Home / Tag Archives: politike (page 20)

Tag Archives: politike

VIDEO/ Humor me “Babalen”: Mallin e merrja në Turqi, shes xhinse

Albert Veliu, ose i etiketuar ndryshe si “Babalja”, prej ditësh është shndërruar në kryefjalën e jetës politike në vend.Emisioni i njihur “VK” që transmetohet në “TemA Tv” ka ironizuar këtë situatë ku ka sjellë një tjetër version të intervistës.Më poshtë, do të mund të shihni materialin e dubluar që do ju shkrijë së qeshuri. (TemA)http://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2018/05/George_Lamberis_instagram.com_BjcNpe3H15L.mp4

Lexone

“Koha për të braktisur vendin që nuk i takon”

Aida Dërguti duhet të largohet nga pozita e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës për të shmangur dëmtimin e mëtutjshëm të demokracisë dhe stërkeqjen e pafundme të politikës.Nga Enver RobelliAida Dërguti nuk ka asnjë të drejtë morale, ligjore, etike, politike dhe parlamentare të mbajtë postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës. Aty ajo është zgjedhur si përfaqësuese e Lëvizjes Vetëvendosje. Sigurisht, ajo është zgjedhur për shkak të kontributit, meritave dhe angazhimit shumëvjeçar për Vetëvendosjen. Për këtë ajo ka marrë përkrahje masive nga anëtarësia e VV-së.Ndërkohë Aida Dërguti ka kaluar në një subjekt tjetër politik. Kjo është e drejtë e saj e patjetërsueshme, e paprekshme, legjitime. Secili njeri zgjedh rrugën e vet politike me bindjen se po bën mirë. Me gjasë kështu ka menduar edhe Dërguti, andaj në këtë pikë ajo është në rregull. Verdiktin pastaj e japin votuesit, kurdo që Kosova shkon në zgjedhje.Përveç Aida Dërgutit në subjektin tjetër politik kanë kaluar edhe disa (..

Lexone

BABCHENKO, MANOVËR MASHTRUSE NË KIEV

Rrallë përzihet në gëzimin për faktin që dikush jeton edhe kaq shumë habi dhe madje tronditje. Në një mënyrë spektakolare opinioni u gënjye, duke bërë që tani, pas lajmit se vdekja ishte e sajuar, jo vetëm shumë ukrainas, por edhe mjaft vetë në botë të tundin kokën. Vrasja e supozuar ndaj gazetarit rus kritik ndaj Kremlinit, Arkadi Babtshenko në Kiev ishte një inskenim, pas të cilit fshihej edhe shërbimi sekret ukrainas.Me gjasë u pengua me këtë një komplot vrasjeje i gazetarit dhe personave të tjerë, që kryhej me porosi të Rusisë, u tha në Kiev. Por provat që shërbimi sekret dhe prokuroria ofruan janë të vakëta. Për shembull një video, se si një organizator i vrasjes arrestohet në rrugë, apo se si shkëmbehen para fshehurazi. Fytyra nuk duken në këto video. Vetëm fjalët dëgjohen.Fake-Story edhe për presidentin federalE qartë është që gazetari Babtshenko me vetëdije luajti rolin e statistit në një aksion të shërbimit sekret. Ai lejoi të fotografohej në pellg gjaku. Fotoja pushtoi ..

Lexone

“Një impakt shumë më shkatërrues, sesa ai i Greqisë”: Çfarë thonë analizat e mediave ndërkombëtare, për pasojat e krizës italiane mbi Europën

“Një impakt shumë më shkatërrues, sesa ai i Greqisë” Die Presse, AustriPër herë të parë që nga viti 2014, normat e interesit për obligacionet e qeverisë italiane kanë tejkaluar 3 përqind. Gazeta Die Presse është e alarmuar nga ngjashmëritë midis situatës në Itali dhe asaj të Greqisë tre vjet më parë: “Në të dyja rastet, një rritje e normave të interesit për huatë konsiderohet një ndërhyrje e panevojshme nga jashtë. Në fund, grekët u detyruan të respektonin diktatin e realitetit. Që nga vera e vitit 2015, Tsipras ka zbatuar reformat e kërkuara nga vendet e tjera të BE. Situata po përmirësohet ngadalë; në vitin 2017 ekonomia greke shënoi një rimëkëmbje të konsiderueshme dhe norma e papunësisë ra ngadalë. Por, para se të arrijmë deri në këtë pikë, vendi i vogël që ishte Greqia, e kishte shtyrë Eurozonën në prag të humnerës. Në rastin e ekonomisë së tretë të bashkimit monetar, prova e forcës do të jetë shumë më e vështirë për vendet e tjera evropiane”.Italia ka ende një vend në Eurozon..

