Home / Tag Archives: presidenti (page 10)

Tag Archives: presidenti

A ka shpresa për evitimin e konfliktit tregtar SHBA-BE?

Vetëm deri të premten janë në fuqi rregullat e deritanishme për doganat e çelikut dhe aluminit. Evropianët po përpiqen që me diplomaci të matur ta bindin Trumpin që të mos vendosë dogana ndëshkuese. Do të kenë sukses?Politikani evropian, eksperti për çështje tregtare, Bernd Lange (SPD) mendon se shanset për një marrëveshje mes BE dhe SHBA që të evitohen doganat ndëshkuese për importin e çelikut dhe aluminit, janë të vogla. Ai nuk beson se presidenti amerikan Donald Trump do të bindet që ky vendim të mos futet në fuqi. Në Paris filloi këtë të merkurë takimi i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), ku tema kryesore janë grindjet tregtare mes SHBA dhe BE.Në kornizat e konferencës do të takohen edhe Komisionerja e BE për Tregti, Cecilia Malmström dhe ministri amerikan i Tregtisë Wilbur Ross. Edhe ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier (CDU) do të jetë i pranishëm në takimin dyditor ku bëhet fjalë për raportet tregtare SHBA-BE. Altmaier thotë se do të ketë bisedi..

Lexone

Vuçiç për “Le Monde”: Unë nuk jam si Edi Rama, që lyp në derën e BE-së

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili ndodhet në Paris, i ka dhënë një intervistë të përditshmes franceze “Le Monde”, lidhur me Samitin e vendeve të Ballkanit Perendimor me BE-në në SofjeAi ka folurlidhur me zgjerimin e Bashkimit Europian dhe është pyetur për deklaratat e presidentit Macron se “BE fillimisht duhet të reformohet dhe pastaj të zgjerohet”.Pyetja ka qenë nëse ka ende kuptim të duash të hysh në BE para vitit 2020, pas këtij qëndrimi të Macron.Por përgjigjja e Vuçiçit ka qenë befasuese:“Unë kam një qasje të ndryshme nga Edi Rama, unë nuk dua të lyp për çfarëdo lloj arsyeje” ka thënë ai.Më pas presidenti serb ka thënë se vendi i tij ka bërë progres ekonomik, por ai e di gjithashtu seç duhet të rregullojë.

Lexone

Pas Gylenit, “armik” i ri për Erdogan: Njihuni me social-demokratin që kërkon ta rrëzojë nga pushteti

Më 24 qershor qytetarët e Turqisë do t’i drejtohen kutive të votimeve për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.Presidenti aktual, Rexhep Taip Erdogan synon ta mbajë pushtetin, por një kundër-kandidat është optimist se munda ta rrëzojë atë nga posti i presidentit.Ai është Muharrem Ince, një social-demokrat i cili është kandidat për president i partisë Cumhuriyet Halk Partisi (CHP), e cila është partia më e madhe opozitare në vend.Shumë qytetarë turq, të cilët janë të shqetësuar për të ardhmen e vendit të tyre, i mbështesin shpresat e tyre në këtë parti, raporton sot gazeta gjermane Bild.Nëse Ince arrin të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve – në balotazh – me Erdoganin, atëherë mundësitë e përmbysjes janë reale.Në një intervistë për gazetën gjermane Bild, Ince ka deklaruar se dallimi mes tij dhe Erdoganit është se “unë besoj në demokraci” për dallim nga presidenti aktual turk, që sipas Ince, “e përdor demokracinë për qëëlime të veta”.“Unë jam një person që besoj në dem..

