Home / Tag Archives: portieri

Tag Archives: portieri

Portieri shënon gol, Shpresat barazojnë me Bjellorusinë

Tre ditë pas triumfit 3-2 të Shqipërisë U-21 ndaj Bjellorusisë, të dy skuadrat u ndeshën sërish pasditen e sotme në “Elbasan Arena”. Këtë herë kuqezinjtë nuk e patën aspak të lehtë, pasi e panë veten në disavantazh që në fillim të lojës.Gjithsesi kuqezinjtë e Alban Bushit arritën të marrin një barazim 1-1, falë një goli të shënuar nga portieri Gentian Selmani, në minutën e tretë shtesë të takimit.Portieri i Laçit iu bashkua shokëve të skuadrës në zonë, gjatë ekzekutimit të një këndoreje, ndërsa përfitoi nga rrëmuja dhe shtyu topin në rrjetë.Vlen të përmendet se kuqezinjtë ishin më aktivë dhe më kërkues gjatë gjithë takimit, por nuk arritën të tregohen konkretë para portës bjelloruse.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Portieri i momentit, në Bora Bora me ish-të dashurën e Ronaldos

Loris Karius ka vendosur të kalojë disa ditë pushimesh në Bora Bora, pas gabimeve skandaloze në finale e Champions League, për të cilat ende vazhdohet të diskutohet.Sipas Bild, ai ka shkuar për pushime me 27-vjeçaren Daniella Grace, ish e dashura e Kristiano Ronaldos.Të paktën Karius del fitues në një betejë me Ronaldon, edhe pse jo në fushën e lojës.(TemA)

Lexone

E goditi Ramos, Karius kryen vizita në kokë

Loris Karius, pak ditë pas finales zhgënjyese të Champios League kundër Real Madrid është nisur drejt SHBA ku i është nënshtruar një vizite neurologjike.ESPN shkruan se stafi mjekësor i Liverpool ka menduar se portieri gjerman mund të ketë pësuar një tronditje cerebrale pas përplasjes me Sergio Ramos, më pak se 2 minuta para se të bënte atë super gafë duke i dhuruar një gol Benzemasë.E bashkë me gafën e dytë të tij, në golin shënuar nga Bale nga një gjuajtje disa metra jashtë zone, një top që për një portier profesionist do ishte një pritje e thjeshtë, ka shtuar dyshimet se ka pasur diçka që nuk shkonte në kokën e Loris Karius pas përplasjes me Sergio Ramos.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Juventusi mbyll sezonin, festë për titullin lot për Buffon

Juventusi mbylli sezonin 2017-2018 dhe nisi festën e titullit të 7 radhazi të fituar në Serinë A, teksa edhe në javën e fundit, fitoi 2-1 ndaj Veronës.Dita e sotme ishte festë për bardhezinjtë, por edhe një ditë lamtumire, pasi Gigi Buffon, portieri dhe kapiteni legjendar i Juventusit, i dha lamtumirën skuadrës torineze.Numri 1 i skuadrës torineze luajti sot 63 minutat e fundit para tifozërisë që e ka brohoritur pa fund dhe që sot i dhuroi një ‘stand ovation’ spektakolar, ndonëse mes lotësh për faktin që nuk do të shohin më Gigin në portën e Juventusit.Në sfidën e sotme shënuan Rugani e Pjaniç për Juventusin dhe Çerçi për Veronën, teksa gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, kur edhe Lichsteiner humbi një 11-metërsh.Në fund të takimit, Gigi Buffon bëri edhe një xhiro të fundit rreth e qark tribunave, duke u përqafuar me fansat e Juventusit, të cilët sot kishin ardhur për të nderuar kapitenin e tyre legjendar.

Lexone

Penallti e turpshme në Vlorë, pret portieri i Flamurtarit

Rezultate imazhesh për bleona qereti

Ende pa gola në Vlorë, ku Flamurtari e Vllaznia po luajnë një ndeshje me shumë rëndësi. Sërish arbitrim për turp, sepse pas penalltisë së pa dhënë Lushnjës në Kukës dhe penalltisë qesharake dhënë Kamzës, edhe Flamurtarit iu dha penallti kundër. Ribaj u prek lehtë nga Sidibe, penallti qesharake, por Ribaj nuk shënoi, sepse priti bukur Nurkoviç.Arbitra që paguhen 400 mijë lek për ndeshje, e tmerrshme!Flamurtari – Vllaznia 0-0Flamurtari: Nurkoviç, Pollozhani, Musta, Siljanovski, Veliu, Sidibe, Useini, Tunkara, Muarem, Nedelkjoviç, Bushiç. Trajner: Ardi Behari. Të gatshëm: Sali, Zuka, Hoxhaj, Bici, Deliaj, Zhufo, Tushi.Vllaznia: Sherri, Pjeshka, Mersini, Orelesi, Çinari, Vucaj, Gocaj, Lika, Malota, Tafili, Ribaj. Trajner: Ernest Gjoka. Të gatshëm: Selimaj, Bardhulla, Gurishta, Pushi, Krymi.Gjyqtarë: E. Sino, I. Tartari, O. Grabova, K. Cjapi.Delegat: B. Pregja; Vëzhgues: M. Allkja.

Lexone

Pa Plakun Kamza nuk shënon as me penallti, Luftëtari merr pikë të artë

Kamza është ndalur te barazimi pa gola sot në fushën e vet nga Luftëtari. Themi “ndalur” për faktin se ishin kamzalinjtë ata që mbajtën frenat e lojës dhe mbi të gjitha humbën një 11-metërsh në minutën e 76-të, vendim i dyshimtë i arbitrit Jorgji, sepse nga pamjet filmike duket se Raçiç simuloi. Gjithsesi, drejtësinë e vendosi në vend portieri grek Athanasopulos, duke grushtuar dhe duke mbajtur rezultatin të bardhë.Një ndeshje e luftuar, shumë nervoze, me dy skuadra që kërkonin me çdo kusht pikë, por Kamza ishte në hall më të madh për fitore. Mund ta kishte marrë, por ndoshta mungesa e Sebino Plakut ka ndikuar shumë, aq sa goli mbeti tabu.Kamza – Luftëtari 0-0 Kamza: Avdyli, Frashëri, Çukoviç, Arrabal, Zguro, Zefi (Mumajesi 87′), Malaj, Idrizaj, Mehmeti (Raçiç 70′), Fukui, Fili (Rezi 74′). Të gatshëm: Gjonikaj, Kuqi, Ymeri, Lelis.Trajner: Julian AhmatajLuftëtari: Athanasopulos, Rapa, Jakovljeviç, Beqiri, Demo (Rapo 72′), Aleksi, Ramadani, Liçaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj. Të gatsh..

Lexone

(VIDEO) U akuzua për 200 mijë euro nga Porto, portieri i Maritimos “kreu detyrën”!

E mbani mend lajmin se Porto akuzohej për rryfshet ndaj portierit të Maritimos, Amir Abedzadeh, se i ishin ofruar 200 mijë euro dhe kishte refuzuar? E pra, Porto fitoi 0-1 në fushën e Maritimos dhe portieri doli me të kuq pas vetëm 41 minutash lojë, ndërsa vendasit e mbyllën me 9-të futbollistë…E BUJSHME/ “200 mijë euro portierit kundërshtar”, Porto akuzohet për korrupsion!

Lexone