Home / Tag Archives: policise (page 30)

Tag Archives: policise

Blindohet Vlora pas arratisjes, ndalohen 3 policët që shoqëruan Kason (FOTO)

Në të majtë Mikel Kasaj gjatë arratisjes dhe në të djathtë efektivët që e ndjekin Amatoreske dhe pamje që të bëjnë për të qeshur janë ato të arratisjes së paradites së sotme nga ambientet e Gjykatës së Vlorës, por në të vërtetë zhdukja e beftë e të dënuarit për rrëmbim Mikel Kasaj ka vendosur në alarm strukturat e policisë në qytetin bregdetar.Kaso, të cilit iu ul dënimi nga 5 në 3.4 vite nga gjyqtari Skënder Haluci, njëkohësisht kreu i Gjykatës së Vlorës, iu largua këtij të fundit para syve vetëm pak çaste pasi i kishte komunikuar vendimin.Në videon e kamerave të sigurisë, që po qarkullon në rrjet, Kaso shihet sesi vrapon jashtë oborrit të gjyaktës, ndërsa prapa tij vihen me vrap punonjës të forcave të rendit.1 of 3Arratisja e 29-vjeçarit detyroi gjyqtarin Haluci të shprehte shqetësimin për mungesën e parametrave të sigurisë në Gjykatën e Vlorës, ndërsa uniformat blu janë mobilizuar maksimalisht për gjetjen dhe ndalimin e tij.Në fotot që vijnë nga Vlora shihet sesi policia ..

Lexone

VIDEO: Vajza nuk e lëshon nga puthja në buzë të riun, policët i hedhin piper për ta ndarë

Ky është momenti dramatike kur e dashur i kafshon gjuhën djalit të ri dhe nuk e lëshon.Djali 23-vjeçar u pa duke qarë me zë të lartë dhe duke rrjedhur gjak nga gjuha.Është dashur ndërhyrja e policisë që vajza ta lëshonte djalin.Mësohet se kjo ishte puthja e fundit midis çiftit pasi djali e kishte lënë vajzë pasi ajo kishte probleme mendore.Ngjarja ndodhi në Kinën lindore. (TemA)

Lexone

Përplaset avioni çarter në Honduras, ndahet në dy pjesë (FOTO)

Të gjithë në bord mbijetuan gjatë rrëzimit të një avioni të nisur nga Teksasi dhe që kishte për destinacion Hondurasin. Të plagosur mbetën gjashtë amerikanë në aksidentin ajror që ndodhi në kryeqytetin e Hondurasit Tegucigalpa të martën në mëngjes.Aeroplani i Gulfstream G200 ishte në një fluturim privat nga Austin, Texas, kur u rrëzua pranë pistës në Aeroportin Ndërkombëtar Toncontin.Autoritetet kanë dhënë shifra kontradiktore për numrin e personave që gjendeshin në bordin e avionit, pasi fillimisht thanë gjashtë e më pas nëntë. Një zyrtar i policisë tha: “Falënderoj Perëndinë që nuk ka asnjë të vdekur”.1 of 6Një dëshmitar i tha AFP se ai ndihmoi pesë burra dhe një grua të dilnin nga avioni i ndarë në dy pjesë, dhe sipas tij të gjithë ishin “praktikisht të padëmtuar”.Rrethuar nga malet dhe me një pistë shumë të shkurtër, aeroporti Toncontin konsiderohet si një nga më të pabesët në botë. Në vitin 2008, një avion i ish-TACA ajrore u rrëzua në pothuajse të njëjtin vend. Pesë ve..

Lexone

Kush është ushtari në Lushnjë që tentoi të grabiste bankën

Nuk dihet ende se çfarë e shtyu ushtarin 25 vjeçar nga Berati që të hynte i armatosur dhe i maskuar në një bankë në Lushnje, ku dy orë më herët kishte kërkuar overdraft. Me shërbim në repartin e Poshnjës, Olcion Muço jetonte prej pak kohesh në një lagje të këtij qyteti. Fqinjët e tij janë të tronditur nga ngjarja.Bashkëshortja e Olcion Muços ndodhet ende në pallatin ku janë zhvendosur para pak kohësh, por nuk pranon të flasë.Nuk dihet ende me saktësi se çfarë e shtyu 25 vjeçarin ushtar profesionist ne repartin ushtarak të Poshnjës, që të merrte një maskë dhe një pistoletë e të shkonte në bankë për grabitur para.Duke e gjetur të mbyllur derën ai zbrazi karikatorin e armës mbi bravë, dhe fatmirësisht nga të shtënat nuk pati viktima. Me armën bosh eci rrugëve derisa u dorëzua i rrethuar nga policia. Dy orë para se të tentonte grabitjen Muço kishte qenë në këtë bankë për të kërkuar një overdraft. Ishte kthyer në shtëpi, për të dalë serish duke thënë se po shkonte për kafe.Edhe pse ..

Lexone

Si u arratis nga Gjykata e Vlorës i dënuari për rrëmbim

Një i burgosur është arratisur nga ambjentet e Gjykatës në Vlorë. I arratisuri Mikel Kasa ka qenë në katin e dytë të Gjykatës për të marrë vendimin. Ai është larguar nga salla, ndërkohë që në sallë ka pasur dhe policë.Mësohet se ai ka goditur një nga efektivët e policisë me grusht. Ai është hedhur mbi tavolinë dhe ka ikur me vrap.Mikel Kasa ishte arrestuar për rrëmbim personi dhe sapo dëgjoi vendimin e Gjykatës është arratisur.Për Kasën është dhënë vendimi me 5 vjet burg dhe akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 dhe personi ndodhej në gjykatë për vlerësim mase.Mendohet se ai ka ikur vetë dhe nuk është ndihmuar nga persona të tjerë.Mësohet se dyert e gjykatës kanë qenë të hapura, çka ka ndihmuar 28-vjeçarin të realizojë planin e tij.Forca policie vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

