Home / Tag Archives: plagosur

Tag Archives: plagosur

Rritet bilanci i viktimave nga shembja e urës në Itali, 35 të vdekur

35 të vdekur dhe mbi 10 të plagosur rëndë është bilanci i parë i tragjedisë në Itali. Mes viktimave raportohet se ka edhe fëmijë.Një urë është shembur rreth mesditës së kësaj të marte në afërsi të qytetit verior të Xhenovas, në Itali. Ura, pjesë e superstradës A10, është rreth 100 metra e lartë.Ura e ndërtuar në vitet 1960 është e njohur si “ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtratit të lumit Polcevera. E përditshmja italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar.Shkak për shembjen e tij mund të jetë bërë një problem strukturor, teksa të dyja anët e mbikalimit kanë rënë nga një lartësi prej afro 100 metrash.Nga shembja e urës janë dëmtuar edhe disa fabrika pranë.Autoritetet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes për ndihmë, ndërsa bilanci i viktimave mbetet ende provizor.1 of 914 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Gjenova, ja momenti i shembjes së urës: O Zot, o Zot! (Video)

Pamjet e rrëzimit të urës në Gjenova të Italisë po bëjnë xhiron e uebit. Në video dëgjohet një person që ulëret i shokuar nga ajo cfarë po sheh: “O Zot! O Zot!”, – dëgjohet të thotë ai.Videoja tregon si rrëzohet një pjesë e strukturës së urës, ku deri tani kanë humbur jetën 22 persona dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë.14 gusht 018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shembja e urës, kamioni ndalon pak metra nga humnera (Video)

Një drejtues kamioni, ka shpëtuar për mrekulli, pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka ndaluar pak metra nga hapësira që është krijuar pas shembjes së urës “Morandi” në Gjenova në aiutostradën A10. Në incident kanë mbetur të përfshirë persona të ndryshëm: të paktën deri tani raportohet për 35 viktima, mes të cilëve një fëmijë dhe tetë të plagosur në gjendje të rëndë.Genova, incredibile disastro. Questo è il ponte dell’Autostrada.Aggiornamento alle 14:30: le prime fonti parlano di cedimento strutturale. Se fosse confermato sarebbe l’ennesima conferma di come profitto ed interesse pubblico non possano convivere.La sicurezza non puoi avere limiti di spesa, i privati non possono gestire autostrade.Un pensiero alle tante vittime…Gepostet von Avv. Marco Mori am Dienstag, 14. August 201814 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Korçë, makina përplaset me motorin, 2 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur në orët e mbrëmjes së të premtes pas një aksidenti të ndodhur në rrugën Korçë-Voskopojë.Një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë dy personat që po udhëtonin me motor kanë mbetur të plagosur.Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shkel minën, plagoset rëndë 45-vjeçari në Tropojë

Një person ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka shkelur mbi një minë që ndodhej në tokë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së sotme, në fshatin Berishë të Tropojës.45-vjeçari Azgan Doçi ka qenë duke ecur, kur befas i ka shkelur këmba në minë. Kjo ka bërë që të mbetet i plagosur rëndë, për shkak të dëmtimeve të shumta të shpërthimit.Ai u dërgua në spitalin e Bajram Currit ku gjendja paraqitet kritike, ndërkohë që pritet të dërgohet me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Tiranës. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Aksident tragjik në Gjirokastër, vdesin dy gra, plagoset një tjetër

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku dy gra kanë humbur jetën dhe një tjerër ka mbetur e plagosur rëndë.Aksidenti është shënuar në zonën e Jorgucatit, ku një makinë ka dalë nga rruga.Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Jorgucat dhe sipas policisë gratë janë përplasur nga një makinë teksa ato po ecnin anës rrugës.Mësohet se gratë sapo kishin lënë punën në fushat e rigonit në zonën e Jorgucatit.“Mjeti tip “Nissan”, me targa GJ 0524 A, me drejtues shtetasin Leonidha Klemo, banues në Gjirokastër ka goditur tre shtetase të cilat lëviznin me këmbë në anë të rrugës. Si pasojë dy prej shtetaseve H.Ç e S.K banuese në Lazarat kanë humbur jetën ndërsa shtetasja tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën”, sqaron policia.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor dhe grupi hetimor ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.8 qershor 2018 (gazet..

Lexone

LAJMI I FUNDIT/ Aksident me vdekje në Gjirokastër

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik që ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër.Paraprakisht mësohet të plagosura kanë mbetur tre gra, ndërsa nuk ka të dhëna për viktimën.Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.The post LAJMI I FUNDIT/ Aksident me vdekje në Gjirokastër appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Aksident i rëndë në Gjirokastër, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një viktimë dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës.Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur Jorgucat.Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për trajtimin e plagëve.Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (TemA)

Lexone

Sherr në një lokal në Klos, plagoset me thikë një person

Një sherr i ndodhur mes dy personave paraditen e sotme, ka përfunduar në plagosje me thikë.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.15 të kësaj të premteje, në qytetin e Klosit.Në verandën e një lokali në Klos, 28-vjeçari Selami Rami, dhe Gazmir Pisli, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Platin-Klos, dyshohet se kanë debatuar me njëri tjetrin.Në konflikt e sipër Rami ka nxjerrë një thikë që kishte me vete, duke plagosur Pislin.I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Burrelit, është dërguar për ndihmë më të specializuar në Tiranë.Aktualisht nga ana e policisë vijon puna për kapjen e autorit të plagosjes, si dhe për zbardhjen e detajeve të konfliktit.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Aksident në minierën e Martaneshit, plagoset një minator

Një minator ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti në punë, në minierën e kromit në Martanesh.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.30 të ditës së sotme, ku në minierën e kromit është aksidentuar një zjarrmëtar miniere.Nga verifikimet paraprake është konstatuar se aksidenti ka ndodhur në minierën e kromit në Batër-Martanesh, Bulqizë.Gjatë punës është aksidentuar në galeri N.L., rreth 53 vjeç, banues në Mat.I dëmtuari aktualisht po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Burrelit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone