Home / Tag Archives: presidenti (page 3)

Tag Archives: presidenti

Avokati i Trump: Kim Jong-un u lut për samitin

Avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut u lut që samiti i tyre të riprogramohet, pasi presidenti amerikan vendosi ta anulojë atë.Këto deklarata Giuliani i bëri gjatë një konference shtypi në Izrael, ku ndër të tjera theksoi se ishte pikërisht qëndrimi i ashpër i presidentit Trump që detyroi Penianin të shtrijë dorën.“Kim Jong-un u kthye i përulur dhe u lut për mbajtjen e takimit. Ky është pikërisht pozicioni ku Amerika dëshironte ta fuste atë”, deklaroi Rudy Giuliani.Takimi mes tyre është planifikuar të mbahet më 12 qershor, gjithmonë nëse nuk do të ketë surpriza të tjera.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

“Nëse keni frigorifer në shtëpi, s’jeni të varfër”!

Pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 24 qershorit, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se prania e frigoriferit në çdo shtëpi është shenjë prosperiteti.Gazeta e përditshme “Hurriyet” ka cituar Erdoganin të ketë thënë:“91, 000 makina janë shitur në vitin 2000, ndërsa vetëm 723, 000 makina janë shitur vitin e kaluar.Rreth 1,088,000 frigoriferë u shitën në atë kohë dhe 3,107,000 u shitën vitin e kaluar.Do të thotë që nuk ka njerëz të varfër…nëse ka një frigorifer në çdo shtëpi, atëherë ne jemi në një nivel të caktuar të prosperitetit.”Kjo pjesë e shkëputur nga fjalimi premtues elektoral i Erdoganit ka shkaktuar një ‘ortek’ reagimesh nëpër rrjete sociale, ndërsa kritikët i janë kundërvënë atij duke u shprehur se për disa dekada pothuajse në çdo shtëpi në Turqi është gjendur një frigorifer.The post “Nëse keni frigorifer në shtëpi, s’jeni të varfër”! appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Erdogani në fushatë: Nëse keni frigorifer në shtëpi, s’jeni të varfër

Pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 24 qershorit, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se prania e frigoriferit në çdo shtëpi është shenjë prosperiteti.Gazeta e përditshme “Hurriyet” ka cituar Erdoganin të ketë thënë:“91, 000 makina janë shitur në vitin 2000, ndërsa vetëm 723, 000 makina janë shitur vitin e kaluar.Rreth 1,088,000 frigoriferë u shitën në atë kohë dhe 3,107,000 u shitën vitin e kaluar.Do të thotë që nuk ka njerëz të varfër…nëse ka një frigorifer në çdo shtëpi, atëherë ne jemi në një nivel të caktuar të prosperitetit.”Kjo pjesë e shkëputur nga fjalimi premtues elektoral i Erdoganit ka shkaktuar një ‘ortek’ reagimesh nëpër rrjete sociale, ndërsa kritikët i janë kundërvënë atij duke u shprehur se për disa dekada pothuajse në çdo shtëpi në Turqi është gjendur një frigorifer.

Lexone

ANALIZA: “Britania, Franca, Gjermania dhe marrëveshja me Iranin”

Britania, Franca dhe Gjermania kanë kërkuar zyrtarisht që kompanitë evropiane që kryejnë biznes me Iranin, të përjashtohen nga sanksionet amerikane, pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore.Në një letër që mban datën 4 qershor drejtuar sekretarit amerikan të Thesarit Steven Mnuchin dhe sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, ministrat e tre vendeve evropiane shprehen se “ndihen shumë të keqardhur” për vendimin e muajit të kaluar të Presidentit amerikan Donald Trump për të dalë nga marrëveshja.“Si aleatë, ne presim që Shtetet e Bashkuara të mos marrin masa për të dëmtuar interesat e sigurisë të Evropës“, thuhet në letër.Ministri francez i ekonomisë Bruno Le Maire tha se të tre vendet si dhe vende të tjera të BE-së kërkuan nga Shtetet e Bashkuara “të përjashtojnë bizneset evropiane që bëjnë tregti të ligjshme në Iran, nga të gjitha sanksionet amerikane”.Sipas presidentit Trump marrëveshja e 2015-s, që synon të parandalojë Iranin të prodhojë armë bërthamore në ..

Lexone

FOTOT: Brenda hotelit ku do mbahet takimi historik Trump-Kim

Takimi historik midis Presidenti të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të mbahet në Hotel Capella në Sentosa Island në Singapor më 12 qershor.Siç bëjnë të ditur mediat e huaja bëhet fjalë për vendpushimin që shtrihet në 32 hektarë në ishullin Sentosa përgjatë Detit të Kinës Jugore dhe ka 112 dhoma, suita, vila dhe dërrasa, sipas faqes së saj të internetit.Nuk është e qartë saktësisht se ku Trump dhe Kim do të qëndrojnë në hotel, por raportet e mëparshme kanë sugjeruar që udhëheqësi i Koresë së Veriut dëshiron një suitë dhe se qeveria amerikane mund të paguajë për të.Në fund të majit, Trump anuloi samitin pas komenteve agresive nga qeveria e Koresë së Veriut.Por SHBA dhe Koreja e Veriut kanë punuar për të “ringjallur” takimin, dhe më 1 qershor, Trump njoftoi se ai do të mund të mbahej. (TemA)