Lexone

Arratiset nga burgu i Vlorës pasi u dha dënimi, mësohet emri i personit në kërkim

Ditën e sotme, një i arrestuar që ishte lënë në paraburgim në Gjykatën e Vlorës, ka mundur që të arratiset.Bëhet fjalë për shtetasin Mikel Kasa, i cili ka arritur që t’i shpëtojë mbikëqyrjes së policisë, në momentin kur Gjykata ka dhënë vendimin për dënimin e tij.Ai është dënuar me 3.4 vite burg, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Ndërkohë, detaje të tjera mbi ngjarjen priten të dalin në vazhdim.The post Arratiset nga burgu i Vlorës pasi u dha dënimi, mësohet emri i personit në kërkim appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

PLATFORMA E NARKOTIZIMIT, KRIMI MË I MADH SHTETËROR

Nga Bujar NISHANITë dashur miq,Prej disa kohësh paraja e pisët ka nisur të minojë shumë rrezikshëm ekonominë tonë dhe ashtu siç ajo është e dobët dhe e gërryer nga korrupsioni.Çdo ditë leku po zhvleftësohet dhe po e çon situatën financiare të vendit në një krizë edhe më të rëndë se ajo e skemave piramidale të ‘96-‘97.Platforma e narkotizimit të vendit ishte krimi shtetëror më i madh që pas diktaturës staliniste në Shqipëri.Mjeranët që e ideuan dhe implementuan rrugëtimin, nga kanabisi tek kokaina, jo vetëm që do të hyjnë në historinë e Shqipërisë si “narkotrafikantët e Ballkanit”, por edhe do të përgjigjen përpara historisë”.E nxinë imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në sytë e të gjithë botës siç nuk e meritojmë aspak.Këtë imazh, që ska dënim të kujtëdo e qeli burgu, që ta shlyejë dot.E minuan rëndë sigurinë tonë kombëtare duke e vënë policinë e shtetit nën komandën e organizatorëve të trafikut, të cilët veshën uniformën e policisë në funksionet më të larta dhe sot ja..

Lexone

Kapet me pistoletë në një lokal, në pranga 35-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas për armëmbajtje pa leje, një tjetër shpallet në kërkim, si dhe 3 shtetas të tjerë procedohen në gjendje të lirë.Më datë 22.05.2018 shërbimet e policisë të komisariatit nr.1, në bashkëpunim me forcën e operacioneve speciale dhe kërkimit, në kuadër të operacionit policor “Befasia”, arrestuan shtetasin :– Gentjan Kërcyku, 35 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”)Ky shtetas u arrestua pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në zonën e “Ali Demit” iu gjet një armë zjarri e llojit pistoletë me një krehër me 11 fishekë.Ndërkohë u shpall në kërkim shtetasi:– A. V., 53 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Transportim dhe tregtim i mallrave që janë kontrabandë), pasi ky shtetas i kishte dhënë armën e zjarrit dhe krehrin me 11 fishekë, shtetasit Gentjan Kërcyku.Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mëposhtëm, të cilët ishin prezent gja..

Lexone

DOSSIER: Historia e një fotoje që ktheu fatin e Luftës së Vietnamit, pse po ekzekutohet ky guerrilas komunist

DOSSIER/ Si u sulmua ambasada amerikane në Sajgon nga komunistët. Shpërthimi in ofensivës së përgjithshme që kapi në befasi ushtrinë më të fuqishme në botë. “Ofensiva Tet”, dështimi i madh që u shndërrua në një sukses spektakolar. Si u ekzekutua në rrugë oficeri komunist, që kishte masakruar një familje duke u prerë fytin me thikë. Fotoja e Assosiated Press që i dha Çmimin Pulitzer autorit dhe ndryshoi fatin e Luftës së VietnamitNë orën 02.47 të mëngjesit të 31 janarit të vitit 1968, një polic amerikan ushtarak dërgoi një mesazh radiofonik emergjence nga posti i tij, jashtë një ambasade amerikane, në anën tjetër të botës: “Sinjal 300! Ata po vijnë! Ndihmë! Ndihmë!”.Mesazhi u dërgua vetëm pak çaste përpara se të qëllohej për vdekje, së bashku me një roje tjetër.Ky mesazh gjysmë shekulli më parë shënoi fillimin e sulmit më shkatërrues ndaj krenarisë dhe prestigjit amerikan, që nga sulmi japonez mbi Pearl Harbor, në vitin 1941.Sulmi mbi ambasadëKomandot e Viet Cong-ut, të zbritu..

Lexone

Heroinë në Berat dhe kokainë në Laç, dy të arrestuar

“Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” është akuza mbi të cilën është bërë arrestimi i dy personave në Berat dhe Kurbin.Në prangat e policisë së Beratit ka rënë 43-vjeçari Ilir Leka. Në momentin e arrestimit atij i janë gjetur edhe dy doza lëndë narkotike heroinë.“Specialistët e seksionit për hetimin e narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Ilir Leka, banues në lagjen “30-Vjetori” në qytetin e Beratit. Ndalimi dhe prangosja e tij u bë pasi sasia e lëndës narkotike iu gjet gjatë një kontrolli fizik të ushtruar nga efektivët e policisë në automjetin e tij”, sqaron policia.Tashmë, materialet hetimore ndaj të pandehurit të ngarkuar me veprat penale “prodhim dhe shitje narkotikësh” i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.Ndërkohë në Kurbin, policia ka vendosur në pranga një 19-vjeçar. Mësohet se Kristian Ndoci u kap me katër doza kokaine, të cilat i mbante për t’i shitur.23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone