Home / Tag Archives: policise (page 3)

Tag Archives: policise

Krim për pasion/ Flasin dëshmitarët: E pa që ishte gjallë, u kthye e qëlloi sërish 19-vjeçaren

Të tjera detaje janë mësuar nga rrëfimi i dëshmitarëve për ngjarjen tronditëse sot në Don Bosko ku një 31 vjecar nga Kukësi vrau 19 vjecarjen Xhuljeta Cuni me të cilën thuhet se ka patur një lidhje intime.E reja ndërroi jetë në vend, ndërsa Xhafer Mata 31 vjec vdiq një orë më pas në spitalin e Traumës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në trotuar në rrugën kryesore të Don Boskos dhe është parë nga kliente të një kafeje përballë rrugës dhe nga kalimtarë të rastit.Dëshmitarët kanë rrëfyer për grupin hetimor se autori ka tentuar ta ndalojë, por vajza nuk ka pranuar duke i thënë “mos më prek”. Ai e ka qëlluar me pistoletë nga pas dhe është larguar disa metra, për tu rikthyer sërish. 31 vjecari pasi e ka parë se vajza ishte gjallë ka shtier sërish mbi të, duke i marrë jetën. Më pas thonë dëshmitarë, autori bënte lëvizje kaotike me pistoletë në dorë, duke rrezikuar jetën e tyre. “Ai është larguar disa metra nga vendi i krimit, është ulur poshtë një peme dhe ka filluar të qajë. Kur ka d..

Lexone

DETAJET/ Xhaferi u kthye kur pa se Xhuljeta merrte ende frymë, e qëlloi për herë të dytë. Inxhinieri nga Kukësi nuk e pranoi dot ndarjen, ishte denoncuar katër herë nga ish- e dashura

Gazetarja e ‘News 24’, Dorjana Bezat ka dhënë informacione të tjera nga momenti i ngjarjes tragjike në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ku 31 vjeçari Xhafer Mata qëlloi për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni.Sipas gazetares, Xhaferi dhe Xhuljeta kanë debatuar për disa minuta me njëri-tjetrin, por kur vajza ka kthyer shpinën për t’u larguar, ai e ka qëlluar me armë zjarri.Në gjendje të rëndë psikologjike, Xhaferi është larguar për disa metra dhe armën e mbante në dorë.Ai u ka drejtuar armën edhe disa kalimtarëve aty pranë, të cilët kanë bërtitur të tmerruar.“Mos kini frikë, nuk ju bëj gjë”, mësohet t’u ketë thënë 31- vjeçari njerëzve në rrugë, por armën nuk e lëshonte nga dora.Xhaferi është rikthyer sërish pranë Xhuljetës, e cila pavarësisht plagës që kishte marrë, kishte ende shenja jete.Në këtë moment, ai e ka qëlluar vajzën për herë të dytë, duke i marrë jetën.Autori i vrasjes është larguar më pas nga vendngjarja për t’u ulur poshtë një peme dhe sapo ka dëgjuar sirenat e p..

Lexone

Ryshfet në këmbim të kolaudimit të makinës, arrestohen 4 persona

Katër persona u vunë në prangat e policisë pasi akuzohen se kanë kaluar kolaudimin e makinave që rezultonin me probleme teknike.Sipas policisë të arrestuarit merrnin shuma të caktuara lekësh për t’i lënë këto mjete të qarkullonin në rrugë edhe pse me probleme.Kështu në pranga u vu një inxhinier i Pikës së Kolaudimit të Mjeteve në Fushë – Prezë, si dhe 3 Agjentë Kompanish të Sigurimit të Mjeteve të cilët luanin rolin e sekserit.Më konkretisht Albert Allushi, 31 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë inxhinier pranë Pikës së Kolaudimit të mjeteve në Fushë – Prezë), Arbër Cenuka, 28 vjeç, banues në Tiranë, Gëzim Sorra, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Haxhi Marqeshi, 30 vjeç, banues në Tiranë, të tre me detyrë agjentë kompanie sigurimesh.Gjatë muajit maj 2018, këta persona në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë testimit të kontrollit teknik të mjeteve, kanë kaluar mjete me mangësi teknike duke iu kërkuar dhe marrë shuma monetare pronarëve të këtyre mjeteve.Sipas policisë agjentët e ko..

Lexone

Probleme të tjera për Nikola Gruevskin, pret dhe katër vendime gjyqësore

Vendimi i fundit për dënimin me dy vjet burg të Nikolla Gruevskit, ish-kryeministri konservator i Maqedonisë dhe ish-lider i partisë së djathtë VMRO DPMNE – për përfshirjen në blerjen e paligjshme të një Mercedesi luksoze – nuk është fundi i problemeve të tij gjyqësore.Gruevski aktualisht përballet me akuza penale në katër raste të tjera, tre prej të cilave tashmë kanë shkuar në gjyq.Përveç çështjes së Mercedesit, të koduar me emrin “Tanku”, Prokuroria Speciale, SJO – e ngarkuar me hetimin e akuzave për krime të nivelit të lartë – paditi gjithashtu Gruevskin në rastet e koduara me emrin “Titaniku”, “TNT”, “Traektorija” dhe “Shamari”.Në të gjitha këto raste, mbrojtja e Gruevskit këmbëngul se ai është i pafajshëm. Gruevski ka përsëritur në shumë raste se ai i sheh gjyqet si të motivuara politikisht nga qeveria aktuale e udhëhequr nga social demokratët.Në rastin e parë, të koduar me emrin “Titaniku”, i parë nga ekspertët gjyqësorë si rasti më kompleks, Prokuroria Speciale paditi G..

Lexone

Motra e mbretëreshës holandeze gjendet e vdekur në Buenos Aires

Motra më e vogël e mbretëreshës Máxima të Holandës është gjetur e vdekur në banesën e saj në kryeqytetin argjentinas, Bueno Aires.Ines Zorreguieta, 33 vjeç, që punoi si studiuese në Kombet e Bashkuara në Panama dhe gjithashtu ishte një kitariste e talentuar, u raportua nga mediat argjentinase dhe holandeze që kishte vrarë veten.Siç raportohet nga mediat, dyshimet e para të policisë lidhen me një vetëvrasje, pasi thuhet se 33-vjeçarja mund të ketë vuajtur nga depresioni.Mediat holandeze kanë raportuar se mbretëresha Maxima është tronditur dhe shkatërruar nga lajmi i vdekjes së motrës së saj.Mbreti i Holandës, Willem-Alexander dhe Mbretëresha Máxima fluturuan në Argjentinë për funeralin.Mbretëresha Maxima, një argjentinase vendase, është martuar me princin holandez Willem Alexander në vitin 2002.Ata kanë tre fëmijë.Zorreguieta gëzonte një marrëdhënie të ngushtë me motrën e saj dhe ishte shoqëruese e nuses në martesën e saj me ish-princin holandez Willem-Alexander.Ajo isht..

Lexone

KRYENEGOCIATORI!

Nga Fadil LEPAJANë Serbi, tashmë dihet krye-negociatori. Ai do të jetë presidenti aktual, figura më e fuqishme politike në këtë vend. Kohëve të fundit, presidenti serb, kishte mjaft takime intensive me presidentin turk Erdogan dhe me presidentin rus, Putin. Pozicionimi i tij pro proceseve integruese evropiane, duket i fuqishëm, por edhe forcimi i jashtëzakonshëm i marrëdhënieve, sidomos me Turqinë, duke pasur parasysh edhe prezencën reale të Rusisë në Serbi, tregon se presidenti serb, do të negociojë seriozisht për të ruajtur atë çka mundet nga prezenca serbe në Kosovë. Kështu, ai nuk duket se ka konkurrencë kur bëhet fjalë për karrigen serbe të kryenegociatorit, në bisedimet finale për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë.Në të njëjtën kohë, kryenacionalisti serb, Sheshel, ja kujton atij, se shumica e udhëheqësve serb, mbretër, kryeministra, kryetar, në momente dramatike kur është vendosur për fatin e Serbisë, kanë përfunduar tragjikisht, duke plasuar edhe spekulime se po për..

