Home / Tag Archives: presidenti (page 30)

Tag Archives: presidenti

Djema bëhuni gati: Ky shtet ju ofron 5 mijë euro shpërblim nëse i lini gratë shtatzanë

Duket si shumë e bukur për të qenë e vërtet, por a e dinit se Islanda i ofron meshkujve 5 mijë euro shpërblim nëse ata lënë shtatzanë gratë e këtij vendi?Më shumë se dy të tretat e foshnjeve islandeze janë të lindura nga prindër që nuk janë të martuar me njëri-tjetrin, më konkretisht rreth 67% e tyre.Në këtë ishull mbijeton shoqëria më feministe në planet, ku me rreth 320.000 banorë në të gjithë vendin, lindshmëria është një problem shumë i madh.Për të rritur këtë gjë, qeveria e Islandës ofron të ardhura mujore në masën e 5 mijë eurove, për të gjithë meshkujt që vendosin të martohen me femrat që kanë shtetësi islandeze.Kjo shumë jepet pasi pjesa më e madhe e banorëve të këtij shteti janë mbi 40 vjeç dhe vendi po përballet me një krizë të vërtetë demografike.Iniciativa është propozuar nga Presidenti dhe nuk është aspak e re në llojin e saj, pasi edhe Kanadaja e Japonia kanë të tilla programe, ku të rinjtë që kanë dëshirë të martohen me njerëzit e këtyre shteteve dhe të krijojn..

Lexone

Ranieri largohet nga Nantes, e pason Jurgen Klinsmann

Presidenti e Nantes, Waldemar Kita, ka zyrtarizuar divorcin me trajnerin italian, Claudio Ranieri, pas vetëm një viti bashkëpunim. Një sezon pa shumë shkëlqim dhe fërkimet mes të dyve çuan në ndërprerjen e parakohshme të marrëveshjes. Kita, i intervistuar nga L’Equipe, e komenton në këtë mënyrë ndarjen:“Ranieri? Nuk mund të fshehim asgjë. Patëm një takim me sponsorët dhe Ranieri na përshëndeti të gjithëve. Ne e falënderojmë për punën që ka bërë. Nuk ka qenë aspak e lehtë. Ka hidhërim, por kjo është jeta, nuk do të çmendemi.” Në “pole” për të zëvendësuar Ranierin është Jurgen Klinsmann, ish-trajner i përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Takimi Trump-Kim Jong-un, Koreja e Jugut synon të jetë ndërmjetëse

Koreja Jugore ka deklaruar se synon të ketë rol ndërmjetësues mes të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore, pasi Pheniani ka kërcënuar se do të largohet nga samiti i planifikuar me presidentin amerikan, Donald Trump.Koreja Veriut bëri me dije dje se mund të tërhiqet nga samiti nëse Uashingtoni vazhdon të kërkojë në mënyrë të njëashme braktisjen e arsenalit bërthamor.Një zyrtar i lartë jugkorean ka thënë se qeveria ose presidenti Moon Jae-in kanë qëllim që të kenë rolin e ndërmjetësuesit mes të dy vendeve.Trump do të mirëpresë presidentin jugkorean, Moon Jae-in më 22 maj në Shtëpinë e Bardhë dhe të dy pritet të diskutojnë samitin SHBA-Kore e Veriut.17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Donald Tusk thumbon Trump: Me shokë të tillë, kush ka nevojë për armiq?

Donald Tusk e cilësoi kërcënimi që paraqet administrata e Donald Trump si të njëjtë me atë të Kinës dhe Rusisë pasi ai dënoi tërheqjen e SHBA nga marrëveshja e Iranit dhe kërcënimi i një lufte tregtare transatlantike.Në fillim të samitit të BE në Bullgari, presidenti i Këshillit Evropian tha se “Sot jemi dëshmitarë të një fenomeni të ri: besueshmërinë kapriçoze të administratës amerikane. Duke parë vendimet e fundit të Presidentit Trump, madje disa mund të mendonin: ‘Me shokë të tillë, kush ka nevojë për armiq?’ ”Vendimi i Trump për t’u larguar nga marrëveshja bërthamore me Iranin – në të cilin Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina janë bashkë-nënshkruese – proklamohet nga BE me refuzimin e administratës amerikane për të përjashtuar bllokun nga tarifat e çelikut dhe aluminit, shkruan “The Guardian”.Ishte e qartë, sugjeroi Tusk, se te Uashingtoni nuk mund të mbështetej më.Shtetet anëtare të bien dakord se si të menaxhojnë sfidat. Tusk u bëri thirrje udhëheqësve..

