Home / Tag Archives: policise (page 5)

Tag Archives: policise

DETAJET: Breshëri plumbash mbi prindërit, ky është “mostra” që ekzekutoi nënën dhe babain: Punoj si vrasës me pagesë (fotot)

Një 26 vjeçar ka ekzekutuar ditën e sotme nënën dhe babanë e tij.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e ‘Llixhave’ në Peshkopi ku Qemal Sela ka qëlluar dy prindërit e tij.Nëse i hedh një sy profileve në rrjetet sociale të të riut shihet se ai kishte shënuar se punonte si ‘vrasës me pagesë’, detaj ky vërtet i rëndë, duke e ballafaquar këtë me ngjarjen e sotme.Sipas policisë, në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur një vrasje në familje.Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij,: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes.Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.

Lexone

Vdes një 20 vjeçar në Shkodër

Një i ri është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Kir në Shkodër.Sipas policisë mësohet se Marjan Marku 20 vjeç, dyshohet se ka pesuar atak kardiak sapo ka hyrë në ujë.I riu ka qenë duke u larë me shokët e tij kur ka gjetur vdekjen.Trupi i 20-vjeçari u dërgua në morgun e spitalit rajonal Shkodër, ku do ti nënshtrohet edhe ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet ngjarjes.The post Vdes një 20 vjeçar në Shkodër appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Arrestohet një prej autorëve të vrasjes së biznesmenit në Vlorë

Biznesmeni nga Vlora, Vasil Dervishaj, u vra tre ditë më parë dhe sot, policia ka vënë në pranga një prej autorëve të kësaj ngjarje.Sipas të dhënave zyrtare, strukturat Policore të Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë Vlorë, kanë bërë zbatimin e Urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ndalimin e shtetasit me iniciale A.C., 28 vjeç, banues në Vlorë.Gjithashtu mësohet se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 1 automjet tip “Audi” me targa AA830RA, dhe 1 palë targa të tjera (italiane) AH63435, (që dyshohet se janë përdorur në momentin e kryerjes së krimit), – 1 xhup dhe 1 kapuç.Ndërkaq. policia vijon punën për kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër të kësaj ngjarje. Një ditë më parë policia arrestoi dy bashkëpunëtorët që ndihmuan dy autorët e vrasjes të largoheshin pas krimit Nekid Arapi, 21 vjeç dhe Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, të dy banues në Vlorë.Po dje u shpallën në kërkim dy autorët e dyshuar të vrasjes së 29-vjeçarit, ..

Lexone

Shpërthim në Bagdad, 18 të vdekur

Të paktën 18 persona u vranë dhe mbi 90 u plagosën nga shpërthimi i një depoje të armëve në Bagdad të Irakut.“Një depo armësh ka shpërthyer. Forcat e sigurisë kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun”, tha përmes një deklarate Komanda e operacioneve të sigurisë në Bagdad.Zyrtarë të policisë thanë se shpërthimi duket se është shkaktuar nga armë të rënda, përfshirë granata dhe predha, që mund t’i përkasin një grupi të armatosur. Shpërthimi ndodhi pranë një xhamie shiite në lagjen Sadër Siti.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Treni i linjës Fier-Elbasan aksidenton për vdekje 81-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në dalje të Rrogozhinës, ku treni i linjës Fier-Elbasan ka aksidentuar për vdekje një këmbësor 81-vjeçar.Mësohet se ka mbetur viktimë i moshuari P. V., i cili ka qenë duke kaluar në shinat e trenit, kur është përplasur nga mjeti.Shërbimet e policisë dhe drejtuesi i trenit ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Pogradec, 40-vjeçarja gjendet e plagosur rëndë në anë të rrugës

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje rreth orës 5:20 në aksin Pogradec-Korçë, në vendin e quajtur “Lapidari i Petrushës”. Sipas policisë, një 40-vjeçare është gjetur në anë të rrugës me dëmtime në trup.Dyshohet se pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja. Qytetarja është transportuar në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa gjendja e saj raportohet e rëndë.Një grup hetimor është ngritur për të zbuluar rrethanat e ngjarjes, e sigurisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Gjirokastër, dy persona qëllohen me armë zjarri para një pike bastesh

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Gjirokastrës.Një konflikt në një pikë bastesh pranë Drejtorisë së Policisë ka përfunduar me dy të plagosur me armë zjarri.Në lagjen “18 Shtatori” të qytetit Gjiokastër, rreth orës 20:45, para një lokali “lloto sporti”, shtetasi K. Ll, rreth 40 vjeç, banues në Gjirokastër pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit: XH.G 52 vjeç dhe V.B 36 vjeç, të dy banues në Lazarart.Të dy shtetasit e plagosur janë transportuar në Spitalin rajonal Gjrokastër, për momentin jashtë rrezikut për jetën.Autori menjëherë pas ngjarjes është larguar, ku forca të shumta policie po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar 3 gëzhoja pistolete.Po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethana të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ndodh në Gjirokastër, plagosje me armë zjarri pranë Komisariatit të Policisë

Një person u plagos mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Gjirokastër.Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 shtatori” para Drejtorisë së Policisë.I plagosur ka mbetur shtetasi Xhelo Gerveshi 52 vjeç nga Lazarati. Ai u qëllua me armë zjarri në këmbë sapo doli nga një pikë bastesh sportive.Si autor i ngjarjes është identifikuar shtetasi Valentin Buci.I plagosuri u transportua me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.Policia e mbërritur në vendngjarje po punon per kapjen e autorit të plagosjes.The post Ndodh në Gjirokastër, plagosje me armë zjarri pranë Komisariatit të Policisë appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Gjirokastër, të shtëna me armë, dyshohet për 2 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Gjirokastrës. Dyshohet se 2 persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri.Ngjarja ka ndodhur para drejtorisë së policisë. Dy të plagosurit kanë qenë bashkë në një pikë bastesh. Mësohet se ata janë nga fshati Lazarat.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shkodër, mësues e nxënës denoncojnë drejtoreshën për dhunë

Mësues, nxënës dhe prindër të tyre janë bërë bashkë në Shkodër për të denoncuar në polici drejtoreshën e shkollës 9-vjeçare Osman Dhampiraj” në fshatin Shtoj të Ri. Sipas denoncimit të depozituar në drejtorinë vendore të policisë, titullarja e shkollës, Saime Hegrepi, akuzohet për ushtrim dhune psikologjike e fizike mbi kolegët dhe nxënësit e saj.Për rreth 3 orë me radhë mësuesit, nxënësit e shkollës, psikologja si dhe prindërit e njërit prej fëmijëve kanë bërë kallëzimet ndaj drejtoreshës Hegrepi.Mësohet se nuk kemi të bëjmë me një rast të distancuar dhune në këtë shkollë nga drejtoresha, por të përsëritur. Ditën e djeshme situata ka degjeneruar, pasi drejtoresha ka thirrur në shkollë të afërm të saj për të ushtruar dhunë.Drejtoresha në deponimin e dhënë në polici, ka mohuar një fakt të tillë, duke e quajtur komplot për ta hequr atë nga puna.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone