Home / Tag Archives: policise

Tag Archives: policise

“Tirana Parking” dhuron gjak për të sëmurët talasemikë

Tirana Parking iu bashkua sot nismës për dhurimin e gjakut në ndihmë të sëmurëve me talasemi dhe atyre ne nevojë. Punonjësit e agjencise ne varesi te Bashkise se Tiranes, u sensibilizuan per te kontribuuar vullnetarisht në dhurimin e gjakut.Tirana parking është institucioni i gjashtë i Bashkisë së Tiranës që ka kontribuar në këtë nismë, pas APR-së, Policisë Bashkiake, DPN3, AMK dhe UKT.Falë kontributit të institucioneve të Bashkisë së Tiranës, gjatë periudhës së verës është siguruar nje sasi e mire gjaku per te semuret, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ka bërë që problematika e furnizimit me gjak të mos ndjehet më gjatë periudhës së verës, ku dhe nevoja është më e lartë, si për shkak të sëmundjeve, ashtu edhe të aksidenteve.Ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se tashmë me kalimin e kësaj faze emergjente, institucionet e saj do ta kthejnë dhurimin e gjakut në një proces të periodik.30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vrau dy persona në 1999, kapet në Pukë i dënuari me 20 vite burg (Video)

Ndalohet dhe kapet një person i shpallur në kërkim për një vrasje të dyfishtë, i dënuar me 20 vjet burg.“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcave Operacionale të D.V.P. Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Ndue Memaj 39 vjeç, banues në Lezhë”, njoftoi Policia.Ndalimi i tij u bë pasi me 03.11.1999 ka vrarë me armë zjarri shtetasit J.N dhe A. H., dhe për këtë ngjarje, Gjykata e Apelit Shkodër me vendim nr. 407 dt 07.11.2013 e ka enuar me 20 vite burg për veprat penale “Vrasja me paramendim” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.PukëVijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkimKapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 20 vjet burg. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcave Operacionale të D. V. P. Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u kap dhe u ndalua shtetasi ..

Lexone

Konflikt vëllezërish në Tiranë, njëri plagos me thikë tjetrin

Një konflikt mes dy vëllezërve në Tiranë për pak sa nuk është shndërruar në një tragjedi familjare.Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 11:54, në rrugën “Meme Meto”, ku dy vëllezër I. X., dhe A. X., janë përleshur mes tyre.Gjatë konfliktit I. X., ka qëlluar në trup me thikë, vëllain e tij, A. X. I dëmtuari A. X., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme autorin I. X., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Sekuestrohet mbi gjysmë ton mish, shitej në restorante dhe ‘fast food’ në plazh

528 kg produkte mishi që tregtoheshin në Shëngjin, u sekuestruan pasi shiteshin në mënyrë të paligjshme dhe jashtë kushteve të sigurisë ushqimore.Policia njofton se është finalizuar operacioni “Rotten meat”, ku u sekuestruan 528 kg produkte mishi, të prodhuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, si dhe në bashkëpunim me AKU Tiranë, u bllokua punishtja ku prodhohej.Sipas policisë, u arrestua në flagrancë shtetasi Arsim Çurdina, 55 vjeç, banues Kosovë.“Ky shtetas, në qytetin e Shëngjinit, me mjetin e tij, është kapur duke tregtuar në disa lokale një sasi prej 528 kg produkte mishi, të prodhuara në mënyrë të kundërligjshme në një ambient në Tiranë jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve, produkt të cilin, ia shiste restoranteve dhe ‘Fast Food’ në Shëngjin, si dhe pa faturë tatimore duke fshehur të ardhurat”, deklaron policia.Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, për të gjithë subjektet tregtare dhe perso..

Lexone

Lajmi i fundit/ Krim brenda familjes, burri vret gruan

Vrasja e radhës në familje është shënuar në Durrës, ku një 42-vjeçar ka ekzekutuar bashkëshorten e tij 40 vjeçe.Burime policore bënë me dije se 40-vjeçarja ka shkuar e lënduar në kokë në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës rreth orës 19:55. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ti ardhur në ndihmë, A.Sh. ka ndërruar jetë.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i vrasjes është bashkëshorti i saj, Ç.Sh. 42 vjeç, i cili dyshohet se e ka goditur me mjete të forta.Mësohet se ai është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës dhe po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.Familja banonte në lagjen në lagjen Nr.15, ku edhe dyshohet se është dhunuar gruaja, e cila ndërroi jetë më pas në spital.The post Lajmi i fundit/ Krim brenda familjes, burri vret gruan appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Krim në familje në Durrës, burri vret bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Raportohet se burri ka vrarë me mjete të forta bashkëshorten e tij.Mësohet se Ç.SH ka vrarë me mjete të forta bashkëshorten e tij A.Sh. 40 vjeçe.40-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital pas ngjarjes, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.“Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A. Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.Ai është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes”, njofton policia.Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Lajmi i fundit/ Krim brenda në familjes, burri vret gruan në Durrës

