Home / Tag Archives: presidenti (page 20)

Tag Archives: presidenti

ANALIZA: Kina në qendër të ”pokerit” Trump-Kim

I cilësuar nga Donald Trump si ”poker” i nivelit të lartë botëror, presidenti kinez, Xi Jinping mund të jetë fituesi i kësaj loje, pas anulimit të samitit të parashikuar mes presidentit amerikan dhe numrit një koreano-verior, Kim Jong Un.Në fillim të muajit mars, Pekini, aleati i vetëm i regjimit koreano-verior, përshëndeti publikisht perspektivën e takimit Trump-Kim, pas disa muajve kërcënimesh reciproke që mund të rrisnin frikën për një konflikt bërthamor në kufi.“Por, afrimi që u shfaq mes Uashingtonit dhe Phenianit mund të varet edhe nga Kina”, nënvizojnë analistët.Deri në momentin që Xi Jinping ndërmori një afrim spektakolar me Kim Jong Un, të cilin e priti dy herë në të paktën një muaj e gjysmë, ai e kishte injoruar plotësisht që prej ardhjes së tij në pushtet dhe i ishte bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër programit bërthamor koreano-verior.“Kina ka provuar, nga dy takime me Kim, të ushtronte presion mbi Korenë e Veriut që ajo të mos i nënshtrohej amerikanëve”, the..

Lexone

FOTOT nga shpërthimi me eksploziv i bazave bërthamore të Koresë së Veriut

Koreja e Veriut publikoi pamje të fundit të asaj që ajo e quan shkatërrimi i bazës së testeve bërthamore në të njëjtën ditë që Presidenti Donald Trump mori vendimin për të anuluar samitin e 12 qershorit me diktatorin Kim Jong-un.Korea e Veriut tha sot se ishte ende e gatshme për të mbajtur bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çdo kohë dhe në çdo formë, pas vendimit të Trump, të cilin Penian e quajti “keqardhje e madhe”.Zv/ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut tha se Kim po përgatitej për bisedime dhe ishte surprizuar shumë nga anulimi i takimit.“Përkushtimi ynë për të bërë më të mirën, për hir të paqes dhe qëndrueshmërisë në botë dhe në Korenë e Veriut, mbetet i pandryshueshëm. Ne jemi të hapur dhe i japim kohë dhe mundësi SHBA-së”, tha Gëan.Trump e anuloi samitin përmes një letre dërguar Kim Jong Unit të enjten, duke përmendur kërcënimin e Koresë së Veriut të një dite më parë, kur një zyrtare e lartë verikoreane e cilësoi nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike ..

Lexone

Federata Europiane e Atletikës, çmim per Erion Veliajn

Pak javë më parë prestigjiozja britanike “The Guardian” e konsideronte Tiranën si një nga qytetet më miqësore me fëmijët. Vlerësim ky i bazuar te investimet dhe vëmendja e Bashkisë së Tiranës për të shtuar infrastrukturën në shërbim të tyre, përfshi këndet rekreative, si mënyra më e mirë për t’u argëtuar, por edhe për t’u rritur të shëndetshëm duke u marrë me aktivitet fizik dhe sportiv.Sot ka ardhur një tjetër vlerësim, por kësaj here nga një institucion i specializuar si Federata Europiane e Atletikës, e cila e konsideron Tiranën një qytet miqësor me ata që merren me sport.Vlerësimi është bërë nga presidenti i atletikës europiane, Svein Arne Hansen, i cili është pritur sot në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë këtij takimi ai përshëndeti zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në Tiranë në drejtim të zhvillimit të sportit dhe nismave që nxisin fëmijët për t’u angazhuar në aktivitete sportive. Në shenjë mirënjohjeje ai i dorëzoi kryebashkiakut..

Lexone

A do të përjetësohen Trumpi dhe Kimi si orkide?

Edhe pse takimi mes presidentit të SHBA-së Trump dhe sundimtarit të Koresë së Veriut Kim u shty, një rezultat i një takimi të mundshëm të tyre në Singapor mund të parashikohet që tani: dy orkide me emrat e tyre.Samiti midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut në Singapor u shty, por nëse një i tillë mbahet po në Singapor, ky mund të rezultojë me dy orkide të reja, një me emrin Donald Trump dhe një me emrin Kim Jong Un. Sepse në Singapor është traditë që krerëve të shteteve dhe vizitorëve të tjerë të rëndësishëm t’u dhurohen orkide me emrin e tyre.Të ftuarit mund t’i marrin këto lule me vete edhe në shtëpi, por kjo mund të jetë e vështirë si në Uashington dhe në Phenian, sepse bimët tropikale nuk e përballojnë dimrin.Në internet kanë nisur tashmë diskutime të gjalla me sugjerime të ndryshme për emrat e luleve, p.sh. dendrobium Donald Trump apo dendrobium Kim Jong Un (dendrobium është emri shkencor i orkideve).Traditë e gjatëNë kopshtin e orkideve të Singaporit ka edhe një orikde me e..

Lexone

OKB e shqetësuar pas anulimit të samitit SHBA-Kore e Veriut nga Trump

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump anuloi samitin bërthamor të parashikuar muajin e ardhshëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.“Unë jam thellësisht i shqetësuar nga anulimi i takimit të planifikuar në Singapor në mes të Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe Udhëheqësit të Koresë “, tha Gueterres pasi paraqiti axhendën e re të OKB-së për çarmatim në Gjenevë.“Unë u bëj thirrje palëve të vazhdojnë dialogun e tyre për të gjetur një rrugë”, ka shtuar Gueterres.Komentet e tij erdhën menjëherë pas njoftimit të Trump se ka anuluar takimin e tij me Kin Jong Un.24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

A po aktivizohet Adriatik Llalla dhe aliazhi PD-LSI?!

Nga Ben AndoniNë një prononcim të pak ditëve më parë, kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë një përcaktim të thukët, por shumë konjuktural për presidentin e vendit. “Ilir Meta nuk ka bërë asnjë gabim deri më sot. Nuk është se kemi shumë komunikim, po ka pak rëndësi. Ajo që unë vlerësoj është pozicioni që ai mban. Nëse nuk do ishte Meta, po një person që s’do kishte bagazh nga e shkuara, do ishte shumë keq. Është presidenti më i mirë që kemi pasur”, – u shpreh Rama, duke i bërë një shenjë të qartë indirekte LSI-së, se kanalet e tij janë të hapura, paçka se nuk përkojnë kurrsesi me dukjen e sotme të pasardhësve të Ilir Metës.…Kryeministri i vendit ka kohë që i ka dhënë të gjitha argumentet e nevojshme opozitës për të protestuar. E habitshme është harxhimi i energjisë dhe sesa shumë u prit dhe u sajua përgjimi për të përcjellë një revoltë, që prej kohësh gëlon mes njerëzve. Lajmi i mirë për opozitën është se njerëzit janë të etur që të shprehin dufin e tyre në protesta kundër Ram..

Lexone

Ndizen sërish “gjakrat”, Trump mesazh urgjent aleatëve: Gati nëse Koreja e Veriut bën ndonjë çmenduri

Pas bërjes publike të letrës dërguar liderit të Koresë së Veriut për anulimin e takimit të programuar më 12 qershor në Singapor, Donald Trump ka deklaruar seSHBA dhe aleatët janë gati për çdo lloj reagimi nga shteti aziatik.Trump ka bërë me dije se ka biseduar me Sekretarin e Mbrojtjes, Jim Mattis dhe vendet aleate, dhe se ata janë gati nëse Koreja e Veriut ndërmerr ndonjë hap të çmendur.“Shpresojmë se gjera pozitive do të ndodhin, në respekt të së ardhmes së Koresë së Veriut”, ka deklaruar Presidenti i SHBA, Donald Trump, duke theksuar se “Nëse kjo nuk ndodh, ne jemi më të përgatitur e kurrë”

Lexone

E nderuar ministre, a i njeh këta dy bosët?

Nga Erjon BraçeE nderuara ministre!A i njeh keta dy boset?Po i identifikoj se nuk dua tu marr kohe;Jane Armando Duka-ky djathtas, ish- presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit por qe e mban ende kete post, Ilir Shulku-ky majtas, sekretari i ketij ne detyre.Po pijne duhan ne nje ambjent publik, te mbyllur!Shiheni pak, nuk jane as nga keto cigaret e holla por nga keto rrotullat e medha qe ju zene gjithe gojen e ndotin gati nje sallon te tere me tym te rende!E nderuar ministre!Une di qe eshte ende ne fuqi ligji “Per mbrojtjen e e ahendetit nga produktet e Duhanit”, Ligj me ndalesat e posacme per kete lloj zyrtaresh e jo vetem, shume me gjere se kaq!Perse nuk zbatohet ligji per kete e nderuar ministre?Si ka mundesi qe ky, ka fituar nje status paprekshmerie ne raport me ligjin e qe i ka dhene te drejten ta shkele kurdo e sido?As qe e coj ne mendje qe ky dhe, institucioni qe ka drejtuar e ben sikur e drejton, te jete shembull e model ne betejen e shendetshme kunder..

Lexone

“Bosnja duhet të ketë kujdes nga ‘Sulltani’ i Turqisë”

Me gjithë fjalët e tij të sheqerosura, presidenti turk Rexhep Taip Erdoan është më tepër pengesë sesa aleat i dobishëm i vendit, i cili shansin më të mirë për të mbijetuar e ka brenda NATO-s dhe BE-së.Nga Jasmin MujanoviçTubimi pompoz elektoral i presidentit turk Rexhep Taip Erdoan në Sarajevë të dielen, ishte një shfaqje e menaxhuar me kujdes, e llogaritur për të qenë e frytshme si për Erdoanin ashtu edhe për mikpritësin e tij, anëtarin boshnjak të presidencës tri-partiake të Bosnjës, Bakir Izetbegoviq.Për Erdoanin, ende të lënduar ngase Gjermania dhe Austria ia prenë krahët në mënyrë të turpshme, kjo vizitë qe një mundësi për të demonstruar forcën dhe vendosmërinë e politikës së tij të jashtme, sidomos në Ballkan dhe Kaukaz, ku BE dhe SHBA kanë ende njëfarë interesi strategjik dhe të cilat Ankaraja mund t’i baltosë.Madje duke e modeluar veten si «Sulltan» i kohëve të fundit, duke ndërmendur lidhjet e vjetra Osmane mes këtyre rajoneve, që veç rastësi nuk mund të quhet.Për I..

Lexone

Anulohet takimi historik mes Donald Trump dhe Kim Jong Un, ja arsyet

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump nuk do të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Hong Un në takimin e planifikuar të mbajen më 12 qershor në SingaporLajmin e ka bw137 të ditur Shtëpia e Bardhë ku thotë se Presidenti Trump po tërhiqet nga takimi me Kim.“Mjerisht, duke u bazuar në armiqësinë e madhe dhe të hapur të shfaqur në deklaratën tuaj më të fundit, unë mendoj se është e papërshtatshme, në këtë kohë, që të ketë këtë takim të planifikuar gjatë,” tha Trump në një letër për Kim Jong Un.

Lexone