Lexone

ANALIZA: Fundi i lojës së Putin në Siri ka mbërritur

“Kjo nuk është një fitore e Assadit – është një konflikt i ngrirë”.Nga Jonathan SpyerSiria gjithnjë e më shumë duket se po lëviz drejt ndarjes de facto të shoqëruar nga konflikti i vazhdueshëm i nivelit të ulët ushtarak dhe një politike funksionale, por të ngadaltë – një konflikt i ashtuquajtur i ngrirë. Ky mund të ketë qenë qëllimi i hershëm për Presidentin rus Vladimir Putin, i cili ka filluar dhe ka menaxhuar konflikte të tilla gjetkë, duke përfshirë Gjeorgjinë dhe Ukrainën.Lojtarë të tjerë të rëndësishëm në Siri, përfshirë Izraelin, Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe rebelët e mbetur sunitë, gjithashtu mund të zbulojnë se do të ishin të kënaqur me këtë realitet të ri. Humbësit më të qartë, përkundrazi, do të ishin regjimi i Assadit dhe Irani.Cilat janë shenjat se Siria po lëviz në drejtim të konfliktit të ngrirë? Konsideroni vizitën e fundit të presidentit sirian Bashar al-Assad në Rusi për t’u takuar me Putinin. Në konferencën për shtyp pas takimit, Putin u tha gazetarëve se..

Lexone

Fotografia që vuri botën në lojë

Vrasja e Arkady Babchenkos nuk ka ndodhur, edhe pse pas raporteve për vrasjen e gazetarit rus, më 29 maj, ka dalë një fotografi e trupit të tij të zhytur në gjak.Fotografia ishte e rreme, me gjasë pjesë e një dredhie që zyrtarët ukrainas të sigurisë thanë se është bërë për të penguar një komplot për vrasjen e Babchenkos.Se kush e ka bërë fotografinë dhe kush e ka vënë në qarkullim, nuk dihet. Nuk është madje e sigurt nëse vetë Babchenko është në foto.Ajo u publikua për herë të parë në faqen e Facebook-ut të një ish-gazetari ukrainas, i cili tani thotë se punon për një organizatë konsultimesh në Uashington.Fotografia u shpërnda shpejt në mesin e gazetarëve ukrainas dhe rusë, edhe pse pak media, nëse ndonjë, e kanë publikuar atë, për shkak të përmbajtjes së rëndë.Yevhen Lauer, gazetari që e publikoi fotografinë, i tha Radios Evropa e Lirë se e ka marrë atë nga një burim i zbatimit të ligjit, të cilin nuk pranoi ta identifikojë.Lauer, i cili ka punuar për media të ndryshme në ..

Lexone

URA E IBRIT MBI BOSFOR

Fadil Lepaja Nga Fadil LEPAJAUra e Ibrit dhe ajo mbi Bosfor nuk kanë të krahasuar, përpos në nivel metafore. Në gusht të vitit 2016, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e kishte përuruar urën e tretë mbi Bosfor, e cila është e gjatë 1.4 kilometra dhe e gjerë 59 metra, dhe mban emrin e njërit nga sulltanët e famshëm, osman, “Yavuz Sultan Selim” . Është kjo ura më e re dhe më e madhe nga tri urat, që lidhin Turqinë evropiane me atë aziatike.Thuhet se Sulltan Selimi, i parë, i cili sundoi në fillim të shekullit të XVI, dhe u bë i famshëm për pushtimin e Sirisë, Irakut Verior, Palestinës dhe vet Egjiptit, kur u kthye në Stamboll nga ekspedita e tij e famshme, hyri në pallatin e tij natën, i përcjellë vetëm nga një grup besnikësh, dhe mbi një barkë. Sulltani modest, po ikte nga festa në nderë të tij.Ofensiva ekonomike turke, ishte impresive sidomos në fillim të shekullit XXI. Bruto prodhimi nacional u shumëfishua, dhe bashkëpunimi me vendet e rajonit filloi të lulëzoi, sidomos me for..

