Home / Tag Archives: politike (page 5)

Tag Archives: politike

ANALIZA: Macron ka ndryshuar ADN-në politike të Francës

“Një vit pas zgjedhjes së tij, është e qartë se Emmanuel Macron nuk është vetëm një president – ai është një njeri liberal i matur”.Nga James TraubFrancezët nuk janë një popull entuziast. “Surtout, pas trop de zèle”, këshilloi diplomati i njohur Talleyrand – mbi të gjitha, moderoni zellin tuaj. Pak më shumë se një vit pasi francezët zgjodhën Emmanuel Macron si president në një vend të rrallë të ndritshëm për demokracinë perëndimore, ata kanë gjetur arsye të panumërta për të menduar keq për të: Ai nuk kujdeset për qytetarin e zakonshëm, politikat e tij favorizojnë të pasurin, ai nënçmon normat e konsultimit demokratik.Megjithatë ju nuk mund të kaloni kohë me ligjvënësit fillestar të partisë La République En Marche! të Macron-it, siç kam kaluar unë, pa kapur sëmundjen ngjitëse të shpresës. Këta përkrahës kryesisht të rinj dhe teknokratë të një presidenti të ri, teknik, janë rritur në moshë, por kanë ruajtur optimizmin e tyre të zjarrtë për të ardhmen e liberalizuar, që Macron premt..

Lexone

Përplasje Basha-Ruçi, PD kërkon të thirren Rama dhe Xhafaj në seancë

Seanca e sotme parlamentare ka nisur e qetë me një raportim të kreut të AMA-s, Gentian Sala, por ishte fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha menjëherë pas tij që e tensioni situatën.Pavarësisht tensionit dhe një përplasje Berisha-Balla, fjalën e mori kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho i cili tha se vendi është futur në një qerthull për shkak të emërimit të njëpasnjëshëm të ministrave të lidhur me krimin.Për shkak se vendi ndodhet në situatë kritike, Spaho kërkoi që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe kryeministri Edi Rama të paraqiten në seancë.“Siguroni pjesëmarrjen e ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit në seancë për situatën ku ndodhet vendi”, kërkoi Spaho.Pas tij fjalën e mori kryedemokrati Lulzim Basha, i cili përsëriti të njëjtën kërkesë ndaj kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.“Zoti kryetar pezullo seancën dhe thirr këtu Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn”, tha Basha.“Në këtë seancë gjeni shprehjen më të qartë të kapitullimit të qeverisë së krimit dhe drogës, ku mungojn..

Lexone

Sekretet e marrëdhënieve Itali-Shqipëri gjatë Luftës së Ftohtë, flet profesori i La Sapienzas: Shqipëria e Enverit mbrohej nga Amerika

Konferencë për marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë gjatë Luftës së FtohtëDy ditë më parë në kryeqytet u mbajt Konferenca “Marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë gjatë Luftës së Ftohtë” e organizuar nga Ambasada Italiane në Tiranë.Ky ishte edicioni i dytë i kësaj konferencë.Një vit më parë u trajtuan marrëdhëniet e të dyja vendeve në fokusin e politikave dhe marrëdhënieve të trazuara të shteteve të Europës, menjëherë pas luftës së Dytë Botërore, ndërsa në edicionin e dytë çështjet u shtruan në një analizë të gjerë dhe shkencore, ku historianë italianë dhe shqiptarë dhanë mendimet e tyre në bazë të studimeve të kryera.“Është koha që marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë komuniste të shihen nën një dritë krejt të re. Ka qenë kaq afër dhe kaq larg Italia për Shqipërinë komuniste, ndërsa historianët e të dyja vendeve përmes dokumenteve kanë nisur të zbulojnë një tregim tjetër për marrëdhëniet mes tyre gjatë luftës së ftohtë. Arkivat e Luftës së Ftohtë janë hapur dhe mundësi..

