Home / Tag Archives: policise (page 20)

Tag Archives: policise

Makina fluturon në arë, plagosen dy të rinj në Korçë

Një person është plagosur rëndë pasi është aksidentuar me automjetin e tij. Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Lumalas.Mësohet se automjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin. Fillimisht ai është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe është rrotulluar në një parcelë duke u përplasur edhe me murin rrethues të një banese.Sipas të dhënave të policisë V.D, rreth 23 vjeç, duke drejtuar mjetin me targa EL3533C ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në parcelë.Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i mjetit i cili u transportua në Spitalin Rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Së bashku me të ka qenë duke udhëtuar edhe një bashkëmoshatari i tij, por ky i fundit ka marrë disa dëmtime të lehta.28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Përmbarimi shkon të sekuestrojë banesën, gjen arsenal armësh dhe drogë

Punonjësit e shërbimit përmbarimor në qytetin e Durrësit kanë mbetur të shokuar në aksionin e tyre më të fundit. Në orën 15:00 ata kanë shkuar për të ekzekutuar urdhrin për sekuestrimin e një banese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, por aty kanë gjetur drogë dhe armë.Banesa do të sekuestrohej për llogari të një banke ku rezultonte me kredi, por kur përmbarimi ka hyrë brenda bashkë me policinë kanë gjetur një snajper, 4 silenciator, një automtatik, një pistoletë dhe një sasi kanabisi.Pasi janë konstatuar armët dhe droga, në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë së Durrësit, të cilët kanë sekuestruar armët e zjarrit dhe lëndën narkotike.Ata gjithashtu kanë gjetur fenelina, veshje policie dhe kapuça. Nga verifikimet paraprake rezultoi se pronari i banesës është emigrant në SHBA, por pritet që ai të kontaktohet nga policia, në mënyrë që të zbardhet plotësisht ngjarja.Mësohet se aktualisht banesa posedohej nga shtetasi me iniciale Xh.L., i cili është shpallur në kërkim, pasi..

Lexone

Audio-përgjimi i vëllait të Xhafajt, zbulohet laboratori se ku po ekzaminohet zëri

Ekzaminimi i audio përgjimit të realizuar në të cilin supozohet se është regjistruar një bisedë mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, i dërguar nga autoritetet shqiptare në Itali, do të ekzaminohet në Institutin e Policisë Shkencore në Romës.Laboratorët dhe ekspertët kriminalistë në këto Institut vlerësohen si nga më të përparuarit.Ai vlerësohet nga ekspertët kriminalistë si një nga më të mirët për ekzaminimin e regjistrimeve audio dhe video. Pajisjet e instaluara në këtë laborator vlerësohen për nga rëndësia dhe saktësia të barabartë me pajisjet e FBI-së amerikane, raporton TV Klan.Edhe ekspertët në këtë laborator cilësohen nga më të specializuarit për regjistrimet audio.Për këtë shkak mësohet se edhe ministria italiane e Drejtësisë ka vendosur që ekzaminimin shkencor të audio përgjimit të supozuar mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt ta kryejë në këtë laborator.Edhe përgjigjet pritet të mos vonojnë nga autoritet italiane për hedhur më tepër dritë mbi audio përgjimin ku preten..

Lexone

Fier, hidhet nga kati i 4 i pallatit, vdes në spital 35-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos të Fierit, ku një 35-vjeçare dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit, në të cilin edhe banonte.Sipas policisë Eridjola Sadikaj u dërgua fillimisht nga familjarët në gjendje të rëndë në spital dhe mjekët ndërhynë menjëherë në sallën e kirurgjisë.35-vjeçarja u mbajt nën kujdesin e personelit mjekësor të spitalit të Fierit, por gjendja nuk u stabilizua, duke bërë që e reja të ndërronte jetë rreth 1 orë pasi u paraqit në spital.Eridjola nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga akti i vetëflijimit.“Në datën 28.05.2018, rreth orës 16:25, në Urgjencën e Spitalit Fier është sjellë nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasja E.S, 35 vjeçe, banuese në Patos. Dyshohet se shtetasja E.S është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon”, sqaron policia.Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ndalimi në Kosovë, ‘Dëshmitari X’ dhe i biri kaluan ilegalisht kufirin

Mediat kosovare raportuan paraditen e sotme se Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Veliun, i njohur si “Dëshmitari X” dhe “Babalja” në audio-përgjimin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Punëve të Brendshme në Shqipëri, Fatmir Xhafaj.E teksa nga policia shqiptare nuk ka ende një reagim zyrtar për ngjarjen, mediat kosovare kanë zbardhur edhe një nga arsyet e ndalimit të Veliut dhe djalit të tij në zonën e Shtimjes nga njësia e Inteligjencës së Policisë së Kosovës.Raportohet se arrestimi i “Dëshmitarit X” është bërë për shkak se Albert Veliu së bashku me të birin nuk kanë hyrë konform ligjit në territorin e Kosovës. Fillimisht ndalimi i tyre është bërë normalisht për kontroll rutinë, por aty ka rezultuar se Veliu dhe i biri kanë kaluar kufirin ilegalisht dhe nuk janë regjistruar në kufirin e Kosovës.Ata janë arrestuar për këtë akuzë, kalim ilegal të kufirit, por Gazeta Express shkruan se prokuroria ka kërkuar ndalimin e tyre edhe për shkak të disa dyshimeve të tjera, të cila..

Lexone

Përplasje fizike në protestën kundër serbëve të Kosovës

Një person u lëndua dhe një tjetër u arrestua teksa shqiptarët e Kosovës në fshatin Klinë protestuan kundër serbëve të zhvendosur pas përfundimit të konfliktit të vitit 1999, të cilët u rikthyen për të vizituar kishën lokale.Nga Serbeze HaxhiajMinistri i Kosovës për të Rikthyerit dhe Komunitetet Dalibor Jevtiç dënoi të hënën incidentin ku mbeti i lënduar një person kur banorët etnikë shqiptarë nga Klina bllokuan një rrugë në shenjë proteste ndaj serbëve që po vinin aty.“Kjo është e papranueshme dhe ne duhet të përpiqemi ta shmangim këtë dhe incidente të ngjashme,” tha Jevtiç.Një serb i zhvendosur u plagos nga protestuesit shqiptarë ndërsa një tjetër, i identifikuar vetëm me inicialet L.B., u arrestua nga policia pasi u identifikua nga protestuesit shqiptarë si i dyshuar në vrasjen e civilëve shqiptarë në mars të vitit 1999.Policia tha se i dyshuari po mbahet në rajonin e policisë në Pejë “për verifikime të mëtejshme”.Policia tha se përplasja nisi kur 60 banorë shqiptarë etn..

Lexone

‘Babalja’ kërkon azil politik në Kosovë, u “arratis” nga Viçidoli i Berishës

Report TV mëson ekskluzivisht se “Bashkëpunëtori X” i Partisë Demokratike, Albert Veliu ka kërkuar azil politik në Kosovë.Një burim nga prokuroria e Kosovës ka treguar të gjithë dinamikën që nga ndalimi i Albert Veliut me të birin deri tek kërkesa për azil.Fillimisht thotë burimi ata janë ndaluar gjatë një kontrolli normal në zonën e Shtimës në afërsi të Prishtinës por ka rezultuar se ata nuk e kishin kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në mënyrë të rregullt.Hetimet paraprake të policisë së Kosovës kanë zbuluar se Albert Veliu dhe i biri nuk figuronin të riregjistruar në sistemin e kufirit si në atë të Kosovës dhe TIMS në Shqipëri.Kaq ka mjaftuar për policinë e cila ka njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm në prokurorinë e Prishtinës e cila ka urdhëruar arrestimin e tyre.Ndaj tyre është ngritur akuza për kalim të jashtëligjshëm kufiri.Po ashtu prokurori i ngarkuar për këtë çështje e ka kërkuar arrestimin edhe për shkak të dyshimeve të tjera.Menjëherë pas arrestimi..

Lexone

Skandal/ Sherr midis dy vajzave në një lokal në Tiranë, kërcasin shishet

Një sherr ka ndodhur ditën e shtunë në kryeqytet, ku një vajzë e re ka goditur me sende të forta dy femra të tjera.Sipas Komisariatit të Policisë Nr. 2, ajo është duke u hetuar në gjendje të lirë nga prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.Shtetësja me inicialet E.P, 21 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se ka goditur në një lokal me sende të forta shtetaset E.E dhe S.T, 21 & 22 vjeçe, gjithashtu banuese në Tiranë.Momentalisht ajo po hetohet për akuzën e parashikuar në nenin 90 të Kodit Penal “Dëmtime të tjera me dashje”.The post Skandal/ Sherr midis dy vajzave në një lokal në Tiranë, kërcasin shishet appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Fatos Lubonja: Rama na përqesh dhe tall nëse nuk i tregojmë vendin me dhunë. Por Basha ka frikë të veprojë si “burrë”

Fatos Lubonja ka analizuar protestën e së shtunës, të thirrur nga opozita.Ai e vë theksin se protesta kishte disa arritje, por dhe mangësi, si pjesmarrja e vogël.Sipas Lubonjës, ka disa arsye pse njerëzit i rrinë larg opozitës, dhe një prej tyre, sipas tij, është fakti se Lulzim Basha e ka kompleks dhunën, pasi e kritikojnë të huajtë.“Një kufizim tjetër i opozitës është edhe kompleksi i saj ndaj ndërkombëtarëve. Ajo e ka më shumë problem t’u tregojë atyre se nuk është e dhunshme, se sillet mirë, sesa të marrë përsipër nxjerrjen e shqiptarëve nga balta.Por shembulli i protestës së Kukësit – që jo rastësisht nuk ishte e organizuar nga opozita, – tregoi se një qeveri e tillë dhe një Kryeministër i tillë, të tallin e përqeshin po nuk u tregove se je në gjendje t’i përgjigjesh dhunës strukturore që ata ushtrojnë (me vendimmarrjet e tyre arrogante dhe korruptive, me keqpërdorimin e Policisë dhe Prokurorisë, dhunën verbale të rilindësve etj.), me mjete dhe forma që t’i bëjnë të ndjejn..

Lexone

Shkodër, vetëvaret në banesë 47-vjeçari

Një person është gjetur i varur në banesë, gjatë ditës së sotme nga ana e familjarëve të tij. Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Barbullush të Shkodrës.Policia njofton se në banesë është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur, 47-vjeçari Ardian Kallami. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë të ndjerin drejt fundit tragjik, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë. Aktualisht grupi hetimor po kryen veprimet e rastit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone