Home / Tag Archives: politike (page 4)

Tag Archives: politike

KRYENEGOCIATORI!

Nga Fadil LEPAJANë Serbi, tashmë dihet krye-negociatori. Ai do të jetë presidenti aktual, figura më e fuqishme politike në këtë vend. Kohëve të fundit, presidenti serb, kishte mjaft takime intensive me presidentin turk Erdogan dhe me presidentin rus, Putin. Pozicionimi i tij pro proceseve integruese evropiane, duket i fuqishëm, por edhe forcimi i jashtëzakonshëm i marrëdhënieve, sidomos me Turqinë, duke pasur parasysh edhe prezencën reale të Rusisë në Serbi, tregon se presidenti serb, do të negociojë seriozisht për të ruajtur atë çka mundet nga prezenca serbe në Kosovë. Kështu, ai nuk duket se ka konkurrencë kur bëhet fjalë për karrigen serbe të kryenegociatorit, në bisedimet finale për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë.Në të njëjtën kohë, kryenacionalisti serb, Sheshel, ja kujton atij, se shumica e udhëheqësve serb, mbretër, kryeministra, kryetar, në momente dramatike kur është vendosur për fatin e Serbisë, kanë përfunduar tragjikisht, duke plasuar edhe spekulime se po për..

Lexone

Në “rrjetën” e Vettingut, edhe gjyqtari i Gërdecit dhe ’21 Janarit’

Organet e Vettingut kanë nisur kontrollin e imët edhe për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, sot kaloi njëri prej tyre, por a janë të gjithë gjyqtarët e ndershëm dhe a meritojnë ata të kalojnë sitën e Vettingut në mënyrë që sistemi gjyqësor të pastrohet dhe shqiptarët te besojnë se procesi i Vettingut nuk është politik dhe nuk po trukohet për shkak të ndërhyrjeve dhe interesave të ulëta.Top Channel ka vendosur të ndihmojë procesin e filtrimit të gjyqtarëve duke sjellë një rast atë të gjyqtarit Shkëlzen Selimi.Para disa kohësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i refuzuan atij vizën. Burime të besueshme i treguan Top Channel për masën ekstreme që ndërmori ambasada në Tiranë. Si në çdo refuzim të personave që kërkojnë të pajisen me vizë amerikane, selia e Uashingtonit në Tiranë, nuk jep arsyet, por zoti Selimi nuk është një qytetar i thjeshtë.Ai është një nga anëtarët e Gjykatës së Lartë në Shqipëri dhe ky refuzim vjen në momentin që gjyqtarë dhe prokurorë po kalojnë në sitën e Vettingut..

Lexone

Turqi, dhjetra studentë gjykohen për terrorizëm

Në Stamboll, 22 studentë nga një prej universiteteve prestigjoze të Turqisë po gjykohen nën akuzat për terrorizëm. Rasti ka marrë një rëndësi të veçantë mes kritikave në rritje lidhur me shtypjen që vazhdon ndërsa në atë vend ende mbretëron gjendja e jashtëzakonshme. Studentë të Universitetit të Bosforit u arrestuan për organizim të një kundër-proteste ndaj atyre që mbështesnin operacionet ushtarake turke në Siri kundër një grupimi ushtarak kurdo-sirian të njohur me inicialet YPG.Mbështetës dhe familjarë të studentëve u mblodhën para gjykatës (të mërkurën), ndërsa vazhdonte gjykimi i tyre. Tevfik Tulay është babai i një studenti të arrestuar.“Të gjithë jemi kundër luftës. Lufta është e gabuar. Ajo që është e ndershme tani është mbështetja e paqes. Është e lehtë të luftosh por shumë e vështirë të qëndrosh për paqe, ne po bëjmë këtë të fundit.”Ozgur, është mamaja e një studenti tjetër që po gjykohet.“Kemi ardhur të marrim fëmijët tanë. Ata janë të pafajshëm. Ata hodhën disa sloga..

Lexone

Pse është në panik Basha për “dosjen Babale”?

Nga Mero BazeLulzim Basha po përpiqet ti dalë para diskretitimit ligjor dhe politik me “Dosjen Babale” duke paralajmëruar sot atë që në të vërtetë do të ndodhë, faktin që kaseta është e inskenuar. Deklarata pasoi takimin e ambasadorit Lu në zyrën e Ministrit të Brendshëm Xhafaj, që e bën më të qartë dhe qartësinë që kanë ndërkombëtarët për këtë çështje.Por Lulzim Basha nuk e ka problemin se “Dosja Babale” është fallco. Ajo që pritet të bëhet publike nga hetimi është më e rëndë se kaq. Paniku që Lulzim Basha kishte nga përgjimi i një javë më parë, shpjegon shumë për këtë gjë. Personazhi që ka regjistruar zërin si vëllai i Xhafajt, ka bezdisur PD-në dhe Bashën me telefonata javën e shkuar duke u kërkuar paratë që ata nuk ia kanë dhënë, dhe frika e Bashës se prokuroria po përgjonte personazhin në fjalë, e ka futur atë në panik, jo se dosja “Babale” është fallco, por se autorët e dosjes janë në zyat e SHQUP-it dhe në krye të PD.Është kjo arsyeja që Basha bën sikur po nxehet se “Dosja..

Lexone

Gjykatësi federal që sfidoi Donald Trump

Administrata Trump është përpjekur të ndalojë fondet federale për qytetin Filadelfia, për shkak të mënyrës se si veprohet në këtë qytet me emigrantët pa dokumenta. Për këtë çështje, një gjykatës federal vendosi në favor të qytetit Filadelfia.Qyteti i Filadelfias pati rënë dakort të dorëzonte emigrantët pa dokumenta tek zyrtarët e agjensisë së emigracionit, vetëm nëse do të paraqisnin një urdhër të firmosur nga një gjykatës.“Ndihemi sigurisht të përmbushur me vendimin e Gjykatësit Baylson.Është një vendim që ia ndalon Shtëpisë së Bardhë që të detyrojë Filadelfian të ndryshojë politikat.Është një vendim që duhet t’ja bëjë të qartë Kryeprokurorit Sessions se nuk mund të përdorë fondet federale për presione politike”, u shpreh Jim Kenney, kryetari i bashkisë së Filadelfias.Zoti Sessions është zotuar të përdorë fondet federale që të detyrojë autoritetet e qyteteve amerikane të bashkëpunojnë me autoritetet federale të emigracionit.Qyteti i Filadelfias pati refuzuar kërkesat e U..

Lexone

Top Channel i bën “gjyqin publik” Shkëlzen Selimit, gjyqtarit që mbylli “Gërdecin” dhe “21 janarin” dhe që SHBA e ka në “listën e zezë”

Organet e Vettingut kanë nisur kontrollin e imët edhe për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.Sot kaloi njëri prej tyre, por a janë të gjithë gjyqtarët e ndershëm dhe a meritojnë ata të kalojnë sitën e Vettingut në mënyrë që sistemi gjyqësor të pastrohet dhe shqiptarët te besojnë se procesi i Vettingut nuk është politik dhe nuk po trukohet për shkak të ndërhyrjeve dhe interesave të ulëta.Top Channel ka vendosur të ndihmojë procesin e filtrimit të gjyqtarëve duke sjellë një rast atë të gjyqtarit Shkëlzen Selimi.Para disa kohësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i refuzuan atij vizën. Burime të besueshme i treguan Top Channel për masën ekstreme që ndërmori ambasada në Tiranë. Si në çdo refuzim të personave që kërkojnë të pajisen me vizë amerikane, selia e Uashingtonit në Tiranë, nuk jep arsyet, por zoti Selimi nuk është një qytetar i thjeshtë.Ai është një nga anëtarët e Gjykatës së Lartë në Shqipëri dhe ky refuzim vjen në momentin që gjyqtarë dhe prokurorë po kalojnë në sitën e Vettingu..

