Home / Tag Archives: presidenti (page 4)

Tag Archives: presidenti

Donald Trump- Kim Jong-un: Caktohet vendi ku do të takohen liderat botërorë

Në një takim të përmasave historike, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe lideri koreano-verior, Kim Jong-un, do të takohen në një hotel në ishullin Sentosa të Singaporit.Vendtakimin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, ndërsa samiti historik do të mbahet më 12 qershor.Ky do të jetë takimi i parë i një lideri koreano-verior me një president të SHBA-së që është në detyrë. Sipas Trump, planet “janë duke shkuar shumë mirë”.“Shumë marrëdhënie janë duke u krijuar, shumë negociata janë duke u bërë përpara takimit. Është takim shumë i rëndësishëm, do të jenë disa ditë tejet të rëndësishme”, është shprehur Trump për gazetarët.Ka qenë Sarah Sanders, sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, e cila ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në Twitter se ky samit do të zhvillohet në hotelin luksoz, Capella.UPDATE: The venue for the Singapore summit between @POTUS and Leader Kim Jong Un will be the Capella Hotel on Sentosa Island. We thank our great Singaporean hosts for their hospitality.— Sarah S..

Lexone

Deklarata e fortë e Presidentit të KE: Mendojmë se jemi padron i botës, por harrojmë se…

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se Evropa duhet të ndalet së dhëni mësime për të gjithë, transmeton Anadolu Agency (AA).Në një fjalim në Forumin e Ditëve të Zhvillimit Evropian 2018, Juncker theksoi se duhet t’i japin fund të menduarit se çdo gjë është në rregull nëse punët shkojnë mirë në Evropë.Ai thotë ecuria e botës për momentin nuk është e mirë.“Si evropianë, ne duhet të ndalojmë së dhëni mësime për të gjithë.Me shtetet e tjera duhet të formojmë partneritetet si të barabartë”, deklaroi Juncker, duke shtuar se Evropa pavarësisht se nuk është zgjidhje për çdo problem, ajo duhet të bëjë pjesën e saj në arenën globale.Juncker edhe më parë ka bërë një deklaratë të tillë duke thënë se, “Evropa po humb fuqinë në skenën botërore. Mendojmë se jemi padroni i botës, por në të vërtetë harrojmë që ne jemi një pjesë e vogël dhe e dobët e universit”.

Lexone

Bisedimet Kosovë-Serbi, reagon BE: Janë në dorë të palëve, debat për kompromiset

Bashkimi Evropian tha se takimi i radhës ndërmjet Prishtinës e Beogradit për vazhdimin e bisedimeve mbetet në dorën e palëve.Në një përgjigje përmes postës elektronike, zyra për informim e Bashkimit Evropian i tha Zërit të Amerikës se “Bashkimi Evropian vepron si një lehtësues në bisedime. Është në dorën e palëve të bien dakord për përmbajtjen, shpejtësinë, hapat e ardhshëm, formatin dhe afatet kohore të bisedimeve. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kryenegociatorët nga të dyja palët dhe do të vazhdojmë diskutimet tona në Bruksel sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Bashkimit Evropian në Bruksel.Ekipet teknike të Prishtinës e Beogradit ishte planifikuar të takoheshin gjatë kësaj jave për të vazhduar bisedimet që pastaj do t’i hapnin rrugë një takimi ndërmjet dy presidentëve, Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç.Por, ekipi negociator i Prishtinës ka shprehur pakënaqësi me zyrtarët e Bashkimit Evropian për caktimin e temave në bisedimet teknike.Zyrtarët e..

Lexone

Marrëveshja bërthamore/ Irani nuk tërhiqet, ka nisur punën për pasurimin e uraniumit

Irani thotë se ka filluar punën për rritjen e kapacitetit të saj të pasurimit të uraniumit, në rast se marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me fuqitë botërore bie.Kreu i agjencisë atomike të Iranit u tha gazetarëve se po zhvillonte infrastrukturën për të ndërtuar centrifuga të përparuara në objektin e Natanz.“Nëse ne do të përparonim normalisht, do të duhej gjashtë apo shtatë vjet, por kjo tani do të jetë gati në javët dhe muajt e ardhshëm“, tha ai.Puna do t’i mundësojë Iranit të bëjë më shumë heksafluoride uraniumi, një përbërës kyç në procesin e pasurimit.Salehi tha se kjo ishte në përputhje me udhëzimet e udhëheqësit suprem Ayatollah Khamenei, i cili ka urdhëruar zyrtarët të jenë të përgatitur për të rritur pasurimin nëse marrëveshja bërthamore e njohur si JCPOA bie plotësisht.“Nëse JCPOA bie, ju lutemi kushtoni vëmendje, nëse JCPOA bie, dhe nëse vendosim të mbledhim centrifuga të reja, ne do të mbledhim gjenerata të reja të centrifugave. Megjithatë, për momentin ne lëvizim..

Lexone

Vasili: Reforma e kapur, maxhoranca kërkon të përdorë KLD

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë publike pohoi se Reforma në Drejtësi është deformuar. Nga selia e LSI-së, pak pas mbledhjes së grupit parlamentar, Vasili tha se kjo reformë është kapur nga maxhoranca.”Reforma në drejtësi është rënduar, ka hyrë në qorrsokak dhe është kapur nga maxhoranca. Situata bëhet edhe më delikate kur edhe presidenti i Asamblesë së OSBE, i cili pati një mision në Shqipëri, thekson: Ne pamë një situatë të ndërlikuar në reformën në drejtësi”, tha Vasili.Vasili tha gjithashtu se qëllimisht nga mazhoranca është bllokuar puna në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa akuzoi qeverinë se kryeprokuroren Arta Marku kërkon ta bëjë një prokurore të përgjithshme të përjetshme.”Janë dy synime shumë të qarta, KLD i cili mban peshë të jashtëzakonshme për zhvillimet dhe për mosndëshkueshmërinë, të jetë ai instrumenti më i akuzuari, më i anatemuari ai që do emërojë emërimet e drejtësisë së re. Këto afirmime edhe të vetë mazhorancës tregojnë gjendjen ..

Lexone

Tarifat për BE-në, vëllezërit miliarderë financojnë fushatën kundër Trump

Vëllezërit e fuqishëm miliarderë amerikanë Charles dhe David Koch po financojnë një fushatë miliona dollarësh kundër tarifave tregtare të vendosura nga presidenti Donald Trump për aleatët e SHBA-ve, BE dhe Kanada.Tre grupe politike të mbështetura nga vëllezërit thonë se do të përdorin reklamat, lobimin dhe fushatat bazë për të nxitur përfitimet nga tregtia e lirë. Dyshja e vëllezërve drejton Koch Industries, një nga firmat më të mëdha private në botë.Ky veprim vjen vetëm pak ditë pasi Trump imponoi tarifa për importin e çelikut dhe aluminit nga BE, Kanadaja dhe Meksika. Kompanitë e Charles dhe David Koch kanë interesa që nisin me prodhimin e tubacioneve e shkojnë deri tek fabrikat e letrës.Sipas faqes së internetit të Koch Industries, “për miliona amerikanë, fjalët ‘vëllezërit Koch’ dhe ‘aktivizmi politik’ shkojnë dorë-më-dorë”.Ata kanë financuar me para grupe që mohojnë ndryshimet klimatike dhe sulmojnë sindikatat dhe të drejtat e punëtorëve, por gjithashtu kanë shtyrë reformë..

