Home / Tag Archives: popullore

Tag Archives: popullore

Dasmorët thyejnë urdhrin dhe nxjerrin videon/ Valle popullore dhe lule rozë në dasmën e Sarës dhe Ledionit

Ndonëse u përpoqën që ceremonia e tyre të ishte tërësisht private, duket se Sara dhe Ledioni nuk ja kanë dalë plotësisht. Thuhet madje se ata i kanë porositur të ftuarit të mos publikojnë imazhe nga dasma e tyre në rrjetet sociale.Por duket se dikush e ka thyer “urdhrin” dhe nga martesa e tyre luksoze në Como ka dalë tashmë edhe një video, publikuar nga Iconstyle. Ndonëse e filmuar në errësirë dhe pa identifikuar shumë të ftuarit që gjenden aty, videoja sjell një moment nga kërcimi i një valleje tiranase, me muzikën e Artiola Toskës.Edhe pse jo shumë e qartë, në video shihet dekori dhe lulet e shumta që dominojnë ambjentin, ndërsa ngjyra temë e ceremonisë është roza.The post Dasmorët thyejnë urdhrin dhe nxjerrin videon/ Valle popullore dhe lule rozë në dasmën e Sarës dhe Ledionit appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

LSI më mirë me Metën apo me Kryemadhin? Flet ish-ministrja: Është mirë që i kemi provuar të dy…

Brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim ka debat nëse kjo forcë politike po drejtohet më mirë tani nga zonja Monika Kryemadhi, apo më herët kur ishte Ilir Meta.Në studion e emisionit “Politika Online” të gazetares Marsela Karapanço ka folur ish-ministrja Klajda Gjosha.Ajo ka thënë se largimin nga LSI e shikon si fundin e karrierës së saj politike.E sa i përket pyetjes se cili nga të dy, Monika apo Meta është më i mirë në drejtimin e partisë, zonja Gjosha ka dhënë këtë përgjigje:“Janë të dy të jashtëzakonshëm në mënyrën e vetë.Zoti Meta ka qenë më shumë institucional edhe me komunikimin me gjithë drejtuesit e tjerë.Zonja Kryemadhi është shumë herë më popullore, shumë herë më e hapur për bashkëpunim.Debati në LSI është shumë herë më i hapur le të themi.Kur një parti politike drejtohet nga një grua, përgjegjësia është e jashtëzakonshme dhe vetë partia merr një rrjedhë tjetër, që ndoshta burrat mund ta kenë pak më të vështirë për tu mësuar, por për ne gratë është një ko..

Lexone

“Shqetësimi” i PD për survejimin e Bashës, reagon Berisha: Duhet revoltë, hajde ta hedhim Ramën në koshin e plehrave

Sali Berisha ka shprehur shqetësimin personal mbi disa lajme që kanë dalë nga mediat pranë “selisë blu” se kryedemokrati Lulzim Basha po survejohet nga policia e shtetit.Ish-kryeministri thotë se ky është një akt i shëmtuar policesk duke i bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen për të protestuar.Ai thotë se tashmë duhet një revoltë e madhe popullore për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin qeveritar.Ndër të tjera, Berisha shkruan:“Edi Rama perdor narko-taskforcen operacionale per survejimin e kundershtarit te tij politik!Te dashur miq, me urdher te Norieges, Fatmir Droga dhe Ardi Xhafa apo Geron Veliu, siç e therrasin rendom ne Vlore dhe ne mbare policine e shtetit drejtorin aktual te narkopolicise, kane vendosur ne ne survejim kryetarin e opozites nje akt policesk kriminal te shemtuar.Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt gangsteresh te Edvinit dhe klikes se tij ne krye te narkoshtetit, ju bej thirrje qytetareve, qe me revolten tone te hedhm ne koshin ..

Lexone

FOTOT e rralla: Nju Jorku në fillim të shekullit XX

Këto foto të rralla tregojnë atmosferën e gëzueshme të Nju Jorkut gjatë paradave popullore dhe marshimeve në fillim të shekullit të njëzetë.Megjithëse bëhet fjalë për një shekull më parë, këto fotografi me ngjyra tregojnë gjallërinë e Nju Jorkut edhe në ato vite të largëta.Imazhet e ngjyrosura me kujdes tregojnë festimet patriotike për paradën vjetore të “Ditës së Pavarësisë” më 4 korrik. (TemA)