Lexone

Bloomberg: Europa po i ekspozon pikën e dobët Rusisë dhe Kinës… Ballkanin

Tre herë në javë, presidenti serb Aleksandër Vucic gjen kohën për t’ju përkushtuar klasës së rusishtes. Qëllimi sipas tij është që flasë aq rrjedhshëm me Vladimir Putin saç flet edhe me liderët perëndimor.Dëshira për të vendosur barazi në gjuhë tregon balancën tradicionale gjeopolitike të Serbisë, një vend historikisht i ndarë midis lindjes dhe perëndimit. Me anëtarësimin në Bashkimin Europian që është vite larg, Vucic po forcon marrëdhëniet me Rusinë, ndërsa pret para prej Kinës për projekte madhore në infrastrukturë dhe industri.Lufta midis fuqive lindore dhe perëndimore nuk është më një risi në një cep strategjik të kontinentit, që vijon të mbetet i ndarë në konfliktet e përgjakshme të ’90. Por me marrëdhëniet e Rusisë, te cilat kanë arritur në kulmin e tyre që prej Luftës së Ftohtë, është emergjente që Bashkimi Europian të sigurohet që Serbia dhe 5 vendet e tjera të Ballkanit t’i bashkohen bllokut dhe të ndihmojnë në procesin e zgjerimit të saj drejt lindjes.Liderët e Bashkim..

Lexone

Ramazani bëhet problem për shkollat në Gjermani, presion nga prindërit myslimanë

Për myslimanët besimtarë ka filluar muaji i agjërimit, Ramazani.Kësaj urdhërese i përmbahen gjithë e më shumë fëmijë. Për shkollat një problem gjithnjë e më serioz.Agjërimi është një nga pesë shtyllat e fesë islame.Me disa përjashtime të vogla, agjërimi vlen për të gjithë myslimanët që kanë arritur përafërsisht moshën 14 vjeçare, mosha e zgjedhjes së një konfesioni fetar. Por gjithmonë e më shumë nxënës të shkollave fillore mbajnë Ramazan, megjithëse feja nuk i detyron.Ata duan të ndjekin shembullin e më të rriturve dhe të fitojnë adhurimin e prindërve, siç thonë drejtorët e shkollave.Si pasojë, fëmijët ankohen për dhimbje koke, përzierje, ata kanë probleme përqendrimi dhe kanë rezultate më të dobëta në shkolla.Presion nga prindërit myslimanëNë përgjithësi Shoqata Gjermane e Mësuesve e konsideron problematik agjërimin në shkolla. “Ndërkohë ka shumë nxënës që e marrin shumë seriozisht agjërimin”, ka thënë presidenti i shoqatës, Heinz-Peter Meidinger, për edicionin online të ..

Lexone

Edi Rama, presion BE-së në Euronews: Hapja e negociatave për ne, çështje “jetë a vdekje”

Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se “hapja e negociatave të BE-së me Shqipërinë është çështje jetë a vdekje”.“Nëse hapen, e kalojmë pragun e së ardhmes; po të mos hapen, mbetemi në të kaluarën”, ka theksuar Rama.“Nuk na duhet një datë për të inkurajuar popullin. Ne duhet të hapim negociatat në qershor. Kjo është e gjitha. Dhe nuk na duhet asgjë tjetër.Vetëm të hapen negociatat dhe për Evropën kjo nuk kushton asgjë, nuk do të shpenzojnë asnjë cent për ne.Për ne, kjo është çështje jetë a vdekje, në kuptimin që hapja e negociatave do të thotë se ne po shikojmë drejt së ardhmes dhe kemi lënë pas të shkuarën”, tha Rama.Pyetjes së gazetares së Euronews që Juncker ka kërkuar që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, kryeministri përgjigjet:“Para së gjithash, nuk prisnim që presidenti Juncker apo dikush tjetër të na tregonte se kemi ende një luftë të madhe për të bërë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.Thelbi është ky: ne i kemi bërë detyrat e..

Lexone

Po provokoni Kosovën? Flet Vuçiç: Nuk dua ta poshtëroj popullin serb, kam menduar zgjidhjen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se shumë njerëz ndihet të lodhur në Serbi nga premtimet se vendi i tij një ditë do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.Gjatë një interviste për Euronews ai ka thënë se Beogradi nuk është duke provokuar Kosovën.Vuçiq ka thënë se Serbinë askush nuk e ka garantuar se do të jetë pjesë e BE-së, por para se të ndodhë një gjë e tillë duhet një marrëveshje finale me Kosovën.Presidenti serb ka thënë se ai është i gatshëm të bëjë kompromise për Kosovën, por jo ta poshtërojë popullin serb.“Para se gjithash, mendoj se askush nuk na ka garantuar që ne të jemi pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 2025. Ata kanë thënë: ‘Nëse i kryeni punët…’Kjo kishte të bënte kryesisht me marrëveshjen me Kosovën.‘Nëse i zgjidhni të gjitha problemet me Prishtinën’ dhe më pas gjithçka tjetër, përfshirë sundimin e ligjit dhe gjithçka që kërkojmë nga ju, atëherë do të mund të bëheshim anëtar të BE-së më 2025. Dhe jemi në rrugën e BE-së që nga viti 2000″.“Kanë ..

Lexone

Ish-ministri i Drejtësisë nxjerr dokumentin: Rama pagoi 1 milion euro për takimin me Macron

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi sot se kryeministri Edi Rama ka paguar 1 milion euro për të realizuar takimin me presidenti e Francës, Emanuel Macron. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Manjani thekson se kjo shumë është paguar nga taksat e shqiptarëve.Sipas ish-ministrit të LSI, se në kompaninë “Rothschild & Cie” që do të konsultojë qeverinë shqiptare se si të ulë borxhin ka punuar dikur Macron.REAGIMI I MANJANIT 1 milionë Euro nga taksat për një takim me Macron!Kompania “Rothschild & Cie” do na konsultojë qeverinë se si të ulë borxhin!!! Se çfarë shkence është kjo që kërkon konsulencë, Rilindja e di!Ndërkohë borxhi u shtua me 1 milionë…Nga një kërkim në google, te kjo kompani paska punuar Macron-i…Pas tenderit, bëhet takimi… Hajde se po e pranojmë një takim për aq para, por a zgjidhi gjë? Se mesa duket ju mbeti rekomandimi jo për BE, por për spital../zonenelire.al1 milionë Euro nga taksat për një takim me Macron!Kompania “Rothschild & Cie” do na konsultoj..

Lexone

Basha-Daul: Mos hapja e negociatave ndëshkon Shqipërinë, ndihmon krimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Sofje me Presidentin e Partisë Popullore Europiane Joseph Daul, i cili e përgëzoi Bashën për qëndrimin e opozitës në luftën kundër krimit të organizuar.Takimi i paraprin pjesëmarrjes së zotit Basha sot në Samitin e PPE për Ballkanin Perëndimor, ku janë të pranishëm edhe kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, Kryeministri i Austrisë Sebastian Kurtz, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani, Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, dhe drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian, përfaqësues të partive të qendrës së djathtë europiane.Basha konfirmoi qëndrimin e opozitës për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Basha e argumentoi këtë qëndrim me bindjen se me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, Bashkimi Europian do të shtojë asistencën që vendi të luftojë kapjen e shtetit, krimin e organizuar, korrup..

Lexone