Lexone

SHIFRAT: “Gratë në Shqipëri dekurajohen për të punuar por janë më të arsimuara dhe …jetojnë më gjatë”

Shqipëria mund të mos jetë vendi ideal për femrat sa i përkët tregut të punës. Pjesëmarrja e tyre në këtë treg është më e ulët sesa ajo e burrave dhe dekurajimi është një tendencë që shfaqet gjerësisht për këtë grup.Por nga ana tjetër gratë janë më të arsimuara sesa burrat pasi zenë përqindjen më të lartë të atyre që kanë arsim të lartë.Të gjitha këto të dhëna u bënë publike gjatë prezantimit te “Burrat dhe Gratë në Shqipëri”, një studim i fundit i Institutit të Statistikave(INSTAT), përmes i cili hedh dritë mbi realitetin s hqiptar lidhur me popullsinë, shëndetin, arsimimin dhe vendimmarrjen, duke sjellë ne fokus barazinë gjinore.Në konferencën me të njëjtin titull ishin të pranishëm Zv. Kryeministrja, Senida Mesi, Brian Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB në Shqipëri si dhe Heinz Habertheuer, përfaqësues i Agjencisë Austriake për Zhvillim në Shqipëri.Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Delina Ibrahimaj, vuri theksin mbi rëndësinë që ky publikim ka për institucionet shte..

Lexone

“Arsyet pse do të shohim bllokim deri në fund të qershorit”

Nga Flogert MuçaOpozita në Tiranë edhe sot ka vazhduar avazin e bllokimit të foltores së Kuvendit duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare.Është e sigurtë që këtë sesion PD dhe LSI do e mbyllin me bllokim, pasi kjo përkon me periudhën e vendimit për negociatat.Bllokimi në Kuvend është një ndër hallkat e strategjisë së opozitës për t’I thënë vendeve të BE-së se Shqipëria nuk duhet të lejohet të vazhdojë rrugën e saj europiane.Është e qartë për këdo që PD dhe LSI nuk e duan çeljen e negociatave. E kjo nuk është kështu se e thotë mazhoranca, por sepse ka arsye të mjaftueshme për të qënë e tillë. Njëra arsye është politike ndërsa tjetra është frika nga ajo që kanë bërë kur kanë qenë në pushtet.Sa i përket aspektit politik, çelja e negociatave do të ishin një bonus për Ramën në zgjedhjet e ardhshme.Reforma në drejtësi është shtylla mbi të cilën u dha edhe rekomandimi pozitiv e në këtë reformë, Edi Rama ka qenë në krahun e SHBA-BE-së, ndërsa opozita kundër tyre.Pikë..

Lexone

Çelja e negociatave, tre vende të BE-së mbajnë peng “OK” për Shqipërinë

Franca, Holanda dhe Danimarka që po e frenojnë aktualisht hapjen e negociatave të anëtarësimit. Gjermania është më shumë pro hapjes së tyre.Sipas informacioneve të agjencisë Reuters për Gjermaninë janë tri vende momentalisht që e bëjnë të pasigurtë hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ato janë Franca, Holanda dhe Danimarka. Prandaj është e paqartë, nëse Komisioni Europian do të japë dritën e gjelbër në samitin e BE në fund të qershorit, thuhet jo vetëm nga qarqe të KE, por edhe të qeverisë gjermane.Brenda Berlinit ka zëra kritikë për qëndrimin e Macron se nuk po e dallon rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Europës, vëren Reuters. Për Macron nuk ka interes aq zgjerimi, se sa forcimi i bashkëpunimit brenda BE dhe vendeve të eurozonës. Ndërsa në Bruksel thuhet se “Macron ka ndjesinë, se do t’u hapte krahun djathtistëve në politikë, sepse për Shqipërinë mendohet menjëherë për kriminalitetin e organizuar”, shkruan R..

Lexone

Këshilla një gazetari portalesh (nga mender unë, në vend të Konicës)

Nga Iva Tiço“I dashur mik – në e bëfsh gazetën me eta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s’fshihet dot lehtë; në e bëfsh me të vogëla, do të thonë se s’është gazetë, por libër.Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s’këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je “hamall” e kërkon të mbushësh vend.Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s’është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është “çervish”.Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s’është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë.Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që t’a pushosh gazetën.Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti, me qenë aq nj..

Lexone