Home / Tag Archives: policise (page 4)

Tag Archives: policise

Ky “qen i pamëshirshëm…”

Nga Gjon NdrejaTek ecja bregut të detit, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, ku jam stacionuar për pushime në këto ditë të nxehta të fillim verës, befas më erdhi në mend një fragment nga një poezi e njohur e Migjenit ku e përkufizon kapitalizmin si “një qen i pamëshirshëm, me bark shekulluer gjithmonë i pangishëm”. Dhe shkak për këtë u bë “Përroj i Agait” i cili ndodhet në mes të Shkëmbit Kavajës dhe Golemit i cili derdhet lirshëm në det. Kur shkova në drejtim të Golemit ai kalohej me lehtësi, pasi prurjet e tij ishin minimale dhe me një të kërcyer ndodhesh në bregun tjetër.Por kur u ktheva prej andej ishte bërë i pakapërcyeshëm për shkak se kishte shtuar volumin si rrjedhojë e derdhjes së ujrave të zeza në të dhe kjo kuptohej menjëherë sapo afroheshe pasi era e rëndë e fekaleve të zinte frymën. Në të dy anët këtij përroj janë ndërtuar disa resorte turistike që nuk përtojnë të vendosin pa hesap yjet në tabelat e tyre. U vura menjëherë për të kërkuar burimin e derdhjes së ujrave të ze..

Lexone

Dokumenti i SHIK ’98: Zbulohet misteri i përplasjes mes Azem Hajdarit dhe fisit Haklaj

Në raportin sekret të SHISH të vitit 1998 për vrasjen e Azem Hajdarit, theksohet se vëllezërit Haklaj dhe Haxhiaj bënin trafik armësh me Kosovën, ofertë në të cilën ishin përfshirë edhe Azem Hajdari.SHISH thekson se arrestimi në rrugën e tretë të trafikut të Isamedin Haxhiajt dhe Halil Haklajt dhe një telefonatë e dyshimtë mes një prej trafikantëve me Azemin apo Shaban Meminë acaroi marrëdhëniet mes tyre.Në dokumentin sekret flitet edhe për vrasjet e bujshme në Tropojë të cilat nisin në fund të 1997, plas plagosjes së Azem Hajdarit nga ish-deputeti i PS, Gafurr Mazreku dhe incidenteve të mitingun e PD në Tropojë në fund të po të njëjtit vit.Në seancën e parë te Gjykata e Tiranës, Izet Haxhia ka kërkuar të ballafaqohet me Sali Berishën, për vrasjen e Azem Hajdarit. Haxhia ka thënë përpara trupit gjykues se ka pasur një plan nga Berisha edhe për vrasjen e tij. Në këtë dokument, Izet Haxhia nuk përmendet në cilësinë e personit të dyshuar për vrasjen apo edhe bashkëpunëtor me Haklajt..

Lexone

Përdhunohet dhe vritet 14-vjeçarja në Gjermani, në kërkim refugjati irakian

Misteri i një vajze 14-vjeçare nga Mainci, e zhdukur në fund të majit, është zgjidhur tragjikisht në Gjermani me identifikimin e një kufome të gjetur nga hetuesit në Wiesbaden. Sipas policisë, shkruan versioni online i gazetës “Bild”, adoleshentja është përdhunuar dhe vrarë dhe dyshimet bien mbi një refugjat irakian 20 vjeç, i cili është kthyer me familjen në vendin e tij të origjinës për t’i shpëtuar arrestit.I riu, Ali Bashar, ka precedentë të ndryshëm penalë (mes të cilave një grindje dhe një grabitje me thikë): sipas hetuesve, ai mund të jetë edhe përgjegjës për përdhunimin e një të miture tjetër, një refugjatë 11 vjeçe, e cila ka akuzuar për rastin këtë person, sipas dëshmisë së të motrës. Në qendrën e refugjatëve në Wiesbaden-Erbenheim, ishin katër persona me emrin Ali, ndaj nuk është akoma e sigurt se përgjegjësi është pikërisht ai. Ali Bashar mbërriti nga Iraku në vitin 2015, përmes rrugës Irak-Turqi-Greqi. Dhe në Irak, me një tempizëm që duket i dyshimtë, është larguar të en..

Lexone

Ambasadori Lu takohet me Fatmir Xhafajn, ministri: Kam mbështetjen e tij

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka takuar këtë të enjte ambsadorin amerikan Donald Lu. Takimi është zhvilluar paradite, por mbi atë çfarë u diskutua publikoi një njoftim rreth orës 14:50 Ministria e Punëve të Brendshme.Në deklaratën e zyrës së shtypit të Fatmir Xhafës theksohet disa herë se ambasadori amerikan Donal Lu i ka dhënë gjithë mbështetjen e tij ministrit.Më poshtë njoftimi i plotë:Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti në mesditë në zyrën e tij, ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu.Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në vend dhe veçanërisht në përpjekjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë.Ministri Xhafaj e njohu ambasadorin me situatën aktuale dhe veprimtarinë e Policisë së Shtetit në këtë luftë.Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe arritjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që kjo e fundit të jetë e motivuar për të viju..

Lexone

Veliu në Slloveni. Kujdes me fluksin e migrantëve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqërur nga Drejtori i Antiterrorit Gledis Nano, morën pjesë në konferencën kundër radikalizmit të dhunshëm. Në Brdo të Sllovenisë, u zhvillua konferenca përmbyllese e projektit për ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e institucioneve për rritjen e kapaciteteve në këtë kuadër, në Ballkanin Perëndimor.Ky projekt është pjesë e nismës, inisiativa kundër terrorizimit në Ballkanin Perëndimor. Në konferencë morën pjesë Drejtuesit e Policive dhe të Antiterrorit të vendeve të rajonit: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Serbia dhe Kroacia.Gjatë konferencës u shkëmbyen eksperiencat më të mira si dhe u diskutua për të forcuar me tepër bashkëpunimin dhe koordinimin në të ardhmen.Një pikë tjetër e diskutimeve ishte dhe fluksi migrator, kryesisht për migrantët e paligjshëm që vijnë nga zonat e konfliktit. Të gjitha shtetet pjesmarrëse janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e këtyre fenomeve.7 qer..