Lexone

Trump: Bisedimet me Korenë e Veriut janë pozitive, pres letrën e Kim Jong Un

Presidenti amerikan Donald Trump tha se bisedimet me Korenë e Veriut në Nju Jork kanë qenë shumë pozitive dhe ai pret që delegacioni nga Pyongyang të udhëtojë të premten në Uashington për t’i dhënë një letër atij nga udhëheqësi Kim Jong Un.“Unë pres që të shoh atë që është në letër“, tha Trump të enjten pasi ai la bazën ajrore Andrews për një udhëtim në Houston. I pyetur nëse një marrëveshje po merrte formë, Trump tha: “Mendoj se do të jetë shumë pozitive … Takimet kanë qenë shumë pozitive“.Nëse delegacioni i Koresë së Veriut shkon në Shtëpinë e Bardhë, do të ishte vizita e parë atje nga zyrtarë të nivelit të lartë atje që nga viti 2000 kur Jo Myong Rok, një marshal, u takua me Presidentin Bill Clinton.Trump tha se shpresonte se takimi i tij me Kim do të zhvillohej më 12 qershor siç ishte planifikuar fillimisht, por e la hapur mundësinë e bisedimeve se mbase edhe nuk mbahen, raporton Reuters.“Dua që ajo të jetë kuptimplotë“, tha ai, “Kjo nuk do të thotë se të gjitha të bëhen në..

Lexone

Nuk luhet me Iranin, Kosova e mbyll me vetëm një miqësore

Dështon për Kosovën edhe miqësorja me Iranin, që mendohej se do të zhvillohen në Stamboll. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, konfirmoi nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë për Sport Neës, që nuk ishin kushtet e përshtatshme për këtë test, ndaj pas konsultës me trajnerin Challandes është vendosur që “Dardanët” ta mbyllin pa një miqësore të dytë këtë grumbullim.“Nuk do të luhet ndeshja me Iranin, vendimi është marrë në konsultim me trajnerin Challandes. U vumë disa kushte sportive organizatorëve, që nuk u pranuan. Na kërkuan të luanim në Stamboll, pa tifozë, por ne i ndërpremë bisedimet. Kosova do të qëndrojë edhe dy ditë në grumbullim dhe që nga e shtuna futbollistët do të shpërndahen. Të shtunën ose të dielën do të kthehemi në Kosovë”.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Pas Gylenit, “armik” i ri për Ergogan: Njihuni me social-demokratin që kërkon ta rrëzojë nga pushteti

Më 24 qershor qytetarët e Turqisë do t’i drejtohen kutive të votimeve për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.Presidenti aktual, Rexhep Taip Erdogan synon ta mbajë pushtetin, por një kundër-kandidat është optimist se munda ta rrëzojë atë nga posti i presidentit.Ai është Muharrem Ince, një social-demokrat i cili është kandidat për president i partisë Cumhuriyet Halk Partisi (CHP), e cila është partia më e madhe opozitare në vend.Shumë qytetarë turq, të cilët janë të shqetësuar për të ardhmen e vendit të tyre, i mbështesin shpresat e tyre në këtë parti, raporton sot gazeta gjermane Bild.Nëse Ince arrin të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve – në balotazh – me Erdoganin, atëherë mundësitë e përmbysjes janë reale.Në një intervistë për gazetën gjermane Bild, Ince ka deklaruar se dallimi mes tij dhe Erdoganit është se “unë besoj në demokraci” për dallim nga presidenti aktual turk, që sipas Ince, “e përdor demokracinë për qëëlime të veta”.“Unë jam një person që besoj në dem..

Lexone

Komisioneri Publik: Dorëheqja e Adriatik Llallës nuk është “formalisht e ligjshme”

Kolegji i Apelimit dëgjoi pretendimet e palëve në seancën e dytë të procesit kundër pushimit prej KPK-së të vetingut ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm. Komisioneri Publik pretendoi gjatë seancës se Llalla ka ende status të magjistrit, ndërsa avokati tha se dorëheqja ishte shprehje vullneti dhe s’mund të mohohej.Nga Vladimir KarajKolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi të enjten seancën dëgjimore me palët, në procesin e ngritur nga Komisioneri Publik i cili kërkon prishje të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rifillim të vetingut ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.Seanca filloi me shqyrtimin e prokurës së lëshuar nga Llalla për avokatin Sokol Hazizaj. Sipas saj Llalla, ndaj të cilit ka një hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pastrim parash, më 28 maj ndodhej në Turqi – prej nga ishte lëshuar edhe dokumenti. Prokura u gjet e vlefshme nga trupa me pesë gjykatës e KPA-së e cila kryesohej nga Sokol Çomo, ndërkohë pas kësaj u dëgjuan pretendi..

Lexone

Vokrri: Kosova nuk do të luajë me Iranin, jemi rritur si ekip por s’duhet të jemi euforikë

Faza përgatitore e Kosovës në Zvicër tani në qershor do të mbyllet pa miqësore të tjera përveç asaj me Shqipërinë. Pas dështimit të ndeshjes ndaj Bregut të Fildishtë, ka dështuar edhe plani i zhvillimit të miqësores me Iranin, të cilën e ka konfirmuar vetë presidenti i Kosovës, Fadil Vokrri për “SuperSport”.“Ndeshja ndaj Iranit nuk do të zhvillohet. Kjo për faktin e thjeshtë se ata dëshironin që ndeshja të luhej në Stamboll, pa praninë e tifozëve. Këto kushte nuk u pranuan nga ana jonë”, deklaroi Vokrri.Euforia, e tepruar: Kosova ka bërë një ndeshje shumë të mirë kolektive. Mendoj se është thjesht miqësore, dhe nuk duhet ekzagjeruar, edhe pse Kosova zhvilloi një ndeshje të mrekullueshme. Shqipëria nuk ishte ndoshta në ditën e saj më të mirë, por në futboll ka edhe befasi. Për mua dhe për ekipin tim nuk është ndonjë befasi e jashtëzakonshme, sepse kemi lojtarë shumë cilësorë. Kemi punuar në vazhdimësi dhe besoj se në eliminatoret e ardhshme do të jemi më lart. Kosova ishte nivel më..

Lexone

VIDEO: Djali përpiqet disa herë të përqafojë Trump, presidenti e shikon dhe… i plotëson dëshirën

Një djalë 8-vjeçar, i cili ndihmoi në inspirimin e legjislacionit federal në nismën “Right to Try” tërhoqi të gjithë vëmendjen të mërkurën gjatë firmosjes e kësaj nisme nga presidenti Trump.Djali, Jordan McLinn, nga Indianapolis, u çua nga karrigia me rrota për të qëndruar pranë Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili hidhte firmën e tij në dokumentin e legjislacionit.Ndërsa presidenti nënshkruante, djali përpiqej vazhdimisht ta përqafonte.Pas disa përpjekjeve, presidenti e shpërbleu me një përqafim të ngrohte dhe një puthje.Ai gjithashtu i dha 8-vjeçarit stilolapsin me të cilin firmosi aktin. (TemA)

Lexone

Taksat amerikane, Merkel paralajmëron Trump: BE do kundërpërgjigjet

Bashkimi Europian do të kundërpërgjigjet në mënyrë të vendosur dhe të unifikuar nëse SHBA-ja vendos taksa për eksportet e çelikut dhe aluminit, theksoi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, në vizitë në Lisbonë.Anëtarët e Bashkimit Europian kanë rënë dakord të kundërpërgjigjen në mënyrë inteligjente, të vdendosur dhe të bashkuar”, deklaroi Merkel në një konferencë shtypi me homologun portugez, Antonio Costa, raporton ata.“Sanksionet e studiuara nga presidenti amerikan, Donald Trump nuk janë konform rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë”, nënvizoi ajo.Administrata amerikane po përgatitet të njoftojë aplikimin e tarifave doganore shtesë për importin e çelikut dhe aluminit europian që prej ditës së sotme, një ditë para datës përfundimtare për përjashtimin e akorduar nga Uashingtoni për BE, konfirmoi sot “Wall Street Journal”.Presidenti amerikan, Donald Trump kishte njoftuar në muajin mars tarifa doganore shtesë prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin, para se të përja..

Lexone