Lexone

Foto lajm/ Presidenti Meta, Pandeli Majko dhe Lindita Nikolla shijojnë frutat e sezonit në Dibër

Presidenti Ilir Meta i shoqëruar nga ministri Pandeli Majko dhe ministria Lindita Nikolli morën pjesë sot në ceremoninë e përurimit të rikonstruksionit të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Ajet Ndreu” në Sllovë, të ringritur me fondet private të pinjollit të familjes Ndreu, Shpend Ndreu.Në një foto ata janë parë të ulur këmbëkryq teksa po shijojnë frutat e sezonit, qershi dhe luleshtrydhe./zoneelire.alThe post Foto lajm/ Presidenti Meta, Pandeli Majko dhe Lindita Nikolla shijojnë frutat e sezonit në Dibër appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Vuçiç: Nëse fusim ushtrinë në Kosovë, hyjmë në konflikt me NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se NATO e ka paralajmëruar atë kundër ndërhyrjes me ushtrinë serbe në Kosovë.“Disa herë kam marrë këtë paralajmërim, për të mos përdorur fjalë më të rëndë: Nëse përpiqeni të hyni me ushtrinë tuaj, me policinë tuaj në Kosovë, në çfarëdo mënyre, NATO do ta trajtonte këtë si akt armiqësor dhe do të ishit në konflikt me aleancën më të fuqishme në botë”, tha Vuçiç.Ai po ashtu tha se nuk është optimist për bisedimet me Kosovën, porse Beogradi nuk do të heqë dorë nga dialogu, pasi atë e sheh si “të vetmen zgjidhje drejt kompromisit”.“Para nesh janë bisedimet në Bruksel. Nuk jam optimist, por serbët do të bëjnë përpjekje që të arrihet deri te kompromisi”, u tha Vuçiç gazetarëve në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evopa e Lirë.Vuçiç shprehu shqetësim për, siç tha, sulmet e shpeshta ndaj serbëve në Kosovë, në ditët e fundit, dhe shtoi se kjo është “fushatë për frikësimin e popullatës lokale ser..

Lexone

ANALIZA: Kim nuk do të mashtrohet si Gaddafi

“Modeli i Uashingtonit për negociatat bërthamore me Libinë është një ilustrim se pse armët bërthamore janë të nevojshme”.Nga Doug BandowSamiti shumë i paralajmëruar midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut ka hyrë në një gjendje vendimtare; ju nuk e dini nëse do të mbahet ose jo derisa të kontrolloni përsëri në çdo moment të caktuar. Ftesat janë pranuar, anuluar dhe ri-pranuar; janë dërguar letra; cicërimat kanë bërë zhurmë në atmosferë.Tani për tani, duket sikur është kthyer përsëri. Por shumë vëzhgues kanë frikë nga një kthim të fundit mano a mano mes presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, me një mundësi reale të luftës. Nëse kjo ndodh, faji do të bjerë kryesisht në administratën Trump. Gjuha e rrezikshme që vjen nga Shtëpia e Bardhë – veçanërisht diskutimi i një “modeli të Libisë” për bisedimet – i ka lënë koreano-veriorët të zemëruar dhe të mërzitur. Në Phenian, ajo gjuhë është një kërcënim i nënkuptuar – dhe një shenjë se ..

Lexone

Berisha në “ekstazë”: Negociatat s’do hapen, të ikë Edvin Kristaq Rama

Sali Berisha thotë se negociatat nuk do të hapen në qershor.Sipas ish-kryeministrit, në qershor Bashkimi Europian do japë vendim negativ për integrimin.Për Berishën, bllokues është kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.Ai i bën thirrje qytetarëve që të ngrihen për t’i rrëzuar nga pushteti pasi veç PD mund ta çojë vendin para.Postimi i plotëXhafa i Droges bllokuesi i hapjes se negociatave!Presidenti i Partise Popullore Europiane, Joseph Daul, ka kërkuar largimin e Fatziut nga Ministër i Brendshëm.Te dashur miq, gjatë mbledhjes së Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane ne Varshave, Presidenti Jozeph Dual ndër të tjera, është shprehur:“Ne po e ndjekim nga shumë afër qeverinë shqiptare, për shkak të përfshirjes së Ministrit të Punëve të Brendshme në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar.Nëse nuk përmbushen principet e zbatimit të ligjit, unë nuk shoh se si mund të ketë një përgjigje positive për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Nd..

Lexone