Home / Tag Archives: politike

Tag Archives: politike

INTERVISTA/ Igli Tare rrëfen karrierën: Oferta e çmendur e Lotitos

Igli Tare është një nga shqiptarët më të suksesshëm në botën e futbollit. Në një rrëfim për “RTSH”, drejtori sportiv i Lacios, tregon për ecurinë e tij dhe arritjen në majat e futbollit. Nga fëmijëria deri te sukseset me Lacion. “Nostalgji pafund për klubin Partizanin, për atë fëmijëri shumë të bukur që kam kaluar. Në atë periudhë gati 8-9 vjeçare që kam pasur mundësi të luaj dhe të punojë me trajnerë si Luki Shaqiri dhe Muç Fagu. Më vonë Starova e Lika. Ka qenë një eksperiencë shumë pozitive që më ka ndihmuar shumë në karrierën time”, thotë Tare i emocionuar. Ju vjen keq për kompleksin që nuk ekziston? “Kanë ndryshuar shumë gjëra, një nga ato që ka ndryshuar është edhe klub sportiv. Nuk duhet të futem te çështjet politike. U mërzita shumë kur e mora vesh lajmin që ambienti i klubit sportiv qe kthyer në qendra banimi”. Transferimi në Itali… “Ka qenë lëvizje e dëshiruar. Për çdo futbollit kampionati italian ka qenë një ëndërr e madhe. Kam ardhur në moshën 27-vjeç. Një emocion i j..

Lexone

Fatos Lubonja zbulon shit-blerjen e ambasadorëve: Ata kanë gabuar, kanë mbështetur Ramën

Fatos Lubonja ka folur lidhur me shit-blerjen e ambasadorëve të akredituar në vendin tonë. Analisti tregon se ka arritur në përfundimin se ata shpesh herë kanë gabuar pasi sipas tij kanë mbështetur kryeministrin Edi Rama dhe jo opozitën e vendit. Lubonja theksoi në “News24” në shumë raste diplomatët kanë gabuar për interesa personale. “Shit-blerjen duhet ta provojë, si provë. Mendoj se se më shumë sesa shiten apo blien, çështja është nëse gabojnë apo jo. Kjo është çështje që ha debat. Ajo që di të them unë është se historia jonë që shumë herë kanë gabuar ambasadorët, edhe ata amerikane. Për shumë arsye, ndonjëherë edhe padashje. Ndonjëherë edhe nga simpatitë, apo dhe nga interesat e shtetit të tyre. Për shembull në fillimet e demokracisë, ambasadori i parë i SHBA në demokraci mbështeste Berishës. Ai vazhdonte linjën e tij apo edhe italiani Paulo Foresti. Apo mjafton të kujtoni Arvizun, që për interesa të SHBA, donte të sillte demontimin e armëve kimike siriane. Ai doli në media d..

Lexone

SHQUB-i

Nga Nasho Bakalli Udhëheqësia e PD, nga tani e ca kohë më parë, e vetndryshoi nofkën e saj nga SHQUP, që socialistët i’a kishin ngjitur, në SHQUB (Shtabi Qëndror i Ushtrisë Babaleve). SHQUB-i me taktikat dhe teknikat infantile të luftës tij politike, për shembull, se “… Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj i kanë ofruar “Babales” 200mijë euro me qëllim që ai të ndryshojë dëshminë e vet…”, sigurisht, që nuk i shërben përmbushjes të dëshirave më të rëndësishme të anëtarësisë të thjeshtë të PD. Kjo është edhe përgjigjia themelore e pyetjes “Pse themeluesit e PD nuk u pranuan, nga SHQUB-i, kohët e fundit, anëtarë në forumet qëndrore drejtuese të PD?” Po sa është numuri i antarëve të Shtabit Qëndror të Ushtrisë të Babaleve, dhe cilët janë ata? Janë rreth 55 veta. Këto, të gjithë të përhimtë. Për ta vërtetuar faktin se numuri i shtabistëve është afro 55, ose diçka mbi numurin 55, mjafton të ze në gojë pohimet – të ardhura këto prej të njohurve që kam në degët e PD – se nuk ka grupe Babalesh që shë..

Lexone

Mbyllet tenderi i protestuesve

Nga Artur Ajazi Mungesa e funksionimit të degëve në rrethe, e ka detyruar Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, të hapë “tender” për të gjetur me çdo mënyrë njerëzit e protestës së “madhe”. Pavarsisht se Lulzimi i ka mbledhur me urgjencë 1 javë përpara ata që ai i quan “kryetarët e degëve në rrethe” (por që në fakt ata janë thjesht numra atje) duket se situata nuk e kanaq as Ervinin dhe as Enkeledin. Ata i kanë transmetuar shpesh në celularë kryetarëve të degëve (edhe pas takimit zyrtar në selinë e partisë) porositë dhe merakun e shefit të madh, duke u kujtuar atyre “ kujdes mbushni autobuzët, na duhen njerëz”. Por në fakt paralajmërimi i protestës së Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, duket më tepër si një testim që kryetari kërkonte, dhe po kërkon ti bëjë gatishmërisë së “bazës” së partisë, duke synuar tek gjetja e personave “të duhur” dhe jo tek ish-zyrtarë dhe ish-drejtues të qeverisjes 8 vjeçare. Fjalë të dala nga selia blu, thonë se “kryetari ka shpallur tender të hapur, dhe..

Lexone

Rezoluta për integrimin, Pollo: Furçe e bojëra për makiazhin e qeverisë Rama

Edi Rama nga foltorja e Kuvendit e kritikoi opozitën se braktisi sallën në ditën kur do votohej rezoluta që do t’i paraqitet kancelarive të BE-së për të treguar se të gjitha forcat politike në vend kërkojnë çeljen e negociatave në qershor. Kryeministri madje e quajti opozitën “tradhtare” dhe e krahasoi me Esat pashë Toptanin, por për demokratin Genc Pollo rezoluta për integrimin evropian që u miratua në Kuvend nga maxhoranca, është tekst “plot furçe dhe bojëra për makijazhin e fytyrës së qeverisë”. “Nëse qeveria dhe Edi Rama do të donte një Rezolutë konsensuale atëherë do të lejonte që teksti i Partisë Socialiste normalisht, siç është vepruar gjithmonë, të shqyrtohej në Komisionin e Integrimit Europian. Madje edhe në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian dy organe përgjegjëse të Kuvendit, për raportet me Bashkimin Europian dhe kështu ëshgtë vepruar gjithmonë përmes diskutimeve, kompromiseve, është arritur pothuajse gjithmonë një tekst i përbashkët i cili është votuar konsensualis..

Lexone

Rama tregon projektin e Sharrës: Zhbëjmë mallkimin e plehrave (VIDEO)

Problemi i depozitimit dhe riciklimit të mbetjeve në Tiranë, duket se do të marrë një zgjidhje reale në muajt në vijim, pasi kryeministri Edi Rama me një video në Facebook ka prezantuar projektin e ri për transformimin e landfillit të Sharrës. “A ju kujtohet Sharra e maleve me plehra e zjarre, retë e helmeve mbi tërë zonën e Kombinatit dhe ujrat e helmuar prej degradimit nën diell e nën shi të mijëra tonelatave mbetje në mëshirën e fatit?! Shikojeni se si po fitohet beteja për Shqiperinë e pastër Europiane, mu në zemrën e vendit tonë, përmes një modeli të ri standardesh të Bashkimit Europian mbledhjeje, përpunimi e prodhimi energjie nga mbetjet me zero impakt negativ për ajrin e shëndetin. Dhe gjykojini vetë lumenjtë e baltës së shpifjeve e të akuzave, që vazhdojnë kundër nismave tona në këtë drejtim ku për çerekshekuli nuk u bë asgjë!”, shkruan Rama. NJË FAKT SHEMBULLOR KUNDËR HIRIT TË SYVE A ju kujtohet Sharra e maleve me plehra e zjarre, retë e helmeve mbi tërë zonën e Kombinatit ..

Lexone

Veliaj, apel opozitës: Mjaft e sabotuat integrimin e vendit!

I sapokthyer nga turi i tij dy ditor në Holandë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ndal pak edhe te procesi i integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. Veliaj tha se sot në Shqipëri ka dy forca politike: një forcë që po mundohet të zhvillojë Shqipërinë, duke çuar Rilindjen Urbane edhe në zonat më të largëta të vendit, dhe një forcë tjetër që përpiqet të pengojë qëllimisht hapjen e negociatave me BE-në. “Sot ka një grup i cili po mundohet të rregullojë Shqipërinë, që është i fokusuar në reforma, që po mundohet që Rilindjen Urbane ta çojë nga sheshi “Skënderbej” deri në Malësi të Madhe, Koplik apo Konispol; por, ka edhe një grup tjetër, i cili u thotë njerëzve, o burra ta prishim këtë vend, hajde t’i vëmë zjarrin, të krijojmë tollovi, t’i vëmë pengesa njeri-tjetrit, vetëm të mos hapen negociatat! Fakti që sot jemi në këtë situatë, ku partitë politike po mobilizojnë me kuç e me maç, me përgjime të sajuara aq keq sa edhe një fëmijë që shkon në klasë të parë, i vjen..

Lexone

Veliaj opozitës: Mjaft e sabotuat integrimin, kemi humbur shumë kohë

Njësia Administrative 8 në kryeqytet ishte ndalesa e radhës e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në vijim të turit të bashkëbisedimit me qytetarët. Së bashku me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, zv. ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, kryetaren e Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti dhe deputetin e PS, Ervin Bushati, kryebashkiaku Veliaj ndau me banorët projektet e investimit për Njësinë 8. I sapokthyer nga turi i tij dy ditor në Hollandë, ai u ndal pak edhe te procesi i integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. Veliaj tha se sot në Shqipëri ka dy forca politike: një forcë që po mundohet të zhvillojë Shqipërinë, duke çuar Rilindjen Urbane edhe në zonat më të largëta të vendit, dhe një forcë tjetër që përpiqet të pengojë qëllimisht hapjen e negociatave me BE-në. “Sot ka një grup i cili po mundohet të rregullojë Shqipërinë, që është i fokusuar në reforma, që po mundohet që Rilindjen Urbane ta çojë nga sheshi “Skënderbej” d..

Lexone

Deputeti i PS: Të thërrasësh protestë për Babalen, këtë mund ta bëjë veç Saliu me Lulin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për mediat pas përfundimit tëseancës plenare deklaroi se të thirrësh protestë për babalen, këtë mund ta bëjë vetëm Saliu me Lulin. Sipas Ballës kjo është derexheja në të cilën ka degraduar PD, por që po mer si një gur të rëndë gjithë opozitën me vete. Deklarata e plotë e Taulant Ballës: Keni deklaruar që kokaina e kapur në maminas I takondrejtuesëve të lartë të PD. Kur do ti bëni publike faktet? Në dallim nga personazhet e SHQUP-it unë i qendroj asaj që kam thënë dhe ndjek me vëmëndje gjithçka do zbulojë Prokuroria në bashkëpunim me organete e tjera ligjzbatuese, qoftë brenda apo jashtë Shqipërisë, me qellim që kjo çështjetë zbardhet, e kur të zbardhet ju do tmë jepni të drejtë mua për gjithçka kam thënë. Prokuroria komunikon me ju paraprakisht për të dhënë këto informacione? Nuk kam asnjë lloj komunikimi për këtë çështje me asnjë nga këto organe që ju i referoheni, por dua të them shumë qartë që ..

Lexone

Protesta, morali politik dhe vota e lirë qëndrojnë bashkë

Nga Artur Rroshi Të protestosh për moralin politik disa njerëzve dhe qeverisë ju duket jashtë logjike. Në fakt në fokusin tim morali politik e ka origjinën tek zgjedhjet e lira,tek vota e lirë. Që të kemi zgjedhje të lira duhet më parë të kemi një sistem zgjedhor që garanton një garë të lirë për të gjitha partitë politike përfshirë ato që krijohen rishtas. Kur kemi një kod zgjedhor të tillë vota e lirë e qytetarëve drejtohet tek kandidati apo partia politike që ka reputacion më të lartë në komunitet,pra prevalon morali politik i përfaqësuesve të partive politike. Pra zgjedhjet e lira,vota e lire vendos një raport thelbësor morali midis qytetarit që ka votuar dhe politikanit që ka marrë votën. Kur politikani prish raportin moral me qytetarin bie nga sistemi politik sepse nuk votohet më dhe ruajtja e këtij raporti i intereson edhe partise politike sepse humbet një mandat. Pse qeveria sot nuk kujdeset për këtë raport moral me qytetarin ? Sepse sot kemi një sistem bipolar autokratik..

Lexone