Lexone

Një arsye përse PD nuk arrin të bindë

Nga Maklen MishaSikur Edi Ramës dhe Kryesisë së Partisë Socialiste t’u kishin dhënë laps e letër e t’u kishin thënë zgjidhni ju sesi do të jetë grupi parlamentar i Partisë Demokratike, gjasat janë që nuk do të kishin sajuar dot një listë si kjo që përfaqëson sot PD në Kuvend. Sado dashakeqë të kishin qenë, drejtuesit e PS nuk do të kishin guxuar kurrë të shkonin kaq larg. Për shembull, nëse dikush mes tyre do të kishte thënë “po sikur të vëmë Ervin Salianjin?” jam i sigurt, që të gjithë të tjerët do ta kishin kundërshtuar e do ta kishin ftuar të bëhej serioz, sepse pavarësisht se i kemi kundërshtarë nuk mund të tallemi me PD në këtë farë feje. Por ja që ky është një nga ato raste ku realiteti ia ka kaluar fantazisë.Mes gjithë problemeve që ka sot Partia Demokratike, përbërja e grupit të saj parlamentar është padyshim një nga më seriozët. Unë personalisht nuk kam qenë kurrë mbështetës i PD. Nuk kam pasur kurrë ndonjë simpati të madhe për këtë forcë as gjatë kohës që ka qenë në pusht..

Lexone

PD është kthyer në parti aksionerësh

Nga Artur AjaziPartia Demokratike, partia që pretendon dhe beson se “është partia e vetme opozitare në Shqipëri” përfundimisht është kthyer në parti aksionerësh. Katandisja e saj në biznes privat, padyshim do të kishte të tilla pasoja katastrofike për atë forcë politike. Mjafton të shikosh turrjen drejt “aksioneve” të PD, të atyre që erdhën nga balta, nga hiçi, nga rruga dhe nga shkollat nga ku kanë blerë diplomat, dhe të bindesh se brënda saj, nuk prodhohet as politikë, as programe, as plaforma qeverisëse, as opozitarizëm, dhe as elita e lidership. Aksionerët e zinj të PD, janë në fakt sot beniaminët e padiskutueshëm të kryetarit Basha, janë ata që e degraduan dhe e konsiderojnë atë parti, si segment rrugor, si objekt në shitje, si ndërtesë që kërkon rikonstruksion pastaj p pastaj për ta shitur dhe për ta blerë, por jo kurrë si një forcë politike që ka patur deri dje “mbi 1 milion” anëtarë, që ka patur deri dje pushtetin, dhe që sot ka një ushtri me pasanikë milionerë.Aksionerët e..

Lexone

Debati i pazakontë në KLD, gjyqtari Dhima: Soros, rrjeta e zezë që ka pushtuar Shqipërinë. Vetting sorosian…

Zbatimi i ligjit të Vetingut ka prodhuar nervozizëm në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Ken Dhima, ka sulmuar procesin e Vetingut dhe reformën në drejtësi, duke i konsideruar si një vepër e George Soros, filantropistit që turbullon herë pas herë ujërat e politikës shqiptare.I thirrur për të dhënë sqarime në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për disa shkelje të pretenduara nga Ministria e Drejtësisë, gjyqtari Ken Dhima ka shpërthyer, duke deklaruar se Sorosi është një rrjetë e zezë që ka pushtuar Evropën dhe Shqipërinë. Në mbledhjen e KLD të datës 7 Maji 2018, gjyqtari Ken Dhima ka befasuar anëtarët e KLD, duke e quajtur Vetingun ‘Sorosian”.Pavarësisht përpjekjeve të kryetarit të KLD, Ilir Meta për mos lejuar komentet politike, seanca me gjyqtarin ka marrë një rrjedhë të pazakontë. I pyetur mbi pretendimin e Ministrisë së Drejtësisë për vonesën e zbardhjes së vendimeve, gjyqtari Dhima është përgjigjur duke thënë se bën..

Lexone