Lexone

Zbulohen prapaskenat: Lulzim Basha, dy ditë në Gjermani për të lobuar kundër Shqipërisë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pasi ka kaluar fundjavë në Holandë, të hënën ka fluturuar në Gjermani.Ai ka qendruar dy ditë atje dhe ka zhvilluar disa takime në Bundestag.Ka qenë Taulant Balla, ai që ka nxjerrë “sekretin” e Bashës, që kishte shkuar në Gjermani për të lobuar kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.Pas deklaratës së Ballës, Basha e ka pranuar vetë se ka qenë në Gjermani.Por ai tha se nuk është faji i tij, që deputetët gjermanë janë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.“Këtë të hënë dhe të martë isha në Berlin, i ftuar nga autoritetet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike, pak javë pas vizitës së Ramës në Gjermani, u përkeqësua.Se Tahiri u lirua sipas një pakti mafioz dhe e njëjta skemë po ndiqet për vëllezërit Xhafaj, dhe në këto kushte është e pamundur që Bundestagu të miratojë atë që keni kërkuaj ju dhe ne, hapjen e negociatave” u shpreh Basha.Basha parlajmëroi votën kundër të Gjermanisë dhe shkak për kët..

Lexone

Audio-përgjimi/ Drejtoresha e Zyrës Arsimore Kamëz: “Lëvizjet e mësuesve i bëj me ndërhyrjen e deputetëve”

Një audio-përgjim skandal i rradhës është bërë publik ditën e djeshme nga gazetari Adriatik Doçi në drejtim të drejtoreshës së Zyrës Arsimore Kamëz, Ermioni Çekani.Ermioni Çekani Nëpërmjet një postimi në faqen e tij, gazetari ka publikuar këtë audio-përgjim, i cili sipas tij demaskon përfundimisht Ermioni Çekanin, duke e veshur atë me përgjegjësi penale teksa tregon se çfarë ndodh vërtet brenda mureve të Zyrës Arsimore Kamëz.Sipas Adriatikut, në këtë audio-përgjim, drejtoresha ka pranuar se lëvizjet e mësuesve në shkollat e Kamzës i bën me ndërhyrjet e deputetëve.Postimi i plotë:Kush ka edhe një fije dyshimi se, drejtoresha e Zyrës Arsimore Kamëz, Ermioni Çekani nuk është një kamikaze politike, një mashtruese seriale, intrigante, thashethemexhie, klloçkë pazaresh dhe interesash të errëta, le të dëgjojë këtë audiopërgjim. Ky material demaskon përfundimisht Ermioni Çekanin, duke e veshur tashmë me përgjegjësi penale, ndërsa tregon se çfarë ndodh vërtetë brenda mureve të Zyrës Ars..

Lexone

Sekretet e marrëdhënieve Itali-Shqipëri gjatë Luftës së Ftohtë, flet profesori i La Sapienzas

Konferencë për marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë gjatë Luftës së FtohtëDy ditë më parë në kryeqytet u mbajt Konferenca “Marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë gjatë Luftës së Ftohtë” e organizuar nga Ambasada Italiane në Tiranë.Ky ishte edicioni i dytë i kësaj konferencë.Një vit më parë u trajtuan marrëdhëniet e të dyja vendeve në fokusin e politikave dhe marrëdhënieve të trazuara të shteteve të Europës, menjëherë pas luftës së Dytë Botërore, ndërsa në edicionin e dytë çështjet u shtruan në një analizë të gjerë dhe shkencore, ku historianë italianë dhe shqiptarë dhanë mendimet e tyre në bazë të studimeve të kryera.“Është koha që marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë komuniste të shihen nën një dritë krejt të re. Ka qenë kaq afër dhe kaq larg Italia për Shqipërinë komuniste, ndërsa historianët e të dyja vendeve përmes dokumenteve kanë nisur të zbulojnë një tregim tjetër për marrëdhëniet mes tyre gjatë luftës së ftohtë. Arkivat e Luftës së Ftohtë janë hapur dhe mundësi..

Lexone

Reuters: Ja tre vendet që frenojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë (dhe beteja e Merkel)

Franca, Holanda dhe Danimarka që po e frenojnë aktualisht hapjen e negociatave të anëtarësimit. Gjermania është më shumë pro hapjes së tyre.Sipas informacioneve të agjencisë Reuters për Gjermaninë janë tri vende momentalisht që e bëjnë të pasigurtë hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë.Ato janë Franca, Holanda dhe Danimarka. Prandaj është e paqartë, nëse Komisioni Europian do të japë dritën e gjelbër në samitin e BE në fund të qershorit, thuhet jo vetëm nga qarqe të KE, por edhe të qeverisë gjermane.Brenda Berlinit ka zëra kritikë për qëndrimin e Macron se nuk po e dallon rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Europës, vëren Reuters.Për Macron nuk ka interes aq zgjerimi, se sa forcimi i bashkëpunimit brenda BE dhe vendeve të eurozonës.Ndërsa në Bruksel thuhet se “Macron ka ndjesinë, se do t’u hapte krahun djathtistëve në politikë, sepse për Shqipërinë mendohet menjëherë për kriminalitetin e organizuar”, shkrua..

