Home / Tag Archives: politike (page 30)

Tag Archives: politike

“Basha bëri mirë që i tërhoqi njerëzit, në Greqi do ishin djegur qytete”

Ish- ministri i LSI-së, Ylli Manjani vlerësoi veprimin e Lulzim Bashës për të tërhequr protestuesit në momentin kur përplasja me policinë po bëhej më e fortë. Sipas Manjanit është e vërtetë që në Francë apo Greqi, për të njëjtën kauzë do të ishin djegur qytete, por sipas tij, kreu i PD veproi për të mos lejuar skenare të padëshiruar.“Çdo protestë është e mirë, nuk është e thënë që të vriten njerëz që të quhet protestë. Ne po përjetojmë për herë të parë policinë dhe ministrinë e Brendshme të jetës së njeriut, pasi hyn në jetën e çdo njeriu, kontrollon çdo gjë. Dëmi që i sjell trafiku i drogës një shteti është shumë më i madh se një mllef i shkaktuar në ditë proteste. Kam përshtypjen se në Greqi e Francë do ishin djegur qytetet, por këtu nuk ndodh. Basha bëri mirë që i tërhoqi njerëzit dhe nuk la që të zhvillohej ndonjë skenar i padëshirueshëm” u shpreh Manjani gjatë një interviste për News24.Sipas Manjanit, mes protestuesve kishte shumë mllef dhe opozita deri tani ka pasur një aksio..

Lexone

DOSSIER/ 26 maj 1996: Ja si nisi rënia e “votës së lirë dhe të ndershme”

26 majin e 2018-ës, opozita e ka boldizuar në kalendar si një ditë të madhe proteste kundër qeverisë Rama; por kjo datë ka hyrë sakaq në historinë politike të pas ‘90-ës si dita kur nisi rënia e moralit për zgjedhje të lira e të ndershme.Deri atëherë, në katër palë zgjedhje të zhvilluara në kushte pluraliteti, asnjëra prej tyre nuk ishte kontestuar.Më 26 maj 1996, vendi do të shkonte në zgjedhjet e dyta parlamentare pas atyre të 22 marsit 1992, kur dhe kishte ndodhur ndryshimi historik i pushteteve.Atmosfera politike qe e atillë sa PD-së i paralexohej fitorja. Kjo për shkak të një situate ekonomike me plot të ardhura pasi kish nisur lulëzimi i firmave piramidale.Por ama, PD-ja vetë vinte nga shija e hidhur e humbjes së referendumit për Kushtetutën dy vjet më parë, gjithashtu nga humbja e lokalve në maj të ‘92-shit, pra nga dy disfata, ndaj dhe kishte ankth nëse mund të fitonte dhe një mandat të dytë.Kjo u pa që gjatë fushatës kur në qytetete të ndryshme sajoheshin skena me po..

Lexone

FOTOT: “Kthehu Kreshnik”, plas humori në internet me protestën e opozitës

Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, thirrjes së opozitës për të protestuar ju përgjigj veç një numër i vogël qytetarësh.Kjo ka bërë që faqet e njohura të humorit të ironizojnë organizimin dhe besueshmërinë që ka humbur klasa politike në vend.Më poshtë do të mund të shihni disa nga memet më pikante që sot kanë bërë xhiron e rrjetit. (TemA)

Lexone

Teatër “Ba(sh)balesh” në bulevard

Nga Astrit PatoziSot pamë “live”, me zë e me figurë, me dron dhe pa dron, shfaqjen e rreme në kryeqytet të Babaleve, që na udheheqin.Te atyre, që janë në qeveri, dhe të tjerëve që janë në opozitë. Ndaj ashtu si në të gjitha betejat e gënjeshterta, mos prisni më kot që të ketë fitues. Do të dëgjoni, nga njëra anë, se protestës në bulevard ju bashkuan 1 milion shqiptarë, kurse, nga ana tjetër, që aty nuk ishin më shumë se 500 vetë.Sepse kaq të largët e kanë distancën me të vertetën Babalet, që na drejtojnë, s’ka rëndësi nëse janë në pushtet apo në opozitë.Ndaj e vetmja keshillë është të mos i dëgjoni seç thonë, por shikojini vetë pamjet, me dron e pa dron, njësoj si në ato ndeshjet e rëndësishme të Champions League, kur në momente delikate, nuk ke pse e dëgjon fare komentatorin, është apo nuk është penallti.Babalja në opozitë thotē se ka dalë me sukses, sepse atē di që ka për detyrë, që të shtyjë ditët e veta dhe të bëjë sikur po ngre ne këmbë popullin e revoltuar.Nje Zot e d..

