Home / Tag Archives: plackitur

Tag Archives: plackitur

FOTOT: Kur fati “të troket në oborr”, çifti gjen kasafortën me mijëra dollarë e stoli ari

Një çift në Staten Island të New Yorkut, u ka trokitur “fati në derë”.Çifti është befasuar shumë kur gjatë punimeve në kopshtin në oborr, kanë hasur në një valixhe misterioze të mbushur me para e stoli të vjetra.Brenda saj kishte 52 mijë dollarë dhe stoli me diamante, si dhe shumë unaza floriri.Megjithatë, ata e kuptuan që valixhja kishte të bënte me një vjedhje.Përveç arit dhe parave, në këtë valixhe kishte edhe një letër, në të cilën ishte adresa e një shtëpie, e cila gjendej në lagjen në të cilën banojnë çifti që gjetën paratë.Pasi shkoi në shtëpinë në të cilën ishte adresa në letër, burri zbuloi që fqinjët e tyre ishin plaçkitur në vitin 2011.Kështu, ata kthyen çdo gjë të gjetur te pronarët e plaçkitur. (TemA)

Lexone