Home / Tag Archives: politike (page 3)

Tag Archives: politike

Turqia reagon ndaj Austrisë pas mbylljes së xhamive: Valë populiste anti-islame, raciste dhe diskriminuese

Rreth 60 imamë turq dhe familjet e tyre përballen me dëbimin nga Austria dhe shtatë xhami do të mbyllen nën një goditje mbi atë që qeveria e ka quajtur “islami politik”.Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, tha se vendi nuk mund të mbante më “shoqëri paralele, islame politike dhe radikalizim”, të cilat ai tha se nuk kishte “vend në vendin tonë”.Njoftimi erdhi në një konferencë për shtyp nga anëtarët kryesorë të qeverisë së koalicionit, e cila përbëhet nga Partia Popullore e qendrës së djathtë (ÖVP) dhe partia e Lirisë së ekstremit të djathtë (FPÖ), nxiti një reagim të zemëruar nga Ankaraja, e cila e quajti masën anti-islamike.“Vendimi i Austrisë për të mbyllur xhamitë dhe për të dëbuar imamët me një justifikim të çalë është një reflektim i valës populiste anti-islame, raciste dhe diskriminuese në këtë vend”, ka thënë İbrahim Kalin, zëdhënësi presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.Ministri i Brendshëm i Austrisë, Herbert Kickl, nga FPÖ, tha se rreth 150 njerëz u përballën me hum..

Lexone

Në pritje të takimit historik: “I çmendur”, “mision vetëvrasjeje”, të gjitha përplasjet e Trump dhe Kim Jong

Takimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me liderin e Koresë së Veriut do të jetë një “Marrëveshje e Madhe”.•Për çfarë do të flasin?•A do e bëjë takimi i tyre botën një vend më të sigurtë?•Çfarë impakti do të ketë në jetën e koreano-veriorëve?•Do të marrin Trump e Kim çmimin Nobel për Paqen?PSE GJITHË KJO BUJË?E gjitha ka të bëjë me liderët e dy vendeve me armë nukleare që thonë se duan të rregullojnë gjërat. Deri kur para pak kohësh, kërcënonin se do ia lëshonin këto armë njëri-tjetrit.Koreja e Veriut ka qenë një vend i vështirë për dekada me radhë, për shkak të ndjekjes së pamëshirshme të armëve bërthamore dhe shkeljeve tronditëse të të drejtave të njeriut.Udhëheqësit e Koresë së Veriut kanë menduar gjithmonë se një takim ballë për ballë me një president amerikan do të thoshte se më në fund po merreshin seriozisht si shtet.Por SHBA – dhe shumica e vendeve të tjera – kanë refuzuar me kohë që të angazhohen me Korenë e Veriut nëse nuk i ndryshon metoda..

Lexone

Nishani i shqetësuar: Shteti është futur në kolaps të plotë, udhëkryq më të mjegullt s’ka patur kurrë Shqipëria

Ish presidenti Bujar Nishani thotë se shteti është futur në kolaps të plotë.Përmes një komenti të gjatë në facebook teksa rendit aryset se pse shteti është futur në kolaps, Nishani thotë mes të tjerash se shqiptarët kanë humbur shpresën dhe sipas tij udhëkryq më të mjegullt skanë patur kurrë Shqipëria dhe shqiptarët.Reagimi i plotë:Të dashur miq, shteti ynë i përbashkët është futur në kolaps të plotë.Eshtë futur shteti në kolaps sepse janë në kolaps shtyllat e tij kryesore, mekanizmat e funksionimit të tij.Eshtë futur në kolaps ekonomia.Prej disa vitesh nuk flitet për “investime”, as si politikë e as si realitet. Motorri i një ekonomie që zhvillohet është politika e investimeve, kryesisht në sektorët e prodhimit por dhe në infrastrukturë dhe shërbime. Investimet Zero !E vetmja para që lëvrohet me shumicë është valuta e huaj si produkt i trafikut të narkotikëve.E vetmja fushë që kjo lloj paraje cek, është betonizimi, jo vetëm si politikë e mbytjes dhe ndotjes urbane por ..

Lexone

Revista “Time” e “bën” Trump-in… mbret

Në kopertinën e fundit të revistës “Time”, presidenti amerikan, Donald Trump, është … mbret.Revista e njohur e ka paraqitur shefin e Shtëpisë së Bardhë të ngazëllyer para një pasqyre, ku reflektohet i veshur si monark, me një kurorë në kokë.Fotoja shoqërohet me diçiturën: Unë, mbreti.“Time” sqaron se fotomontazhi u referohet “sulmeve politike të Shtëpisë së Bardhë ndaj hetuesit Robert Mueller”.Ky i fundit është hetuesi special i çështjes së ndërhyrjes së dyshuar ruse në zgjedhjen e presidentit në vitin 2016.Këtë hetim, Trump e cilësuar që në krye të herës “gjueti shtrigash”. (TemA TV)

Lexone

Austria mbyll shtatë xhami. Turqia: Racizëm kundër myslimanëve

Tolerancë zero në Austri kund myslimanëve. Qeveria ultra e djathtë ka nisur mbylljen e shtatë xhamive dhe dëbimin e disa imamëve nga vendi. Klerikët fetarë të shoqatës Atib, Bashkim turko-islamik për bashkëpunimin kulturor dhe social në Austri, janë akuzuar për financime të paligjshme nga jashtë, si dhe shkelje të ligjit austriak mbi Islamin. Ndërkohë, rreth 40 imamë rrezikojnë të humbasin lejen e qëndrimit.Mbyllja ka të bëjë me katë xhami në Vjenë, su në Austrinë e Sipërme dhe një në Carinzia. Mbyllja ka ndodhur me dekret të zyrës së Kancelarit, kompetent për çështjet fetare. Siç ka theksuar Kancelari Kurz, “në Austri nuk ka hapësirë për shoqëri paralele dhe të radikalizuara”. Zv.kancelari Fpoe Heinz-Christian Strache, ka shtuar se “nuk do të tolerojmë predikues që ushqejnë urrejtje dhe flasin në emër të fesë”.Mbyllja e xhamive në Austri dhe dëbimi i imamëve, “është fryt i një vale anti-myslimane, raciste, diskriminuese dhe populiste” në vend. Kështu është shprehur Ibrahim Kalin, ..

Lexone

Eurodeputetët austriakë në selinë blu: Mbështesim çeljen e negociatave. Basha: Drejtësia është kapur nga krimi dhe qeveria

Eurodeputetët austriakë kanë deklaruar se mbështesin hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.Delegacioni i Partisë Popullore Austriake zhvilloi këtë mesditë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha, ku theksi është vënë te integrimi i vendit tonë.“E kemi mbështetur gjithmonë Shqipërinë në rrugën drejt BE. jemi pro hapjes së negociatave në fund të muajit qershor.Të gjithë ne së bashku e mbështesim këtë qëndrim.Sot shkëmbyem bisedime me të dyja palët politike dhe mbështesim negociatat.” – tha Reinhold Lopatka, kryetari i Komisionit të Çështjeve Europiane dhe Nënkryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin austriak.Ndërkohë Basha theksoi se opozita diskutoi me dy përfaqësuesit e huaj mbi rrugën e Shqipërisë në BE, ndërsa shtoi se kishin folur mbi qëndrimin e PD për hapjen e negociatave.“Kam kënaqësinë të pres sot dy miq të Shqipërisë, dy deputetët austriakë. Ata kanë ndërmarrë një sërë takimesh.Gjatë takimit kemi diskutuar për prioritetin më madhor kombëta..

Lexone

ANALIZA: Retorika e ashpër Kosovë-Serbi paralajmëron finalen e dialogut

Deklaratat e autoriteteve të Serbisë dhe të Kosovës, të cilat kohët e fundit përmbajnë fjalor të ashpërsuar dhe akuza të ndërsjella lidhur me dialogun ndërmjet dy vendeve, vazhdimin ose jo të dialogut për tema të caktuara, si dhe lidhur me mundësitë e arritjes së një marrëveshje që do t’i normalizonte marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, po e dëmtojnë vet procesin e dialogut, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.Përderisa zyrtarë të caktuar të Qeverisë së Serbisë, së fundmi, u janë referuar zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës si “lordët e luftës” që “nuk mund të flasin për paqe”, si dhe me akuzat se po e bllokojnë dialogun, në anën tjetër, zyrtarët të caktuar të Qeverisë së Kosovës, kanë deklaruar se do të refuzojnë dialogun nëse nuk flitet për të gjitha marrëveshjet. “Ose do të zbatohen të gjitha marrëveshjet ose asnjëra”, kanë thënë ata.Politologu Behlul Beqa, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se dialogu i deritashëm në Bruksel, shikuar në t..

Lexone

Fevziu na kërkon ne llogari, po mediokritetin e solli vetë në TV dhe na e shet çdo natë

Nga Erion KristoUnë ndryshe nga ju nuk e urrej Fevziun. Ndryshe nga ju nuk më intereson fare pagesa e tij. As kalimi në një institucion tjetër. Unë e çmoj Fevziun, sepse ka pas një emision shumë të ndjekur. Unë mendoj se ai ka dhënë kontribute në shumë çështje.Vetë, e kam parë gjithmonë emisionin e tij, qoftë dhe për arsye profesionale. Vetë, kam qenë katër herë i ftuar, tre herë për aksidentet dhe një herë për rininë. Gjithashtu kam qenë i dërguar nga universiteti im nja dhjetë herë në emisione me kryeministra.Më kanë ftuar nja tre herë të tjera, por nuk kam shkuar për arsye personale. E kam shijuar atë studio.Por dua ta orientoj debatin te ajo që më duket më e vlertë në këtë situate, dhe s’ka të bëjë me pagesën.Ajo që më çuditi ishte fakti i reflektimit të Fevziut për emisionin e tij. Ai kishte vënë re në media se ka mediokritet. Nuk dua t’ia mohoj këtë zbulim. Është i vërtetë. Kam vite që e them dhe vetë.Por dua t’i bej me dije Fevziut, pa asnjë lloj mllefi, se dhe ai ës..

Lexone

Zbulohet dëshmitari i ri, në video-përgjimin e “Babales”: Në përgjim jam unë, aktrova rolin e Agron Xhafajt

Hetimi i dosjes shumë të përfolur në politikën Shqiptare të audio-përgjimit të pretenduar mes Albert Veliut (Babalja) dhe Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka sjellë nxjerrjen në dritë të elementëve të reja mbi këtë çështje.Një element i ri ka dalë së fundmi, provë e cila mund të kthejë përmbys të gjithë situatën e debatit politik dhe vërtetësinë e akuzave të bëra nga PD, se Agron Xhafaj drejton trafikun e drogës. Por nëse ky element do jetë i vërtetë, atëherë përgjegjësia totale do bjerë mbi kupolën drejtues të PD dhe denoncuesit publik të këtij audio-përgjimi të mistershëm.Gjatë verifikimeve të kryera elementë të rinj kanë dalë, duke treguar një anë të erët dhe version të panjohur deri më sot, mbi atë çfarë ka ndodhur dhe vërtetësinë e këtij audio-përgjimi, që Partia Demokratike e publikoi në media, dhe trumbetoi se Agron Xhafaj vëllai i ministrit të Brendshëm drejton trafikun e drogës nga Vlora në drejtim të Italisë.“Shqiptarja.com” mëson s..

Lexone

I (e) virgjër!

Nga Artan FugaKurrë nuk e kam kuptuar se çfarë lidhje ka vetingu me kontrollin e pasurive të nëpunësve të ndryshëm!Një nëpunës del se pasuritë që ka dhe të ardhurat që ka pasur i koinçidojnë. Dhe thonë : “Doli i pastër”. Si në filmat turq : “Doli e virgjër!”Po a do të thotë ndonjë gjë substanciale kjo?Tregon se ai është:– i pastër moralisht pra nuk ka bërë korrupsion?– ka bërë aq korrupsion sa e ka lejuar që me ato para të marri të mira të konsumueshme, ndërhyrje të kushtueshme mjeksore, dreka, darka, të mira mobiliare, pushime, financime për studime për kalamajtë, etj. pra që nuk lënë gjurmë?– ka treguar burime financiare që janë të sakta, por që askush nuk verifikon dot sasinë e debitit që ka ardhur prej tyre?– ka manipuluar dokumentet në blerjet e ndryshme, apo shitjet, duke shitur me cmime të larta fiktive dhe blerë me çmime të ulta fiktive?– i ka të ardhurat nga korrupsioni në forma likuiditetesh që i mban jashtë rrugëve të kontrollueshme nga bankat etj. ?– i k..

Lexone