Lexone

“Diferenca mes gazetarit që dhunohet dhe gazetarit dhunues”

Nga Flogert MuçaProtesta e Partisë Demokratike nuk prodhoi asnjë lajm. Me një pjesëmarrje modeste, me një fjalim-hartim të zakonshëm të Bashës dhe me një kohëzgjatje të shkurtër, protesta e opozitës sot u duk si një piknik i organizuar nga PD-LSI për miltantët.Lajmi i vetëm i krijuar nga PD ishte ai i lëndimit që mori kryeredaktori i RD-së në kokë nga një gur i hedhur drejt policisë nga militantët.Në fillim fotoja e tij i gjakosur doli në Facebookun e Berishës. Qytetari dixhital ishte kujdesur t’ja çonte doktorit, si e vetmja mënyrë për tu bërë lajm (i rremë).Doktori natyrisht që e hodhi foton në Facebook duke thënë se ishte policia që kishte sulmuar gazetarin i cili kishte qenë aty duke raportuar. Të njëjtën gjë tha edhe Basha edhe Monika duke u pasuar me deputetët e partive përkatëse.Mirëpo, pak minuta pasi opozita po kërkonte të shpallte një hero të protestës së saj (njëlloj siç shpalli hero gazetarin Olldashi derisa nuk i hynte më në punë) një video e report TV tregonte m..

Lexone

“Portret i shkurtër i paautorizuar i Lulzim Bashës”

Nga Bedri IslamiBasha – a do të besojnë njerëzit një njeri, i cili kurrë nuk ka besuar tek njerëzit?Për Bashën, Shqipëria, shekulli ku jemi, shpirti i ri i pushtetarit apo i liderit, prirjet karakteristike të kohës dhe të epokës, janë një libër i mbyllur, që në fakt nuk është hapur kurrë.Ai vrojton, pa i kuptuar gjërat. Ai i ndjek, pa i ditur se si rrjedhin ngjarjet, njerëzit, gjërat dhe idetë.Ai i përket asaj klase liderësh të porositur dhe të vendosur në politikë, fillimisht nga pamja e jashtme, tërheqja ndaj tij për hir të marramendjes klasike femërore, e megjithëse të paditur, bëhen befas liderë, megjithëse deri para pak kohe kanë qenë emigrantë ose kanë shërbyer në vende ku është nëpërkëmbyer vlera sublime e njeriut, qëndresa.Ai është poshtë asgjëje dhe jashtë gjithçkaje. Më shumë të bën përshtypje në një foto duke pirë cigare, sepse është vetvetja, se sa duke u fryrë në tribuna ose duke kërcënuar me larje hesapesh. Po ta shikosh me vëmendje gjithë rrugëtimin e tij, ai k..

Lexone

Katër kalorësit e rinj dhe revolucioni babalist

Nga Bedri Islami“Zoti, shkruan Viktor Hygo, i ka dhuruar njeriut dy gjëra: shpresën dhe paditurinë. Padituria është më e mira e të dyjave”.Shumë nga ata që do të jenë sot në protestën e radhës të opozitës nuk e dinë mirë përse kanë ardhur: për të larguar nga detyra Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa; për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, që pas pak javësh bën vitin kur arriti fitoren e saj të pazakontë; për të marrë pushtetin përmes zjarrit dhe hekurit, si është predikuar, apo, si ndodh rëndom, do të rrinë disa orë, disa ditë apo disa javë në një çadër dhe, më pas do të shkëmbehen rrugës me protestues të rinj.Shumë prej tyre nuk do e dinë, edhe pasi të mbarojë protesta, se cilët i kanë thirrur në realitet; Berisha, që bën përpjekjet e paskajshme që përmes dhunës të mbulojë dhunën e tij të hershme; Basha, i cili nuk ka mbi vete vetëm një mëkat , por një shumësi mëkatesh; Kryemadhi, që, më mirë se kushdo tjetër e di këtë punën e përgjimeve, pasi e ka pasur në strukturat e larta të ..