Lexone

Vlorë, i riu i jep fund jetës me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes në Vlorë. 26 vjeçari me iniciale R.R., është gjetur i vetëvrarë në banesën e tij.I riu ka krye aktin e vetëflijimit me një armë zjarri tip pistoletë. Hetimet e para të policisë flasin për një gjendje të rënduar psikologjike.Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Mesaplik të Vlorës. “Më datë 07.06.2018, rreth orës 23:44, në fshatin Mesaplik, është vetëvrarë në banesën e tij me armë zjarri pistoletë shtetasi R.R., vjeç 26.Nga verifikimet paraprake dyshohet se e ka kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike”, bëjnë me dije blutë e Vlorës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Plagosja e dyfishtë në Gjirokastër, pranga bashkëpunëtorit

Policia e Delvinës në bashkëpunim me atë të Gjirokastrës vunë në pranga një person që dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor i autorit të plagosjes së dyfishtë që ndodhi mbrëmë në këtë qytet.Sipas policisë është ndaluar 39-vjeçari Paolo Xhaferri, banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër. Policia bën të ditur se ky shtetas ka transportuar me automjet nga Gjirokastra në drejtim të Delvinës, autorin e dyshuar të krimit që është shpallur në kërkim.Plagosja e dyfishtë në Gjirokastër dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie, konkretisht për një dyqan.Autori i dyshuar i krimit, 40-vjeçari Kristaq Llukani plagosi me armë Valentin Bucin dhe Xhelo Gerveshin, të dy banues në Lazarat. Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

“Survejimi nga Policia”, flet kreu i PD Lulzim Basha: Shqetësim jo për veten e familjen time, por për harxhimin e parave. Garda…

Media publikoi pak ditë më parë lajmin se kreu i opozitës Lulzim Basha po mbahej në survejim nga segmente të Policisë Operacionale.Këtë lajm e ka komentuar sonte në emisionin “Opinion” vetë kreu i PD, i cili tha se shqetësues është fakti që kjo tregon se ku është katandisur ky shtet.“Nuk mendoj se meriton një diskutim sonte.Një nga gazetat më kryesore në vend ka publikuar të premten lajmin, pas kësaj deputetet kanë marrë kontakt me drejtorët e policisë dhe i kanë bërë një paralajmërim të prerë.Mbrojtja e personaliteteve nuk bëhet nga policia por nga garda, ajo që është për tu shqetësuar nuk ka të bëjë me mua apo familjen time, por çdo minutë i harxhuar për këtë survejim është nga paratë e shqiptarëve.Shqetësues është fakti se ku ka degraduar ky shtet.”, u shpreh Basha

Lexone

VIDEO: “Shqiponja” ndalon “BMW” X5 me hashash në mes të Tiranës, trafikantët arratisen

Skuadra e policisë Shqiponja ka finalizuar këtë të enjte një operacion anti drogë në kryeqytet ku ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme kanabisi.“TemA TV” ka siguruar planet tek sa një patrullë policie ka ndaluar një automjet tip “BMW” X5 me dy persona brenda, në “Rrugën Bardhyl”.Teksa automjeti luksoz ka ndaluar dhe dy punonjës policie po ushtronin kontroll, njërit prej tyre i janë venë pranga ndërsa sipas dëshmitarëve okular nga vendi i ngjarjes, drejtuesi i automjetit ka goditur me grusht njërin nga punonjësit e policisë dhe është larguar me vrap në mes të lagjes.E ndërsa efektivët e skuadrës shqiponja janë vënë në ndjekje të drejtuesit të automjetit, nga krahu tjetër është larguar i riu që ishte në pranga.Por ky i fundit është arrestuar vetëm pak minuta më vonë.Ndërkohë nuk dihet ende nëse është arrestuar drejtuesi i automjetit që qëlloi punonjësin e policisë.(TemA TV)

Lexone