Lexone

Çyrbja: Dua të luaj jashtë, Teuta do të synojë Europën

Një ndër protagonistët në mbijetesën e Teutës, padyshim që është kapiteni i durrsakëve, Arbër Çyrbja i cili shpesh herë ka arritur të bëjë më të mirën me skuadrën, duke i dhënë pikë të rëndësishme.Në një prononcim për “Supersport”, Çyrbja ka folur në lidhje me sezonin që lamë pas, duke treguar edhe objektivat e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Sa i përket të ardhmes, ai thotë se është një lojtar i Teutës, duke treguar edhe dëshirën e tij për të luajtur jashtë.“E nisëm mirë kampionatin por nuk e di pse kishim disa ndeshje humbje dhe kjo bëri që të na binte morali. Nuk mund të them se ishte një sezon shumë i mirë por ishte mirë.Trajneri? Begeja është i zonës dhe mbetet në stafin e Teutës dhe duke qenë se e njeh ambientin është aty gjithmonë kur ne kemi nevojë. Shkëmbi është një djalë i mirë por tani do e shohim si trajner.Skuadra? Ka pasur shumë largime por presidenti do ta bëjë ekipin me lojtarë shqiptarë dhe do të synojmë 4 vendet e para për Europën.E ardhmja? Është e vërtetë..

Lexone

“Ballkani Perëndimor është një term teknik i çuditshëm”

Në fillim të korrikut Austria do të marrë presidencën e BE. Në qendër të politikës së BE do të jetë deri në fund të vitit afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE. Ministrja e Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl flet për DW.Nga Adelheid FeilckeDW: Zonja ministre, cilat janë objektivat që keni për Presidencën e radhës të Këshillit të BE?Karin Kneissl: Në pikëpamje të politikës së jashtme bëhet fjalë para së gjithash për afrimin e shteteve të Evropës Juglindore me Bashkimin Evropian. Ky rajon është i rëndësishëm për ne, atë e kanë lënë keq pas dore në njëzet vjetët e fundit. Unë vetë e shmang përdorimin e termit “Ballkan Perëndimor”, ai është një term teknik i çuditshëm dhe për mua qytete si Sarajeva dhe Beogradi janë gjithashtu qytete evropiane.Ju flisni për “afrim”. Pas takimit të nivelit të lartë në Sofje është përhapur një zhgënjim relativisht i thellë në gjashtë shtetet, të cilët ndodhen me statuse të ndryshme kandidatësh ose jo kandidatësh. Çfarë do të ofroni konkretisht? Çfarë d..

Lexone

 Presidenti i Qipros kapet mat duke parë Eleni Foureiren nga të pasmet

Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare, mori një famë ndërkombëtare pasi përfaqësoi Qipron në festivalin e Eurovisionit me këngën “Fuego”, duke dalë e dyta.Vetëm dy ditë më parë, Presidenti i Qipros, Nikos Anastasiades, e ftoi këngëtaren dhe ekipin e saj në Pallatin Presidencial, ku e vlerësoi me një dekoratë mirënjohje për përfaqësimin e denjë që i bëri Qipros në këtë festival ndërkombëtar.The honor is all mine! Thank you Mr President @nicosanastasiades Thank you #Cyprus @alexpmusic_A post shared by Eleni Foureira (@foureira) on Jun 4, 2018 at 3:44am PDTPor, ajo çfarë nuk u vu re në ato momente, ishte shikimi epik që Presidenti i vendit i ka bërë të pasmeve të Elenit në momentin kur ajo është kthyer për të takuar personat e tjerë në dhomë.Kaq është dashur dhe kjo foto e shkrepur gjatë këtij momenti, është kthyer në virale në mediat greke dhe jo vetëm.Epo nuk ka faj Presidenti që Eleni ka një trup bombastik…The post Presidenti i Qipros kapet mat duke parë Eleni..

Lexone

ANALIZA/ “Financial Times”: Koalicioni populist në Itali test për eurozonën, ekspozon brishtësinë e monedhës

Italia përbën një test për eurozonën, përsëri!Peripecitë e fundit të Italisë kanë zgjuar kujtime të parehatshme të krizës së borxheve në eurozonë, që nisi në vitin 2010.Këtë javë, vlera e bonove u dridh, dora e gjatë e Brukselit dhe shtetet europiano-veriore u fajësuan, dhe pati spekulime për perspektivën e angazhimit të koalicionit qeveritar ndaj euros.Presioni u lehtësua që kur lëvizja anti-rrymë, “Pesë Yjet”dhe e djathta ekstreme, Liga, morën miratimin presidencial për të formuar një qeveri populiste.Por kriza që ka përfshirë vendin prej gati tre muajsh, nuk ka mbaruar. Dhe as është Italia e vetme në këtë turbullirë.Pas një skandali të gjatë korrupsioni që goditi partinë popullore të qendrës së djathtë, Mariano Rajoy i bë kryeministri i parë spanjoll në historinë demokratike të vendit që rrëzohet nga parlamenti.Spanja nuk është Itali. Ekonomia spanjolle po sheh rritje më të fortë, borxhi është më i ulët dhe asnjë nga partitë kryesore nuk e vë në dyshim anëtarësinë në eur..

Lexone