Home / Tag Archives: politike (page 10)

Tag Archives: politike

Kryeministri i Italisë: Aleatë me SHBA, por t’i heqim sanksionet Rusisë

“Ne duhet të ofrojmë përgjigje konkrete për qytetarët”. Këtë theksoi kryeministri i ri i Italisë, Giuseppe Conte, në fjalimin e tij të parë në Senat.“Ndjehem fort përgjegjës për këtë pozicion”, tha Conte – duke shtuar se do të angazhohet për të mbrojtur interesat italiane dhe për të forcuar prestigjin e vendit në arenën ndërkombëtare.“Ne kemi marrë përgjegjësinë për të thënë se ka politika të përballueshme apo të pafavorshme për qytetarët. Forcat politike që integrojnë shumicën e qeverisë janë akuzuar si populiste dhe anti-sistem. Nëse populizmi është qëndrimi i duhur për të dëgjuar nevojat e njerëzve, atëherë ne do ta ndjekim atë”, theksoi Conte.Por ajo çka ka tronditur aleatët evropianë në fjalimin e Contes ishin fjalët e tij pro Rusisë, për të cilën tha se duhen hequr sanksionet që janë vendosur nga SHBA dhe BE.“Ne synojmë të jemi anëtarë të denjë të NATO-s, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një aleat i privilegjuar. Por ne do të jemi mbrojtës të hapjes me Rusinë, e cila..

Lexone

Ish ministri i LSI bën diversion: Erion Veliaj të marrë drejtimin e PS, të hapë rrugë për bashkinë e Tiranës…

Ish ministri i LSI Ylli Manjani vijon ne gjurmet e kryetares se tij Monika Kryemadhi diversionin ndaj PS per bashkine e Tiranes.Manjani thote se Erion Veliaj eshte nje talent ne politike dhe per kete ai duhet t’u hape rruge te tjereve per bashkine e Tiranes.Sipas tij duhet te marrin fund njehere e mire bashkite politike, dhe ti hapet rruga teknicieneve dhe njerezve qe bejne punen, duke mos thene ndonje emer qe ka ne mendje.Postimi i Manjanit:Bashkitë politike duhet të kenë një fund!Është e papranueshme që edhe përgjedhja e kandidatëve për Kryetarë bashkish të mbetet në pronësi të partive!Veçanërisht Bashkia Tiranë përceptohet si fat-vendosja për drejtuesit e partive kryesore në vend, që do të thotë edhe e qeverisë.Është e padrejtë kjo sjellje politike! Shumë e padrejtë madje!Pse duhet të vendosin partitë për pusetat e pastrimin e rrugëve?Po për lejet e ndërtimit apo planet urbane, përse?!Si ka mundêsi që qytetet tona nuk prodhojnë kandidatë jo politikë për të adm..

Lexone

Spartak Ngjela: Nëse BE nuk na hap negociatat, Rama me Berishën e çojnë vendin në destabilizim

Nga Spartak Ngjela“Corruption is just another form of tyranny (korrupsioni është sak një formë tjetër e tiranisë”-Joe BidenA do të arrihet që shoqëria shqiptare të adoptojë përgjegjësinë personale si kulturë të saj?Ky është kushti amerikan për shoqërinë shqiptare dhe metoda amerikane antikorrupsion.Dhe prandaj, kjo, sigurisht që do të arrihet.l.Nëse funksionon ligji, arritja e përgjegjësisë personale do të arrihet. Reforma në Drejtësi që kanë shkruar perëndimorët për Shqipërinë dhe që tani është në forcë, pikërisht këtu e ka përmbajtjen e saj.Korrupsioni i lartë shqiptar që e votoi me 140 vota nuk e kuptoi dot këtë, nuk mundi ta kuptonte nga niveli i lartë i strukturës, sepse korpusi ligjor ka një karakter fragmentar, por që konvergon në një pikë: te zbatimi rigoroz i ligjit.Zbatimi rigoroz i ligjit, esencialisht është sigurimi i funksionimit të përgjegjësisë personale në një shoqëri. Përgjegjësia personale e detyruar nga ligji, sjell përgjegjësinë e qeverisjes dhe qeve..

Lexone

Berisha në “ekstazë”: Negociatat s’do hapen, të ikë Edvin Kristaq Rama

Sali Berisha thotë se negociatat nuk do të hapen në qershor.Sipas ish-kryeministrit, në qershor Bashkimi Europian do japë vendim negativ për integrimin.Për Berishën, bllokues është kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.Ai i bën thirrje qytetarëve që të ngrihen për t’i rrëzuar nga pushteti pasi veç PD mund ta çojë vendin para.Postimi i plotëXhafa i Droges bllokuesi i hapjes se negociatave!Presidenti i Partise Popullore Europiane, Joseph Daul, ka kërkuar largimin e Fatziut nga Ministër i Brendshëm.Te dashur miq, gjatë mbledhjes së Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane ne Varshave, Presidenti Jozeph Dual ndër të tjera, është shprehur:“Ne po e ndjekim nga shumë afër qeverinë shqiptare, për shkak të përfshirjes së Ministrit të Punëve të Brendshme në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar.Nëse nuk përmbushen principet e zbatimit të ligjit, unë nuk shoh se si mund të ketë një përgjigje positive për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Nd..

Lexone

SHBA nxisin përçarjen e Europës

Ambasadori i ri i SHBA në Gjermani bën të ditur se do të përzihet direkt në politikën europiane dhe e shkakton një skandal. Por revoltimi megjithatë do të ishte përgjigjja e gabuar.Nga Ines Pohl*Gjermania është e revoltuar. Vetëm pak orë pas publikimit të një interviste të ambasadorit të SHBA në Gjermani, Richard Grenell, janë shtuar zërat që ai të dëbohet nga vendi. Shkaku: në një bisedë me portalin e djathtë të internetit Breitbart njeriu i Trumpit pati deklaruar se ai synon të forcojë forcat konservatore në Evropë, të cilat janë kundër establishmentit. Pasazhet e intervistës, në të cilat ai flet për shumicën e heshtur, për mirëqënien e njerëzve që punojnë normalisht, kritikat për politikën aktuale ndaj refugjatëve dhe në tërësi për qëndrimin mendjemadh të elitave politike, ai mund t’i përsëriste edhe në një aktivitet të partisë konservatore të djathtë AFD – duartrokitjet do t’i kishte të sigurta. Kjo në një kohë kur nuk është hera e parë, që Grenelli përzihet në mënyrë kaq të dr..

Lexone

Saga Fevziu dhe fillimi i fundit i emisioneve tallava

Nga Dritan HilaPërfolja për largimin e gazetarit Blendi Fevziu nga televizioni Klan, pavarësisht përpjekjeve të miqve të tij gazetarë për ta paraqitur si eveniment, kaloi pa u vënë re, ashtu sikurse blerja e supozuar nga Top Channel nuk është një ngjarje e merkatos televizive.Duke folur historikisht, Fevziu dhe brandi i tij Opinion është themeluesi i debatit televiziv i ndjekur vetëm një vit më vonë nga “Dritare” i Rudina Xhungës. Për shumë vite ata do të mbeteshin të vetmet tribuna elitare të komunikimit të politikanëve me publikun por edhe të debateve televizive mes gazetarëve dhe politikanëve apo specialistëve, dhe publiku priste me padurim orarin e tyre. Por kjo kohë ka vite që ka mbaruar.Të ndodhur nën presionin e konkurencës, për të fituar publik, secili zgjodhi një rrugë alternative. Fevziu zgjodhi atë të spektaklit dhe për hir të tij nuk kurseu asnjë parametër profesional. Të gjithë jemi dëshmitarë se pjesa e dytë dhe e tretë e emisionit ktheheshin në një kakofoni ku folë..

Lexone

Bill Clinton flet pas 20 vitesh, për aferën seksuale me praktikanten e tij Monica Lewinsky

Bill Clinton thotë se do të përgjigjej edhe sot njësoj si në vitin 1998 në lidhje me marrëdhënien e tij me Monica Lewinsky-n.“Nëse faktet do të ishin të njëjtat, nuk do të përgjigjesha ndryshe”, tha ai në një intervistë në NBC.Ndërsa një sërë rastesh abuzimi seksual kanë dalë në dritë në kuadër të lëvizjes #MeToo, Clinton u pyet nëse skandali që e përfshiu atë vetë 20 vjet më parë u menaxhua me sukses.“Mendoj se kam bërë gjënë e duhur”, tha ai në lidhje me këtë.Clinton në atë kohë u hetua për dyshimet se i kishte gënjyer hetuesit në dëshminë e parë mbi skandalin seksual që përfshiu Shtëpinë e Bardhë.Lëvizja për shkarkimin e Clintonit u nis nga republikanët, çka e bëri Clintonin presidentin e dytë në historinë e Amerikës që vihej në një situatë të tillë.Megjithatë, ai mbeti në pushtet deri në vitin 2001.Clinton tha se nuk i ka kërkuar kurrë personalisht falje zonjës Lewinsky.Por shtoi se e ka bërë këtë në disa raste publikisht.Ish-praktikantja e Shtëpisë së Bardhë ka p..

Lexone

Gjermania tërbohet me ambasadorin amerikan në Berlin: Po sillet si oficer kolonialist

Gjermania i kërkoi të hënën ambasadorit amerikan në Berlin shpjegime pasi kishte deklaruar se kërkonte të mbështeste konservatorët në Europë në një intervistë për portalin e ekstremit të djathtë «Breitbart». Richard Grenell, mbështetës i zjarrtë i Trumpit dhe homoseksual i deklaruar, ka marrë detyrën e ambasadorit para katër javësh. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane tha se «Berlini ka kërkuar sqarime» pas deklaratës së fundit të Grenell.Sipas intervistës së dhënë për «Breitbart», publikuar të dielën, diplomati deklaroi se ishte kontaktuar nga shumë konservatorë në të gjithë Europën, që i kanë shprehur ndjenjat e tyre për një rishfaqje të kësaj lëvizjeje politike, nxitur nga dështimi i politikave të majta.«Dëshiroj të mbështesë konservatorë të tjerë kudo në Europë, zyrtarë të tjerë», shtoi ai, një deklaratë e pazakontë e bërë nga një ambasador që synon të jetë neutral. «Mendoj se zgjedhja e Donald Trump ka mundësuar për njerëzit të thonë se nuk mund ta lejojnë klasën pol..

Lexone

Për Fevzon me shumë zero (dhe ata që indinjohen me rrogat e tij)

Nga Adrian ThanoPortali ResPublica, qëndrimi editorial i të cilit mëton të djathtën reale dhe është kritik me Ramën, ka botuar dje një analizë mbi lajmet që qarkullojnë për lëvizjen e emisionit të B.Fevziut (Fevzos siç i thonë miqtë e të njohurit)nga Tv Klan në TCH.Analiza përmend dhe rrogën e re të mundshme të drejtuesit të emisionit Opinion, i cili njihet edhe më herët për pagesat e larta dhe përdorimin e statusit mediatik për mbylljen në favor të çështjeve të dyshimta pronësore.ResPublica shpreh indinjatë për faktin që rroga e një drejtuesi emisioni përflitet se do arrijë në 45 milionë lekë (të vjetra), ndërkohë që reporterët, pra gazetarët e të njëtit kanal, apo gazetarët e lajmeve në përgjithësi, marrin paga sa 1 e 100 e kësaj shifre apo dicka poshtë apo sipër kësaj.Për të gjithë ata që janë të revoltuar me pagën e re të Fevziut që edhe në mos qoftë kaq do jetë diku afër, duhet thënë që problemi nuk është se ajo ka goxha diferencë me gazetarët e lajmeve.Po të jetë për di..

Lexone

Kryeministri i ardhshëm i PD apo LSI? Kryemadhi: Nuk e kemi ndarë ende me Lulin se kush do të jetë….

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në “Tonight Ilva Tare”, thotë se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk ka pse mban përgjegjësi ligjore për të vëllain e tij.Tare: Keni marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin. Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm, Edi Rama kryeministër, çdo të bëni tani?Kryemadhi: Unë nuk mendoj që problemi është zt.Xhafaj që është ministër i Brendshëm, apo Rama që politikisht është kryeministër i rënë. Sot nëse do të duash të trokasësh në zyrën e një ministrie nuk do të marrësh një shërbim. Kemi një shkarkisje të shumë ministrive.Ashtu siç dëgjuam para disa ditësh listën e 200 firmave të ndërtimit që nuk kanë legalizuar pallatet, pastaj u ndryshua lista. Ajo çka mendoj se historia nuk është thjesht tek zt.Xhafaj, pasi nuk është një element i më vetëm. Këtu beteja nuk është thjesht për zt.Xhafaj, pasi nuk ka pse mban përgjegjësi për vëllain e tij, por këtu beteja është nëse kjo klasë politike, që shqiptarët e votojnë a..

Lexone