Lexone

4 gjëra që mund të bëni me kafen, përveçse ta pini

Miliona njerëz në të gjithë botën preferojnë më shumë kafen se çdo pije tjetër. Por, përveçse është një pije shumë popullore, ajo ka edhe shumë përdorime të tjera jashtë kuzhine. Më poshtë do të gjeni disa përdorime interesante të kafes, si maskë për flokë apo për zbehjen e shenjave të celulitit.Shfletoni galerinë..Maskë për flokëtKafja ka një sërë përdorimesh bukurie. Përveç fytyrës, ajo funksionon më së mirë edhe për flokët. Jo vetëm u jep shkëlqim, por kafeina është një trajtim i mirë gjithashtu edhe për rënien e flokëve. Për ta përdorur kafen si produkt për kujdesin e flokëve, duhet:Përzieni kafen me ujë dhe vlojeni – sasia duhet e mjaftueshme sa për të mbuluar të gjitha flokët. Lëreni të ftohet dhe më pas e aplikoni në flokë, duke e masazhuar skalpin. Lëreni për 20 minuta dhe më pas i lani flokët. Mund ta përdorni këtë trajtim 1 herë në javë.

Lexone

Basha niset në samitin e PPE-së të ankohet për… Ramën

Kryedemokrati Lulzim Basha është nisur për në Sofje teksa mësohet se do të marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane.Burime nga selia blu thonë se Basha do ta shfrytëzojë takimin për t’u ankuar për kryeministrin Edi Rama.Le të kujtojmë që opozita në prag të marrjes së vendimit për çeljen e negociatave, ka përshkallëzuar aksionin opozitar. (TemA)

Lexone

Maskë për fytyrë, me kafe dhe vaj ulliri

Miliona njerëz në të gjithë botën preferojnë më shumë kafen se çdo pije tjetër. Por, përveçse është një pije shumë popullore, ajo ka edhe shumë përdorime të tjera jashtë kuzhine.Më poshtë do të gjeni disa përdorime interesante të kafes, si maskë për fytyrën apo për zbehjen e shenjave të celulitit.Maskë për fytyrë me kafe dhe vaj ulliriPërzieni kafen me vaj ulliri deri sa të bëhet një masë homogjene. E aplikoni në fytyrë dhe mbajeni për rreth 30 minuta. Më pas e lani fytyrën me ujë të vakët.Kokrrat e kafes mund të heqin qelizat e vdekura të lëkurës dhe sigurojnë një efekt antirrudhë falë përmbajtjes së lartë në antioksidues. Prandaj ato janë një nga produktet më të mira për lëkurën.Një maskë tjetër me përbërës kryesor kafenPërbërësitKafe Kanellë Mjaltë E verdha e vezës KosI përzieni të gjithë përbërësit derisa të formohet një masë si krem. E aplikoni në fytyrë dhe e mbani për rreth 30 minuta. Më pas e lani fytyrën, duke e fërkuar shumë pak.

Lexone

Del në ankand kitara e George Harrison, zbuloni shifrën marramendëse që do shitet

Një rast për mos t’u humbur nga koleksionistët fansa të grupit muzikor Beatles. Kitara e parë elektrike e George Harrison është në ankand dhe mendohet se mund të shitet me një shifër prej 167 mijë deri në 250 mijë euro.Bëhet fjalë për një kitarë gjermane, Hofner Club 40, që Harrison e përdori kur Beatles, ende në fillimet e tij, luajti në Liverpool me emrin Quarrymen, raporton ata.Pas shfaqjeve të para si një grupi ‘skiffle’, një zhanër muzikor me ndikime popullore të bëra me instrumente akustike, grupi vendosi të kalonte në një rock’n’roll elektrik dhe John Lennon dhe Harrison ishin të parët që blenë kitarat elektrike, të dy të të njëjtit model.Në 1965 Harrison vendosi të japë instrumentin e tij në një konkurs mes grupeve muzikore dhe ishte grupi gjerman “The Faces”, që e fitoi.Pikërisht këngëtari dhe kitaristi i Faces, Frank Dostal, ishte pronari i kitarës, deri në 2017. Pasi ai vdiq, e veja ia ofroi instrumentin shtëpisë së ankandeve Julien’s Auction. (TemA)

Lexone

Opozita turke del me kandidat kundër Erdoganit

Partia kryesore opozitare e Turqisë, Partia Republikane Popullore, shpalli kandidatin e saj që të sfidojë presidentin Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale, muajin e ardhshëm. Muharrem Ince është laik dhe kritik i fuqishëm i Erdoganit.Ai ka qenë deputet qysh në vitin 2002. Partia Republikane Popullore planifikon të bashkohet për herë të parë me partitë e krahut të djathtë, me shpresën për të mundur Erdoganin. Partia e Erdoganit për Drejtësi dhe Zhvillim e ka shumicën në Parlament.Erdogan i ka thirrur zgjedhjet e parakohshme presidenciale për të çimentuar pozicionin e tij me fuqi të zgjeruara. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në të njëjtën ditë – më 24 qershor.Laikët janë kundër agjendës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, për të cilën thonë se po e islamizon shtetin.4 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone