedën.“Macron mendoi se mund t’i thoshte atë që mendonte, duke u nisur nga marrëdhënia e tyre.Por Trump nuk duron dot ta kritikojnë”, ka shtuar burimi.Ndërkohë, në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, telefonata Trump-Macron përshkruhet si një diskutim për tregtinë dhe emigracionin.“Të dy liderët diskutuan mbi problemin e emigracionit nga Libia dhe mundësinë e zgjidhjes.Presidenti Trump theksoi nevojën për të ribalancuar tregtinë me Europën”, thuhet në deklaratë.Macron dhe Trump u shfa..

Lexone

Meta: Të kontribuojmë të gjithë për një mjedis më të pastër

Presidenti Meta ka bërë apel për një mjedis më të pastër, ku në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Të kontribuojmë të gjithë për një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm, të ruajmë resurset tona të jashtëzakonshme, pyjet, lumenjtë, florën e faunën…”.Dhe e ka shoqëruar postimin me një foto ku është me djalin e tij në një zonë të gjelbër e me mjedis të pastër.Postimi i plotëSot në Ditën Botërore të Mjedisit, dua të bëj një apel mbi nevojën për t’u angazhuar të gjithë që pasuritë kombëtare, të shfrytëzohen me racionalitet, në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit.Të dhe të orientohemi drejt produkteve bio, si mënyra më e mirë për të jetuar shëndetshëm e për të promovuar e mbrojtur bukuritë natyrore. Kujdesi ndaj mjedisit është përgjegjësia jonë ndaj gjeneratave të ardhshme.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Bill Clinton flet pas 20 vitesh, për aferën seksuale me praktikanten e tij Monica Lewinsky

Bill Clinton thotë se do të përgjigjej edhe sot njësoj si në vitin 1998 në lidhje me marrëdhënien e tij me Monica Lewinsky-n.“Nëse faktet do të ishin të njëjtat, nuk do të përgjigjesha ndryshe”, tha ai në një intervistë në NBC.Ndërsa një sërë rastesh abuzimi seksual kanë dalë në dritë në kuadër të lëvizjes #MeToo, Clinton u pyet nëse skandali që e përfshiu atë vetë 20 vjet më parë u menaxhua me sukses.“Mendoj se kam bërë gjënë e duhur”, tha ai në lidhje me këtë.Clinton në atë kohë u hetua për dyshimet se i kishte gënjyer hetuesit në dëshminë e parë mbi skandalin seksual që përfshiu Shtëpinë e Bardhë.Lëvizja për shkarkimin e Clintonit u nis nga republikanët, çka e bëri Clintonin presidentin e dytë në historinë e Amerikës që vihej në një situatë të tillë.Megjithatë, ai mbeti në pushtet deri në vitin 2001.Clinton tha se nuk i ka kërkuar kurrë personalisht falje zonjës Lewinsky.Por shtoi se e ka bërë këtë në disa raste publikisht.Ish-praktikantja e Shtëpisë së Bardhë ka p..

Lexone

Gjermania tërbohet me ambasadorin amerikan në Berlin: Po sillet si oficer kolonialist

Gjermania i kërkoi të hënën ambasadorit amerikan në Berlin shpjegime pasi kishte deklaruar se kërkonte të mbështeste konservatorët në Europë në një intervistë për portalin e ekstremit të djathtë «Breitbart». Richard Grenell, mbështetës i zjarrtë i Trumpit dhe homoseksual i deklaruar, ka marrë detyrën e ambasadorit para katër javësh. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane tha se «Berlini ka kërkuar sqarime» pas deklaratës së fundit të Grenell.Sipas intervistës së dhënë për «Breitbart», publikuar të dielën, diplomati deklaroi se ishte kontaktuar nga shumë konservatorë në të gjithë Europën, që i kanë shprehur ndjenjat e tyre për një rishfaqje të kësaj lëvizjeje politike, nxitur nga dështimi i politikave të majta.«Dëshiroj të mbështesë konservatorë të tjerë kudo në Europë, zyrtarë të tjerë», shtoi ai, një deklaratë e pazakontë e bërë nga një ambasador që synon të jetë neutral. «Mendoj se zgjedhja e Donald Trump ka mundësuar për njerëzit të thonë se nuk mund ta lejojnë klasën pol..

Lexone

Puthi punonjësen, filipinezët kritikojnë Presidentin Duterte (Video)

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte është kritikuar ashpër pasi ka puthur në buzë një punonjëse në jashtë shtetit, gjatë një eventi. Duterte po fliste me një turmë në Korenë e Jugut, kur e thirri gruan në skenë, pastaj e bindi atë ta puthte.Gjesti i Dutertes u përshkrua si “ilustrim i neveritshëm i një presidenti të keq” nga grupi i të drejtave të grave në Filipine. Gruaja e përfshirë në këtë skenë tha se nuk kishte “asnjë keqdashje” në këtë puthje.Nuk është hera e parë që Z. Duterte është akuzuar për sjellje të papërshtatshme ndaj grave. Incidenti i diskutueshëm ndodhi kur Duterte po fliste me një turmë të punëtorëve filipinas në Seul. Dy gra filipineze u ftuan për t’u bashkuar me presidentin në skenë për të marrë një kopje të një libri, dhe ishin dukshëm të emocionuara teksa qëndronin pranë Dutertes.Ai përqafoi të parën dhe i dha një puthje në faqe para se ta afronte gruan e dytë për ta puthur atë në buzë. Pas një kohe të gjatë me qeshje nga gruaja e re dhe gjeste të përsër..

Lexone

Putin fton Kim Jong-un të vizitojë Rusinë

Presidenti rus Vladimir Putin ka ftuar udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un për të marrë pjesë në një forum ekonomik ndërkombëtar që do të mbahet në Lindjen e Largët të Rusisë në muajin shtator.Ivan Melnikov, një nënkryetar i dhomës së ulët të parlamentit rus, zbuloi ftesën për mediat lokale të hënën.Melnikov tha se Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov i dorëzoi Kim një letër personale nga Putin gjatë takimit të tyre në Phenian të enjten e kaluar.Kim thuhet se është ftuar në Forumin Ekonomik Lindor që do të mbahet në Vladivostok. Mediat shtetërore të Koresë së Veriut më herët kanë raportuar se 2 vendet ranë dakord të mbajnë një takim të nivelit të lartë midis Putinit dhe Kim deri në fund të vitit.Forumi vjetor në Vladivostok është pjesë e përpjekjeve të Rusisë për të forcuar lidhjet ekonomike me rajonin e Azi-Paqësorit.Ngjarja e vitit të kaluar mblodhi së bashku më shumë se 6,000 pjesëmarrës nga mbi 60 vende dhe territore. Mes figurave më të rëndësishme ishte Kryeministri j..

Lexone

Meta takon Haradinajn: Inkurajova vazhdimin e dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Aqaba Meeting, konferenca e liderëve për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, por ai ka patur edhe një takim me Presidentin Ilir Meta.Të dy kanë diskutuar për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri. Presidenti Meta ka njoftuar në Facebook detaje nga takimi.“Kënaqësi të takoja sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Theksova rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona. I shpreha angazhimin tim për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare e forcimit të perspektivës evropiane si dhe inkurajova vazhdimin e dialogut me Serbinë, në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit”, shkruan Presidenti Meta.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Trajneri 30 vjeçar kandidat serioz për stolin e Realit

Në pole-position është Mauricio Pochettino për të vazhduar me Alegrin e Klopp. Reali i Madridit vazhdon të jetë në kërkim të pasuesit të Zinedine Zidane me francezin që dha dorëheqjen nga Los Blancos vetëm pak ditë pasi fitoi Championsin e 3-të radhazi.Në orët e fundit ka fituar shumë kuota trajneri aktual i Juventusit Max Allegri por duke iu referuar asaj që shkruan gazeta prestigjoze gjermane Bild, një kandidat serioz për të marrë drejtimin e Realit është edhe trajneri i Hoffenheim-it Julian Nagelsmann.30-vjeçari gjerman i cili e ka kualifikuar dy herë në Champions League, Hoffenheim-in në 2 sezonet e fundit pëlqehet shumë nga presidenti Perez dhe mund të jetë pikërisht ai trajneri i ri i Los Blancos.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Fevzo i përgjigjet “Zonjës Tefta”: Vendimi im do konsultohet me kancelaritë perëndimore

Pas letrës së hapur të “Zonjës Tefta” për Fevzon, ku i shpjegonte arsyet përse duhet të marrë vendimin e largimit, ky i fundit i ka kthyer përgjigje, duke shpjeguar hezitimin e tij:“E nderuar “Zonja Tefta’!E lexova letrën tuaj dhe ndjehem i prekur për mbështetjen që marr nga një qytetare e thjeshtë.Të më falësh, se unë nuk preferoj të gatuaj në shtëpi, pasi pajisjet e guzhinave këtu janë të tilla që prodhojnë aroma gjellësh në shtëpi.Zakonisht preferoj guzhinier me një ose dy yje Michelin.Për këtë arsye, nuk jam shumë familjar me emisionin tënd.Por lidhur me vendimin që duhet të marr, për mua nuk kanë shumë rëndësi ato që thoni ju.Natyrisht kjo që ka bërë pronari juaj, që ka hap restorant pa u konsultuar me ju, është gabim.Po ashtu është gabim që Sandri shkon takon Ramën pa mua, se Ramës, Sandri i duhet, se i duhem unë.Por vendimi im nuk është kaq i ngushtë.Dje më thirri në telefon presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe më kërkoi të dijë në confide..

Lexone

Qipro nderon këngëtaren Eleni Foureira: Jam krenare që ju përfaqësova

Këngëtarja me origjinë nga Fieri, Eleni Foureira është nderuar nga Qipro.Presidenti i Republikës së Qipros, Nicos Anastasiades, ka pritur në takim artisten të cilën e ka dekoruar me “Çmim Mirënjohje”.Në rrjetin social Instagram ajo poston këtë moment dhe shkruan:“E nderuar nga vlerësimi që mu bë nga presidenti Nicos Anastasiades. Jam krenare që përfaqësova Qipron në Eurovizion”Këngëtarja me origjinë shqiptare rrembeu zemrat e publikut europian me performancën e saj në Eurovizion me këngën “Fuego”. (TemA)

Lexone