Lexone

Simbolika e protestës, Rama me një peshore për kapjen e drejtësisë!

Në sheshin ‘Skënderbej’ pak para nisjes së protestës së sotme të opozitës, është shfaqur statuja e Drejtësisë me portretin e Edi Ramës, që simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit.Statujën e drejtësisë 3 metra të lartë e mbajnë 10 të rinj të maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj për të treguar qëndrimin e opozitës, se drejtësia është vënë në shërbim të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe qeverisë së lidhur me të.PD e cilëson, një simbol tjetër të shpërfytyrimit të drejtësisë nga pushteti është portreti i Ramës që ka zëvendësuar sytë e mbyllur të drejtësisë së barabartë për të gjithë me syrin që ai i shkel krimit për ta favorizuar dhe mbrojtur atë.Në statujë shihet se, peshorja e drejtësisë, që duhet të ishte e barabartë, peshon nga mbrojtja e Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt dhe parave të drogës, ndërsa Kushtetuta, që mbron të drejtat e qytetarëve të zakonshëm, është zhvlerësuar nga drejtësi..

Lexone

Protesta, harta e familjeve politiko-mafioze sipas opozitës

Pak para protestës së mesditës së sotme, Partia Demokratike ka shpalosur një hartë përballë Ministrisë së Brendshme, të cilën e ka cilësuar si të familjeve politiko- mafioze.Harta e familjeve politiko-mafioze është një instalacion për të simboliziar qeverinë e Edi Ramës në 5 vitet e fundit.Për herë të parë, gjatë qeverisë së Ramës, sipas opozitës, Shqipëria mori kudo në Perëndim imazhin e një vendi që, me mbështetjen e qeverisë, prodhon dhe trafikon vetëm kanabis dhe krim, duke u cilësuar gjerësisht në botë si Kanabistan.Harta është rreth dy metra e gjysmë e lartë dhe mban emrat e personave të akuzuar publikisht ose që janë dënuar vetë për krime të rënda, ose që kanë lidhje të forta me trafikun e drogës dhe krimin e organizuar me vend.Në hartë janë emrat e Mark Frrokut, Arben Ndokës, Armando Prengës, deputetët e qeverisë të përjashtuar për vrasje, prostitucion dhe trafik droge.Janë emrat e Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Roshit, kryebashkiakëve të akuzuar si lidhur me k..

Lexone

Rama me peshore në dorë/ Kjo është simbolika që opozita ka përgatitur për protestë

Në Sheshin Skënderbej është shfaqur statuja e Drejtësisë me portretin e Edi Ramës, që simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit.Statujën e Drejtësisë 3 metra të lartë e mbajnë 10 të rinj të maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj për të treguar se Drejtësia është vënë në shërbim të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe qeverisë së lidhur me të.Një simbol tjetër i shpërfytyrimit të Drejtësisë nga pushteti është portreti i Ramës që ka zëvendësuar sytë e mbyllur të Drejtësisë së barabartë për të gjithë me syrin që ai i shkel krimit për ta favorizuar dhe mbrojtur atë.Peshorja e drejtësisë, që duhet të ishte e barabartë, peshon nga mbrojtja e Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt dhe parave të tyre të drogës, ndërsa Kushtetuta, që mbron të drejtat e qytetarëve të zakonshëm, është zhvlerësuar nga drejtësia politike e Edi Ramës.Shpjegimi i simbolit“Zonja e Drejtësisë me sy të lidhur duke mbajtur një pesh..

Lexone