Lexone

Zv.ministri, i ashpër me opozitën: Janë krenarë për rrugaçërinë, kërkojnë t’i bëjnë varrin reformës në drejtësi

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet më të fundit politike në vend, teksa e ka ndalur theksin tek dosja “Hajdari”.Numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes është shprehur se dosja e vrasjes së Hajdarit duhet të hapet. Dhe për këtë, ai theksoi se dëshmitë e ish-truprojës së Berishës, mund të ndryshojnë dhe të hedhin sa më shumë dritëhije për atë ngjarje.Sipas tij, politikanët e përfshirë në çështjen Hajdari, duhet të mbajnë përgjegjësi.“Kjo është një çështje që i takon drejtësisë. Politikanët duhet t’i rrinë larg. Por politikanët që mund të kenë gisht në atë çështje duhet të përgjigjen”, shperehet Koçi për “Sot”.Duke u ndalur tek sjellja agresive e Partisë Demokratike para vendimit të 28 qershorit, Koçi deklaroi se PD nuk ndahet dot nga dhuna, kështu që sipas tij, veprimet e fundit të opozitës kanë si synim bllokimin e negociatave.Sa i takon reformës në drejtësi, zv/ministri Koçi deklaroi se kjo reformë është në rrugën e duhur.Sipas tij, refor..

Lexone

Përdorimi i të “pavarurve”

Nga Artur AjaziPasi përdori hallexhinjtë, pasi përdori minatorët, naftëtarët, fermerët, pasi përdori një pjesë të elektoratit për të mbushur autobuzat e “protestave popollore”, pasi përdori edhe Babalen e Vlorës, duket se PD po përdor sëfundi edhe shoqatat e “pavarura”, madje edhe ish-policët e saj. Keqpërdorimi i ish-policëve të larguar, të liruar apo të shkarkuar me motivacione të ndryshme ligjore nga Policia e Shtetit, keqpërdorimi i atyre që deri dje kanë mbajtur mbi supe grada dhe ofiqe në sektorin më delikat dhe më të rëndësishëm të shtetit, do të thotë se gjithçka në PD po shterron.Dhe kjo duket tek shterrimi ideve, mungesa e platformës opozitare (fakt të cilin e deklaroi dy ditë më parë edhe Dashi aleati Bashës) tek mungesa e aksioneve politike opozitare të cilat janë zëvëndësuar me lojëra luftrash me çuna lagjesh. Duke përdorur “fishekët” e fundit, shoqatat dhe grupimet e vetëkrijuara nga ish-ushtarakë, ish-policë dhe ish-zyrtarë të ish-pushtetit të PD, kjo parti as më shu..

Lexone

Çfarë duhet të bëjë Amerika e Donald Trumpit në Ballkan?

Nga Vesko GarçeviçE mbani mend ngazëllimin e shumë politikanëve serbë kur mësuan se Donald Trump kishte fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA? Shumë shpesh, politikanët e Ballkanit veprojnë bazuar në supozime dhe parashikime të gabuara. «Rasti Trump» është një shembull i dukshëm. I përkrahur nga propaganda ruse që e quajti presidentin e ri amerikan «Trump Our» – #TrumpNaš», ai ishte i preferuar edhe midis shumë serbëve. Mediat serbe e portretizuan atë si një shpëtimtar të «Kosovës serbe», njeriu që, bashkë me rusët, do të rikthente Kosovën përsëri në Serbi dhe do të ndreqte «padrejtësinë e kryer nga Perëndimi në vitin 1999».Në një cep të Europës ku historia nuk mbaron kurrë dhe ku Beteja e Kosovës dhe Lufta e Dytë Botërore janë të papërfunduara, shumë panë veten e tyre te presidenti i ri amerikan. «Muzika ruse» e Trumpit ka përsëritur ndjenjat nacionaliste të serbëve në të gjithë Ballkanin. Narrativa e tij e qendrës amerikane kundër demokracisë liberale, globalizimit dhe korrektës..

Lexone