Lexone

Burg përjetë terroristit të sulmit me kamion në Stokholm

Uzbekistanezi që kreu sulmin me kamion, ku mbetën të vrarë pesë vetë në Suedi vitin e kaluar, është dënuar me burgim të përjetshëm për krime terroriste.Rakhmat Akilov, 40 vjeç, kishte shprehur keqardhje për grupin e Shtetit Islamik (ISIS) përpara sulmit në Stokholm. Por prokurorët vërtetuan se kishte për qëllim të dëmtonte shtetin, pasi ISIS nuk konfirmoi se fshihej pas sulmit.Akilov, një azilkërkues i refuzuar, iku nga vendi i ngjarjes, por u arrestua shpejt dhe u rrëfye gjatë marrjes në pyetje të policisë. Ai u largua nga Uzbekistani për në Suedi në vitin 2014 dhe kërkoi qëndrim atje, por në dhjetor të vitit 2016 i ishte thënë se kishte katër javë kohë për t’u larguar nga vendi.Ai u zhduk dhe disa muaj para sulmit, u vendos në një listë të kërkuar zyrtare. Më 7 prill të vitit të kaluar, Akilov rrëmbeu një kamion dhe me shpejtësi të lartë u fut në Drottninggatan (Queen Street), një nga rrugët më të populluara të Stokholmit dhe në një dyqan, duke shkaktuar pesë viktima dhe 10 të ..

Lexone

Shkodër, mbytet një 20-vjeçar në ujërat e lumit Kir

Një 20-vjeçar është mbytur mesditën e sotme në ujërat e lumit Kir.Mësohet se ka mbetur viktimë shtetasi Marjan Marku, i cili dyshohet se ka pësuar atak kardiak sapo ka hyrë në ujë.Sipas policisë, i riu është gjetur i pajetë në ujërat e këtij lumi, në Njësinë Administrative Postribë. Ai ka qenë me shokët e tij, kur ka gjetur vdekjen në ujë, ndërsa trupi i tij është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.Matjan Marku ishte banues në fshatin Shtoj i Ri, në Njësinë Administrative Rrethina.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

“Xhafajt”, Lu: I ndjek akuzat, por të mos ndalet kapja e ‘peshqve’ të mëdhenj

Pak pasi nga Ministria e Brendshme u zbardh takimi mes ministrit Fatmir Xhafaj dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu, ambasada e Shteteve të Bashkuara ka shpërndarë në rrjetet sociale një reagim në lidhje me akuzat për Agron Xhafajn.Bëhet fjalë për një deklaratë të shkurtër të ambasadorit Donald Lu, ku informon se po ndjek më vëmendje akuzat e opozitës.“Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur”, thotë ai.Por, kjo nuk duhet të shërbejë si arsye për të ndërprerë luftën kundër krimit të organizuar, që sipas Lu, ka nisur.“Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”, thotë Ambasadori Donald Lu.DETAJE NGA TAKIMI:Fatmir Xhafaj priti në mesditë në zyrën e tij, Ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu. Takimi midis tyre u fokusua në zhvillimet e fundit në vend dhe veçanërisht në përpjekjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit të org..

Lexone

Zbardhet atentati, “Kurbini” çon në pranga 57-vjeçarin dhe dy vajza (VIDEO)

Një ngjarje kriminale me shumë protagonistë dhe “seri” është zbardhur nga Policia e Kurbinit në një operacion që mbante emrin e këtij rrethi.Nga hetimet me metoda proaktive janë zbardhur “ngjarjet e ndodhura me datë 18.07.2017 dhe 17.08.2017 ku shtetasit N.K. i është bërë atentat duke e plagosur me armë zjarri si dhe makinës së tij i është vendosur lëndë eksplozive”. Policia gjithashtu ka identifikuar dhe arestuar autorin e dyshuar si organizator dhe porositës të kryerjes së këtyre veprave penale ndaj shtetasit N.K.“U bë i mundur zbardhja e 2 ngjarjeve kriminale të ndodhura me datë 18.07.2017 ku shtetasit N.K. banues në Fushë Milot i kanë vendosur lëndë plasëse eksplozive mjetit të tij si dhe ngjarjes së ndodhur me datë 17.08.2017, ku po ndaj këtij shtetasi është bërë atentat me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur, duke u identifikuar autori i dyshuar si organizatori dhe porositësi i kryerjes së këtyre ngjarjeve kriminale. Pas një pune të mirëorganizuar profesionale, u bë i mundur ..

Lexone

VIDEO/ Momenti shokues: Aligatori godet në fytyrë policin, efektivi bie pa ndjenja në tokë

Ky është momenti tronditës ku një aligator godet dhe shtrin në tokë një polic.Kjo ndodhi pasi kjo pasi policët po hipin në kamion krokodilin të cilin e kishin kapur në një zonë të banuar dhe i kishin lidhur këmbët dhe gojën.Por papritmas krokodili bën disa lëvizje dhe godet në kokë policin.Zyrtari i policisë, i cili ishte më afër me nofullat e zvarranikut, mori goditjen drejt e në fytyrë, dhe bie pa ndjenja në tokë. (TemA)

Lexone