Vrasja e radhës në familje është shënuar në Durrës, ku një 42-vjeçar ka ekzekutuar bashkëshorten e tij 40 vjeçe.Burime policore bënë me dije se 40-vjeçarja ka shkuar e lënduar në kokë në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës rreth orës 19:55. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ti ardhur në ndihmë, A.Sh. ka ndërruar jetë.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i vrasjes është bashkëshorti i saj, Ç.Sh. 42 vjeç, i cili dyshohet se e ka goditur me mjete të forta.Mësohet se ai është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës dhe po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.Familja banonte në lagjen në lagjen Nr.15, ku edhe dyshohet se është dhunuar gruaja, e cila ndërroi jetë më pas në spital.The post Lajmi i fundit/ Krim brenda në familjes, burri vret gruan në Durrës appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Krimi i rëndë trondit sërish Shqipërinë, 42-vjeçari vret me sende të forta bashkëshorten

Pas tronditjes së mëngjesit, një tjetër krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.Një 42-vjeçar në Durrës ka vrarë bashkëshorten e tij me sende të forta.Viktima është Adriana Shaholli.Policia ka arrestuar ndërkohë, autorin e krimit.Informacion paraprak i policisëMë datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A. Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.(TemA)

Lexone

Pitbulli këput zinxhirin dhe terrorizon banorët e një lagjie në Tiranë

Vitet e fundit moda e mbajtjes së kafshëve në shtëpi është përqafuar edhe nga shqiptarët. Por bashkë me këtë zakon kanë ardhur një sërë problemesh. Fiks Fare ka vëzhguar në rrugët e Tiranës, ku është lehtësisht e dukshme zakoni i shëtitjes së qenve pa maska mbrojtëse, edhe pse disa rraca janë në listën e zezë të konsideruar si agresivë dhe shumë të rrezikshëm.Banorët e rrugës “Vëllezërit Manastirli”, pranë bllokut të ambasadave, janë tmerruar dy ditë më parë pasi një qen i rracës “Pitbull” ka këputur zinxhirët dhe ka sulmuar banorët e lagjes. Ata tregojnë se të frikësuar, 10 deri në 12 persona janë strehuar për rreth 30 minuta në një hyrje pallati.Ndërsa “Pitbulli” i priste përballë. Situata është zgjidhur një një banor i cili ka arritur ta largojë kafshën duke i shkuar pranë me makinën e tij. Meqënëse rrugica është e ngushtë qeni është detyruar të largohet.Banorët tregojnë të indinjuar se kanë telefonuar në numrat e emergjencës, por askush nuk u ka ardhur në ndihmë. As policia e..

Lexone

Qëndrimi i ndryshëm për Xhafajn; Kryemadhi reflekton diferencë nga Basha

Prej disa ditësh Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shfaqur qëndrim të ndryshëm nga ai i Lulzim Bashës në lidhje me akuzat që i bëhen Fatmir Xhafajt për të vëllain. Top Channel e pyeti zonjën Kryemadhi dhe ajo e ndan përgjegjësinë në kohë dhe veprime.“Këtu beteja nuk është thjesht për z.Xhafaj, pasi nuk ka pse të mbajë përgjegjësi për veprimet që bën vëllai i tij”. shprehej kryetarja e LSI.Kjo deklaratë e Monika Kryemadhit reflektoi diferencë qëndrimi nga Lulzim Basha për fajësinë e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në raport vëllain e tij, të dënuar për Trafik ndërkombëtar droge. Diçka ndryshon në sqarim të saj…“Jo për çështjen e vëllait të tij nuk mendoj. Problemi është pastaj nëse do të veprojë ligji i antimafias… Unë jam në emision dhe nuk e di se çfarë bëjnë fëmijët e mi tani. Unë mbaj përgjegjësi morale dhe ligjore nuk mund të mbaj. Nga ana tjetër, sa i vëllai i z.Xhafaj nuk ka përdorur institucionet e policisë së shtetit në funksion të veprimtarisë së tij”, u shpreh..

Lexone